Zeropese

Zeropese Gazeta Online zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjave të nive

- Zeropese është media më e vizituar në Rajonin e Ferizajt sipas të gjitha platformave që analizojnë të dhënat e brendshme të ueb faqeve virtuale.
- Media më neutrale dhe më gjithëpërfshirëse në Rajonin e Ferizajt
- 85.70% të publikut nga Rajoni i Ferizajt (Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Han i Elezit dhe Shtërpcë) por dhe nga gjitha shqiptare!
- Në top 200 faqet më të vizituara shqiptare
- Në top 2

00 mijë faqet në nivel global
- 74% të vizitorëve janë mes moshave 25 - 54
Tri shtyllat kryesore:
- Informacioni i pavarur dhe gjithëpërfshirës/ i pa censuruar dhe për gjitha kategoritë
- Karriera – zhvillmi dhe motivimi për sukses
- Promovimi i qytetit – kultura, turizmi dhe atraksione tjera
- Zëri i të shtypurve – kundër çdo forme të ekstremizmit, albanofobisë, islamofobisë, neofashizmit, neonazizmit e çdo lloj dukurie negative tjetër!

26/07/2025
Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin PerëndimorRikujtim #-Një vëmendje e veçantë i kushtohet ndikimit në rritje t...
18/07/2025

Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor

Rikujtim #
-Një vëmendje e veçantë i kushtohet ndikimit në rritje të Kinës përmes projektit "Rruga e Mëndafsh*t", i cili, përveç objektivave ekonomike, ka implikime të rëndësishme gjeopolitike dhe strategjike. Krijimi i varësisë ekonomike dhe rreziku i dislokimit të bazave ushtarake kineze në zona strategjike janë shqetësime kyçe të ngritura.

1. Ballkani Perëndimor: Rajon i një Krize Politiko-Ushtarake në Zhvillim

1.1 Kaosi Global që Lëkund Rendi Botëror

Analiza mbi situatën gjeopolitike dhe gjeostrategjike në botë sjell një sfond të zymtë për shkak të vatrave të luftës, të cilat, veçmas dhe të marra së bashku, po e hedhin gradualisht njerëzimin në zjarr.

Në studimet tona i referohemi shpesh përvojave të Luftës së Dytë Botërore, duke harruar se ajo tashmë është një etapë e largët historike, ndërkohë që një erë e re lufte ka filluar dhe po trazon mendimet e njerëzimit për mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore.

Në marrëdhëniet ndërkombëtare, ekuilibrat tradicionalë janë ndryshuar, duke nxjerrë në pah aktorë të rinj, të cilët kërkojnë vendin e tyre në tryezën globale të interesave shtetërore dhe gjeopolitike.

Prej kohësh, në sfondin global janë shfaqur dhe konsoliduar interesat e Kinës në rajonin e Paqësorit dhe në vendet e pasura anembanë botës. Projekti kinez “Rruga e Mëndafsh*t” është shtrirë në më shumë se 140 vende, duke mbuluar rreth 75% të popullsisë së globit dhe mbi gjysmën e GDP-së botërore .
Krijimi i varësisë nga ekonomia kineze ka sjellë mundësinë e dislokimit të bazave të reja ushtarake kineze në zona strategjike të rëndësishme në mbarë botën.

Një tjetër aktor me qasje agresive është Rusia, e cila ka ndërmarrë një luftë pushtuese, me synimin për të rikthyer autoritetin e ashtuquajtur të “Perandorisë së Kuqe”. Politika e jashtme ruse është shndërruar në një instrument të destabilizimit të Perëndimit. Fushata e saj e dezinformimit është pjesë përbërëse e një lufte hibride, që synon arritjen e objektivave gjeostrategjikë. Rusia ka vendosur në varësi energjetike Bashkimin Evropian dhe ndërhyn fuqimisht për destabilizimin e Ballkanit dhe Evropës Qendrore. Po ashtu, ajo po demonstron gatishmëri të lartë për t’u përfshirë në ndërhyrje ushtarake të kushtueshme dhe afatgjata.

Po ashtu është shfaqur në mënyrë më të dukshme Irani, i cili përpiqet t’i japë fund ndikimit amerikan në Lindjen e Mesme. Ambicie të ngjashme po shfaqen nga India, Brazili, Indonezia, Pakistani dhe Afrika e Jugut, të cilat synojnë një pozicion të ri në sistemin global.

Ndërkohë, Vëllazëria Myslimane, e mbështetur nga Turqia dhe Katari, kërkon të diktojë zhvillimet në botën arabe, duke ushtruar ndikim politik në shumë drejtime dhe nivele.

