in7.tv in7.tv është projekt mediatik i themeluar që lajmi të mos mbajë anë!

05/30/2026

Skandali i rezervave shtetërore ku është e përfshirë, ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari tashmë po bëhet akoma më i qartë për publikun.

Gazeta Paparaci ka siguruar komunikime të reja në mes ish-ministres, sekserit të mirënjohur, Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarëve të Ministrisë.

Ndonëse sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, ata nuk posedonin certifikata sigurie, bisedat për procedurat e sigurimit të rezervave shtetërore, që konsiderohet sekrete shtetërore ishin realizuar në platformën WhatsApp.

Më e rënda, nga këto komunikime del se Ridvan Muharremi nuk ishte vetëm sekser por edhe koordinator i krejt procesit.

Në ato komunikime shihet se Muharremi ka kontaktuar me operatorët ekonomikë, është marrë edhe me detajet e transportit dhe deponimit të rezervës shtetërore.

Sipas Paparacit këto biseda mes muajve mars dhe qershor të vitit 2022.

Biseda e plotë e publikuar në Paparaci:

Irfan Lipovica: Me ambasadorin e shqipërisë është mirë me u taku, nëse mundet me na liru prej kostos së portit pas 5 dite, po llogaritet që zgjat 20 ditë shkarkimi, çdo ditë pas ditës së 5 është 5000 euro kosto si dhe nëse mundem me i thjeshtëzu procedurat

Rozeta Hajdari: Flas me ministren Daulina Ibrahimaj

Hafiz: Ok, jemi me Ridin, tuj shikue për transportuesit

Rozeta Hajdari: Ku

Ridvan gruri: Momentalisht ky i p***a 20 kamiona

Rozeta Hajdari: Kush është ky

Ridvan gruri: Na dha ni qmim ok osht

Ridvan gruri: Po jom ty fol me Agjentin në Shqipri për me na kry pun

Rozeta Hajdari: Kontratën duhet ta ndryshojmë

Rozeta Hajdari: Hafiz a ke shkru email te furnizuesi i grurit në Turqi shqip dhe anglisht

Ridvani gruri: A ka mundësi me u ndëgju

Rozeta Hajdari: jam në mbledhje të Qeverisë

Ridvani gruri: Dojsha me ju thon me fol me Ambasadorin e Shqipris me na ndihmu

Rozeta Hajdari: I them ministres

Hafiz: Veq anglisht e kemi ba kontratën, ministre

Hafiz: Te Hamza Atalay

Hafiz: nepermjet e-mailit Ertan Sendvik

Ridvan gruri: Zonja Ministre na kemi ni punë shum ma me randesi SOT se sa kontrata ju lutem

Irfan: A mund ta kemi një raport të shkurt për ofertuesit e sot-it, sa kamon kanë ofru dhe qmimet

Hafiz: Po, e kam edhe një OE në 15,00 por e përmbledhi disi

Irfan: Vetem në pika të shkurta, qmimi dhe numri i kamionëve të ofruar

Hafiz: Ok

Rozeta Hajdari: Irfam dhe Hafiz ejani pas 30 min në kabinet

Irfan: Confimed

Hafiz: Kujdes me përzgjedhjen e anijës Rid, maksimumi i thellsisë qenka 8.5m.. shkarkim/ngarkimi spo merrka kohë n’PortoRomano, për 5-6 min kamioni po u ngarkohka e peshojka!

Irfan: Dmth p***a mundësi shumë kamionë me qenë

Irfan: Mirë shumë

Ridvani gruri: Jo në Portoromando nuk osht port i mirë

Ridvani gruri: E bimë në Durse kto Anije e kryjmë punë

Hafiz: Durrsi edhe ma i cekt, RidvanAbe!

Ridvani gruri: Po veq ka qen Anija aty e din

Hafiz: Për ankorim, na u kërkuen përmasat e anijes, Rid!

Ridvani gruri: Neve na duhet agjenti e aj merret me anije fol me kapetanin

Ridvani gruri: I kom thon Hafizit mu më duhet vetëm numri dhe emri i Agjentit

Hafiz: Nesër n’ora 10:00 e ke Rid!

