Zani Veriut

Zani Veriut 🇦🇱"Zani Veriut – jehona e lajmeve nga krahinat tona. Traditë, zhvillim dhe realiteti i përditshëm."
🇺🇲"Zani Veriut – the echo of news from our provinces.

Tradition, development and everyday reality."

✝️Kisha e LaçitKisha e Shna Ndout LaçJu ndihmoftë🙏
09/09/2026

✝️Kisha e Laçit

Kisha e Shna Ndout Laç
Ju ndihmoftë🙏

Pashko R.CAMAJ :Një falënderim i përzemërt për organizatorët, pjesëmarrësit dhe të gjithë dashamirësit e librit, që e bë...
09/09/2026

Pashko R.CAMAJ :

Një falënderim i përzemërt për organizatorët, pjesëmarrësit dhe të gjithë dashamirësit e librit, që e bënë mbrëmjen e hapjes së Panairit të Librit në Tuz, si dhe promovimin e diskutimin e “Brengës” sime, kaq të veçantë.

Një mbrëmje plot emocione, letërsi, kulturë dhe, mbi të gjitha, vlera që na bashkojnë.

Faleminderit të gjithëve për këtë natë të paharrueshme; një rikthim i bukur në rrënjët e mia, në vendlindjen time të dashur.

Malsia e Madhe !Pse asht e Madhe ?Ah moj Zana, heu, shtojZo'valle,çi flladiteni neper kto male,çi pingroni thepave t'Vel...
09/09/2026

Malsia e Madhe !
Pse asht e Madhe ?

Ah moj Zana, heu, shtojZo'valle,
çi flladiteni neper kto male,
çi pingroni thepave t'Veleçikut,
nepnja, ju, nje kshille ktij mikut,
ka mpreh lapsin e asht frymzue,
per Malsine nje kange me shkrue.

S'don me shkrue, jo, per historine,
s'don me t'lavdue, ty, trimnine,
s'don me shkrue, jo, per flamurin,
s'don me shkrue per Ded Gjo' Lulin,
as per Tringa Smajle e per Nora,
as per Prek Cala e Mul Delija,
se asht mbushe plot Historia,
per kta Heroj çi pati Malsia !

Ka mpreh lapsen e don me shkrue,
per do malsore, kjoshin bekue,
çi forte t'rradhe i ka njerzia,
xhevahir t'shtrejte i ka Malsia !

N'bjeshkte e nalta, kur pati lè,
m'thuej pra Zane, pash bese e fè,
a i dhe tamel t'fresket gjinit me pi,
edhe e miklove me plot dashni,
At' Zef Pllumin qyshse kje fmi?
e u rrit djali, shembull i qytetnise,
per ka feja e vyrtyti i t'parve,
s'ja kaloj kush n'fis t'shqiptarve.
Msime e kshilla t'arta i la rinise,
forte ja rriti lavdine Malsise !

M'thuej pra Zane; pse u bane n'kater,
a e mbajte Malsine me hater,
kur, n'at log Zanash, n'Bajze t'Kastratit,
ja perkunde Luk Kaçit shtatin
e i dhe zanin, jehone malesh,
sa dridhi skenat n'tane boten mbare,
n'emen e thirren,Shaljapini shqiptare !

Pusho Zane, pra, me mue mos qesh,
nuk po tadhem, serioz po te dves,
a i mblodhe ti, gjith ngjyrat malit,
edhe ja dhe n'dore Ismail Lulanit,
a ja dhe n'dore penelin e fantazise ?
a i the Smajlit; lum per ty Malsia ?
lum Tuzi, Shkodra e lum Shqipnia !

Ah moj Zane, lum un per ty
n'gryke due t'marr, ti rroku ata sy,
ti puthi syte e t'shterngoj per belit,
kur shoh Artistin tu i dhane penelit,
kur shoh Artistin qe e njeh bota,
t'pa krahasueshmin Gjelosh Gjoka.
Atje n'Milesh, n'Tuz, mes Malsise,
pingrim Zanash, jehon e shqiptarise !

