Zëri jonë.USA

Zëri jonë.USA Nje faqe informuese, lajme në çdo kohë,e pavarur, ...

Në një postim në rrjetin social Facebook, Klevis Balliu, Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, e denoncoi me forcë...
08/07/2025

Në një postim në rrjetin social Facebook, Klevis Balliu, Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, e denoncoi me forcë Kodin Penal të qeverisë Rama, duke e quajtur atë “Kod i Mafies së Ramës”!

Sipas Balliut, Rama po harton një Kod Penal që mbron kriminelët dhe të korruptuarit, ku dënimet për korrupsionin ulen, kriminelët lirohen si “të rehabilituar” me urdhër nga lart, ndërsa qytetarët që parkojnë gabim ose shprehin pakënaqësi për udhëheqësin përballen me burg.
Postimi i Plotë:

Kodi Penal i Ramës është në fakt Kodi i Mafies së Ramës!
Rama po shkruan një Kod Penal për të mbrojtur kriminelët dhe të korruptuarit:
[👉] Dënimet për korrupsionin po ulen.
[👉] Kriminelët lirohen si “të rehabilituar”, me urdhër nga lart.
[👉] Por nëse parkon gabim ose tallesh me udhëheqësin burg!
Ky nuk është Kodi Penal i Shqipërisë
Ky është Kodi i Mafies!

Disa deputetë të rinj të parlamentit të Shqipërisë, që pritet të nisë sesionin në muajin shtator, kanë zhvilluar një tak...
08/07/2025

Disa deputetë të rinj të parlamentit të Shqipërisë, që pritet të nisë sesionin në muajin shtator, kanë zhvilluar një takim në ambasadën e SHBA.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasada me një mesazh në rrjetet sociale.

Në takim kanë qenë deputetë të PD, PS dhe parti të tjera të vogla.

Reagimi i Ambasadës së SHBA:

Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit.

Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar...
08/07/2025

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po e shet për reformë një ndryshim teknik të recetës mjekësore, ndërkohë që sistemi farmaceutik në Shqipëri ndodhet në kolaps.

“Në vend që të bëjë reforma të thella për të shpëtuar farmaceutikën shqiptare, Rama po propagandon ndryshimin e një formati si reformë të madhe. Kjo është vetëm fasadë,” shkruan Shehu në një postim në Facebook.

Sipas tij, sektori farmaceutik shqiptar që prej vitit 2014 është shkatërruar nga ndërhyrjet e shtetit, duke sjellë medikamente të pasigurta, jo të certifikuara nga institucionet ndërkombëtare si EMA apo FDA. Shehu thekson se medikamentet që ofrohen, veçanërisht në listën e rimbursimit, nuk gjenden në vendet e origjinës së sigurta dhe janë me cilësi të dyshimtë.

Ai nënvizon se Shqipëria ka listën më të shkurtër në Europë për barna të regjistruara e të rimbursuara, ndërsa kontrabanda dhe importet personale kanë arritur deri në 30% të konsumit, duke rritur rrezikun dhe kostot për qytetarët.

“Rimbursimi në Shqipëri është vetëm rreth 40%, ndërsa në vendet e BE-së tejkalon 90%,” thekson deputeti demokrat, duke e cilësuar situatën alarmante.

Shehu bën thirrje për një reformë të thellë në sektor, duke kërkuar:

• Implementimin e standardeve të EMA për prodhimin dhe importin e barnave;

• Vendosjen e sistemit “Track and Trace” për ndjekjen e barnave;

• Eliminimin e importeve paralele dhe barnave të falsifikuara;

• Funksionimin e plotë të recetës elektronike;

• Dhe mbi të gjitha, luftën kundër korrupsionit të thellë që, sipas tij, po shkatërron sistemin farmaceutik.

“Shteti nuk është më rregullator, por është kthyer në shkatërrues të sistemit farmaceutik,” përfundon Shehu.

Postimi i plotë:

Receta mjekesore, Rama e “shet” si reforme ne farmaceutike!!

Ndersa Farmaceutika shqiptare vazhdon te kete po ato probleme te medha, qe demtojne shendetin, jeten, financat e qytetarit, stimulojne korrupsionin e kontrabanden.

Qe e mbajne ate shume larg parimit europian te saj:

“Farmaceutika eshte nje sherbim publik i menaxhuar nga privati”!

Formati i recetes se re mjekesore lidhet vetem me disa ndryshime teknike elementare te paraqitjes e funksionit te saj.

Por Rama sot po e propagandon si nje reforme te madhe, duke bere fasade!

