Plava e Gucia Sot

Plava e Gucia Sot Bashkimi i trojeve shqiptare fillon këtu.

Plava e Gucia Sot” is a bridge between our homeland, Plava & Gucia, and the Albanian world, keeping our community connected to its roots, heritage, culture, and history

06/23/2026

Nji interpretim i veçantë i kangës tradicionale shqiptare “Ani more nuse” në Plavë; kënduar nga KIC POP HOR nga Podgorica.
Nji urë që lidh kulturat përmes muzikës.

Kredit Damir Dibra

Gjeka: Serbia po synon të destabilizojë Malin e Zi
06/23/2026

Gjeka: Serbia po synon të destabilizojë Malin e Zi

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, ka shpjeguar tre arsye, sipas tij, që qëndrojnë pas qasjes së Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq ndaj Malit të Zi. Në një intervistë për ETV, Gjeka tha se arsyeja e parë lidhet me tentativën e udh....

Shqiptarët e Amerikës kujtojnë Don Kelmendin: “Prifti që me kambanat e kishës lajmëronte iftarin”
06/22/2026

Shqiptarët e Amerikës kujtojnë Don Kelmendin: “Prifti që me kambanat e kishës lajmëronte iftarin”

Nju Jork – Shqiptarët e Amerikës organizuan një akademi përkujtimore kushtuar jetës, veprës dhe kontributit të Don Kelmendit, klerikut që gjatë periudhave më të vështira të Kosovës u shërbeu qytetarëve pa dallim feje, krahine apo përkatësie. Në këtë takim morën pjesë figura ...

Me rastin e Ditës së Baballarëve (Father’s Day), redaksia e Plava e Gucia Sot (PGS) u shpreh urimet më të përzemërta të ...
06/21/2026

Me rastin e Ditës së Baballarëve (Father’s Day), redaksia e Plava e Gucia Sot (PGS) u shpreh urimet më të përzemërta të gjithë baballarëve shqiptarë kudo që jetojnë dhe veprojnë.

Kjo festë, e cila tradicionalisht festohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me kalimin e viteve është përqafuar dhe adoptuar edhe nga shumë familje shqiptare në mërgatë, duke u bërë një ditë e veçantë mirënjohjeje për figurën e babait.

Sot nderojmë sakrificën, përkushtimin dhe dashurinë e pakushtëzuar të baballarëve, të cilët me punën, mundin dhe urtësinë e tyre kanë qenë shtylla e familjes dhe mbështetja më e fortë e brezave.

Një urim të veçantë ua përcjellim baballarëve shqiptarë në mërgim, të cilët për dekada me radhë kanë punuar larg vendlindjes për të siguruar një jetë më të mirë për familjet e tyre, duke mbetur gjithmonë të lidhur me rrënjët, traditat dhe atdheun.

Gëzuar Ditën e Baballarëve!
Me respekt dhe mirënjohje për çdo baba.

Redaksia e Plava e Gucia Sot (PGS)

06/21/2026

Kronikë nga Bogë, Malësi e Madhe

🎥 Video-kronikë nga Festa e Çobanit në Bogë – Malësi e Madhe.

Në kuadër të manifestimit tradicional “Festa e Çobanit”, që po zhvillohet në Bogë të Malësisë së Madhe, mes pjesëmarrësve nga të gjitha trevat shqiptare nuk munguan as përfaqësuesit e Plavë-Gucisë. Ky aktivitet promovon trashëgiminë baritore, kulturën dhe vlerat autentike të Alpeve Shqiptare.

Në nivelin artistik, Plavë-Gucia u përfaqësua denjësisht nga Eli Ahmetaj, një talente e re që me paraqitjet e saj po fiton gjithnjë e më shumë zemrat e publikut dhe po zë vend të merituar në skenën e artistëve të rinj shqiptarë.

Interpretimi i saj u mirëprit nga të pranishmit, duke dëshmuar se brezi i ri vazhdon të kultivojë dhe promovojë me krenari traditat, kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar.

06/20/2026

Ne paraden e sotme ne NY muar pjese edhe shoqatat nga treva e jone Fondacioni Plave Guci me nje defilim modest

06/20/2026

Nga Parada Shqiptare ne New York 4

06/20/2026

Nga Parada Shqiptare ne New York 2

06/20/2026

Nga Parada Shqiptare ne New York 1

Address

3049 Hull Avenue A
New York, NY
10467

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Plava e Gucia Sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Plava e Gucia Sot:

Share