Deh moj Zane pashe syte e ballit,
del shikjoj Kelmendit djalin ,
ka vallzon me flatra t'leta,
rrite çakçiri e linde xhubleta ;
si ortek i vrudhshem prej malit,
porsi llava e nje vullkanit,
ne Europe n'mes t'Parisit,
Angjelin Prelocaj ma i miri i fisit !

T'lutem Zane, s'due me t'merzite,
se çja ndrite shqiptarise syte,
n'lendina, fusha brigje e kodra,
rrite nje Artist t'madh si Pjeter Malota.
Po drue Zane se e ke teprue,
Malsise lavdin, kaq nalt me ja çue,.
Por jo qebesa Zane, po flas perçarte,
i vune shqiptarise nje medalje t'arte !

O ju Zana, heu, shtojZo'valle,
ju o malsore t'Malsise Madhe,
çi s'u njeh bota veç per trimni,
por per bese, mikpritje e bujari,
per kulture, virtyt e fisnikri t'parve,
jeni rraja e forte e fisit t'shqiptarve.
Edhe Zane, due fort me t'falenderue,
ah moj Zane , ti ,kjosh bekue,
gjithmone Zoti, ju shtrofte vallen
gjithmone Zoti, ju shtofte rradhen.
Amanet ju la ; pash Perendine;
mos ma lshoni, ju, doret Malsine !
(E.Miculi, gusht 2018)

09/09/2026

Protesta // 👇Flet Profesor Lush SUSAJ.

Nata e Gjatishtit në Gjimnazin e Malësisë.Kush e solli këtë drejtor në atë pozitë    ???Kush po ia mundëson të veproi kë...
09/09/2026

Nata e Gjatishtit në Gjimnazin e Malësisë.

Kush e solli këtë drejtor në atë pozitë ???
Kush po ia mundëson të veproi kështu ???

​Gjimnazi i Tuzit, dikur vatër e dijës, e mendimit të lirë dhe e dinjitetit të Malësisë, sot po përjeton ditët e tij më të errëta. Nën udhëheqjen e drejtorit
" Despotit të Korridoreve " që nuk e meriton as emri ti permendet , që pushtetin e sheh si mjet hakmarrjeje dhe kontrolli absolut, ky institucion po shkatërrohet gradualisht.

Largime të padrejta nga puna vitevet të fundit ka pasur shumë , rastet e profesorëve me dekada përvojë e kontribut për nxënësit e Malësisë që flaken nga puna vetëm pse refuzojnë të ulin kokën para diktatit.

Rasti më i freskët dhe më goditës është largimi i padrejtë i një profesori me vite të tëra përvoje e kontributi në Malësi.
Një profesor që arsimoi breza të tërë nxënësish, një ndër historianët më në zë që ka Malësia , Mark Junçaj bir i Malësisë , i cili flaket nga puna thjesht sepse refuzoi të ulë kryet para një diktati institucional. Dhe kjo nuk është një ngjarje e izoluar.

Dhjetëra ankesa e denoncime janë dërguar pranë Ministrisë së Arsimit, për këtë gjoja drejtor por përgjigja ka qenë gjithmonë e njëjtë: një heshtje totale, madje duke bërë presion mbi cdo njërin që merr guximin të ngrejë zërin.

Reagimi mungon, ndërsa padrejtësia thellohet.
Reagimet në rrjetet sociale I shërbeejnë vetëm politikës , duhen reagime konkrete nga të gjithë ne.

​Shkalla e kontrollit dhe frikësimit psikologjik ka arritur kufijtë e absurditetit. Një veprim i ulët që fyen dinjitetin e Malësisë, e megjithatë, reagimi mungon.

​Duhet cekur se ky fenomen ka ndollur edhe në shkollën fillore ku janë larguar mesues Malësor për tu zëvendësuar me të ardhur nga larg që as gjuhën shqipe nuk e flasin.
Ka pasur raste që mbas më.shumë se 36 vitesh punë , pak para se të dalin në pension të largohet nga puna mësuesi.

Por prap një heshtje nga të gjithë, e më e keqja është heshtja nga kolegët e tyre.

Të kthyer në servilë që dridhen për një orë mësimi, duke pranuar nënshtrimin përballë dinjitetit profesional dhe moral.

​Prindërit që heshtin para padrejtësive që u bëhen fëmijëve të tyre, me shpresën se "stuhia do të kalojë pa i prekur ata".

