
07/18/2025
Ditë pas dite po shtohet ardhja e mërgimtarëve në vendlindje. Zemra na bahet mal kur i shohim rrugët tona plot jetë, makina të bukura e fytyra të gëzuara! Kënaqësi e madhe që edhe xhamit tona po mbushen me bijtë e dheut të vet se kush ka lind këtu, gjithmonë e ka zemrën këtu!
Zoti ju dhashtë shëndet e hajër! Kaloni çaste të mira me familjen e miqtë tuaj! Siç thotë populli: “Në shpi të vet, asht si në gji të nanës” dhe kjo Haraçinë është nana e krejt neve!
E për ata që janë rrugës, ose kanë ndër mend të nisen rrugë të bardhë, hapat e lehtë e kthimi i mbarë!
Me shumë respekt,
Haraçina News”