Exit News

Exit News EXIT NEWS SHPJEGON SHQIPERINE SHQIPNEWS ▪️Lajme që nuk i jep asnjë media tjetër, të vërteta që nuk i thotë askush!

Për të nderuar kujtimin e shqiptarit të madh Branko Merxhani, faqja e Shqipnews në internet mban emrin www.perpjekjashqiptare.com.

MAUZOLEUMI BALLUKU
01/06/2026

MAUZOLEUMI BALLUKU

Ka një keqinterpretim të këtij lajmi. 46% i familjeve shqiptare nga Kosova dhe 41% i familjeve shqiptare nga Shqipëria p...
01/06/2026

Ka një keqinterpretim të këtij lajmi. 46% i familjeve shqiptare nga Kosova dhe 41% i familjeve shqiptare nga Shqipëria përfaqësojnë një numër shumë të vogël shqiptarësh. Ne fakt është ligji amerikan i emigracionit që nuk i lejon këta persona të punojnë pa përfunduar proçesin gjyqësor me emigracionin dhe pa u pajisur me numrin e punës, (social security) kështu që fakti që marrin ndihmë sociale nga buxheti federal nuk tregon as që këta nuk duan të punojnë as që duan të vegjetojnë në kurriz të shtetit amerikan. Përsa i përket shqiptarëve të natyralizuar dhe që janë mbartës të pasaportës amerikane, nëse ata marrin ndihmë sociale në shifra kaq te larta, qenkan kthyer në zezake...

01/05/2026

Europe's democratic hypocrisy exposed as Albania's Prime Minister Edi Rama, nicknamed 'Ramaduro' for his autocratic rule, secures a fourth term amid allegations of corruption

Blerim LATIFI▪️Mediat botërore po raportojnë se edhe Ajatollah Khamenei, lideri autokrat i Iranit, është duke i ba gati ...
01/05/2026

Blerim LATIFI▪️Mediat botërore po raportojnë se edhe Ajatollah Khamenei, lideri autokrat i Iranit, është duke i ba gati valixhet për me ikë në Rusi, e cila është kthyer në të vetmin azil të sigurt për diktatorët e përmbysur.

Pas Maduros, asnjë zyrë apo bunker nuk ofron ma siguri për ata që ua ka pi sorra mend me i ba karshillëk Perandorisë Amerikane.

Në teologjitë abrahamike, Zoti përshkruhet si qenia supreme, shikimit të së cilës nuk i shpëton asgjë dhe askush; sot, teknologjia ia ka mundësuar njeriut këtë fuqi transparence. Dhe në këtë drejtim, Amerika është dekada përpara të tjerëve. Prandaj historia do të vazhdojë të shkruhet prej saj. Edhe për shumë kohë.
Ngushêllime krejt atyre që u rreh zemra për një botë post-amerikane!

PIKNIK DEMOKRATIKTavolina, ngrohëse, ushqim priten kapsula për të fjetur, ekrane të mëdhenj për të parë BBV dhe normalis...
01/03/2026

PIKNIK DEMOKRATIK

Tavolina, ngrohëse, ushqim priten kapsula për të fjetur, ekrane të mëdhenj për të parë BBV dhe normalisht veten në lajme.
Kështu është katandisur lëvizja për të rrëzuar Edvin Ramën në 2026.
Mungesë idesh, origjinaliteti, kreativiteti. Duket protestuesit as nuk e kanë idenë e protestimit, nuk kanë njohuritë minimale për protestat e zhvilluara gjatë historisë, në Shqipëri dhe në botë.
Protesta nuk është hobi, nuk është reality show.
Revolution it's not gone be televised! Aq më pak të fotografohet duke ngritur dollira. Protestat fotografohen nga shërbimet sekrete, jo nga Fadil Berisha. Mezi presim tani që Grida të zhvendosë podcastin e saj pranë ishullit Lapaj dhe të dy sëbashku të rrëzojnë Ramën nga dritaret e kryeministrisë apo nga pushteti.