Ridvani gruri: Ntm e për knej ata net meren vesh me kon o shku Hafizi unë prap jom ok për gjdo gja me kon aty

Ridvani gruri: [REDAKTUAR] Hafiz për me e lon mallin e kom siguru ni ven për 200 kamiona edhe i ka 20 kamiona të rezervum për ne ok mos e haro osht njeri i besueshëm

Hafiz: Është ky mulli, Rid? Apo transportues

Ridvani gruri: Mulli edhe ka kamiona që i siguron

Irfan: Hafiz kur te pushojsh, një info në pika të shkurtra për vizitën atje, u takuam e folëm por me mirë e kemi këtu

Hafiz: Nga dy agjentët e licensuar: Erges Mezini REIMAR dhe Gëzim Seranaj ELRED, Ridi mund t’i drejtohet këtij të dytit. Çmimoren e portit po ua përcjell në e-mail. Problemi i vetëm mbetet 5 ditëshi i zbarkimi që duhet t’zgjatet, ose transporti të vijë me dy anije 5000 tonëshe me një pauzë njëjavëshe n’mes. Fershpedi ashtë OE serioz që mund t’i besohet transporti Durrës-Prishtinë.

Irfan: Mirë shumë

Irfan: Dmth gati qenkemi për kontratë të hënën

Hafiz: Po, kontratat, menaxherët, komisionet, edhe deponimi

Ridvan gruri: Sa i përket meje po

Irfan: Mirë shumë

Irfan: Deponimin po mundohemi me shpërnda ke edhe rekomandim i kforit

Ridvani gruri: Ndëgjohemi nesër nese keni kohë

Irfan: A na vjen zejtini nesër

Irfan: Vaji

Ridvani gruri: Sot o nis se i kan bo letrat kah Serbija dje o dasht mu nis o nis sot ja kan dru vjen kah Maqedonija

Irfan: Aha ok

Irfan: Nja 3 ditë po u vonojka

Ridvani gruri: Po veq për 3 dit nashta ma heret ktu se ish kon problem me transportesa nuk po dasht me ardhur knej po u kry

Irfan: Super

Rozeta Hajdari: Ridvan të lutem emrin e anijes daten dhe kohën kur niset, dhe daten dhe kohën kur vjen

Rozeta Hajdari: Dhe nga cili port në turqi niset anija

Rozeta Hajdari: Jemi tani me KFOR dhe FSK

Ridvani gruri: Iskenderum Porti

Ridvani gruri: Tash po flas me agjentin dhe ju dërgoj karakteristikat

Rozeta Hajdari: Na duhet një anije e tillë

Ridvani gruri: Këto janë shënimet e anijes

Ridvani gruri: Mu me keni në dispozicion 24 orë veq lajmromni pak ma heret për takim

Hafiz: P***a ardhë vaji

Hafiz: Këtë javë vjen apo jo?

Ridvani gruri: Po

Hafiz: Rid, sapo ti kesh t’dhënat e anijes na i përcjell t’lutem! Na duhen me një takim t’orës 15:00 sot

Ridvani gruri: Nuk e di a muj sot me t’i siguru

Ridvani gruri: Irfan paret hala skan mrri pom hupin anijet ju lutemmmmm

Irfan: Pagesa sot në mëngjes është certifiku

Irfan: Nese sot skan mbrri neser në mëngjes jon

Ridvani gruri: Ishalla menxi i gjeta prap 2 Anije po fillojm me bo shpenzime palidhje Hamza pom thot

Irfan: Rid nga thesari konfirmojn që mjetet dalin deri në fund të ditës

Ridvani gruri: Ok shpejt ti qoj shënimet e Anijeve

Irfan: Super

Ridvani gruri: I sigurova krejt veq paret nuk kan mri

Rozeta Hajdari: A ende nuk janë nisë anijet?

Ridvani gruri: Jo zonja Rozeta pa pages nuk nisen

Rozeta Hajdari: Pse kjo vonesë zv sekretar Irfan?