Brenda vetë kampit perëndimor, Ballkani paraqitet si një rajon problematik që konsumon më shumë siguri sesa prodhon, i ekspozuar ndaj ndikimeve të rrezikshme ruse dhe kineze. Organizatat terroriste janë shndërruar në struktura të mirëorganizuara me potencial të lartë shkatërrues, duke përdorur luftën hibride për të tronditur themelet e rendit ndërkombëtar.

Pakicat etnike, kudo ku ekzistojnë, janë shndërruar në bërthama përplasjeje të ashpër, shpesh në formën e luftës morale dhe paramilitare, në përpjekje për të fituar të drejtat e tyre kombëtare.

Në sfondin global, ndjehet një konkurrencë e ashpër strategjike. Fuqitë e mëdha janë përfshirë në një garë të re armatimi, me qëllimin për të zotëruar teknologji superiore në mënyrën e bërjes së luftës. Të gjitha këto fuqi ekonomike dhe ushtarake janë rreshtuar në një front të përbashkët kundër Perëndimit, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato po përgatiten për një konflikt afatgjatë që pritet të marrë një natyrë krejtësisht të re.

Megjithatë, ende ekziston koncepti se asnjë vend, sado i fuqishëm ushtarakisht, nuk mund të përballojë vullnetin politik dhe ushtarak të NATO-s dhe SHBA-ve. Për këtë arsye, aktorët kundërshtarë i drejtohen formave të reja të luftës – veçanërisht luftës hibride – duke investuar në blerje ndikimi politik dhe investime të strukturuara për të dobësuar shtetet nga brenda.

Pas luftës në Ukrainë, konfliktet janë përhapur dhe përkeqësuar në mbarë botën. Fuqitë antiperëndimore po përdorin “armët me silenciator”, sipas doktrinave moderne të betejave teknologjike dhe luftës hibride, duke zgjeruar objektivat e tyre gjeostrategjikë në kohë dhe hapësirë.

Konflikti botëror ka marrë tashmë natyrën e një Lufte të Tretë Botërore të pashpallur. Ai synon të rrëzojë rendin botëror të pas Luftës së Dytë Botërore dhe të reduktojë rolin udhëheqës të SHBA-ve. Kjo luftë është më afër se sa shumica e njerëzve e mendojnë, dhe njerëzimi është përfshirë në të pa vetëdije.

Kjo është një arsye më shumë pse shtetet dhe faktori shqiptar në Ballkan duhet të mobilizojnë vullnetin politik kombëtar për të marrë në dorë fatin e jetës dhe të pasurisë së popullit. Rreziqet që shfaqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë reale, brutale dhe shkatërruese, të manifestuara përmes një forme të re lufte – pa formë dhe pa front – e cila ka për qëllim nënshtrimin dhe asgjësimin e qëndresës për mbijetesën kombëtare.

Me apo pa dashje, jemi bërë pjesë e kësaj ngatërrese të madhe globale. Prandaj, me mençuri dhe vendosmëri, duhet të gjejmë rrugëzgjidhje për forcimin e sigurisë kombëtare, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjitha territoret shqiptare dhe në rajon.

Institucionet demokratike shqiptare, të mbështetura nga akademizmi, inteligjenca, patriotizmi dhe aleancat qytetare, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët strategjikë në fushën e sigurisë, duhet të përmbushin detyrimin e tyre ndaj interesave kombëtare. Kjo përmbledhje e situatës globale dhe paralajmërimi për një Luftë të Tretë Botërore duhet të shërbejë si një thirrje serioze për të mos vonuar më në konsolidimin e elementëve jetikë të Sigurisë Kombëtare Shqiptare.

Nga libri “Dinamika dhe Sfidat e Sigurisë Kombëtare”, botuar në Tiranë / 2024
Prof. Hyzri Salihu

Nazmi Ukësmajli – Emër që ka hapur rrugën e lirisë Sot, më 16 Korrik – në Ditën e Veteranit të Ferizajt – nderojmë me pë...
16/07/2025

Nazmi Ukësmajli – Emër që ka hapur rrugën e lirisë

Sot, më 16 Korrik – në Ditën e Veteranit të Ferizajt – nderojmë me përulje dhe krenari veprën e Dëshmorit Nazmi Ukësmajli, Dëshmorit të parë të Zonës Operative të Nerodimës, i cili me jetën e tij hapi rrugën e lirisë për ne dhe gjeneratat e ardhshme.

Dëshmori i parë i Zonës Operative të Nerodimës, është një nga figurat më të ndritura të luftës çlirimtare. Rënia e tij në altarin e lirisë nuk ishte vetëm një akt heroik, por një thirrje për mobilizim, për vetëdijesim dhe për bashkim. Ai ishte ndër të parët që e kuptoi domosdoshmërinë e organizimit dhe të qëndresës së armatosur kundër okupatorit, duke u vënë në ballë të popullit të vet në një kohë kur frika dhe shtypja ishin të gjithanshme.