G PARTY
12/29/2025

G PARTY

MEHMETI, QË E GJETI NGA I VETI
12/29/2025

MEHMETI, QË E GJETI NGA I VETI

TEK VARRI I KONICËS
12/29/2025

TEK VARRI I KONICËS

Sot në mëngjes, dita m’u zbukurua nga polici Mondi.Një njeri mbi të gjitha, e më pas një polic që nderon uniformën, punë...
12/28/2025

Sot në mëngjes, dita m’u zbukurua nga polici Mondi.
Një njeri mbi të gjitha, e më pas një polic që nderon uniformën, punën, kolegët dhe mbarë qytetarinë.

Afro 10 minuta bisedë me të dhe nuk dinte të fliste për asgjë tjetër veçse për mirësinë — diçka që e bënte pa u munduar aspak.
Polici Mondi është shembull i vërtetë i uniformës policore, shembull për çdo qytetar që mund të dalë nga vetja, por edhe për punonjës të tjerë të policisë që ndonjëherë mund të humbin kontrollin.

Në fund të bisedës i them Mondit: “​​Kush e di sa krenarë duhet të jenë fëmijët e tu për ty, i dashur.”

Gjithnjë nderim e respekt për polic Mondin!

▪️Andi LLABUTI

LAMTUMIRË MADAM BORDO!
12/28/2025

LAMTUMIRË MADAM BORDO!

12/28/2025
SKEPTICIZMI IM MBI SHPALLJEN E RITA PETROS “POETE LAUREATE” 2025–2027“Praktika e shpalljes së “Poetit laureat” dështoi a...
12/27/2025

SKEPTICIZMI IM MBI SHPALLJEN E RITA PETROS “POETE LAUREATE” 2025–2027

“Praktika e shpalljes së “Poetit laureat” dështoi akoma pa u konsolidue si proces”

Nga dr. Mujë BUÇPAPAJ

Në historinë e letërsisë, titulli ‘Poet Laureat’ nuk ka qenë kurrë një dekor ceremonial, por një akt simbolik i konsolidimit të një hierarkie estetike. Që nga Ben Jonson-i i vitit 1616 në Angli, deri te modeli amerikan ku Presidenti vepron mbi rekomandimin e Bibliotekës së Kongresit, poeti laureat ka qenë gjithnjë një figurë që përfaqëson jo vetëm lirinë krijuese, por edhe një standard të njohur estetik, etik, kulturor dhe kombëtar. Në Shqipëri, kjo praktikë është ende e brishtë, e pakonsoliduar dhe fatkeqësisht e ekspozuar ndaj ngatërrimit të vlerës estetike me zhurmën publike, të guximit poetik me provokimin banal dhe të emancipimit me marketingun kulturor. Shpallja e Rita Petros si “Poete Laureate” për dyvjeçarin 2025–2027 nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, nën varësinë e Ministrisë së Kulturës, e rihap këtë problem jo si debat personal, por si çështje parimore të kriterit letrar.

I. Problemi nuk është poetja, problemi është kriteri

Dua ta bëj të qartë që në fillim: skepticizmi im nuk buron nga mohimi i së drejtës së Rita Petros për të shkruar çfarë të dojë, as nga një moralizëm provincial. Letërsia është e lirë. Autori është sovran në territorin e vet. Por institucioni nuk është autor, çmimi nuk është akt krijues, por akt gjykimi. Kur një institucion shtetëror shpall një poet laureat, ai nuk po shpërblen vetëm një stil individual, por po propozon një model, një referencë për kanonin bashkëkohor, një figurë përfaqësuese për edukimin letrar, sidomos kur ky titull shoqërohet me nisma në shkolla dhe hapësira publike. Dhe pikërisht këtu fillon problemi.

II. Guximi poetik apo inflacioni i provokimit?

Si studiues i letërsisë jam i habitur nga motivacioni i jurisë i cili flet për “trajtim të temave të guximshme”, “kapërcim tabush moralistike”, “energji ndikuese për emancipim individual dhe shoqëror”. Këto janë formulime ideologjike, jo kategori estetike. Në estetikë, guximi nuk matet me çfarë thuhet, por me si thuhet. Poezia erotike, trupore, intime ka një traditë të gjatë nga Katuli te Neruda, nga Bataille te poezia bashkëkohore feministe, por ajo gjithnjë e ka ndarë qartë kufirin midis erotikës dhe pornografisë, midis transgresionit estetik dhe shokut verbal.