Irfan: Të premten sistemi i thesarit ska punu fare për shkak të fundmuajit, dje është hap është kry pagesa sot bëhet transferi apo arrijnë mjetet – ka konfirmu thesari

Irfan: Kanë mbrri pagesat- konfirmim nga thesari

Hafiz: Eh shyqyr!

Hafiz: Gëzim Seranaj, mund t’mos jet agjenti, Rid. Porti nga preferoj dy tjerë, por emrat e tyre i marrim sapo t’ua përcjellim t’dhënat e anijeve!

Ridvani gruri: Erdha un

Rozeta Hajdari: A keni siguru vendin për importin e vajit dhe sheqerit

Rozeta Hajdari: Unë thirra [REDAKTUAR] pasi kuptova nga Ridi e jo nga ju se nuk keni siguru vend ende për sheqer

Irfan: Po jom në kontakt me agonin dhe ende spo di sigurt, na konfirmon së shpejti

Irfan: Kisha dëshirë ta menaxhon ky, një operator tjetër që na ka premtuar që e merr së fundi ka hjek dorë

Rozeta Hajdari: Menaxhimi nga MINT është keq !!!

Irfan: Qëllimi ynë është që të i ruajm pa paguar qera e kjo po është sfiduese

Irfan: E konfirmuan edhe gadishmerin për ruajtje të sheqerit, tani po vjen operatori për nënshkrim të kontratës

Ridvani gruri:Super

Ridvani gruri: Ju dërgova dy anijet janë konfirmu

Ridvani gruri: Kërkush nuk po e konfirmon që e murët mesazhin

Irfan: Super

Irfan: Hafizi ju ka dërgu një anëtari të kforit

Ridvani gruri: Tash osht ty u ngarku ton naten po ngarkojm sonte

Ridvani gruri: A ka kush që u gzu a jo

Irfan: Mirë shumë

Hafiz: Gëzim gjithësesi, Rid!

Hafiz: S’po mund e gjej BILL OFF LOADING në dokumentat më lart, Rid!

Ridvani gruri: Per qdo lëvizje ju lajmroj meniher

Rozeta Hajdari: Ridvan ja jep detajet

Ridvani gruri: Për qka Detajet

Ridvani gruri: Sonte Anija e kryn ngarkimin e nesër në mëngjes niset letrat e ngarkimit nuk muj mi marë deri sa të kryhet ngarkimi kjo Anije ka 6400 ton. tjetër spp di qka me ju thon

Ridvani gruri: Tjetra ngarkohet meniher mas ksaj detajet e Anijeve ju kam dhon

Rozeta Hajdari: Mi dërgo njëherë

Ridvani gruri: Ky osht Agjeti [agjenti, v.j] në Shqipri që duhet me u kontaktu Agjentat tonë

Ridvani gruri: Miremengjesi Anija nuk ka mujt prom naten me përfundu ngarkimin se ka ra shum shi, kështu që sot po vazhdon ngarkimin e nesër në mengjez herët niset

Irfan: Faleminderit për info

Ridvani gruri: Kom premtu me informu

Hafiz: Përderisa s’është ngarkue anija, duhet shikue ky Agjent: Erges Mezini

Irfan: Rid: Anijet a do ta kenë një bill of loading apo dy

Ridvani gruri: 2 se dy copa jon

Irfan: Nëse munden anijen e dytë mos me nis menjëherë që mos me na pri shumë në port deri të shkarkohet e para puna e kostos, nja 4 ditë po duhen në rrethana normale për të paren

Ridvani gruri: I ka 4 ditë për shkarkim

Ridvani gruri: Kjo kryhet ajo vjen

Irfan: A i ka një 5 ditë të lira e para

Irfan: pa penallti?

Ridvani gruri: Qe 20 min jom aty

Hafiz: Ok

Rozeta Hajdari: Përshëndetje

Ridvani gruri: Përshëndetje

Ridvani gruri: Hafiz un ta kom dërgu Adresën e Agjentin ky i joti net e kontakton

Ridvani gruri: A keni ardh në zyre apo jo

Rozeta Hajdari: Jo sot në shpi punoj se paradite isha në shkup

Ridvani gruri: Ok punë të mbarë

Ridvani gruri: Të Hanën duha mu pa me juve 10 min

Ridvani gruri: Hiq spo ma ktheni përgjigjen

Hafiz: Aty jemi Rid, kurdo që del!