Me guximin dhe përkushtimin e tij të palëkundur, Nazmi Ukësmajli u bë simbol i vendosmërisë së popullit të Ferizajt dhe gjithë Kosovës për të mos pranuar më robërinë. Jeta dhe vepra e tij frymëzuan qindra të rinj për t’u rreshtuar në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të vazhduar rrugën që ai e nisi me gjak dhe me nder.

Rënia e tij është jo vetëm një humbje e madhe, por edhe një themel i fuqishëm mbi të cilin ndërtohet kujtesa historike dhe krenaria kombëtare e qytetit të Ferizajt. Ai është frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm që ta duan vendin, lirinë dhe bashkimin kombëtar, jo vetëm me fjalë, por me vepra.

Lavdi Dëshmorve të Kombit

Pas homazheve pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Ferizaj, pata kënaqësinë dhe nderin të ndaj një kafe reflektimi dhe kujtimi me dy miqtë e mi të vjetër dhe bashkëluftëtarë të dëshmuar –
Dr. Sylejman Metushin dhe Sami Malsiun.

Dr. Sylejman Metushi

Mjek dhe intelektual i përkushtuar, ka qenë jo vetëm një ndihmues jetik në fushëbetejat e luftës, duke shpëtuar jetë dhe duke i shërbyer luftëtarëve me përkushtim e sakrificë, por edhe një zë i ndërgjegjes kombëtare në paqe, duke qëndruar gjithnjë në anën e drejtësisë, dinjitetit dhe bashkimit të shqiptarëve.

Sami Malsiu

Një veteran me zemër të madhe dhe shpirt të pathyeshëm, ka qenë gjithmonë në vijën e parë të frontit, i palodhur në luftë për liri dhe gjithmonë i pranishëm edhe pas luftës, në përpjekjet për forcimin e vetëdijes kombëtare, për ndihmën ndaj familjeve të dëshmorëve dhe për ruajtjen e vlerave të UÇK-së.

Të dy këta burra janë shembuj të gjallë se lufta për liri nuk përfundon me armë – ajo vazhdon me qëndrim, me punë, me përkushtim për bashkim kombëtar dhe zhvillim të qëndrueshëm të kombit shqiptar.

Në emër të respektit që u takon, në emër të kujtesës historike dhe të aspiratave për një të ardhme më të drejtë, më të bashkuar dhe më të ndërgjegjshme, shprehim mirënjohjen më të thellë për të gjithë veteranët që nuk reshtin së kontribuari, edhe në paqe, për kauzën shqiptare.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit!

Respekt përjetë për të gjithë bashkëluftëtarët dhe veprimtarët e kombit!

Me nderim dhe përulje
Prof. Hyzri Salihu
Ferizaj
16.07.2025

🎥 FERIZAJ / Subvencionim deri në 70% për bizneset që punësojnë punëkërkues nga SAS pilot📍 Regjistrimi bëhet te Zyra e Pu...
14/07/2025

🎥 FERIZAJ / Subvencionim deri në 70% për bizneset që punësojnë punëkërkues nga SAS pilot

📍 Regjistrimi bëhet te Zyra e Punësimit në Ferizaj, përmes këshilltarëve të punësimit të projektit SAS

💼 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve fton bizneset nga Ferizaj dhe më gjerë që të përfitojnë nga masa për subvencionimin e pagës, përmes punësimit të përfituesve të asistencës sociale (SAS).

✅ Çka përfitoni si biznes?
– Deri në 70% të pagës bruto të punëtorit, apo maksimumi 350€ në muaj për 6 muaj
– Mundësi për subvencion shtesë deri në 100€ në muaj për 6 muaj të tjerë, nëse punësimi vazhdon
– Përkrahje në përzgjedhjen e punëtorëve nga Zyra e Punësimit

👤 Kush mund të aplikojë?
– Bizneset e regjistruara dhe aktive në Kosovë
– Pa obligime tatimore të papaguara
– Të gatshme të ofrojnë punë të sigurt me kohë të plotë për së paku 6 muaj

📝 Si të bëheni pjesë?
– Drejtohuni te Zyra e Punësimit në Ferizaj
– Kontaktoni këshilltarët e punësimit të projektit SAS
– Plotësoni aplikimin dhe shprehni interesin për të punësuar përfitues të kësaj mase

🎯 Jepni mundësi për punë – përfitoni edhe ju!

FERIZAJ / Subvencionim deri në 70% për bizneset që punësojnë punëkërkues nga SAS pilot📍 Regjistrimi bëhet te Zyra e Punësimit në Ferizaj, përmes këshilltarë...

07/07/2025

Kumtesë nga Siguria Kombëtare:

Thirrje për Veprim Ndërkombëtar

Republika e Kosovës shpreh shqetësimin e saj më të thellë në lidhje me aktivitetet destabilizuese të vazhdueshme të Serbisë, të cilat kërcënojnë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndim.