Problemi i librave si “Vrima” i Rita Petros nuk është se “tronditin tabutë”, pasi janë libra mesatarë, por se shpesh nuk ndërtojnë një tension poetik që ta justifikojë tronditjen. Kur gjuha reduktohet në emërtim biologjik, pa metaforë, pa ambiguitet, pa shtresëzim simbolik, poezia humbet autonominë dhe bëhet thjesht deklaratë. Tabutë nuk përmbyten duke i thënë me emër, por duke i transformuar përvojat në formë estetike.

III. Estetika nuk është energji, por formë

Një tekst letrar nuk vlerësohet nga “energjia që çliron”, siç thuhet në motivacionin e jurisë, por nga kënaqësia estetike që prodhon, nga forma që i jep përvojës, nga inventari gjuhësor, nga aftësia për të krijuar domethënie të shumëfishta. Motivacioni i jurisë tingëllon më shumë si një deklaratë sociologjike ose terapeutike, sesa si gjykim letrar. “Emancipim individual dhe shoqëror” është gjuhë që e kemi dëgjuar edhe më pare, në forma të tjera, në sisteme ku letërsia përdorej për qëllime jashtëletrare. Ironia është se, dikur, poezitë e realizmit socialist shpërbleheshin për “ndikim shoqëror”, por zakonisht me çmime të treta, që të mos komprometohej plotësisht gjykimi estetik. Sot, duket se kemi bërë një hap pas: jo vetëm që kriteri është politizuar, por është banalizuar.

IV. Poeti laureat dhe shkolla: një marrëdhënie delikate

Ideja që poeti laureat të shkojë në shkolla është në vetvete e mirë. Por jo çdo profil poetik është automatikisht i përshtatshëm për edukim letrar. Kjo nuk është censurë; është përgjegjësi pedagogjike. Në një shoqëri të tronditur nga tranzicioni, ku familja, shkolla dhe autoriteti kulturor janë dobësuar, modeli që i ofrohet të rinjve duhet të jetë estetikisht i konsoliduar dhe etikisht i padiskutueshëm. Realisht vepra e Rita Petros, ka prodhuar debate të shumta, përfshirë peticione publike kundër saj dhe reagime nga qindra figura letrare dhe intelektuale të Tiranës gjatë vitit 2015. Pas këtij reagimi, më 23 dhjetor 2015 Ministria e Kulturës qe përpjekur të mbrohej duke deklaruar se “vlerësimi me çmimin “Lumo Skëndo” për librin “Vrima” të autores Rita Petro nuk vjen për përmbajtjen e tij, por për kopertinën dhe dizajnin e realizuar të librit”. Edhe tani reagimet e para pas shpalljes së saj si “Poete laureate” si në rastin e protestes së poeteshës së famshme Natasha Lako, tregojnë se ky konsensus nuk ekziston.

Poeti laureat nuk është rebel kundër gjithçkaje; ai është pikë reference.Vëllimi Vrima (2014), i interpretuar nga juritë institucionale si thyerje e tabuve moraliste, u perceptua nga një pjesë e konsiderueshme e kritikës si shembull i asaj që Theodor W. Adorno do ta quante negativitet i pafiltruar estetikisht: një shfaqje e drejtpërdrejtë e përmbajtjes, pa ndërmjetësimin e formës. Temat ekstreme, përfshirë edhe aluzione të diskutueshme ndaj incestit, nuk përpunohen në nivel simbolik, por ekspozohen në mënyrë deklarative, çka e zhvendos poezinë nga fusha e artit në atë të gjestit provokues. Tronditja, në këtë rast, nuk është rezultat i një strukture poetike të fuqishme, por zëvendësim i saj.

