06/19/2026
Marshi drejt Lirisë
Marshi drejt lirisë i kombit shqiptar, për hir të së vërtetës, është i shtrirë në kohë e hapësirë sa vetë historia e këtij kombi të lashtë në hapësirat e Gadishullit Ilirik.
Padyshim, triumfi dhe lavdia e marshimit drejt lirisë i takon heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), por fatkeqësisht pas tij kombi shqiptar përjetoi një periudhë të gjatë errësire dhe çdo përpjekje drejt lirisë pothuajse në shumicën absolute të tyre përfundoi me dështim, deri në ditët e sotme, ku marshimi drejt lirisë ka rinisur në mënyrën më të mirë të mundshme, ku padyshim që pjesa më vitale e këtij marshimi është rinia e bukur shqiptare, duke u treguar shqiptarëve dhe botës se kombi shqiptar ka të ardhme.
Nuk dëshiroj të ndalem në historinë e përpjekjeve të kombit shqiptar drejt lirisë, por do të mundohem që, shkurtimisht, duke iu referuar gabimeve të së shkuarës, të kontribuoj modestësisht në suksesin e këtij marshimi drejt lirisë, që padyshim do të hyjë në historinë e shqiptarëve si faqe e ndritur e kësaj historie.
Ky marshim drejt lirisë do të ketë sukses, pasi për këtë sukses po punon dhe kontribuon e gjithë shoqëria shqiptare me të gjitha ngjyrat dhe bindjet e saj, e po të doni, i gjithë kombi shqiptar.
GjithĂ«pĂ«rfshirja, fryma e paqes dhe e energjisĂ« pozitive nĂ« kĂ«to momente historike qĂ« po kalon kombi shqiptar, Ă«shtĂ« âpasaportaâ mĂ« e bukur dhe mĂ« e plotĂ« pĂ«r tâu bĂ«rĂ« pjesĂ« e familjes evropiane dhe partner strategjik i Shteteve tĂ« Bashkuara.
E para që dua të theksoj në këtë panoramë të shkurtër të realitetit politik aktual shqiptar është perspektiva e ndritur që i pret shqiptarët, nëse arrijnë të qëndrojnë kështu të bashkuar në interes të kombit dhe të askujt tjetër.
Këtë garanci suksesi na e garanton trualli i begatë dhe i bekuar që Zoti na e ka falur ne shqiptarëve për prosperitetin e më shumë se 30 milionë njerëzve në tokat tona.
Me këto rreshta dua të them se asnjë shqiptar nuk është dhe nuk duhet të ndihet i përjashtuar në projektin që do të dalë nga marshi drejt lirisë, asnjë shqiptar në hapësirat e Gadishullit Ilirik, pasi edhe Kushtetuta aktuale, edhe ajo që do të dalë nga marshi drejt lirisë, do të garantojnë lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve kudo që jetojnë.
Nuk janë dhe nuk duhet të ndihen të përjashtuar as ata që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë kundër interesit të shqiptarëve, fatekeqesisht edhe sot e kësaj dite.
Fundja, të kthehesh në rrugën e Zotit nuk është vonë kurrë.
Paqartësia më e madhe e një pjese të rëndësishme të shoqërisë shqiptare sot është rruga që do të ecë marshi drejt lirisë për të garantuar një të ardhme të qëndrueshme në rrugëtimin drejt prosperitetit. Pra, orientimi dhe kthimi i kësaj energjie pozitive në institucione legjitime në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe jo, siç fatkeqësisht ka qenë gjer tani, ku padyshim kjo është arsyeja pse populli shqiptar ka mbushur rrugët e Shqipërisë dhe kryeqytetet e botës.
Që binomi Rama-Berisha do të largohet, këtë tashmë nuk besoj se e vë më kush në dyshim, madje as ata vetë. Por problemi mbetet se si do të largohen, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në tranzicionin e shpejtë dhe në mbylljen përfundimtare të llogarisë politike me të shkuarën.
Ădo tentativĂ« pĂ«r tĂ« minimizuar arsyet e protestĂ«s mbarĂ«kombĂ«tare tĂ« shqiptarĂ«ve do tĂ« dĂ«shtojĂ« me turp, ashtu siç ka dĂ«shtuar dhe do tĂ« dĂ«shtojĂ« çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tâu qĂ«ndruar nĂ« zverk shqiptarĂ«ve. Ădo vonese pÄr tu larguar me siguri do e rrisÄ shumÄ coston ne llogarinÄ e tyre personale.
Rinia shqiptare, e lindur në liri, edhe pse kjo liri është cunguar në shumë plane dhe me projekte kriminale, miliona prej tyre janë shtrënguar të lënë atdheun, sot po mblidhen te Nana Shqiperi për të projektuar dhe garantuar një të ardhme ndryshe.
Për një gjë mendoj dhe besoj se ekziston potencial njerëzor dhe intelektual në Shqipëri dhe diasporë, që ka kredot morale dhe vizionin për të plotësuar dëshirat dhe vullnetin e atyre qindra mijëra shqiptarëve që kanë mbushur sheshet e Shqipërisë dhe të botës.
ShqipĂ«ria ka nevojĂ« pĂ«r ligj dhe institucione legjitime e demokratike mbi parimin âchecks and balancesâ, pasi resurset ekonomike dhe vitalitetin e shoqĂ«risĂ« i ka tĂ« garantuara.
Ngjizja, ndërtimi dhe forcimi i institucioneve demokratike të shtetit shqiptar, në frymën dhe vullnetin e kësaj proteste kombëtare, duhet të nisë me dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe dorëheqjen e kreut të PD-së, Berisha, në të njëjtën kohë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, duke i dhënë mundësi të barabarta të gjithë shoqërisë shqiptare të marrë pjesë në tërë procesin e ngritjes së institucioneve të reja, duke nisur me Qeverinë Tranzitore me mandat 1-vjeçar dhe program të qartë.
Mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve të Qeverisë Tranzitore të jetë atribut dhe vullnet i përfaqësisë së protestës kombëtare.
Natyrisht që Qeveria Tranzitore do të kalojë në Parlament me detyra dhe detyrime të përcaktuara qartë, me një paketë ligjore të veçantë.
Anëtarët e Qeverisë Tranzitore duhet të jenë apolitikë në të pak
Nga Ajet DELAJ, New York.