Ekzistojnë dëshmi bindëse që tregojnë një model të mbështetjes për grupe të dhunshme, të cilat synojnë të minojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës përmes akteve të cilësuara si terrorizëm.

Sulmet e përsëritura dhe provokimet nga grupe të organizuara, të cilat veprojnë me mbështetjen e dukshme logjistike dhe politike nga Beogradi, përbëjnë një kërcënim direkt për rendin kushtetues dhe jetën e qytetarëve të Kosovës.

Këto veprime nuk janë thjesht incidente të izoluara, por pjesë e një strategjie më të gjerë për të destabilizuar rajonin dhe për të rikthyer ndikimin e tyre përmes mjeteve johumane dhe të paligjshme.

Ngjarjet e fundit, përfshirë ato në veri të Kosovës, dëshmojnë qartë për përfshirjen e elementeve të sponsorizuara nga ky shtet në akte dhune dhe terrori. Kjo sjellje është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe angazhimet për paqe.

Përballë kësaj situate alarmante, Republika e Kosovës i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare – veçanërisht Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe organizatave ndërkombëtare të sigurisë – që të veprojnë me vendosmëri.

Është thelbësore që ky shtet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Kjo përgjegjësi duhet të materializohet në vendosjen e menjëhershme të sanksioneve ekonomike dhe politike ndaj tij.

Sanksionet janë një mjet i domosdoshëm për të detyruar këtë shtet të ndryshojë kursin e tij dhe të heqë dorë nga mbështetja për terrorizmin dhe destabilizimin.

Një përgjigje e fortë dhe e unifikuar nga bashkësia ndërkombëtare do të dërgonte një mesazh të qartë se sjellje të tilla nuk do të tolerohen.

Vetëm përmes presionit të koordinuar ndërkombëtar mund të garantohet paqja, stabiliteti dhe siguria afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë luftë kundër terrorizmit dhe destabilizimit rajonal, është thelbësore që Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të koordinojnë ngushtë veprimet dhe strategjitë e tyre.

Një qasje e përbashkët dhe e unifikuar do të forconte kapacitetet mbrojtëse dhe do të dërgonte një mesazh të qartë të vendosmërisë për të mbrojtur interesat kombëtare dhe rajonale.

Hyzri Salihu
Siguria Kombëtare
07.07.2025

30/06/2025

Thirrje për Bizneset

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve fton bizneset të bëhen pjesë e masës për subvencionimin e pagës për punësimin e përfituesve të asistencës sociale.

Përmes kësaj mase synohet aktivizimi i përfituesve të SAS-it në tregun e punës duke parandaluar varësinë në skemën e asistencës sociale

Bizneset që angazhojnë përfitues të asistencës sociale përfitojnë:
Deri në 70% të pagës bruto, ose maksimumi 350€ në muaj për 6 muaj.

Kush mund të aplikojë?
* Bizneset e regjistruara dhe aktive në Kosovë
* Bizneset që nuk kanë obligime të papaguara tatimore dhe që kanë paguar kontributet për stafin aktual
* Bizneset që ofrojnë punësim me kohë të plotë për të paktën 6 muaj, në kushte të sigurta pune
Për më shumë detaje mbi hapat për përfitim, shikoni videon më poshtë

https://www.facebook.com/watch/?v=2398297457222641

Ndërtimi i Strategjisë Proaktive të Sigurisë Kombëtare të Republikës së KosovësProf. Dr. Muhamet RacajProf. Hyzri Salihu...
24/06/2025

Ndërtimi i Strategjisë Proaktive të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Kosovës

Prof. Dr. Muhamet Racaj
Prof. Hyzri Salihu
Qershor 2025

Hyrje

Siguria kombëtare e Republikës së Kosovës ndodhet në një fazë kritike, ku rreziqet tradicionale dhe sfidat e reja ndërthuren në një ambient të brishtë rajonal dhe global. Mungesa e njohjes së plotë ndërkombëtare, tensionet e vazhdueshme me Serbinë, si dhe ndërhyrjet e aktorëve të jashtëm përmes metodave hibride, e vënë arkitekturën e sigurisë së Kosovës përballë sfidave shumëdimensionale.

Në këtë kontekst, është jetike të ndërtohet një strategji proaktive kombëtare, e cila nuk fokusohet vetëm në reagimin ndaj krizave, por në parandalimin, menaxhimin e rrezikut dhe ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme mbrojtëse, në përputhje me standardet euroatlantike dhe realitetin politik të vendit.

