12/16/2024
𝗡𝗬𝟯𝟲𝟬 𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗶𝘁 𝗩𝗮𝗹𝗱𝗲𝘁 𝗣𝗮𝗻𝗴𝗷𝗮: 𝗟𝗶𝗱𝗲𝗿 𝗻𝗲 𝘀𝗵𝗲𝗿𝗯𝗶𝗺𝗲 𝘁𝗲 𝗮𝘃𝗮𝗻𝗰𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗻𝗲 𝘁𝗲𝗸𝗻𝗼𝗹𝗼𝗴𝗷𝗶 & 𝘀𝗶𝗴𝘂𝗿𝗶 𝗻𝗲 𝗦𝗛𝗕𝗔
Gazetar: Liridon Cecja
𝗦𝗛𝗕𝗔 - Në një botë gjithnjë e më të ndërvarur nga teknologjia, NY360 e shqiptarit Valdet Pangja, po bëhet një emër i rëndësishëm për shërbimet e saj të avancuara në fushën e teknologjisë dhe sigurisë ne New York dhe më gjërë.
Themeluar 8 vite më parë, me një vizion të qartë për të ofruar zgjidhje inovative, kompania bashkepunon me klientë nga sektorë të ndryshëm, duke nisur nga shtepite, bizneset, organizatat e ndryshme dhe ndertesa te medha [rezidenciale dhe komerciale] ne Manhatan, Bruklin, Nju Xhersi, etj.
Ne nje bisede per "Shqiptarët e Amerikës ", Z Pangja thekson se 'çelesi i suksesit' te kompanise qëndron tek besueshmeria dhe korrektesia.
"Ne jemi nje partner i besueshëm për të gjithë ata që kërkojnë të përmirësojnë sistemet e tyre teknologjike dhe të mbrojnë të dhënat e tyre në një mjedis dixhital gjithnjë e më të ndërlikuar. Pavarësisht nga madhësia e biznesit apo lloji i industrisë, ne ofrojë zgjidhje të personalizuara që ndihmojnë klientët të arrijnë qëllimet e tyre teknologjike dhe të sigurisë", deklaoi ai.
Zyra kryesore e firmes, ndodhet ne Nju Jork, ndërsa një tjeter gjendet ne Prishtine, ku jane disa te punesuar. "Vendimi per te hapur nje zyre në Kosove erdhi natyrshem. Ne shqiptaret kemi njohuri te mira per teknologjine dhe flasim rrjedhshem anglisht, por njekohesisht dua qe te mbeshtesë sa me shume te rinjte e talentuar ne Kosove, qe duan te jene pjese e tregut amerikan te punes", sqaroi Valdeti.
Viti që po lëmë, qe i suksesshëm për NY360, duke rritur numrin e shërbimeve, klientevë dhe të të punësuarve.
www.ny360.net