Hafiz: Aty jam pra

Ridvani gruri: Faleminderit Vikend të bukur krejt Grupit

Ridvani Grupi: Rruga e mbarë i koftë Anija u nis

Irfan: Mirë shumë

Ridvani gruri: Ju lutem përcjellni letrat te shpedicionet që me pas kohë mi pregatit letrat

Hafiz: Bukur fort, qenka BL që na kërkohet… lundrim t’mbarë!

Rozeta Hajdari: Rid, si i kan ditët në port anijet, dyjat nga pes ditë?

Hafiz: Apo e para ma shumë

Ridvani: Përshëndetje Anija për shkak të motit të ligë asht vonu kështu që ose në mramje me 15 vjen ose me 16 gjat ditës që po na konvenon po i marim 2 ditë të vikendit pa kompenzim punë të mbarë

Irfan: Faleminderit për info

Hafiz: Rid, e thirri sërish Qalin, nashta merren vesh! Po pyet, ami nisë kamionat për Durrës? Emailin e Hamzës e forëardova

Ridvani gruri: Tjetra Anije nesër në mëngjez fillon ngarkimin

Hafiz: Sukese

Rozeta Hajdari: Zvsekretar a shikove për Doganën

Irfan: Po me Drejtorin isha në kontakt

Irfan: Na mundësoj zgjatjen e orarit, zyrtarët doganorë do të akomodojn kërkesat e operatorit

Rozeta Hajdari: shumë mirë

Irfan: Mirë shumë

Hafiz: Kurdo që ke kohë, t’presim me sekretarin, Rid

Ridvani gruri: Nuka jam në Kosovë, cka ka të re

Irfan: Mirë shumë

Hafiz:

Flm Rid

Ridvani gruri: Përshëndetje të gjithve deshta me ju pëshëndet dhe me ju informu që Anija oshte nesër në ora 14:00 në portin e Dursit Naten e mirë

Irfan: Faleminderit

Hafiz: Me Irfanin mermi me pikat, tash!

Ridvani gruri: Flej mirë Hafiz e meno mirë gjithmon del mirë mos të paragjykojm Letrat jon të njëjta si të parat veq sasija ndron

Hafiz: Ntm burra!

Irfan: Rid a po e dijmë kohën kur mbrrin vaji dhe sheqeri?

Ridvani gruri: Nesër ose masneser niset

Ridvan gruri: Hafiz aj ta ka dërgu ni formë tash na dërgon edhe kët tonën

Hafiz: Po po, për pagesa jasht, po duhet qaj ekseli sikur i juvi i fundit. Ministrja më thirri ktu jom afër zyrës së saj

Ridvan gruri: [REDAKTUAR] Hafir për me e lon mallin e kom siguru ni ven për 200 kamiona edhe i ka 20 kamiona të rezervum për ne ok mos e haro osht njeri i besueshëm

Hafiz: Bukur fort, derisa ta bëjm ndonjë zgjidhje afatgjatë

Hafiz: Mjesi Rid, 52.5 ton drith mangut po dalin!

Ridvan gruri: qfar komepnzimi nuk po kuptoj 6000 ton jon kon ma tepër unë i kom krejt matjet e vagave që jon mbushë, Hafiz të Merkurën vjen Hamza e mi bjen krejt letrat e vi me të edhe krejt i kryjmë punë të mbarë

Hafiz: Rid, sot po fillojm me procedim në gjyq! Dy e-maila ia shkorva YAFE-s, s’ndihet i gjallë!

Ridvan gruri: Ti fillo po gabim je shum prit nesër në mëngjez shihemi e meremi vesh se krejt letrat i kom

Ridvan gruri: Hafiz Hamza ka ardh krejt letrat i ka vetëm kur të takohemi duhet me u taku edhe me Rozetën leje ni takim patjetër me të nëse dojm me u taku ok

Hafiz: Tomasi ç’thot?