1. Analiza e Mjedisit Strategjik

Pozita gjeopolitike e Kosovës në zemër të Ballkanit Perëndimor e bën atë një nyje gjeostrategjike, ku përplasen interesat e aktorëve perëndimorë dhe lindorë. Serbia, duke mos e njohur ende pavarësinë e Kosovës, ruan struktura ilegale në veri të vendit, që veprojnë si zgjatim i ndikimit rus në rajon.¹

Sipas NATO Strategic Concept 2022, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë e ekspozuar ndaj dezinformimit, ndasive etnike dhe tensioneve të importuara nga jashtë.² Rusia, përmes një bashkëpunimi të thelluar me Serbinë, ka rritur përpjekjet për të destabilizuar rajonin dhe për të penguar proceset e integrimit euroatlantik të Kosovës.³

Krahas këtyre faktorëve, brenda vetë Kosovës ekziston fragmentim politik, mungesë e koordinimit ndërinstitucional dhe sfida në ndërtimin e konsensusit të brendshëm strategjik.

2. Kërcënimet dhe Sfidat Kryesore

2.1. Kërcënimet Tradicionale

• Tensionet me Serbinë dhe ndërhyrjet në veri.
• Prania e strukturave ilegale dhe mundësia e përplasjeve të izoluara të armatosura.⁴

2.2. Kërcënimet Jo-Tradicionale

• Ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi.
• Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe kontrabanda ndërkufitare.
• Sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike shtetërore.⁵

2.3. Kërcënimet Hibride

• Fushata dezinformimi dhe ndërhyrje në diskursin publik përmes mediave dhe rrjeteve sociale.
• Infiltrimi i agjentëve të ndikimit dhe ndikimi në proceset zgjedhore e vendimmarrëse.⁶

3. Parimet e Strategjisë Proaktive të Sigurisë Kombëtare

Një strategji proaktive duhet të bazohet në parime të qarta dhe të pandryshueshme:
1. Parandalim dhe vëzhgim i hershëm i kërcënimeve, përmes inteligjencës efektive dhe teknologjisë së avancuar.
2. Qasje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë institucionet, qytetarët dhe shoqërinë civile.
3. Partneritet i thelluar ndërkombëtar, me SHBA-në, NATO-n, BE-në dhe shtete partnere.
4. Llogaridhënie dhe transparencë, si garanci për profesionalizmin dhe besimin qytetar ndaj institucioneve të sigurisë.⁷

4. Komponentët Kryesorë të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare

4.1. Forcimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)

• Investime në armatim modern, logjistikë dhe pajisje inteligjente.
• Trajnime të avancuara dhe interoperabilitet me trupat e NATO-s.⁸

4.2. Reformimi i Inteligjencës Kombëtare

• Modernizimi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
• Krijimi i Qendrave Kombëtare të Analizës Strategjike dhe Parashikimit të Krizave.

4.3. Siguria Kibernetike

• Implementimi i Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2023–2027.⁹
• Krijimi i një Agjencie të Integruar për Siguri Digjitale.

4.4. Krijimi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë

• Strukturë e koordinuar dhe e fuqishme ligjore për reagim dhe vendimmarrje në kohë reale.¹⁰
• Përfaqësim ndërinstitucional dhe mandat ekzekutiv në rast krize.

4.5. Siguria Njerëzore dhe Sociale

• Parandalimi i radikalizimit dhe ekstremizmit përmes edukimit, integrimit social dhe fuqizimit ekonomik të rinisë.
• Përfshirje aktive e komuniteteve në ndërtimin e paqes dhe sigurisë.

5. Roli i Aleatëve Ndërkombëtarë

NATO, përmes misionit KFOR, vazhdon të jetë garantuesi kryesor i sigurisë në terren.¹¹
SHBA ofron mbështetje strategjike në reformimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe inteligjencës.
BE, përmes fondeve të para-anëtarësimit dhe dialogut me Serbinë, ndihmon në ndërtimin e stabilitetit dhe konsolidimin institucional.¹²

6. Përfundim

Për të garantuar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme, Kosova duhet të tejkalojë modelin reaktiv dhe të ndërtojë një strategji proaktive kombëtare, të bazuar në analiza të sakta, vendimmarrje të shpejtë dhe bashkëpunim të gjerë institucional. Kjo strategji nuk është vetëm një nevojë e brendshme, por edhe një kusht për integrimin euroatlantik dhe për forcimin e pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

7. Rekomandime Strategjike
1. Miratimi dhe implementimi i Strategjisë Kombëtare të Sigurisë 2025–2030, përmes një procesi gjithëpërfshirës me ekspertizë vendore dhe ndërkombëtare.
2. Krijimi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, me mandat të qartë ekzekutiv dhe strukturë reaguese në kohë reale.
3. Rritja e buxhetit për mbrojtje dhe siguri, në përputhje me standardet e vendeve aspiruese për anëtarësim në NATO.
4. Themelimi i Qendrave për Siguri Kibernetike, në bashkëpunim me vendet aleate dhe sektorin privat.
5. Integrimi i edukimit për sigurinë në sistemin arsimor dhe trajnimi i kuadrove të reja për sigurinë kombëtare.
6. Zgjerimi i bashkëpunimit me SHBA-në dhe NATO-n, jo vetëm në fushën e mbrojtjes, por edhe në fushat e teknologjisë, inteligjencës dhe diplomacisë strategjike.
7. Diplomacia e sigurisë të shndërrohet në një shtyllë të qëndrueshme të politikës së jashtme të Kosovës.