​Nxënësit që po mësohen që në bankat e shkollës se servilizmi është rruga e vetme për sukses.

​Përshtypja sot në Malësi është e trishtë: jemi kthyer në një shoqëri servilësh. Nga mësuesi te prindëri, nga bujku te punëtori.
Malësia ka ndryshuar.

Sot ndoshta kemi më shumë asfalt e drita nëpër rrugë, por po shkatërrohen dy shtyllat kryesore:, arsimi dhe kultura.

Në Malësi kurrë më parë nuk ka pasur më shumë diploma e më pak dije sesa sot.

​Gjumi është fatkeqësia më e madhe e një populli. Ata që sot heshtin sepse goditja po bie mbi kolegun apo fqinjin, duhet ta dinë se regjime të tilla nuk ndalen vetvetiu. Nesër ajo padrejtësi do të trokasë në derën e secilit.
Nëse sot nuk perballemi me këtë degradim, nesër do të jetë tepër vonë.

Dijaspora ?!!

09/09/2026

// Sonte te Camping ne Culaj: 👇Turiste te huaj:
Na pelqen qetsia,sherbimi & freskia e liqenit.09 2026 (19:30')

Nga Valbona Gojçaj GJOKAJ :👇 “Çfarë do të bëhem kur të rritem?” – një takim i bukur i fëmijëve me librin dhe imagjinatën...
09/09/2026

Nga Valbona Gojçaj GJOKAJ :

👇 “Çfarë do të bëhem kur të rritem?” – një takim i bukur i fëmijëve me librin dhe imagjinatën

📍**Sot në mëngjes, në orën 10:30, në Qendrën Informative-Kulturore “Malesia” në Tuz, në kuadër të Panairit të Librit, u promovua libri për fëmijë “Çfarë do të bëhem kur të rritem?” i autores Lumnie Rexha Bisha.** Veprimtaria u moderua nga intelektualja dhe edukatorja **Zana Ivezaj**, e cila me një qasje të ngrohtë dhe të përshtatshme për moshën e vogël e shndërroi takimin në një bashkëbisedim të këndshëm mes fëmijëve, autores dhe librit.

Në këtë promovim morën pjesë shumë fëmijë, të organizuar nga **Parashkollorja “Nënë Tereza” në Tuz**, si dhe nxënës nga shkollat fillore të Malësisë. Për ta, kjo nuk ishte vetëm një orë e zakonshme në kuadër të Panairit të Librit, por një takim i veçantë me botën e përrallave, personazheve, pyetjeve dhe ëndrrave.

Libri **“Çfarë do të bëhem kur të rritem?”** i drejtohet kryesisht fëmijëve të moshës parashkollore dhe fëmijëve të ciklit të parë të shkollës fillore. Nëpërmjet botës së tij, fëmijët nxiten të mendojnë, të ëndërrojnë dhe të imagjinojnë të ardhmen e tyre.

Dhe sa bukur është kur një fëmijë pyet: **“Çfarë do të bëhem kur të rritem?”**

Në këtë pyetje të vogël fshihet një botë e tërë. Fshihet ëndrra për t'u bërë mjek, mësues, polic, sportist, artist, shkencëtar apo diçka që ende nuk e kanë emërtuar. Sepse fëmijëria është mosha kur çdo ëndërr duket e mundur.

Fëmijët patën mundësi t'i drejtonin autores pyetje të shumta, duke treguar kureshtjen dhe dëshirën e tyre për të zbuluar më shumë rreth librit. **Lumnie Rexha Bisha**, me mjeshtëri, durim dhe një imagjinatë të veçantë, iu përgjigj pyetjeve të tyre, duke krijuar një komunikim të drejtpërdrejtë dhe të dashur me vogëlushët.

Biseda u bë edhe më e veçantë nën moderimin e **Zana Ivezajt**, e cila me qetësinë, profesionalizmin dhe afërsinë e saj me botën e fëmijëve arriti t'i përfshijë ata në këtë takim.

# # # Përralla që rrit fëmijën

Përralla nuk është vetëm një tregim që i tregohet fëmijës para gjumit. Ajo është një dritare përmes së cilës fëmija mëson të shohë botën.