Ridvan gruri: Kamionat ka dasht mi qu kah Serbija i ka rregullu krejt po i kanë thon që nuk bon vinshpedicionet anej i thash me ardh kah Maqedonia ok vin pa merak

Ridvan gruri: Hafiz Hamza osht edhe nesër para dite ktu e mos të flejm po të takohemi e mos thuni ka dal mongi ka dol tepër

Hafiz: Përshëndetje Rid, Naj risi prej Tomasit?

Ridvan gruri: Nesër më premtoj mi dërgon numrat e kamionave e ka kry krejt

Ridvan gruri: Kqyre a të erdh ni imail prej Tomasit

Hafiz: Po, p***a lyp afat, koxha gjatë.. fundin e gushtit, si deadline! Po e pyes nesër shefen

Hafiz: Mirëmengjes shoq.. as Ridi, as Neziri s’erdhen dje!

Ridvan gruri: Hafiz trem a mos ti kanë lajmru kta idiotat se shim e keni shty me ta po ju thash 100 her hajdeni po shkojm po ja nxojm derën në Poloni e nuk podalim deri sa te kryn po ju sdi qka po pritni mo

Hafiz: Përsh. Rid, Tomasin sot e dorëzova të org. kompetente, mundohu deri të hënën rreth grurit që t’mos koritmi për pak, t’lutem!

Rozeta Hajdari: Me çka merret firma e Hamza Yatallay

Hafiz: Turizëm dhe ndërtim

Rozeta Hajdari: Jo mirë, te kush e ka ble grurin, te cila firmë në Ukrainë

Hafiz: Se kam këtë firmë

Rozeta Hajdari: Pse nuk e ke, pse nuk e ke pyet?

Hafiz: S’shkruen kurrkund, veq origjina, shteti

Rozeta Hajdari: Po ti duhesh me pyet, me dijt kah të ka ardhë gruri

Hafiz: Tash e kam hallin te vonesa e vaiit dhe sheqerit

05/30/2026

Këngëtarja Soni Malaj ka ndarë një rrëfim interesant nga periudha e lidhjes së saj me Flor Mumajesin. Gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, ajo tregoi se në një moment kishin vendosur t’u thoshin edhe familjarëve se ishin ndarë, megjithëse vazhdonin të ishin bashkë.

Sipas Malajt, sekreti nuk zgjati shumë, pasi dikush i fotografoi së bashku teksa dilnin nga aeroporti dhe imazhet u publikuan menjëherë në media. Ajo kujtoi se lajmi u përhap aq shpejt, sa kur shkuan në një restorant të njohur, të gjithë të pranishmit po ndiqnin në televizor kronikën për ta.

“Njerëzit kishin shumë kuriozitet për jetën tonë private”, u shpreh këngëtarja, duke kujtuar një nga momentet më të komentuara të marrëdhënies së saj me Flor Mumajesin.

05/30/2026

Usame Zukorliq, kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim (SPP) dhe ministër në Qeverinë e Serbisë, ka deklaruar përmes një video-postimi se sipas analizave të ADN-së, familja e tij ka origjinë ilire nga fisi Kuçi dhe nga treva e Gucisë.

Kjo deklaratë vjen pas qëndrimeve të ngjashme të babait të tij, ish-myftiut të ndjerë Muamer Zukorliq, i cili në disa raste kishte theksuar se populli i Sanxhakut nuk është me origjinë sllave apo turke, por ka rrënjë ilire.

Muamer Zukorliq kishte deklaruar se trashëgimia ilire përbën një pjesë të rëndësishme të historisë së rajonit, duke theksuar se civilizimi ilir është ndër më të vjetrit në Ballkan.

Megjithatë, si Muamer ashtu edhe Usame Zukorliq kanë theksuar vazhdimisht se identiteti i tyre kombëtar është boshnjak, pavarësisht prejardhjes që ata e lidhin me rrënjë ilire.