Referenca
1. OSCE Mission in Kosovo, Report on Parallel Structures in North Kosovo, 2023.
2. Blerim Reka, Ballkani mes BE-së dhe Rusisë, Prishtinë: Instituti i Studimeve Strategjike, 2022.
3. NATO, Strategic Concept 2022, Brussels: NATO Public Diplomacy Division.
4. Kosovo Security Barometer, Perceptions on Threats and Security, KCSS, 2024.
5. UNDP Kosovo, Risk Assessment Report: Violent Extremism, 2023.
6. EU DisinfoLab, Russian Disinformation Campaigns in the Western Balkans, 2023.
7. Ministry of Foreign Affairs and Diaspora of Kosovo, Strategic Framework for Euro-Atlantic Integration, 2024.
8. Ministry of Defense of Kosovo, Annual Report, 2023.
9. Cybersecurity Agency of Kosovo, National Cybersecurity Strategy 2023–2027.
10. Kosovo Assembly, Draft Law on the National Security Council, 2024.
11. NATO KFOR, Mission Overview and Role in Kosovo, 2023.
12. European Commission, Kosovo 2024 Country Progress Report.

VAZHDIM

• Zhvillimi i qendrave për siguri kibernetike, në bashkëpunim me vendet partnere.
• Fuqizimi i edukimit për sigurinë përmes programeve të posaçme në shkolla, universitete dhe në shoqërinë civile.
• Thellimi i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n në të gjitha nivelet.
• Përfshirja e diplomacisë së sigurisë si pjesë integrale e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.

Referenca
1. OSBE Mission in Kosovo, Report on Parallel Structures in North Kosovo, 2023.
2. Blerim Reka, Ballkani mes BE-së dhe Rusisë, Prishtinë: Instituti i Studimeve Strategjike, 2022.
3. NATO, Strategic Concept 2022, Bruksel: NATO Public Diplomacy Division.
4. Kosovo Security Barometer, Perceptions on Threats and Security, KCSS, 2024.
5. UNDP Kosovo, Risk Assessment Report: Violent Extremism, 2023.
6. EU DisinfoLab, Russian Disinformation Campaigns in the Western Balkans, 2023.
7. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Strategjia e Integrimit Euro-Atlantik, 2024.
8. Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, Raporti Vjetor, 2023.
9. Agjencia e Sigurisë Kibernetike e Kosovës, Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2023–2027.
10. Kuvendi i Kosovës, Projektligji për Këshillin Kombëtar të Sigurisë, 2024.
11. NATO KFOR, Mission Overview and Role in Kosovo, 2023.
12. Komisioni Evropian, Kosovo 2024 Country Progress Report.

Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor1. Ballkani Perëndimor: Rajon i një Krize Politiko-Ushtarake në Zh...
19/06/2025

Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor

1. Ballkani Perëndimor: Rajon i një Krize Politiko-Ushtarake në Zhvillim

1.1 Kaosi Global që Lëkund Rendi Botëror

Analiza mbi situatën gjeopolitike dhe gjeostrategjike në botë sjell një sfond të zymtë për shkak të vatrave të luftës, të cilat, veçmas dhe të marra së bashku, po e hedhin gradualisht njerëzimin në zjarr.

Në studimet tona i referohemi shpesh përvojave të Luftës së Dytë Botërore, duke harruar se ajo tashmë është një etapë e largët historike, ndërkohë që një erë e re lufte ka filluar dhe po trazon mendimet e njerëzimit për mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore.

Në marrëdhëniet ndërkombëtare, ekuilibrat tradicionalë janë ndryshuar, duke nxjerrë në pah aktorë të rinj, të cilët kërkojnë vendin e tyre në tryezën globale të interesave shtetërore dhe gjeopolitike.

Prej kohësh, në sfondin global janë shfaqur dhe konsoliduar interesat e Kinës në rajonin e Paqësorit dhe në vendet e pasura anembanë botës. Projekti kinez “Rruga e Mëndafsh*t” është shtrirë në më shumë se 140 vende, duke mbuluar rreth 75% të popullsisë së globit dhe mbi gjysmën e GDP-së botërore .
Krijimi i varësisë nga ekonomia kineze ka sjellë mundësinë e dislokimit të bazave të reja ushtarake kineze në zona strategjike të rëndësishme në mbarë botën.