Natyrisht, autorja ka të drejtën e plotë të kësaj zgjedhjeje; liria krijuese është e panegociueshme në një shoqëri të lirë biles të shformesuar siç është shoqëria shqiptare. Unë kam respekt për Riten si njeri, si familjare dhe botuese e shkelqyer e librit shkollor. Problemi lind në momentin kur kjo krijimtari, me gjithë ambiguitetin e saj estetik, ngrihet nga institucioni shtetëror në rang modeli kulturor dhe moral.

V. Alegoria e fundit: Laureati dhe Vrima

Në fund, nuk mund të mos përdor një alegori poetike. Poeti laureat, në traditën klasike, është ai që ngre kupolën e gjuhës mbi kaosin e kohës. Por kur kriteri estetik shndërrohet në vrimë, ku bien njësoj vlera, miqësi, pushtet dhe zhurmë, atëherë nuk kemi më kanon, por vakum.

Dhe vakumi nuk prodhon poezi; prodhon vetëm jehonë. Skepticizmi im, si poet dhe studiues i letërsisë, nuk është nostalgji për moralizma të vjetra, por ankth për humbjen e kriterit. Sepse kur gjithçka shpallet guxim, atëherë asgjë nuk është më e tillë. Dhe kur çdo provokim quhet poezi, poezia mbetet pa mbrojtje.

Për të mos riprodhuar dhe legjitimuar poezinë mediokre, sidomos në kontekste ku ndërhyjnë institucione shtetërore, është e domosdoshme një rishikim rrënjësor i mekanizmave të vlerësimit estetik dhe i marrëdhënies së tyre me pushtetin politik. Në vend që të funksionojnë si hapësira autonome seleksioni dhe konkurrimi, këto institucione po shfaqen gjithnjë e më shumë si instrumente të shpërndarjes së kapitalit simbolik për subjekte të afërta me qeverisjen, duke e zhvendosur vlerësimin letrar nga fusha e estetikës në atë të klientelizmit kulturor. Në këtë skemë, juria e cila teorikisht duhet të mishërojë kompetencën kritike dhe pavarësinë profesionale, ka dështuar të ushtrojë funksionin e saj normativ, duke u reduktuar në një instancë formale që maskon vendime të paracaktuara dhe i vesh ato me një gjuhë pseudo-estetike. Ky kapitullim i gjykimit të pavarur përballë mediokritetit zyrtar përbën jo vetëm një krizë kriteresh, por edhe një degradim etik të vetë aktit kritik, duke vënë seriozisht në dyshim mundësinë që mendimi estetik autonom të mbijetojë në një klimë ku çmimi paraprin vlerën dhe jo anasjelltas.

Institucioni i ‘Poetit Laureat’ nuk është një shpikje lokale apo një improvizim administrativ, por një praktikë kulturore e konsoliduar në një sërë shtetesh me traditë të gjatë letrare, ku ai funksionon si mekanizëm simbolik i kanonizimit estetik dhe i ndërmjetësimit midis poezisë dhe sferës publike. Përveç Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara, modele të qëndrueshme të poetit laureat hasen në Kanada, Uells, Skoci, Irlandë, Zelandë të Re, Australi, si dhe në vende të tjera të Komonuelthit, ku ky rol mbështetet mbi kritere profesionale, procedura transparente dhe një konsensus kritik relativisht të gjerë. Në këto kontekste, poeti laureat nuk përzgjidhet për efektin e zhurmës mediatike apo për përputhshmëri ideologjike me pushtetin, por për peshën e dëshmuar të veprës, për autoritetin estetik dhe për aftësinë për të përfaqësuar në mënyrë dinjitoze kompleksitetin e traditës letrare kombëtare. Pikërisht kjo e bën këtë institucion një filtër të rëndësishëm kulturor, jo një dekor ceremonial: ai funksionon si instrument seleksioni, jo si shpërblim klientelist; si akt gjykimi estetik, jo si kompromis administrativ. Çdo devijim nga ky parim e zhvesh titullin nga funksioni i tij kulturor dhe e shndërron në një simulakër prestigji, duke e ekspozuar poezinë ndaj inflacionit të vlerës dhe institucioneve ndaj krizës së besueshmërisë.

Address

Hartford, CT

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Exit News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

ShqipNews

SHQIPERIA MBI TE GJITHA - perpjekjashqiptare.com