AlbDreams Media

AlbDreams Media Since 2004
Nga Rush Dragu

Stop terrorit psikologjik dhe kercenimeve ndaj kundershtarve te Padrinos ne Miçigan!DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE E SH...
09/14/2026

Stop terrorit psikologjik dhe kercenimeve ndaj kundershtarve te Padrinos ne Miçigan!

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE E SHQIPERISË
Te dashur miq, njoftime publike te bashkatdhetareve antikomunist nga Miçigani denoncojne se organizatoret e takimit te Ramaduros ne Miçigan kane ndermarre keto dite nje fushate terrori psikologjike dhe kercenimesh konkrete ndaj kundershtarve antikomuniste dhe patriot te Edi Rames dhe narkodiktatures se tij ne Miçigan dhe familjarve te tyre ne Shqiperi. Me kete fushate terrori kerkojne ti detyrojne ata te heshtin e te mos protestojne kunder armikut te eger te kombit shqiptar, njeriut qe me rregjimin e tij perzuri shqiptaret nga Shqiperia me shume se çdo pushtues tjeter ne histori, njeriut qe ndertoj ne vendin tone narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe, hajdutit qe ka vjedhe shqiptaret me shume se cdo rregjim tjeter dhe eshte bere mburoj e vjedhjeve te tij dhe familjarve dhe ministrave te tij, njeriut qe prej mbi trej muajve shqiptaret kerkojne dorheqjen e tij. Edi Rama si argat i Vuçiç eshte faktuar perfundimisht armik i eger sa dhe vet patroni i tij i popullit te Kosoves dhe pavaresise te saj. Partia demokratike denon me forcen me te madhe terrorin psikologjik ndaj kundershtarve politik te Edi Rames ne Miçigan dhe familjarve te tyre ne Shqiperi. Ne kete kuader ajo deklaron se per Partine Pemokratike dhe mbare shqiptaret takimi me Edi Ramen eshte takimi me Esat Toptanin e dyte te kombit shqiptar.

09/12/2026

Frrok Çupi,një nga krijesat më interesante të shoqerise shqiptare,i cili e keqperdor veten në mëren me te ultë njerzore. Çuditemi se edhe ata që e detyrojnë të dalin e flasin kete shkretan se nuk u vlen por më shume u prish punë..

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek RamaProkuroria e Posaçme (SPAK) ka n...
09/10/2026

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur verifikimet lidhur me deklaratat dhe denoncimet e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj gjatë intervistës së tij në emisionin “Çim Peka Live” në “Syri TV”.

Lëvizja e SPAK vjen vetëm dy ditë pas publikimit të intervistës së Arben Ahmetajt, i cili ndodhet prej disa kohësh në Zvicër.

Në intervistë, Ahmetaj publikoi disa audiopërgjime dhe ngriti akuza për një skemë të dyshuar që, sipas tij, lidhet me abuzimin me fondet publike, grabitjen e aseteve shtetërore dhe trafikun ndërkombëtar të armëve.

Në qendër të denoncimeve të tij janë biznesmeni Ron Yefet, kompania “Timak Defense” dhe ajo që Ahmetaj e quan “koncepti KAYO”.

Ish-zëvendëskryeministri ka ngritur gjithashtu pretendime për industrinë ushtarake, duke deklaruar se armë prodhohen dhe paketohen në Shqipëri për t’u dërguar më pas në zona konflikti. Sipas tij, kjo skemë lidhet drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama, të cilin Ahmetaj e ka cilësuar në denoncimet e tij si “kreun e organizatës”.Stream History Documentaries

SPAK, përmes veprimeve të para verifikuese, duket se po synon të administrojë materialet origjinale të bëra publike dhe të vlerësojë përmbajtjen e tyre. Kërkesa për përgjimet bruto është një hap që mund t’i shërbejë prokurorëve për të verifikuar autenticitetin, kontekstin dhe përmbajtjen e materialeve të publikuara.

A pritet që hetimi të prekë edhe Edi Ramën?

Nëse verifikimet e SPAK konfirmojnë se audiopërgjimet dhe materialet e tjera të administruara përmbajnë elementë që lidhen me vendimmarrje apo ndërhyrje të zyrtarëve të lartë, hetimi mund të zgjerohet edhe te personat e përmendur në këto materiale.

Në këtë kontekst, emri i Edi Ramës është veçanërisht i rëndësishëm, pasi vetë Ahmetaj e ka lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin me pretendimet e tij. Kjo nuk do të thotë se Rama është aktualisht nën hetim apo se përgjegjësia e tij është provuar, por nëse materialet e administruara nga SPAK përmbajnë prova konkrete që e implikojnë në veprimet e denoncuara, është e pritshme që prokurorët të verifikojnë edhe rolin e tij.

Për momentin, bëhet fjalë për një fazë verifikimi dhe jo për një akuzë apo hetim të konfirmuar ndaj Edi Ramës. Megjithatë, administrimi i përgjimeve bruto mund të jetë hapi i parë drejt një hetimi më të gjerë, nëse përmbajtja e tyre rezulton e besueshme dhe përmban të dhëna të verifikueshme për përfshirjen e zyrtarëve të lartë.

Dolly Parton, mbretëresha e dashur e muzikës country, vdes në moshën 80 vjeç
08/26/2026

Dolly Parton, mbretëresha e dashur e muzikës country, vdes në moshën 80 vjeç

Nga Kathleen Perricone, Shelby Stivale – Entertainment Weekly Dolly Parton, Mbretëresha e dashur e muzikës Country, përpjekjet filantropike të së cilës ishin po aq të shkëlqyera sa talenti i…

Uc Turku, në 100-vjetorin e përcaktimit përfundimtar të kufirit në Vermosh
08/25/2026

Uc Turku, në 100-vjetorin e përcaktimit përfundimtar të kufirit në Vermosh

“Kur Komisioni Ndërkombëtar e vizitoi këtë terren dhe bëri anketë, të bindshëm ishin udhëheqësit shqiptarë të fiseve, në mesin e të cilëve veçanërisht u theksua Ukë Turku (lexo: Uc Turku-shënimi…

08/24/2026

Uce Turku

08/24/2026
Të premten hidhet shorti i Kategorisë së Parë. Kampionati do të nisë më datë 5 shtator 2026 dhe do të përfundojë në muaj...
08/14/2026

Të premten hidhet shorti i Kategorisë së Parë.
Kampionati do të nisë më datë 5 shtator 2026 dhe do të përfundojë në muajin maj 2027.
12 skuadra, 33 javë. Dy vendet e para ngjiten direkt në Superiore.
Vendet 3-4-5-6 luajnë playoff, ekipi 3 pret ekipin 6 dhe ekipi 4 pret ekipin 5.
Fituesi i finales ngjitet në Superiore, humbësi i finales luan ndeshje playoff me vendin e parafundit në Superiore.

Roli i Protestave në Shqiperi. Bisede në studion e ACTV Michigan
08/10/2026

Roli i Protestave në Shqiperi. Bisede në studion e ACTV Michigan

Rëndësia e Protestave në Shqiperi

Address

49184 Van D**e Avenue MI
Shelby Charter Township, MI
48317

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AlbDreams Media posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to AlbDreams Media:

Shortcuts

Share