Sistemi i yne farmaceutik prej vitit 2014 eshte shkaterruar nga Shteti.

Ai i ofron publikut prej atij viti ne shumice, vecanerisht per listen e rimbursimit, medikamente jo te sigurta, te pa certifikuara nga EMA apo FDA, qe nuk qarkullojne ne asnje nga vendet e origjines se sigurte, per prodhimet e importit dhe ate vendas.

Duke pasur listen me te shkurter ne Europe per medikamntet e rimbursuara edhe te regjistruara.

Duke stimuluar “kontrabanden” apo prurjen personale te medikamenteve nga jashte.

Gje qe ka arritur ne 30% te konsumit, me rrezik e kosto shume me te larte per qytetaret se ne vendet e BE.

Me nivelin me te ulet te rimbursimit reth 40%, kur ajo europiane eshte mbi 90%.

Ne keto kushte farmaceutika shqiptare ka nevoje per nje reforme te thelle.

Ndryshime thelbesore per te implementuar standartet e EMA ne GDP, GMP, GFP ne import e prodhimin vendas.

Forcuar “vigjilencen medikamentoze” me sistemin “Track and Trace”, eliminuar importet paralele, “fake drugs” etj, etj.

Implementimin ne terresi te recetes elektronike!

Por mbi te gjitha duhet luftuar korrupsioni gjigand i krijuar nga ky rregjim, qe po gryen systemin tone farmaceutik.

Duke “hedhur ne ere” edhe investimet e medha te realizuara nga privati.

Shteti keshtu eshte kthyer nga regullator ne shkaterrues te sistemit tone farmaceutik.

08/07/2025

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish në rrjetet sociale për situatën e rëndë të bujqësisë, ...
08/07/2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish në rrjetet sociale për situatën e rëndë të bujqësisë, duke kritikuar qeverinë për politikat e saj të padrejta dhe joefikase në këtë sektor.

Sipas Tabakut, një nga problemet kryesore që po penalizon rëndë fermerin shqiptar është mënyra si aplikohet TVSH në bujqësi.
Diferenca mes TVSH-së në hyrje dhe dalje ku importuesit përfitojnë dhe fermerët penalizohen është kthyer në një “super taksë” që e nxjerr prodhuesin vendas nga tregu.

“Importuesit e mëdhenj preferojnë të marrin produkte nga jashtë sesa të blejnë nga fermeri shqiptar, pikërisht për shkak të kësaj pabarazie fiskale,” theksoi ajo.

Në këtë kuadër, Tabaku kujtoi se opozita ka propozuar një zgjidhje konkrete: TVSH e unifikuar në nivelin 6% si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të formalizuar sektorin dhe për ta bërë konkurrues.

Nga ana tjetër, ajo u ndal edhe tek retorika e re e qeverisë për të nxitur fermerët të marrin kredi. “Pse duhet të marrë kredi një fermer, kur fondet IPARD janë djegur dhe bujqësia ndodhet në krizë? Një në tre produkte vjen sot nga importi! Nëse nuk ka prodhim, çfarë vlerë ka një kredi?” – pyet Tabaku.

Ajo e përmbylli reagimin e saj duke nënvizuar se sektorit të bujqësisë i duhet mbështetje reale, politika të ndershme dhe një vizion i qartë, jo masa të përkohshme dhe propagandë.

Sipas saj, bujqësia është kthyer në viktimë të një politike që favorizon importin dhe ndëshkon prodhimin vendas.

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka akuzuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi...
08/07/2025

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka akuzuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për përdorimin e procesit të integrimit europian si një kartë propagandistike, ndërkohë që realiteti në vend është i kundërt me standardet e Bashkimit Europian.

Në një deklaratë për mediat, Haxhiu tha se reformat që kërkohen për anëtarësim të Shqipërisë në BE nuk janë zbatuar me seriozitet dhe se qeveria ka instaluar një autokraci të centralizuar, ku drejtësia dhe institucionet janë të kapura. Ajo përmendi raportet ndërkombëtare që tregojnë korrupsion galopant, presion mbi median dhe probleme serioze në pavarësinë e gjyqësorit.
PL kritikoi edhe veprimet e SPAK, që përdoren selektivisht për të goditur opozitën, ndërsa zyrtarët e lartë të pushtetit nuk preken. Arrestimi i Ilir Metës, sipas saj, është një shembull i qartë i përndjekjes politike.

Sipas saj, zgjedhjet e fundit janë dëshmi e “masakrës zgjedhore”, me pamje filmike që tregojnë manipulime në Fier dhe përdorimin e patronazhistëve për të kontrolluar rezultatin.