Një tjetër aktor me qasje agresive është Rusia, e cila ka ndërmarrë një luftë pushtuese, me synimin për të rikthyer autoritetin e ashtuquajtur të “Perandorisë së Kuqe”. Politika e jashtme ruse është shndërruar në një instrument të destabilizimit të Perëndimit. Fushata e saj e dezinformimit është pjesë përbërëse e një lufte hibride, që synon arritjen e objektivave gjeostrategjikë. Rusia ka vendosur në varësi energjetike Bashkimin Evropian dhe ndërhyn fuqimisht për destabilizimin e Ballkanit dhe Evropës Qendrore. Po ashtu, ajo po demonstron gatishmëri të lartë për t’u përfshirë në ndërhyrje ushtarake të kushtueshme dhe afatgjata.

Po ashtu është shfaqur në mënyrë më të dukshme Irani, i cili përpiqet t’i japë fund ndikimit amerikan në Lindjen e Mesme. Ambicie të ngjashme po shfaqen nga India, Brazili, Indonezia, Pakistani dhe Afrika e Jugut, të cilat synojnë një pozicion të ri në sistemin global.

Ndërkohë, Vëllazëria Myslimane, e mbështetur nga Turqia dhe Katari, kërkon të diktojë zhvillimet në botën arabe, duke ushtruar ndikim politik në shumë drejtime dhe nivele.

Brenda vetë kampit perëndimor, Ballkani paraqitet si një rajon problematik që konsumon më shumë siguri sesa prodhon, i ekspozuar ndaj ndikimeve të rrezikshme ruse dhe kineze. Organizatat terroriste janë shndërruar në struktura të mirëorganizuara me potencial të lartë shkatërrues, duke përdorur luftën hibride për të tronditur themelet e rendit ndërkombëtar.

Pakicat etnike, kudo ku ekzistojnë, janë shndërruar në bërthama përplasjeje të ashpër, shpesh në formën e luftës morale dhe paramilitare, në përpjekje për të fituar të drejtat e tyre kombëtare.

Në sfondin global, ndjehet një konkurrencë e ashpër strategjike. Fuqitë e mëdha janë përfshirë në një garë të re armatimi, me qëllimin për të zotëruar teknologji superiore në mënyrën e bërjes së luftës. Të gjitha këto fuqi ekonomike dhe ushtarake janë rreshtuar në një front të përbashkët kundër Perëndimit, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato po përgatiten për një konflikt afatgjatë që pritet të marrë një natyrë krejtësisht të re.

Megjithatë, ende ekziston koncepti se asnjë vend, sado i fuqishëm ushtarakisht, nuk mund të përballojë vullnetin politik dhe ushtarak të NATO-s dhe SHBA-ve. Për këtë arsye, aktorët kundërshtarë i drejtohen formave të reja të luftës – veçanërisht luftës hibride – duke investuar në blerje ndikimi politik dhe investime të strukturuara për të dobësuar shtetet nga brenda.

Pas luftës në Ukrainë, konfliktet janë përhapur dhe përkeqësuar në mbarë botën. Fuqitë antiperëndimore po përdorin “armët me silenciator”, sipas doktrinave moderne të betejave teknologjike dhe luftës hibride, duke zgjeruar objektivat e tyre gjeostrategjikë në kohë dhe hapësirë.

Konflikti botëror ka marrë tashmë natyrën e një Lufte të Tretë Botërore të pashpallur. Ai synon të rrëzojë rendin botëror të pas Luftës së Dytë Botërore dhe të reduktojë rolin udhëheqës të SHBA-ve. Kjo luftë është më afër se sa shumica e njerëzve e mendojnë, dhe njerëzimi është përfshirë në të pa vetëdije.

Kjo është një arsye më shumë pse shtetet dhe faktori shqiptar në Ballkan duhet të mobilizojnë vullnetin politik kombëtar për të marrë në dorë fatin e jetës dhe të pasurisë së popullit. Rreziqet që shfaqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë reale, brutale dhe shkatërruese, të manifestuara përmes një forme të re lufte – pa formë dhe pa front – e cila ka për qëllim nënshtrimin dhe asgjësimin e qëndresës për mbijetesën kombëtare.

Me apo pa dashje, jemi bërë pjesë e kësaj ngatërrese të madhe globale. Prandaj, me mençuri dhe vendosmëri, duhet të gjejmë rrugëzgjidhje për forcimin e sigurisë kombëtare, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjitha territoret shqiptare dhe në rajon.

