Struga Times

Struga Times Beautiful city of Struga, in times with pictures, videos and information.

Polici hero i Fierit, ish student ekselent i IUS.Ditën e djeshme në Fier, në një aksident të rëndë, aty kur një moment e...
08/09/2025

Polici hero i Fierit, ish student ekselent i IUS.

Ditën e djeshme në Fier, në një aksident të rëndë, aty kur një moment edhe sekondat bënin diferencën mes jetës dhe vdekjes, punonjësi i Policisë së Shtetit shqiptar dhe ish student i diplomuar në degën e Kriminalistikës në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës Klajdi Mustaj nuk hezitoi asnjë çast.

Me guxim të jashtëzakonshëm, dhe pregatitjen e duhur profesionalo-teknike, ai hyri drejt rrezikut për të shpëtuar katër të rinj nga makina që po digjej pas një aksidenti tragjik, duke bërë krenarë familjen e tij, shoqërinë por mbi të gjitha Universitetin Ndërkombëtar të Strugës në të cilin u formua dhe u pregatit profesionalisht në stadet më të larta bashkëkohore.

Ky nuk është thjesht një akt detyre, por një akt zemre, sakrifice dhe humanizmi që vlen të përshëndetet dhe të merret si shembull për gjithë të rinjtë tanë.

08/09/2025

Shoqata Humanitare “Bamirësit Struganë” – Qëndrim Zyrtar

Shoqata jonë nuk mbështet dhe nuk do të mbështesë asnjë kandidat apo subjekt politik.

“Bamirësit Struganë” është dhe do të mbetet vendi ku çdo njeri në nevojë është i mirëpritur, pa dallim bindjeje apo përkatësie. Dyert tona janë gjithmonë të hapura për të gjithë, dhe puna jonë ka një qëllim të vetëm – ndihmën dhe mbështetjen humanitare.

08/09/2025
08/07/2025
T’i kthehen urgjentisht veturat mërgimtarëve!Mbrëmë në Strugë u organizua një ekspozitë veturash luksoze nga mërgimtarët...
08/05/2025

T’i kthehen urgjentisht veturat mërgimtarëve!

Mbrëmë në Strugë u organizua një ekspozitë veturash luksoze nga mërgimtarët tanë, e cila përfundoi me sekuestrimin e disa prej tyre nga policia. Ky reagim është i tepruar dhe joproporcional!

Të bësh pak zhurmë një natë nuk është arsye për ndëshkim kaq të ashpër. Mërgimtarët sjellin jetë, ekonomi dhe dashuri për vendlindjen nuk meritojnë trajtim të tillë.

Apelojmë: t’u kthehen menjëherë veturat dhe të tregojmë mirëkuptim ndaj tyre.

08/02/2025

Vizitë miqësore në Myftininë e BFI-së Strugë

Gjatë ditës së sotme, Myftinia e BFI-së Strugë mirëpriti në një vizitë miqësore avokatin dhe kandidatin e pavarur për Komunën e Strugës në zgjedhjet lokale të vitit 2025, z. Besnik Asani.
Myftiu i Strugës, H. Adi ef. Murtishi, e priti me respekt dhe e njoftoi për punën dhe aktivitetet që zhvillohen në kuadër të Myftinisë.
Vizita u zhvillua në një atmosferë të sinqertë e respektuese, me theks në rëndësinë e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mes institucioneve dhe individëve që kontribuojnë për të mirën e qytetit.

Myftinia e BFI-së Strugë

Address

394 E 8th Street
Williamsburg, OH
10009

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Struga Times posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Struga Times:

Share