“Bashkimi Europian nuk mund të pranojë liderë që manipulojnë votën dhe shtypin vullnetin e popullit,” tha Haxhiu, duke theksuar se integrimi nuk mund të arrihet pa zgjedhje të lira dhe institucione të pavarura.

Haxhiu:

Integrimi europian është përdorur nga Rilindja si kartë legjitimiteti ndërkombëtar dhe si imazh politik brenda vendit . Por në fakt, realiteti tregon se kjo qeveri nuk ndërmerr reformat të cilat janë thelbësore për anëtarësim të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Nëse këto reforma do të zbatoheshin, do të dobësonin kapjen e të gjitha pushteteve nga Narkoqeveria. Integrimi europian për Rilindjen është slogan politik dhe imazh, jo një përkushtim për t’i përmbushur standardet e tij.

Rilindja e përdor pasaportën europiane për imazh ndërkombëtar, ndërsa brenda vendit ka instaluar një autokraci të centralizuar, ku institucionet janë të kapura dhe drejtësia është instrument në duart e qeverisë.
Raportet e Komisionit Europian dhe të Transparency International flasin qartë: korrupsioni mbetet galopant, pavarësia e gjyqësorit e cënuar, media nën presion, zgjedhjet të shoqëruara nga blerja e votës dhe administrata përdoret për qëllime politike.

Hetimet e SPAK, të përdorura selektivisht, tregojnë se drejtësia godet më fort opozitën dhe kritikët, ndërsa figurat kryesore të pushtetit preken vetëm ne mënyrë sipërfaqësore. Mbajtja në arrest me burg e Presidentit Ilir Meta , kryetar i partisë së dytë opozitare në vend ,pa asnje fakt penal, është provë e qartë e kapjes së drejtësisë nga Edi Rama. Ai synon persekutimin politik të drejtuesve të opozitës , për të larguar vëmendjen nga korrupsioni, varfëria dhe shpopullimi masiv që e ka kapluar Shqipërinë.

Reforma të rëndësishme që BE ka kërkuar, si garantimi i pavarësisë së gjykatave, ndarja e qartë e pushteteve dhe lufta reale kundër korrupsionit të nivelit të lartë , janë zvarritur dhe janë deformuar për t’i shërbyer interesave të një kaste politike.

Në vend të ndërtimit të institucioneve të forta, Rama ka përqendruar energjitë në projekte klienteliste, koncesione të dyshimta dhe leje ndërtimi që favorizojnë oligarkët. Kjo është në kontrast të plotë me standardet e BE-së për transparencë dhe konkurrencë të lirë.
Integrimi europian, nën këtë qeveri, është kthyer në një kartë propagande për të fituar mbështetje ndërkombëtare dhe për të mbajtur shpresën e qytetarëve peng, ndërsa realiteti është kapja totale e shtetit.

Nëse Kryeministri Edi Rama do të kishte një vullnet të vërtetë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, hapi i parë do të ishte garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por faktet e pakundërshtueshme, të dokumentuara tashmë nga opozita dhe të konfirmuara nga pamje filmike, tregojnë të kundërtën: Shqipëria ka përjetuar një masakër zgjedhore.
Në qendrat e votimit në Fier pamjet filmike flasin vetë. Në kutitë e votimit nuk kanë votuar qytetarët e lirë, por patronazhistët e regjimit, të organizuar dhe të udhëzuar për të manipuluar rezultatin. Ky nuk është vetëm një shkelje e ligjit, por një atentat ndaj vetë demokracisë.

Zgjedhjet e manipuluara, presioni mbi administratën publike, blerja e votës dhe përdorimi i patronazhimit politik janë mekanizmat me të cilët Rilindja ka betonuar pushtetin, duke e kthyer procesin zgjedhor në një farsë të kontrolluar.
Bashkimi Europian nuk pranon në gjirin e tij liderë që manipulojnë votën dhe shtypin vullnetin e popullit. Çdo premtim për integrim është bosh, nëse në themel nuk garantohen standardet bazë të demokracisë.

Narkoqeveria përdor flamurin e BE-së si dekor politik dhe si mburojë nga kritikat ndërkombëtare, ndërsa në terren shkatërron themelet e shtetit ligjor. Ky është kontrasti i madh që qytetarët shqiptarë dhe partnerët tanë europianë duhet ta shohin në sy: nuk ka integrim europian me zgjedhje të vjedhura.

Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, foli në një intervistë në SYRI TV, për gjendje...
08/07/2025

Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, foli në një intervistë në SYRI TV, për gjendjen e sezonit turistik në Shqipëri, duke deklaruar se të dhënat zyrtare për gjysmën e parë të sezonit tregojnë një rënie me 40% në sh*tje dhe konsum, krahasuar me një vit më parë.