05/30/2026

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se Qeveria do të mbajë nesër një mbledhje online ku do të shqyrtohen masat e reja për formimin e çmimeve të derivateve të naftës.

Sipas Mickoskit, bazuar në analizat e lëvizjeve të çmimeve në bursat ndërkombëtare gjatë javëve të fundit, pritet që çmimi i naftës të ulet nga 6 deri në 6.5 denarë për litër, ndërsa benzina të mbetet në nivelin aktual ose të shtrenjtohet minimalisht për 0.5 denarë.

Ai bëri të ditur se norma preferenciale e TVSH-së për benzinat do të rikthehet nga 10 në 18 për qind, por në fuqi do të mbetet ulja e akcizës prej dy denarësh për litër për naftën dhe benzinat pa plumb.

Mickoski tha gjithashtu se po zhvillohen bisedime me kompaninë OKTA për të siguruar zbritje shtesë gjatë gjysmës së parë të muajit qershor.

“Pres që çmimi i benzinave të mbetet pothuajse i pandryshuar, ndërsa nafta të lirohet rreth 6 deri në 6.5 denarë për litër”, deklaroi ai.

Kryeministri theksoi se edhe pas ndryshimeve të reja, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ketë një nga çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon.

05/30/2026

Profesori i së drejtës, Bashkim Selmani, ka reaguar ashpër ndaj Ligjit të ri për Përfaqësim të Drejtë, i cili u publikua pas më shumë se dy vitesh pa mekanizmin e Balancuesit.

Në emisionin , Selmani e cilësoi versionin aktual si një “ligj të ligë”, duke vlerësuar se ai jo vetëm që nuk e zgjidh problemin e përfaqësimit të drejtë, por rrezikon ta thellojë edhe më shumë atë.

Sipas tij, mungesa e Balancuesit, kritereve të qarta dhe rregullave strikte lë hapësirë të madhe për interpretime dhe manipulime në zbatim. Ai theksoi se në pothuajse çdo nen të draftit ekzistojnë formulime që mund të keqpërdoren lehtësisht.

Selmani u bëri thirrje shqiptarëve të mos e pranojnë këtë version të ligjit dhe kërkoi riformulimin e tij përmes një procesi gjithëpërfshirës, ku do të angazhohen ekspertë të çështjeve juridike dhe kushtetuese nga të gjitha komunitetet etnike në vend. Sipas tij, vetëm një ligj i ndërtuar mbi kritere të qarta dhe garanci konkrete mund të sigurojë përfaqësim të drejtë dhe të barabartë në institucionet shtetërore.

05/30/2026

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) ka pranuar në radhët e saj dy oficerë ndërlidhës nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), majorin Gentrit Idrizi dhe majorin Labinot Lala.

Sipas njoftimit të Bordit të Paqes, përfshirja e oficerëve kosovarë synon të përmirësojë komunikimin dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet ISF-së dhe institucioneve të Kosovës.

Bordi i Paqes vlerësoi se integrimi i tyre në stafin e ISF-së forcon koalicionin ndërkombëtar dhe kontribuon në avancimin e përpjekjeve për siguri dhe stabilitet.

05/30/2026

Pretendime të forta janë artikuluar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, ku gazetari Çim Peka deklaroi se Prokuroria e Kosovës po heton dyshime për sulme dhe fushata denigruese ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilat sipas tij lidhen me IP adresa që çojnë drejt zyrtarëve të VLEN-it.

Sipas Pekës, një nga IP adresat që po verifikohet në kuadër të hetimeve lidhet me Adnan Azizin, shef kabineti i zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti.

“Ka pretendime dhe për këtë po heton Prokuroria e Kosovës. Një nga adresat e sulmeve është edhe me IP adresën e Adnan Azizit”, deklaroi Peka gjatë emisionit.

Deklarata shkaktoi reagim të menjëhershëm nga kryetari i Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, i cili tha se po dëgjonte për herë të parë për një çështje të tillë dhe se do ta trajtojë seriozisht.

“Për herë të parë dëgjoj për këtë dhe si një nga udhëheqësit e VLEN-it do ta konsideroj seriozisht. Ne nuk jemi për denigrimin e oponentëve politikë”, tha Kasami.

