12/02/2025
Mbrëmë patëm kënaqësinë të shfaqim premierën e filmit tonë dokumentar “Aktorët e Kanes” para publikut tonë vendor.
Faleminderit të gjithë të ftuarve që ishin pjesë e premierës sonë.
Prania, mbështetja dhe vlerësimet tuaja e bënë këtë mbrëmje edhe më të veçantë.
Faleminderit ekipit, institucioneve mbështetëse dhe të gjithëve që kontribuan në realizimin e këtij projekti të vogël, i cili mban peshën e një historie të madhe.