Sipas tij, kjo është pasojë e mungesës së reformave afatgjata në sektorin e turizmit dhe jo e ndërhyrjeve të fundit të qeverisë për ndërtimet pa leje. Ai thekson se turizmi shqiptar ka dështuar të krijojë një përvojë të qëndrueshme për vizitorët, duke mos i kthyer ata për herë të dytë në vend.
Dorian Teliti: Së pari, duhet t’u themi disa fakte tashmë, pasi edhe shifrat kanë dalë të gjysmës së parë të sezonit turistik. Sezoni turistik këtë vit është 40% më pak në sh*tje. Pra, produktet e konsumuara dhe ambientet e zëna, sezoni turistik do të prodhojë 40% më pak se viti i kaluar dhe kjo është një këmbanë alarmi e tmerrshme të themi të drejtën.

Në anën tjetër, ndërhyrjet që po bën kryeministri përsa i përket tashmë ndërtimeve pa leje që i kanë lënë po vetë këta të ndërtohen, infrastruktura që u shpikën brenda ditës sikur nuk ekzistonin, prej javësh, prej muajsh, prej vitesh, nën syrin dhe nën bekimin e qeverisjes ashtu dhe vendore që menaxhohet kryesisht nga PS.

Më tepër, kjo pjesa e ndërhyrjeve është përdorur si justifikim, pra që kur njerëzit dhe shqiptarët kur themi: shiko se ky sezon nuk ishte fort i suksesshëm sepse bëri këto ndërhyrje qeveria. Jo! Ky sezon nuk është i suksesshëm për faktin se në Shqipëri, në turizmin shqiptar nuk u ndoqën ato reformat që duhet të ndërmerreshin vite më para kur ne ngritëm këmbanën e alarmit që thamë: Nuk duhet të kënaqemi me të huajt që vijnë në Shqipëri, por duhet të bëjmë çmos që këta ta huaj të kthehen përsëri për herë të dytë në Shqipëri.

Dhe problematika që ka turizmi shqiptar është që, po, vitin e kaluar ishte turizëm me shifra të larta, por fatkeqësisht ajo flluska që u krijua, mbaroi. Aq ishte.

Nga aktivisti shqiptaro-amerikan z. Ervis Zholi"Të dashur miq, përshëndetje!Dua të ndaj me ju disa mendime që për një ko...
08/07/2025

Nga aktivisti shqiptaro-amerikan z. Ervis Zholi

"Të dashur miq, përshëndetje!
Dua të ndaj me ju disa mendime që për një kohë i kam mbajtur për vete. Në fillim vendosa të mos i kushtoja vëmendje, por tani ndjej që është momenti të flas hapur.
Bëhet fjalë për një person që e quan veten “profesor”, z. Pellumb Piliçi (nëse nuk gaboj emrin), i cili ka rreth dy vjet që është kthyer në Shqipëri dhe shpërndan në publik ide e teori të lloj-llojshme – për qeveri teknike, zgjedhje të parakohshme, dhe lëvizje që i paraqet si shpëtimtare. Janë shpërndarë shumë video dhe meme nga aktivitetet e tij, që për hir të së vërtetës, shumica i kanë parë me humor.
Por ajo që më shtyu të reagoj ishte një pyetje gjatë një bashkëbisedimi me një mik:
“Ky është niveli dhe përfaqësimi i diasporës shqiptare?!”
Dhe aty u ndala. Sepse kjo është një padrejtësi që nuk duhet kaluar në heshtje.
Jo, të dashur miq. Kjo nuk është diaspora shqiptare.
Diaspora është përfaqësuar ndër vite nga njerëz me integritet, me arsimim cilësor, me përvojë ndërkombëtare dhe me kontribut real. Në mbarë botën, shqiptarët janë të pranishëm në universitete të njohura, institucione shtetërore, organizata ndërkombëtare, biznese të suksesshme, spitale, gjykata dhe misione diplomatike.
Janë mijëra e mijëra shqiptarë që punojnë për memëdheun në mënyra të ndryshme, jo për protagonizëm personal, por me vepra konkrete – nga mbështetja ekonomike e familjeve, investimet, projektet sociale e deri tek përfaqësimi me dinjitet në arenën ndërkombëtare.
Unë nuk dua të ofendoj z. Piliçi dhe as ta nënvlerësoj qëllimin e tij, sepse fundja edhe ai thotë se po punon për atdheun – por mënyra dhe forma lë shumë për të dëshiruar. Nuk mundet që kushdo që ka një kamerë dhe një teori të vetëshpallur të përfaqësojë gjithë diasporën shqiptare.
Shkurt dhe qartë: Ne nuk jemi ky nivel.
Ne, shqiptarët jashtë vendit, jemi shumë më shumë se kaq. Dhe e kemi detyrë të mos heshtim kur emri ynë keqpërdoret.
Me respekt për të gjithë ata shqiptarë që japin çdo ditë nga vetja për vendin tonë, në heshtje dhe me dinjitet.
🇦🇱
Me respekt,
Ervis Zholi"