Pretendimet e Pekës rikthejnë në vëmendje akuzat e mëhershme të partive kundërshtare, të cilat kanë pohuar se brenda VLEN-it funksionojnë struktura të propagandës së zezë dhe rrjete mediash online që përdoren për sulme politike ndaj kundërshtarëve.

Më herët, edhe Arben Taravari kishte deklaruar se “Izet Mexhiti e mori me vete pjesën më të keqe të BDI-së”, duke pretenduar se metodat e propagandës dhe diskreditimit politik janë transferuar nga BDI tek VLEN.

Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Izet Mexhiti apo Adnan Azizi lidhur me pretendimet e bëra në emisionin e Syri TV, ndërsa mbetet të shihet nëse autoritetet kosovare do të dalin me informacione shtesë për hetimet e përmendura.

05/29/2026

Ministri i Drejtësisë nga radhët e ZNAM-it Igor Fillkov nuk e ka ndërmend të lëvizë asnjë milimetër nga qëndrimi i tij i betonuar se provimi i jurisprudencës duhet të jepet vetëm në maqedonisht, pavarësisht kërkesave të studentëve shqiptarë që dy herë i protestuan përpara objektit të ministrisë, ndërsa Inspektorati i Gjuhëve i hapi procedurë për shkelje të ligjit. Fillkov nuk hamendet edhe pse kryeministri Hristijan Mickoski theksoi që çështja e zgjidhjes është në duar të ministrit, ndërsa quante opozitën shqiptare patriotë nga Ali Ekspresi.

“Nëse e keni lexuar ligjin, do të lexoni se provimi nuk i rregulluar me ligjin se në cilën gjuhë do të jetë, por atë e rregullon ministri. Sa ministra të Drejtësisë kanë qenë nga koalicioni që ju e keni mbështetur në të kaluarën? Pse nuk e rregulluat? Ja të ju pyes, ju tani jeni në atë koalicion, deri para se të vijë kjo Qeveri, ministër i Drejtësisë ishte ministër i cili vjen nga koalicioni juaj, pse ai nuk e rregulloi, pse nuk e bëri? Ligji ia lejon. Ja do të ju them unë, sepse jeni dyfytyrësh, pasi që jeni patriotë nga Ali Expres kur jeni në opozitë, ndërsa kur jeni në Qeveri promovoni eko agjenda të gjelbra”, deklaroi kryeministri Mickoski dje në Kuvend.

Megjithatë Fillkov vazhdon të mbahet stoik kundër kërkesave të studentëve shqiptarë, ndërsa me gjuhë patriotike mbron gjuhën maqedonase si themel të shtetit. Në fakt, vetë roli i partisë së Fillkovit në Qeveri sipas kryetarit të ZNAM-it ishte që t’i del në mbrojtje VMRO-së të mos shantazhohet me kërkesa nga shqiptarët.

“Kemi hyrë në Qeveri vetëm për një aspekt. Që t’i mundësohet shumicë bllokut politik maqedonas që të mos mundet të shantazhohet dhe të shfrytëzohet metoda e BDI-së”, kishte deklaruar Maksim Dimitrievski nga ZNAM më 1 korrik të vitit 2024.

ZNAM, po atë periudhë gjithashtu ishte e zëshme edhe kundër përdorimit të flamurit shqiptar nëpër zyrat e Qeverisë, për çka publikisht i paralajmëruan partnerët e koalicionit se nëse praktika vazhdon, do ta braktisin ekzekutivin.

Pavarësisht deklaratave nacionaliste dhe qasjes “disiplinuese” ndaj shqiptarëve, Izet Mexhiti nuk e pati problem që në tetor të vitit 2025 t’i shkojë Maksim Dimitrievskit në Kumanovë, për t’i dhënë mbështetje elektorale siç e thotë Dimitrievski, të ngrohtë dhe të fuqishme.

Për mbështetjen e cila u përcoll me shumë kritika në opinion, Mexhiti u arsyetua se Dimitrievski nuk është engjëll, ndërsa ka qenë i obliguar të zgjedh mes dy të këqijave.

