Jalifat Publishing

Jalifat Publishing Founded in 1980, Jalifat Publishing primarily focuses on Albanian language books but also translates

Headquartered in Houston, TX, USA, Jalifat Publishing was founded in 1980 by Ramiz Tafilaj. The company primarily focuses on Albanian language books but also translates and publishes books in English and other languages. The company has built a strong reputation in the marketplace and has become the publishing house of choice of some of Kosovo’s most influential leaders and acclaimed authors. Jali

fat’s primary focus has been on non-fiction and biographical works, but the company has also published poetry and other literary works of fiction. In February of 2012, Jalifat released the landmark, Albanian language series, Kosova by Jusuf Buxhovi. The three-volume series which provided the first comprehensive and in-depth look into Kosovo’s history quickly became a best seller in Kosovo and Albania.

Interesim i madh për të kuptuar se si Manastiri i Deçanit uzurpon pronën private me ndihmën e ndërkombëtarëve por edhe v...
08/31/2024

Interesim i madh për të kuptuar se si Manastiri i Deçanit uzurpon pronën private me ndihmën e ndërkombëtarëve por edhe vendasve.
Sot në një takim me juristin Arben Haziri dhe ekonomistin Muharrem Neziri është zhvilluar një debat mjaft interesant dhe i rëndësishëm rreth botimit të kësaj vepre të autorit Adem Lushaj.
Së bashku me kolegët Arbenin dhe Muharremin arrijmë në përfundimin se është mëkat që të tjerët që kanë njohuri për dokumentimin e historisë sonë nuk e shkruajnë ashtu siç po bën Adem Lushaj.
Zhgënjimi më i madh është me kryetarët e komunave të Kosovës, por edhe me pushtetin qendror të republikës, të cilët nuk po bëjnë asgjë për të sqaruar historinë tonë të dhimbshme.
Me këtë rast, vlen të veçohet kryetari i komunës së Deçanit, Blerim Ramosaj, i cili ka kontribu jo vetëm me financim, por edhe në promovimin e veprave te krimeve të kryera nga serbët dhe serbosllavet në komunën e Deçanit dhe Junikut. Kryetari Ramosaj së bashku me autorin Adem Lushaj janë në pritje të një ftese zyrtare nga shtëpia botuese JALIFAT PUBLLISHING, LLC dhe Biblioteka e Kongresit Amerikan ku do të zhvillohet një diskutim publik për krimet serbe në Deçan dhe më gjerë.
Ashtu si në shkrimet e mëparshme, edhe kësaj radhe Diaapora i bashkohet ftesës për Institutin e Historisë dhe agjencitë qeveritare të të gjitha niveleve për të investuar gjithçka në zbardhjen dhe dokumentimin e historisë kombëtare.

Në foto: Juristi Arben Haziri, Ekonomisti Muharrem Neziri bashkë me Drejtorin e Shtëpisë Botuese JALIFAT z.Ramiz Tafilaj

Shtëpia botuese JALIFAT PUBLISHING nga Hjuston, Teksas prezanton tre botimet e saj më të reja. Publikime të autorit Dr. ...
08/04/2024

Shtëpia botuese JALIFAT PUBLISHING nga Hjuston, Teksas prezanton tre botimet e saj më të reja.

Publikime të autorit Dr. Josip Moser dhe Profesor Rasim Bejtullahu HYRJE NË FIZIKË TEORIKE

Publikime të autorit Profesor Rasim Bejtullahu dhe Josip Moser HYRJE NË TEORINË E RELATIVITETIT

Publikime të autorit Profesor Rasim Bejtullahu DETYRA TË ZGJEDHUR TË REAKTIVITETIT

BESA... Nga Ramiz LUSHAJ  BESA:Vetëm t'ia thuash emrin e saj dhe tashma Shqiptarët e dijnë se kush është ajo: BESA TAFIL...
06/16/2024

BESA...

Nga Ramiz LUSHAJ


BESA:
Vetëm t'ia thuash emrin e saj dhe tashma Shqiptarët e dijnë se kush është ajo: BESA TAFILAJ-PINCHOTTI.

BESA,
është Shqiptarja që këto dy vitet e fundit e ka takuar ma shumë se çdo tjetër shqiptar Presidentin Amerikan, Joe BIDEN: qoftë edhe President/e, Kryeministër, Kryetar/e Kuvendi, Ministër..., qoftë edhe shqiptaro-amerikan.

BESA
u takua edhe para disa ditësh në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA, Mikun e Madh të Shqiptarëve, Joe BIDEN.
Në kuadër të detyrës së saj ajo ka biseduar edhe për Organizaten Amerikane që ajo drejton në Uashington D.C.
Si zakonisht, ka biseduar edhe për Kosovën, edhe rreth Kosovës.
Ajo ishte dhe në "Takimi i Madh i Prishtinës, 2024", ku mbajti Fjalën e Hapjes së Takimit, ishte në Panelin Drejtues të Takimit, ishte një nga Yjet e Takimit.

BESA
është e para dhe e vetmja shqiptare gazetare e ekranit dhe e terrenit, që ka punuar për disa vite të jehonshme, në rrjetet e mëdha televizive amerikane TV ABC dhe TV NBC, duke spikeruar edhe përgaditë emisione televizive elitare edhe për luftën dhe periudhën e pasluftës së Kosovës.

BESA
është e vetmja shqiptare e derisotme që drejton një organizatë amerikane kaq të madhe, kaq të fuqishme..., sikurse Organizata e Familjeve të Ushtarakëve të Amerikës (NMFA).
Ajo është Drejtore Ekzekutive e kësaj organizate (NMFA) që në rradhët e saj janë edhe Familje të Presidentëve të SHBA, etj.

BESA
është e vetmja personalitete shqiptare, edhe shqiptaro-amerikane, që ka përshëndet me video-mesazh apo me prani të saj, ma së shumti Takimet/Kuvendet tona PanShqiptare- NdërBallkanike- EuroAtlantike, në Tiranë, Prishtinë, Pejë, Vermosh, Ulqin, Plavë-Guci.

BESA,
është përzgjedhur nga Revista "Military Spouse" (2021) si një nga 15 bashkëshortet dinjitare të ushtarakëve të Amerikës me ndikim në publikun amerikan.
Është nderuar me Çmimet e Larta "Madeline Albright" dhe "Elena Gjika" dhe për veprimtarinë e saj për Kombin Shqiptar është cilësuar, vitet e fundit, edhe si amerikania Rose Wilder Lane dhe britanikja Mary Edith Durham e Shek. XXI.

BESA,
është e vetmja femër shqiptaro-amerikane e abonuar në "Gazeta e Alpeve"; është një nga miket ma të mira të "Gazeta e Alpeve"; është vajza e vetme dhe ideale e Drejtorit të Përgjithshëm të "Gazeta e Alpeve", MSc. Ing. Ramiz Tafilaj në Huoston-Teksas (SHBA) dhe e prof. Diana TAFILAJ, hebreje, një kuadër e nëne e shquar, e një familje të shquar hebreje-amerikane.

BESA,
së bashku me bashkëshortin e saj, David J. Jr. Pinchotti - ushtarak i Pentagonit, veteran Ushatarak i Amerikës, dhe tre fëmijët e saj: Lira, Zana, Loriku, jetojnë në Capitol Hill,. në Uashtington D.C.- kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ne jemi krenar e fatlum që kemi një za të fuqishëm, të paster e të jehonshëm, brenda ambjenteve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington D.C., në kryeqytetine Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Address

Houston, TX

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Jalifat Publishing posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share