Avokati, Genc Gjokutaj, në një intervistë në SYRI TV me moderatore Armela Ferko, theksoi se Kodi i ri Penal nuk i përgji...
08/07/2025

Avokati, Genc Gjokutaj, në një intervistë në SYRI TV me moderatore Armela Ferko, theksoi se Kodi i ri Penal nuk i përgjigjet realitetit në Shqipëri.

Gjokutaj tha se shteti propagandon Kodin Penal se ka marrë konsultim të gjerë, por sipas tij, atë e kanë hartuar vetëm 5 veta.

“Përmirësim i legjislacionit mbetet një detyrë e përhershme. Zhvillimet socialo-ekonomike diktojnë gjithmonë azhorinimin e ligjit. Daljen e figurave të reja penale. Dhe sigurisht që legjislacioni duhet t’i përgjigjen realitetit. Dhe nëse ky draft, do të ndiqte këto parime, pra azhurnimin e Kodit Penal aktualizimin e tij, me vepra të reja. Revizionimin e konceptit të dënimit por edhe të marrjes së dënimit të aplikuara, kjo do të ishte një gjë shumë pozitive.

Por çfarë konstatojnë? Më lejoni të shpjegoj shkurt se si e shoh unë daljen e këtij drafti edhe kohën në të cilën del, edhe qëllimet që ndjek. Ajo që në krye të herës duhet të themi është se ky draft nuk i përgjigjet asaj nevoje në atë masë, që paraqitet për azhurnimin e Kodit të ri Penal. Dhe për më tepër që ky Kod i ri Penal, nuk është pasojë apo rrjedhojë e reformës në drejtësi.

Sepse e para njëherë, reforma në drejtësi nuk është reformë, dhe si e tillë nuk mund të lindë një ‘Kod Adekuat’. Dhe nëse do të ishte rrjedhojë e asaj reforme po e marrim të mirëqenë. Nuk është ky momenti, në të cilin ky kod i dalë kështu, me këto tipare të plotësojë atë misionin e vetë. Ka tiparin kryesor ndryshe nga çfarë proklamohet nga propaganda e shtetit, ka një konsultim të gjerë, por ndërkohë që është hartuar vetëm nga 5 veta.

Është e pakonsultuar fare as nga organizmat special që merren për këtë punë, as nga Prokuroria e Përgjithshme, as nga Gjykata e Lartë ashtu siç janë në atë gjendje, as nga dhoma kombëtare e avokatisë.”, tha Gjokutaj.

Jo vetëm tendat dhe karriget e lokaleve, por në Lushnjë, me urdhër politik nga Edi Rama, kryebashkiakja Eriselda Sefa ka...
08/07/2025

Jo vetëm tendat dhe karriget e lokaleve, por në Lushnjë, me urdhër politik nga Edi Rama, kryebashkiakja Eriselda Sefa ka nisur një aksion absurd: po pret pemët dhe po zhduk gjelbërimin nga rrugët dhe trotuaret e qytetit.

Në emër të lirimit të hapësirave publike, bashkia e Lushnjës ka shkuar përtej çdo logjike, duke hequr jo vetëm strukturat e palejuara, por edhe pemët, lulet dhe hijet një nga të vetmet pasuri që i kanë mbetur qytetit të braktisur nga investimet.
Deputeti Saimir Korreshi, i ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, denoncoi këtë fushatë si një “çmenduri” të kryetares së bashkisë, që vepron sipas direktivave të Rilindjes dhe jo në interes të qytetarëve.

“Në vend që të pastrohen kanalet dhe të ndalet korrupsioni, po priten pemët se qenkan frutore dhe qytetarët hanë frutat. Ky është absurdi rilindas që po e zhbën Lushnjën,” deklaroi Korreshi.

Pjesë nga deklarata:

Kjo është një çmenduri!
Kryetari i bashkisë, sulltani që nuk njeh më ndarje pushtetesh, ka dhënë urdhër që këtu duhet të bëhet varrezë, fushë. Këta kanë nxjerrë një urdhër që të lirohen trotuaret, hapësirat publike. Të heqësh çadra e karrige, okej… por të presësh pemët është çmenduria më e madhe!

