NEJSE. hap pas hapi

07/25/2025

Kam dëgjuar shumë burra, të cilët thonë se dëshirojnë një grua inteligjente në jetën e tyre. Unë do t’i këshilloja që të mendohen mirë për këtë.
Gruaja inteligjente i merr vendimet vetë, ka dëshirat e saj dhe vendos kufij. Ti nuk do të jesh kurrë qendra e jetës së saj.

Një grua inteligjente nuk lejon të manipulohet e as të shantazhohet. Ajo lajmëron, nuk kërkon leje. Nuk do të të ndjekë dhe nuk do që t'i tregosh rrugën. Do të ecë përkrah teje.
Një grua inteligjente është e lirë, sepse ka luftuar për lirinë e saj. Mos u mundo ta prangosësh, sepse ajo do të dijë sesi të arratiset.
Para se të thuash se dëshiron një grua inteligjente në jetën tënde, pyete veten nëse je me të vërtet i gatshëm që të futesh në jetën e saj.
(Gabriel Garcia Marquez)

07/23/2025

Zoti s’më la të ulem në disa tavolina.
Tani e kuptoj pse:
Menuja ishte e ulët, por mendjemadhësia e lartë.

🪶

Kur vajza jote të vijë e të ankohet për sjelljen e burrit të saj…Mos i thuaj të durojë gjithçka me heshtje.Dëgjoje me ku...
07/23/2025

Kur vajza jote të vijë e të ankohet për sjelljen e burrit të saj…
Mos i thuaj të durojë gjithçka me heshtje.
Dëgjoje me kujdes.
Kupto arsyen dhe kërko zgjidhje që e mbrojnë shpirtin dhe dinjitetin e saj.

Mos i thuaj që “shtëpia e burrit është e vetmja strehë”.
Thuaji: “Shtëpia e babait do të jetë gjithmonë e hapur për ty.”

🔴 Gruaja duron lodhjen, vështirësitë, dhe sfidat e jetës…
por nuk është detyruar të durojë mungesën e dashurisë, kujdesit dhe respektit.

❤️ Edukoni fëmijët tuaj që martesa është një bashkëjetesë me mirëkuptim.
Nëse mungon respekti lidhja bëhet e brishtë.

Martesa është jetë që ndërtohet në çift,
jo një udhëtim i gjatë që lëndon zemrën në heshtje.

07/21/2025

🧠⚠️ fakte intersante për jetën dhe njerëzit:
1. Askush nuk do të kujdeset me të vërtetë për ty… përveç nëse je i dobishëm për ta.
2. Njeriu i mirë shfrytëzohet… nëse nuk është edhe i mençur.
3. Njerëzit harrojnë shpejt… përveç nëse ua kujton kush je.
4. Askush nuk do të të shpëtojë… përveç vetes tënde.
5. Varfëria e ul vlerën tënde në sytë e njerëzve… sado i pastër të jesh.
6. Marrëdhëniet ndryshojnë… kur ndryshon gjendja jote financiare.
7. Ai që të do me të vërtetë… nuk dyshon në ty sa herë që ndryshon.
8. Kur thyhesh… 90% e atyre që i konsideroje miq do të zhduken.
9. Disa nuk duan që të rrëzohesh… vetëm që të vazhdosh t’u shërbesh.
10. Askush nuk i sheh lotët e tu… njerëzit shohin vetëm rezultatet e tua.
11. Suksesi ka armiq… para se të ketë përkrahës.
12. Shumica e njerëzve nuk duan të dështosh… por duan që të mos kesh më shumë sukses se ata.

Jo çdo fëmijë ka fatin me pasë gjyshër që interesohen.Ka fëmijë që nuk përkëdhelen me dashni, që nuk provojnë ushqimin e...
07/20/2025

Jo çdo fëmijë ka fatin me pasë gjyshër që interesohen.
Ka fëmijë që nuk përkëdhelen me dashni, që nuk provojnë ushqimin e ngrohtë nga duart e gjyshes, as nuk ndihen si thesari më i çmueshëm për askënd.

Janë fëmijë që përveç nënës e babës, nuk kanë askënd tjetër që u rri afër pa kushte.
Askënd që u beson verbërisht, askënd që mund t’i japë ndjesinë e sigurisë kur bota bëhet e madhe për ta.

Gjyshër që vijnë vetëm “se duhet”, të ftohtë, të përhumbur, që e shohin kohën me nipat e mbesat si një barrë, jo si bekim.
Që nuk i ndriçojnë sytë kur i shohin, e nuk kanë fjalë që u tregojnë sa të veçantë janë.

Zëra që heshtin, përqafime që mungojnë, e gjeste që tregojnë largësi e jo afërsi.
Një dashuri që mungon – jo se fëmijët nuk e meritojnë, por sepse disa zemra nuk dinë të japin.

Ka fëmijë që mësojnë herët se jo çdo gjysh apo gjyshe është aty me zemër.
Jo çdo buzëqeshje është e sinqertë, dhe jo çdo lidhje gjaku garanton dashni.

