Lidhja Shqiptare Europiane

Lidhja Shqiptare Europiane Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Lidhja Shqiptare Europiane, Publisher, 801 E 2nd Avenue, New York, NY.

Patriotizmi sot matet me mbështetjen e prodhusit vendorëInstituti-Lidhja Shqiptaro Evropiane shpreh shqetësimin për gjen...
07/08/2026

Patriotizmi sot matet me mbështetjen e prodhusit vendorë

Instituti-Lidhja Shqiptaro Evropiane shpreh shqetësimin për gjendjen e prodhuesve vendorë dhe bën thirrje për mbrojtjen e tyre përmes politikave të drejta tregtare dhe mbështetjes nga konsumatorët.

Nuk është e pranushme që produktet e importuara të krijojnë presion të vazhdushëm mbi prodhuesit vendorë. Për shembull, raportohet se qumshti i importuar nga Maqedonia e Veriut hyn në tregun e Kosovës me 73 cent dhe më pas sh*tet me 79 cent, duke krijuar vështirësi për konkurrencën e prodhuesve vendas.

I bëjmë thirrje shqiptarëve kudo në botë që të mbështesin prodhimet vendore të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke zgjedhur produktet me origjinë shqiptare, kontribuojmë në krijimin e tregjeve për prodhuesit tanë, në ruajtjen e vendeve të punës dhe në forcimin e ekonomisë kombëtare.

Një ekonomi e fortë është themel i një shoqërie të qëndrueshme. Mbështetja e prodhimit vendor ndihmon në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mundësive për qytetarët që të jetojnë dhe punojnë në vendin e tyre.

Patriotizëm sot është të mbështesësh ata që punojnë, prodhojnë dhe paguajnë taksa në Kosovë e Shqipëri; të kontribuosh në zhvillimin e ekonomisë vendore dhe të zgjedhësh, sa herë që është e mundur, produktet e prodhuara nga duart e shqiptarëve. Kjo është një mënyrë konkrete për të mbështetur zhvillimin e vendit.

🇦🇱 Qëndrim nga Lidhja Shqiptaro Evropiane Në këtë moment të ndjeshëm për kombin tonë, Lidhja Shqiptaro Evropiane shpreh ...
10/18/2025

🇦🇱 Qëndrim nga Lidhja Shqiptaro Evropiane

Në këtë moment të ndjeshëm për kombin tonë, Lidhja Shqiptaro Evropiane shpreh bashkëndjenjën dhe solidaritetin e plotë me popullin e Kosovës dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të ish-Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ish-Kryetarëve të Kuvendit Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, deputetit Rexhep Selimi dhe gjithë ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që padrejtësisht po mbahen në Hagë.

Këta burra nuk janë të akuzuar të zakonshëm — ata janë simbol i sakrificës, i lirisë dhe i identitetit kombëtar shqiptar.
Lufta e UÇK-së ishte dhe mbetet luftë çlirimtare, e njohur ndërkombëtarisht si akt i drejtë për vetëvendosje e liri.

Lidhja Shqiptaro Evropiane, duke qëndruar në përputhje me vlerat evropiane të paqes, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor, thekson se drejtësia nuk mund të përdoret si mjet politik, dhe se çdo përpjekje për ta barazuar viktimën me agresorin është padrejtësi historike.

Ne bëjmë thirrje për unitet mbarëkombëtar, përtej ndarjeve politike, në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitetit të kombit shqiptar.

Liri për çlirimtarët! Drejtësi për Kosovën! Unitet për kombin shqiptar!

Instituti – Lidhja Shqiptaro Evropiane njofton se është zhvilluar një takim bisedues me Kryetarin e Komunës së Leposaviç...
10/05/2025

Instituti – Lidhja Shqiptaro Evropiane njofton se është zhvilluar një takim bisedues me Kryetarin e Komunës së Leposaviçit, lidhur me hapjen e një fabrike për prodhimin e çimentos në këtë komunë.

Gjatë takimit u diskutua për potencialet ekonomike dhe natyrore të rajonit, ku, sipas studimeve të kryera nga Oda Ekonomike Shqiptare, lënda e parë për prodhimin e çimentos gjendet në territorin e Leposaviçit, duke e bërë këtë zonë një pikë të rëndësishme për zhvillimin e industrisë ndërtimore në Kosovë.

Ky projekt do të mundësojë krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e investimeve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në veri të vendit.

Në kuadër të këtij angazhimi, Instituti – Lidhja Shqiptaro Evropiane ka kontribuar në qetësimin dhe shpjegimin e realitetit të veriut të Kosovës në qarqet ndërkombëtare, duke theksuar nevojën për bashkëpunim, paqe dhe zhvillim ekonomik gjithëpërfshirës.
Përmes qasjeve profesionale dhe diplomatike, Instituti ka ndihmuar në sqarimin e dinamikave të terrenit dhe në promovimin e stabilitetit si bazë për investime dhe bashkëjetesë të qëndrueshme.

Instituti – Lidhja Shqiptaro Evropiane mbetet i përkushtuar në ndërtimin e urave të mirëkuptimit, në forcimin e imazhit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe në zhvillimin e nismave që sjellin rritje ekonomike e stabilitet shoqëror.

Instituti – Lidhja Shqiptaro Evropiane
Prishtinë, Tetor 2025

Urime Amerikë ditëlindja! Zoti e bekoftë miqësin tonë 🇦🇱🇺🇸🇽🇰
07/04/2025

Urime Amerikë ditëlindja!
Zoti e bekoftë miqësin tonë 🇦🇱🇺🇸🇽🇰

05/05/2025

Ekspozita e “Kuqja Shqiptare” e realizuar nga Lidhja Shqiptaro Evropiane&Oda Ekonomike Shqiptare &Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marredhenie Nderkombetare, në Konsullaten e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York. Kënaqësi të bëhet hapja e kësaj ekspozite nga Z. Blerim Reka, dhe Ambasadorja e Republikes së Shqipërisë në OKB Znj. Suela Aliu. Kënaqësi që të bashkuar me shoqatat Shqiptare, do të realizojm në interes të kombit tonë objektiva edhe me te bukura në të ardhmen.

Drejtuesja e Lidhjes Shqiptaro Evropiane Znj.Merita Isufi në “Revisten Universitare Angleze” për dy-gjuhësin.Znj.Merita ...
04/17/2025

Drejtuesja e Lidhjes Shqiptaro Evropiane Znj.Merita Isufi në “Revisten Universitare Angleze” për dy-gjuhësin.

Znj.Merita Isufi gjithashtu është zgjedhur edhe personaliteti i vitit në Britanin e Madhe, për kontributin e saj në komuntitetin Shqiptarë.

Znj.Desara Bytyqi j’u bashkua Lidhjes Shqiptaro Evropiane, për një rrugëtim të përbashkët në shërbim të interesave të ko...
03/02/2025

Znj.Desara Bytyqi j’u bashkua Lidhjes Shqiptaro Evropiane, për një rrugëtim të përbashkët në shërbim të interesave të kombit Shqiptar.

# Kush është Znj.Desara Bytyqi?

Znj.Desara Bytyqi ka lindur në vitin 1988.👇👇

Ka kryer studimet për gazetari në universitetin e Tiranes. Aktualisht është gazetare investitagive për një dekade, duke kontribuar me informacione që janë në interes të publikut, në disa gazeta online dhe mediume në Shqipëri.

Address

801 E 2nd Avenue
New York, NY
10017

Telephone

+38345728050

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lidhja Shqiptare Europiane posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Lidhja Shqiptare Europiane:

Shortcuts

Share

Category