“Këtu është zgjidhja ndërmjet dy të këqijave. E keqja më e vogël është zotëri Dimitrievski”, ka deklaruar Mexhiti në tetor të vitit 2025 në intervistën për Alsat.

Pavarësisht mbështetjes së Izet Mexhitit në zgjedhje, ZNAM-i e barazoi VLEN-in në Kumanovë me partinë serbe, duke i ofruar vetëm një drejtori. E sot kur çështjet me interes për shqiptarët ngritën lartë në agjendë, Fillkov ia kthen VLEN-it sërish me bërryl. Madje, funksionarët më të lartë shtetëror i quan me tituj profesional, siç ishte rasti me zëvendëskryeministrin Bekim Sali, i cili në rastin kur e përmendi çështjen e jurisprudencës në shqip i tha stomatolog. Të detyruar nga qasja refuzuese e Fillkovit, VLEN deklarohet që nuk e njeh autoritetin e tij, pavarësisht se Fillkov e ka vulën në dorë.

05/29/2026

Turqia ka kryer me sukses testimet përfundimtare të raketave ajër-ajër Gökdoğan dhe Bozdoğan me koka luftarake reale, një zhvillim që shënon hyrjen e industrisë turke të mbrojtjes në një nga fushat më komplekse të teknologjisë ushtarake.

Testi i fundit konsiderohet si drita jeshile për prodhimin serik të këtyre raketave, të cilat janë zhvilluar për të reduktuar varësinë e Ankarasë nga sistemet perëndimore dhe për t’i dhënë Forcave Ajrore turke aftësi plotësisht vendore në luftimet ajrore.

Projekti, i nisur më shumë se një dekadë më parë, përfshin raketa moderne të pajisura me sisteme të avancuara drejtimi dhe radari, të krahasueshme me disa nga armët kryesore që përdoren aktualisht nga vendet e NATO-s.

Ekspertët e mbrojtjes vlerësojnë se rëndësia e tyre nuk lidhet vetëm me raketat, por me ekosistemin teknologjik që Turqia ka ndërtuar ndërkohë, duke përfshirë radarët AESA, sistemet e komunikimit dhe platformat ajrore pa pilot.

Një nga aspektet më të diskutuara është integrimi i këtyre raketave në dronët luftarakë turq si Kızılelma dhe ANKA-3. Kjo mund t’i mundësojë Turqisë të përdorë mjete pa pilot për misione ajër-ajër, një koncept që konsiderohet pjesë e doktrinës së ardhshme të luftës ajrore dhe që po zhvillohet paralelisht nga fuqitë kryesore ushtarake të botës.

Analistët vlerësojnë se kombinimi i raketave vendore, radarëve modernë dhe dronëve luftarakë përfaqëson një hap të rëndësishëm në ambicien e Turqisë për të zhvilluar sisteme të avancuara luftarake dhe për të rritur pavarësinë e saj teknologjike në sektorin e mbrojtjes.

05/29/2026

Pas incidentit të rëndë ku një dron rus goditi një ndërtesë banimi në Rumani, duke plagosur civilë dhe duke shkaktuar alarm në territorin e NATO-s, Aleanca ka paralajmëruar forcim të masave mbrojtëse në rajon.

Raportimet flasin për rritje të pranisë dhe koordinimit ushtarak në krahun juglindor të NATO-s, ku bëjnë pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim zyrtar publik se NATO ka urdhëruar dërgimin e trupave nga këto dy vende specifikisht drejt Rumanisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se aleanca është e gatshme të mbrojë “çdo centimetër të territorit të saj” pas sulmit që konsiderohet një nga incidentet më serioze të luftës që ka prekur drejtpërdrejt territorin e një vendi anëtar.

Pra, pjesa për sulmin rus në Rumani është e konfirmuar, por pretendimi se NATO ka urdhëruar tashmë dërgimin e ushtarëve nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia nuk rezulton i konfirmuar nga burime zyrtare deri tani.

Address

Manhattan, NY
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when in7.tv posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share