10/17/2026
Deklarate e shoqates studentore AASO, MSU per protestat dhe situaten ne Shqiperi.
Populli shqiptar ka perballuar sprova të panumerta dhe ka flijuar të ardhmen e sa e sa brezave, vetëm per t'i pare te rinjte e vet te behen viktima te dhunës në rruget e Tiranës, pikërisht nga ata që gjoja jane ngarkuar me detyren per t'i mbrojtur.
Ne e denojmë pa asnjë mědyshje brutalitetin policor ndaj protestuesve. Pamjet qe qarkullojnë në internet, ku shihen te rinj duke u goditur me shkopinj gome dhe te mitur duke u ndaluar nga policie, si me uniforme ashtu edhe me veshje civile, kerkojnë hetim dhe llogaridhenie. Asnjë qeveri nuk ka te drejte t'u pergjigjet ankesave të popullit të vet me dhunë, perndryshe rrezikon të humbase legjitimitetin e saj per te geverisur. Ne besojme me bindje te plotë se shteti shqiptar eshtë ndertuar per ti sherbyer kombit. Ne, si studente Shqiptaro-Amerikane, e kundershtojme idene se shteti mund ta perligje ruajtjen e pushtetit të vet në kurriz te atyre qe pretendon se perfageson.
Të parët tanë nuk luftuan thjesht qe ne te vazhdonim te mbijetonim. Është e gartë se sakrificat e brezave kishin per ta një kuptim shume më të madh: qe pasardhesit e tyre të gezonin lirine per të ndertuar diçka me te madhe. Ç'vlerë ka ajo trashëgimi, nese te rinjtë tanë perballen me dhunë vetëm pse kerkojne nje te ardhme më te mire?
Studenteve të tjerë shqiptare ne diasporë u drejtohemi me bindjen se shqetesimi ynë duhet të shkoje pertej fjaleve te solidaritetit dhe aktivizmit ne rrjetet sociale. Ne duart tona kemi mundesi qe te paret tanë as gë mund t'i kishin perfytyruar. E kemi detyrim
moral ta vemë bashkepunimin tone akademik, dijen e fituar, lidhjet tona dhe trashëgimine tone në shërbim të nxjerrjes në pah të kësaj fyerjeje te turpshme ndaj Drejtesise.
Atdheut tonë i detyrohemi më shume sesa një kujtim nostalgjik, edhe perballé veshtiresive qe duken të pakapercyeshme.
Nga Miçigani, ne gendrojmë ne solidaritet me ata qe po ushtrojne paqesisht te drejtat e tyre në Tiranë. E bejmë të qarte se shteti nuk eshtë kombi shqiptar. Legjitimiteti i tij mbështetet në sherbimin ndaj popullit shiptar dhe kurrë ne nënshtrimin e ketij populli ndaj pushtetit te tij.