Ajo pemë nuk është në trotuar. Ajo është një pemë që është mbi lartësinë e pemëve të mbjella nga bashkia. Atë zonë e frekuentojnë më shumë të moshuarit. Sot janë 40 gradë dhe pemët priten! E zhveshën komplet Lushnjen nga të gjitha pemët.

Kjo po ndodh në të gjithë Lushnjen. Ajo pemë u pre se ishte pemë frutore, dhe justifikimi ishte se “nuk duhet të ketë pemë frutore se i hanë qytetarët”! Janë prerë pemë çmendurisht në të gjithë zonën. Në zonën e Krutjes janë prerë më shumë se 50 rrënjë ullinj! Ore, i ka mbjellë fshatari, okej, mos ia prit! Mblidhi frutin, çoja kryetares por mos ia prit pemën!

Ore, shkulje dhe mbille diku tjetër por mos i prit! Në Lushnje mbollën një vijë ajrore 700 metra me kumbulla dhe të gjitha u thanë, sepse bashkia as që i vaditi! Po t’i shikosh, të gjitha janë dramatike janë tharë. Kanë mbjellë ca pemë që nuk bëjnë asnjë lloj pune, sa për të vjedhur lekët. Mund t’ia ketë falur dikush, sepse në dijeninë time i janë falur bashkisë Lushnje, dhe besoj kanë bërë ndonjë procesverbal që të quhen sikur janë bërë me tender.

Por të presësh pemët në trotuar që nuk pengojnë njeri…

Ne kemi ndërhyrë pikërisht për pemët, duke i kërkuar Inspektoriatit që ishin të Njësisë Administrative, dhe kryetarit të Policisë Bashkiake i thashë: “Sillni urdhrin.” I thashë: “Ku është ai urdhër që është dhënë, që i konsideron këto pemë si pengesë për hapësirën publike?”

Ne po mbytemi nga ferrat. Në vend që kryetari i bashkisë të pastrojë kanalet, merret me pemët!
Kaq idiotë na përfaqësojnë, sa dikush i tha aty një sh*tësi ambulant: “Pse ti do shesësh domate nën hijen e pemës?” Këta janë shpirtzinj! Nuk e konceptojnë dot që një qytetar të shesë produkte nën hije, sepse për ta kjo është çmenduri.

Deri këtu shkon makabriteti.

Sport i lehtë e i rehatshëm ai i spostimit të përgjegjësisë nga pushteti tek individi për dështimin e turizmit.Individi ...
08/07/2025

Sport i lehtë e i rehatshëm ai i spostimit të përgjegjësisë nga pushteti tek individi për dështimin e turizmit.

Individi i babëzitur, individi pa standarde, individi me pretendime të ekzagjeruara, individi i filozofisë “puno një muaj e ha për një vit”.

Mirë de mirë, por ja që nuk mjafton individi për të shpjeguar shterueshëm dështimin e turizmit shqiptar. Nuk mjafton!

Sepse turizmi ynë është improvizuar mbi një model të paqëndrueshëm, të centralizuar dhe të korruptuar, ku lejet e ndërtimit jepen për interesa klienteliste, jo për planifikim afatgjatë; ku investitorët strategjikë betonojnë bregdetin, jo për të sjellë turizëm elitar, por për të qarkulluar para e për të shkatërruar ekosisteme; ku infrastruktura publike është e rrënuar, uji mungon, kanalizimet derdhen në det; ku promovimi turistik institucional është fasadë TikTok-u, pa asnjë strategji që ndërton vlerë të qëndrueshme për ekonominë.

Po e vërtetë, turizmi edhe këtë vit u mbajt gjallë jo nga sistemi, por nga ndjenja e përkatësisë. Emigrantët, shqiptarët nga Kosova e Maqedonia nuk erdhën në Shqipëri nga reklamat e qeverisë, por nga lidhja emocionale me këtë tokë. Ata e shpëtuan sezonin, por jo falë modelit turistik, përkundrazi dhe madje pavarësisht individit a operatorit turistik “pa standard”.

Dhe sa herë akuza rëndon tregtarin a operatorin e paaftë turistik për mungesën e standardit, dikush “harron” të pyesë, po mirë, kush i ndërton standardet? Kush i mundëson? Kush i kontrollon? Kush i garanton? Kush i pengon? Kush shet plazhet, kalatë, pyjet, për interesa që s’kanë asgjë të përbashkët me turizmin?