Përmes përrallave dhe fabulave, fëmija mëson të dallojë të mirën nga e keqja, të kuptojë miqësinë, dashurinë, drejtësinë, guximin dhe respektin për tjetrin. Ato pasurojnë gjuhën, nxisin imagjinatën dhe e ndihmojnë fëmijën të krijojë botën e tij të brendshme.

**Një fëmijë që lexon, nuk rritet vetëm me fjalë – rritet me imagjinatë.**

**Një përrallë e bukur mund t'i hapë një fëmije një botë të tërë.**

**Libri i fëmijëve nuk është vetëm argëtim; është një nga mënyrat më të bukura për të mësuar, për të ëndërruar dhe për t'u formuar.**

Nëpërmjet tregimeve dhe personazheve, fëmijët mësojnë të vendosen edhe në vendin e tjetrit, të kuptojnë emocionet dhe të përjetojnë situata që ndoshta ende nuk i kanë provuar në jetën e tyre.

Prandaj, libri është një mik i hershëm i fëmijës. Ai e shoqëron kur është i vogël dhe mund të mbetet një kujtim i çmuar edhe kur ai rritet.

# # # Një mëngjes me shumë buzëqeshje

Promovimi i këtij libri ishte një mëngjes plot buzëqeshje, pyetje, kureshtje dhe emocione të bukura. Fëmijët nuk ishin vetëm dëgjues. Ata ishin pjesë e aktivitetit. Pyetën, folën, dëgjuan dhe, mbi të gjitha, **ëndërruan**.

Dhe ndoshta kjo ishte dhurata më e bukur e këtij takimi: t'u kujtojmë fëmijëve se kanë të drejtë të ëndërrojnë dhe se çdo ëndërr e madhe mund të fillojë nga një faqe libri.

Panairi i Librit në Tuz, përmes aktiviteteve të tilla, po krijon hapësirë jo vetëm për autorët dhe lexuesit e rritur, por edhe për më të vegjlit – ata që do të jenë lexuesit, krijuesit dhe bartësit e kulturës sonë në të ardhmen.

Sepse **dashuria për librin mbillet që në fëmijëri**.

Dhe kur një fëmijë hap një libër, në të vërtetë hap një derë drejt një bote të re.

Një botë ku mund të jetë kushdo që dëshiron.

Një botë ku mund të ëndërrojë.

Një botë ku pyetja **“Çfarë do të bëhem kur të rritem?”** nuk ka vetëm një përgjigje.

Ka aq përgjigje sa ka fëmijë dhe ëndrra.

**Përgatiti:
Valbona Gojçaj Gjokaj
e “Zani i Veriut”**

09/09/2026

🔷️Flamur NOKA ne 80 vjetorin e Kryengritjes Antikomuniste te Postrribes :Liria nuk dhurohet..🎥

09/09/2026

Millosheviçi ne Hage :👇 Armiku me i madh i imi dhe i Serbise ,eshte Hashim THAÇI ..video🎥

Nga Valentin LUMAJ :Nje lajm i mire.Ka nje jave qe ne komunitet perflitet se ne Michigan do te vije kryemi nistri Edi Ra...
09/09/2026

Nga Valentin LUMAJ :
Nje lajm i mire.
Ka nje jave qe ne komunitet perflitet se ne Michigan do te vije kryemi nistri Edi Rama. Sot pashe kete flyer ku ftohet i gjithe komuniteti shqiptar ne Michigan te marre pjese. Nuk ka asnje info se kush e organizon apo numer kontakti. Vete Edi Rama nuk e ka konfirmuar akoma kete vizite. Por une kam te dhena te sakta se po finalizohet pregatitja e eventit.

Salla e Marriott nuk ka vende mjaftueshem per te gjithe komunitetin, por sheshi ka vend sa te duash. Mandej shqiptaret e zgjedhin vete ku deshirojne te jene, ne salle apo ne shesh. Une do te preferoj te jem ne salle, nese marr ftese apo lejohem.

Te gjithe te presim Edi Ramen siç e meriton, me 20 Shtator 2026 ne Marriot of Troy ne oren 4PM.

Address

Macomb Township, MI
48094

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zani Veriut posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Zani Veriut:

Shortcuts

Share