Aktuale

Aktuale Aktuale Vendi i shqiptarëve për të qeshur dhe për të ndarë momentet gazmore gjatë ditës.

06/04/2026
06/02/2026

SPAK bllokon llogaritë e investitorëve të projektit të Zvërnecit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në kuadër të hetimeve për projektin turistik në Zvërnec, duke bllokuar llogaritë bankare të kompanive të lidhura me investitorët nga Katari.

Pak ditë më parë, vëllezërit Khayyat kishin transferuar rreth 195 milionë dollarë në Bankën Kombëtare Tregtare, fonde të destinuara për blerjen e pronave dhe nisjen e punimeve për resortin e planifikuar në bregdetin e Zvërnecit.

Investimi mbështetet nga sipërmarrësit nga Katari, partnerë biznesi të Jared Kushner, të cilët për realizimin e projektit kanë krijuar në Shqipëri kompanitë Urbacon Trading and Contracting dhe Sazan Holding.

Deri më tani nuk ka një shpjegim zyrtar publik për arsyet e bllokimit të fondeve, ndërsa pritet që SPAK të sqarojë detajet e hetimit dhe masat e marra.

Vendimi vjen në një moment kur projekti i Zvërnecit është në qendër të debatit publik dhe protestave, duke e kthyer çështjen në një nga temat më të diskutuara në vend.

05/21/2026
05/17/2026

Dy shqiptarë janë dënuar në Britaninë e Madhe si pjesë e një rrjeti të sofistikuar të trafikut të kokainës përmes Aeroportit të Mançesterit.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), Elton Hallaçi, 32 vjeç, dhe Artur Iseberi, 27 vjeç, ishin pjesë e një grupi kriminal që sillte sasi të mëdha kokaine nga Meksika drejt Britanisë dhe më pas e shpërndante në rrjetet kriminale në vend.

Gjykata dënoi Hallaçin me 21 vite e 7 muaj burg, ndërsa Iseberi mori 18 vite burg.

Hetimet zbuluan se grupi kishte marrë rreth 100 kilogramë kokainë nga një ngarkesë që mbërriti në Mançester në maj 2024, ndërsa pak javë më vonë autoritetet zbuluan edhe 300 kilogramë të tjera drogë me vlerë rreth 24 milionë paund.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti një automjet me hapësirë të fshehtë për transport droge, si dhe shënime të detajuara në gjuhën shqipe lidhur me importet e narkotikëve.

Pamjet e kamerave të sigurisë dokumentuan lëvizjet e grupit në aeroport, ndërsa gjatë arrestimit Artur Iseberi tentoi të arratisej duke dalë në çatinë e banesës së tij.

Address

220 E Oak Street
Deer Park, TX
77536

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aktuale posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Aktuale:

Share