Të kërkosh standarde europiane në kushte shqiptare është si t’i kërkosh pronarit të një dhome me ventilator të ofrojë përvojë si në Santorini, ndërkohë që mungon uji, sepse prioritet ka resorti i radhës me status “strategjik”. Mungon infrastruktura, sepse çdo lek i bashkisë shkon për sheshe betoni, jo për shërbime publike.

Në këtë shmangie me a pa qëllim të përgjegjësisë kryesore, faji rrëshqet lehtë te tregtari i vogël, ai që rrit çmimin për të mbijetuar 3 muaj në vit. Qoftë edhe duke abuzuar. Por ky nuk është dështim tregtarësh.

Është dështim modeli.

Sepse standardet o lum miku nuk janë çmimi i kafeve dhe çarçafët me lule, por ligji, kontrolli, shteti.

Këto nuk i bën pronari i dhomës me ventilator. As kamarieri që punon 14 orë në ditë. As tregtari që shet një pjatë peshk për 50 euro sepse s’ka si paguan energjinë, tatimet dhe vetë jetën.

Dështimi i turizmit nuk mund t’i faturohet kaq lehtë vetëm tregtarit, duke i bërë moral. Sepse turizmi nuk është ndërtuar si ekonomi kombëtare, por si sistem pa themel. Ka leje ndërtimi, por s’ka plan. Ka beton, por s’ka shtylla elektrike. Ka “resorte luksoze”, por s’ka ujë në rubineta.

Planifikimi nuk ekziston.

Vijat bregdetare janë privatizuar, shpesh për qëllime që s’kanë lidhje me turizmin.

Investimet “strategjike” janë në thelb projekte për larje parash, jo zhvillim.

Infrastrukturat bazë janë të paafta të përballojnë fluksin që vetë shteti fton me reklamën agresive. Ministritë e turizmit dhe ekonomisë s’kanë asnjë strategji për decentralizimin e modelit ekonomik turistik.

Në këtë skemë, tregtari i vogël është zgjatim i një modeli të korruptuar, jo autor i tij. Ai mbijeton në një sezon ku qiratë, taksat, mungesa e ujit dhe energjisë ia rrënojnë çdo përpjekje për cilësi. Ti nuk mund të kërkosh shërbim nordik në një improvizim klientelist. Nuk mund të prodhosh standard pa shtet. Pa kontroll. Pa ligj. Pa infrastrukturë.

Andaj fajin mos e kërkoni në çmimin e levrekut, por në çmimin që ka paguar ky vend për të mos pasur shtet. Po po! Doni një ide mbi shtetin në turizëm?

Turqia nuk pret turistin me shpresë, por e planifikon që ai të vijë, të qëndrojë gjatë, të kthehet sërish.

Si? Me zona të dedikuara turistike, të mbrojtura me ligj nga ndërtimi i pakontrolluar. Me paketa gjithëpërfshirëse (all inclusive) të standardizuara. Me transport të integruar nga aeroporti deri në resort. Me subvencione shtetërore për bizneset që arrijnë standardin, jo vetëm për “investitorët strategjikë”

Me politikë çmimesh kombëtare që ndihmon turizmin të jetë konkurrues.

Tregtari në Antalia nuk ndërton resort.

Ai punon në një sistem ku shteti i ka garantuar infrastrukturën, rregullin urban, energjinë, ujin dhe sigurinë.

Standardi nuk është luks. Është politikë shtetërore.

Po marrim edhe Kroacinë, që doli nga lufta civile në vitet ’90, por në dy dekada rindërtoi zonat historike me kujdes ekstrem, jo me beton. Rregulloi vijën bregdetare me ligje strikte, ku ndërtimi pa planifikim nuk lejohet. E promovoi veten me narrativë të qartë e realiste: “histori, natyrë, shërbim”

Ndërtoi një ekuilibër mes turizmit masiv dhe atij elitar, me zona të dedikuara për secilin. Përdori fondet e BE-së për të zhvilluar infrastrukturën rurale, agroturizmin, jo vetëm bregdetin, kanalizimet e higjenën në plazhe.

Dhe më e rëndësishmja, në Kroaci, biznesi i vogël nuk është armiku i standardit, por pjesë e planit kombëtar.

Ndërsa në Shqipëri lejet për ndërtime jepen me motiv “turizmi”, por përfundojnë në fshatra me vila me gardh. Nuk ka infrastrukturë publike funksionale për pushuesit. Shteti nuk subvencionon cilësinë, por klientelën e vet. Shërbimi nuk është zinxhir, por fragment i ndarë në hallka pa lidhje me njëra-tjetrën. Subvencionet janë skema korruptive. Turizmi mbijeton nga malli i emigrantit e jo nga politika e shtetit, që kujtohet të bëj “cuben” në mes sezoni me shembje e asgjësime investimesh shqiptarësh jo klientë pushteti.