Ata fëmijë e kuptojnë shpejt çka mungon.
Dhe prapëseprapë, bëhen të fortë.

07/19/2025

Kur isha 20 vjeçe hidhërohesha.
30 vjeçe bëhesha me nerva.
40 vjeçe pyesja veten “përse” dhe vuaja.
Tani 60 vjeçe them “bëni çfarë të doni” dhe buzëqesh me veten.
Nuk është egoizëm, është mbijetesë.

Gjatë rrugëtimin të jetës edhe urrejtja zbehet.
E kupton që nuk ia vlen më, thjesht të mblidhen ca re gri mbi jetën tënde.
Dhe unë, unë dua DIELL.

𝗡𝗴𝗮 𝗠𝗼𝗻𝗶𝗰𝗮 𝗕𝗲𝗹𝗹𝘂𝗰𝗰𝗶

🌊 🌊 🌊 𝐕𝐝𝐞𝐤𝐣𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐭𝐣𝐚 𝐧𝐮𝐤 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐞 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐛𝐬𝐡𝐦𝐞… 𝐩𝐨𝐫 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐚𝐧𝐤𝐭𝐡.Personi që mbytet lufton me çdo forcë për të marrë frymë ...
07/16/2025

🌊 🌊 🌊 𝐕𝐝𝐞𝐤𝐣𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐭𝐣𝐚 𝐧𝐮𝐤 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐞 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐛𝐬𝐡𝐦𝐞… 𝐩𝐨𝐫 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐚𝐧𝐤𝐭𝐡.

Personi që mbytet lufton me çdo forcë për të marrë frymë mbi sipërfaqe, për rreth 90 sekonda.
Pastaj, pa mundësi tjetër, fillon të thithë ujë. Kollitet. Dhe thith sërish ujë… derisa mushkëritë mbushen plot.

Në atë moment, ndjesia është si një djegie e brendshme, ndërsa uji pushton rrugët e frymëmarrjes.
Pastaj vjen qetësia. Një heshtje e çuditshme, gati e ëmbël, e shkaktuar nga mungesa e oksigjenit në tru.

Dhe në fund… zemra ndalon së rrahuri. Truri shuhet përgjithmonë.

Unë kurrë nuk do t'i detyroj fëmijët e mi të duan një të afërm që u mungon (kushdo qoftë ai) që nuk kujdeset për ta, që ...
07/13/2025

Unë kurrë nuk do t'i detyroj fëmijët e mi të duan një të afërm që u mungon (kushdo qoftë ai) që nuk kujdeset për ta, që nuk i kërkon dhe as nuk i intereson të dijë se si janë fëmijët e mi, por këta fëmijë do t'i japin dashuri vetëm atyre që janë prezente në jetën e tyre, atyre që do t'u interesoje kush kujdeset vertet per ta, dhe kaq...

Janë thjesht fëmijë, ju si familje duhet ti kerkoni, por nese nuk i kerkoni, eshte sepse konsiderata juaj eshte barabartë me 0, dhe është po e njëjta konsideratë që ata do të kenë me secilin prej jush.


07/11/2025
07/06/2025

Burrat që kërkojnë një "grua për shtëpi"
së pari duhet të kenë një shtëpi, jo një dhomë në shtëpinë familjare.

07/03/2025

𝐀𝐥 𝐏𝐚𝐜𝐢𝐧𝐨 nuk pëlqente të rrinte me shumë njerëz:
"Nuk më pëlqejnë turmat, as ata që vijnë vetëm kur ka dritë mbi ty.
Miqësia, besnikëria nuk deklarohet me fjalë. Ata që janë miq prej vërteti tregohen në rastet kur je keq, kur ke nevojë për dikë.
Më mirë një tavolinë e vogël me njerëzit e duhur, sesa një festë e madhe mbushur me njerëz që s’janë të sinqertë.
Le ta vlerësojmë praninë, jo dukjen. Thellësinë, jo zhurmën.
Të vërtetët nuk kanë nevojë për vëmendje - ata janë aty edhe kur s’është askush tjetër."

07/01/2025

"Mos u kthe në vendin ku ke qenë i lumtur.
Është një kurth melankolie…

Gjithçka do të ketë ndryshuar dhe asgjë s’do të jetë si më parë.
Mos u përpiq të kërkosh të njëjtat peizazhe, as të njëjtit njerëz.
Koha luan në mënyrë të pistë dhe do kujdeset të shkatërrojë gjithçka që të ka bërë të lumtur dikur.
Mos u kthe ku ke qenë dikur i lumtur.
Ruaje gjithmonë në kujtesë ashtu siç ishte, por mos u kthe.
Jeta vazhdon dhe ka shtigje të reja për të ecur.
Vende të reja për t’u vizituar.
Dhe të tjerë që na presin."

𝐍𝐠𝐚 𝐑𝐨𝐛𝐞𝐫𝐭 𝐃𝐞 𝐍𝐢𝐫𝐨_

Address

Macedonia, OH

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when NEJSE. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to NEJSE.:

Share