Institucionet demokratike shqiptare, të mbështetura nga akademizmi, inteligjenca, patriotizmi dhe aleancat qytetare, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët strategjikë në fushën e sigurisë, duhet të përmbushin detyrimin e tyre ndaj interesave kombëtare. Kjo përmbledhje e situatës globale dhe paralajmërimi për një Luftë të Tretë Botërore duhet të shërbejë si një thirrje serioze për të mos vonuar më në konsolidimin e elementëve jetikë të Sigurisë Kombëtare Shqiptare.

Nga libri “Dinamika dhe Sfidat e Sigurisë Kombëtare”, botuar në Tiranë / 2024
Prof. Hyzri Salihu

"Bëhu Sytë e Mi" – Aplikacion Revolucionar për Njerëzit me Probleme të Shikimit Në një botë ku teknologjia po transformo...
16/06/2025

"Bëhu Sytë e Mi" – Aplikacion Revolucionar për Njerëzit me Probleme të Shikimit

Në një botë ku teknologjia po transformon jetët në mënyra të paparashikuara, "Be My Eyes" (Bëhu Sytë e Mi) shquhet si një aplikacion shpëtues për njerëzit e verbër ose me shikim të dobët. Ky aplikacion i lejon përdoruesit të lidhet me një vullnetar në çdo kohë kur ka nevojë për ndihmë në detyrat e përditshme.

Si Funksionon?
Kur një person me probleme shikimi has në vështirësi—p.sh. nuk i gjen çelësat, filxhanin e kafesë, ose ndonjë objekt tjetër—thjesht hap aplikacionin. "Be My Eyes" aktivizon automatikisht kamerën e telefonit dhe e lidh përdoruesin me një vullnetar nëpër botë. Përmes transmetimit live, vullnetari përdor imazhin nga kamera për të udhëzuar me gojë personin në nevojë, duke e ndihmuar atë të gjejë atë që kërkon.

Përkrahje Ndërkombëtare, Duke Përfshirë Shqipërinë
Një nga veçoritë më të mira të aplikacionit është mbështetja për shumë gjuhë, duke përfshirë edhe shqipen. Përdoruesit mund të zgjedhin në cilën gjuhë duan të komunikojnë, duke e bërë këtë mjet ideal edhe për shqiptarët. Aktualisht, "Be My Eyes" ka mbi 800,000 përdorues të regjistruar si të verbër dhe një rrjet mbështetës prej 8 milion vullnetarësh nga e gjithë bota.

Një Hap Drejt Pavarësisë
Ky aplikacion nuk është thjesht një mjet teknologjik—ai përfaqëson shpresën për një jetë më të pavarur. Falë ndihmës së vullnetarëve në kohë reale, përdoruesit mund të përballen me detyrat e tyre me më shumë vetëbesim.

Nëse dëshironi të kontribuoni në këtë lëvizje, mund të regjistroheni si vullnetar ose ta shpërndani aplikacionin me persona që mund të kenë nevojë për të. "Be My Eyes" është dëshmi se teknologjia, kur përdoret me dashamirësi, mund të ndryshojë jetët në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare të "Be My Eyes"- https://www.bemyeyes.com/

🆘 Ndihmojmë së bashku Bebin Blendon nga Ferizaj! 🧸❤️Një thirrje zemre për solidaritet dhe humanizëm!👶 Bebi Blendon Feriz...
14/06/2025

🆘 Ndihmojmë së bashku Bebin Blendon nga Ferizaj! 🧸❤️
Një thirrje zemre për solidaritet dhe humanizëm!

👶 Bebi Blendon Ferizi, një engjëll i vogël shqiptar nga Ferizaj, ka nevojë urgjente për ndërhyrje jetike – transplant të palcës kockore.
Kjo operacion është i domosdoshëm për të shpëtuar jetën e tij, por ka kosto shumë të larta që familja nuk mund t’i përballojë e vetme.

🇦🇱 Në përkrahje të kësaj kauze është angazhuar z. Emin Egriu, politikan dhe intelektual shqiptar në SHBA, i njohur për aktivizmin e tij në mbrojtje të çështjes kombëtare. Ai është nismëtari i fushatës për ndihmë për Blendonin dhe bën thirrje për solidaritet nga të gjithë shqiptarët anembanë botës.

🔗 Ndihmo edhe ti këtu:
👉 https://www.gofundme.com/f/help-baby-blendon-urgent-bone-marrow-surgery

💸 Çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap drejt shpresës.
🙏 Dhuro, shpërndaje dhe lutu për Blendonin.

🫂 Të bashkuar si gjithmonë për jetën – për Blendonin nga Ferizaj!

My name is Emin Eddie Egriu. I humbly reach out to my family, friend… EMIN EGRIU needs your support for Help Baby Blendon - Urgent Bone Marrow Surgery

Address

Rr. Zahir Pajaziti Ferizaj

70000

Website

https://zeropese.co/

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zeropese posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Zeropese:

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Contact The Business
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share