Librazhdi News

Librazhdi News “Librazhdi News” website informativ, i vetmi në qytetin e Librazhdit.

09/24/2026

Këshilli Bashkiak i Prrenjasit votoi kundër bashkimit, ai i Librazhdit pro! 👀 Çfarë mendoni se fshihet pas kësaj dashurie të madhe të Librazhdit për Prrenjasin?

Këshilli Bashkiak i Prrenjasit votoi në unanimitet kundër bashkimit me Bashkinë e Librazhdit.Të 17 anëtarët e pranishëm ...
09/24/2026

Këshilli Bashkiak i Prrenjasit votoi në unanimitet kundër bashkimit me Bashkinë e Librazhdit.

Të 17 anëtarët e pranishëm në mbledhjen e thirrur për Reformën Territoriale votuan kundër.

Në mbledhje u bë publik dhe raporti i dëgjesave me qytetarët, ku 398 qytetarë të pranishëm në konsultime u shprehën kundër bashkimit me Librazhdin dhe vetëm 2 ishin pro.

Këshilli Bashkiak i Librazhdit ka votuar sot pro propozimit për bashkimin e Bashkisë Përrenjas me Bashkinë Librazhd, në ...
09/22/2026

Këshilli Bashkiak i Librazhdit ka votuar sot pro propozimit për bashkimin e Bashkisë Përrenjas me Bashkinë Librazhd, në kuadër të procesit të Reformës Administrative-Territoriale 2.0.

Vendimi u mor pas përmbylljes së dëgjesave publike të zhvilluara në njësitë administrative të Bashkisë Librazhd, ndërsa reforma territoriale ishte një nga pikat kryesore të rendit të ditës së mbledhjes së sotme.

Nga 21 anëtarë që përbëjnë Këshillin Bashkiak të Librazhdit, në mbledhje ishin të pranishëm 17 këshilltarë. Pas diskutimeve mbi projekt-draftin e propozuar nga mazhoranca, 16 këshilltarë votuan pro bashkimit të Përrenjasit me Librazhdin, ndërsa një këshilltar votoi kundër.

09/17/2026

😃

A keni nostalgji për Librazhdin e vjetër?
09/01/2026

A keni nostalgji për Librazhdin e vjetër?

08/24/2026

Ju urojmë një mbrëmje të këndshme miq 😍

Po sikur në 2027 të kishte një alternativë jashtë politikës tradicionale? 👀Gazetari Osman Stafa është një nga emrat më a...
08/19/2026

Po sikur në 2027 të kishte një alternativë jashtë politikës tradicionale? 👀

Gazetari Osman Stafa është një nga emrat më aktivë publikë të lidhur me problematikat e Librazhdit. Denoncime, çështje mjedisore, probleme të komunitetit dhe përballje publike me institucionet kanë qenë pjesë e angazhimit të tij ndër vite.

Nëse Bashkia Librazhd zgjerohet edhe me Prrenjasin, drejtimi i saj do të nënkuptonte administrimin e një territori dhe komuniteti shumë më të madh.

A mendoni se Osman Stafa do të ishte kandidat i duhur për kryetar të Bashkisë Librazhd në zgjedhjet e vitit 2027?

Ky postim është pyetje për ndjekësit dhe nuk nënkupton se Stafa ka shpallur kandidaturën.

08/19/2026

Iku skrepi për skrap! 🔥😂

08/10/2026

“Përshëndetje Librazhdi News, ç’a janë këto drita që na i sjellin në dritare? Ka që mbrëmë po na trembin fëmijët”

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, ka fshirë nga Instagrami fotot ku shfaqej duke luajtur shah buzë detit me ...
08/09/2026

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, ka fshirë nga Instagrami fotot ku shfaqej duke luajtur shah buzë detit me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla.

Sipas portalit Redaksia.al, postimi është hequr pas një sinjalizimi nga kryeministri Edi Rama, në një kohë kur vendi përballet me zjarre dhe institucionet janë përqendruar në terren.

Deri tani nuk ka një reagim nga Disha dhe as konfirmim zyrtar nga Kryeministria për paralajmërimin e pretenduar. Fotot u kritikuan edhe për shkak të problemeve me ujin vaditës dhe të pijshëm në disa fshatra të Librazhdit.

Address

The American Road Morris Plains
Jersey City, NJ
07950

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Librazhdi News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share