Kësisoj e ndërtoi konceptin e turizmit ky vend, mbi improvizim, beton dhe video influencerash e blogerësh në TikTok. Dhe kush i besoi këtyre mantrave nuk do turistë, por spektatorë. Ama spektatorët nuk mbeten gjatë, bëjnë një selfie dhe “ciao”.

Nuk jemi as aq të izoluar, as aq naivë e as cinikë mos ta dimë tashmë në 2025-ën se turistët e vërtetë nuk vijnë për kullat, por për përvojën. Nuk vijnë për betonin e resorteve, por për kënaqësinë e natyrës. Nuk vijnë për të parë një Shqipëri që rreket të duket si Dubai, por një Shqipëri që nuk ka turp nga vetja.

Turizmi po dështon nga mënyra si ky vend zgjedh çdo ditë të mos i japë asnjë kuptim vetes.

Në një raport për perspektiven e Shqipërisë, një ndërkombëtar shkruante:"Ky vend do të bëhet… por vetëm nëse ikin këta t...
08/07/2025

Në një raport për perspektiven e Shqipërisë, një ndërkombëtar shkruante:

"Ky vend do të bëhet… por vetëm nëse ikin këta të dy"

Dhe ai sugjeronte që këta të dy, për të mirën e vendit, duhet të iknin në të njëjtën kohë. E kishte fjalën për Ismail Qemalin dhe Esat Pashën. Viti (i mbrapsht) 1913. Që në ngjizje, zgjidhja e halleve u shfaq si "ikje".

Në Tropojë, në një anekdote, zgjidhja ishte po kaq e thjeshtë:

"Vetëm të ikë turku, le të vijë dreqi.

Pastaj të ikë austriaku, le të vijë dreqi.

Pastaj të ikë Zogu, le të vijë dreqi.

Pastaj të ikë italiani, le të vijë dreqi.

Pastaj të ikë gjermani, le të vijë dreqi."

Dhe më në fund dreqi erdhi dhe ndenji 45 vjet. Me shpatë, me kazëm, me frikë.

Historia s’ka qenë kurrë thjesht një vijë e drejte, as zig-zage. Ka qenë më shumë një rreth, ku të gjithë i japin të njejtin "drejtim" edhe në liri:

Nano ik.

Meta ik.

Berisha ik.

Rama ik.

Berisha ik

Dhe në ndërkohë, nga vendi iku Noli, iku Konica, ikën antikomuniste, ikën intelektualet, ikën studentët, mjekët, mësuesit, pastaj dhe gjysma e popullit.

Kemi pak durim për të ndërtuar dhe shumë zell për të përzënë.

Kemi dhe një raport shumë të çuditshëm me zhvillimin.

Ka vende që zgjedhin evolucionin.

Ne i shtojmë një ‘r’ përpara. Dhe kërkojmë revolucione. Madje ashtu si në ftesat për dasmë lëmë dhe orare se kur duhet të nisin.

I besojmë individit, jo institucionit.

Besa është më e fortë se shkresa.

Fisi më i afërt se shoqëria.

Interesi im më i shenjtë se çdo profet.

Improvizim dhe aksion në vend të planifikimit.

Gardhi më i dobishëm se hapësira e përbashkët.

Vetëgjyqësia më e drejtë se drejtësia.

I forti më i zoti se i mençuri.

Dhe ikja kapak flori.

Ikim. Dhe jo vetëm nga vendi.

Ikim nga përgjegjësia.

Ikim nga bashkëpunimi.

Ikim nga ndershmëria, sepse "quhesh budalla"

Ikim nga fjala e mirë.

Ikim nga shpresa, se ajo kërkon durim"

Dhe kështu, ikja mbetet zgjidhja/zgjedhja më e vjetër dhe më e preferuara.

Prandaj ndoshta nuk është çudi që 102 vjet më parë një ndërkombëtar shkroi: "Ky vend do të bëhet, por vetëm nëse ikin këta të dy". Por nuk e mendoi se do vinte një ditë që do iknin të gjithë, përveç atyre të "dyve"… që mbeten, në versione të ripërtëritura.

Vetëm të iki ky… dhe dreqi le të vijë prapë, se jemi mësuar me të.

Address

Plymouth, MI

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zëri jonë.USA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Zëri jonë.USA:

Share