Albanian TV of America

10/08/2026

DED PALUSHAJ, 93 VJEÇ – MALLI PËR VENDLINDJEN DHE NJË AMANET PREKËS PËR BREZAT E RINJ!

Me mall e emocion, 93-vjeçari Ded Palushaj rrëfen dashurinë e pashuar për vendlindjen dhe u lë një amanet prekës brezave të rinj:

“Kur të vini në vendlindje, mos na harroni! Na vendosni një tufë lule mbi varr.”

Fjalë që burojnë nga zemra e një njeriu që, edhe pse jetoi larg vendlindjes, shpirtin e mbajti gjithmonë të lidhur me tokën e të parëve.

Një mesazh dashurie, kujtese dhe respekti për rrënjët tona!
linku: https://www.youtube.com/watch?v=YIjmkxo3NcE&t=22s

Ndiqeni në ALBTVUSA – Me Ju, Për Ju!

10/08/2026

Dr. Endrit Gropçaj – Farmacist: “Ne farmacistët jemi në pozicionin e kontrollit të fundit!”

Në emisionin “Ëndrra Amerikane”, Dr. Endrit Gropçaj shpjegon rolin dhe përgjegjësinë e farmacistit në sistemin shëndetësor, duke theksuar se farmacistët janë një hallkë e rëndësishme e kontrollit përfundimtar të barnave, përpara se ato të arrijnë te pacienti.

Siguria e pacientit është përgjegjësi dhe prioritet!
linku: https://www.youtube.com/watch?v=8naKSpDI-qE&t=92s

Ndiqeni në ALBTVUSA – Me Ju, Për Ju!

10/08/2026

“S’KA NDAL – SHOWBIZ APO SHOWPIS?”

Me gazetarin Rafael Floqi

Një emision kritik, ku realiteti shqiptar shihet pa zbukurime dhe fenomenet negative të shoqërisë vihen nën lupën e analizës, ironisë dhe satirës.

Me një këndvështrim të mprehtë, gazetari Rafael Floqi trajton dukuri shqetësuese të jetës shqiptare, kontradiktat e shoqërisë, hipokrizinë, dukjen dhe realitetin, duke nxitur mendimin kritik dhe debatin publik.

“SHOWBIZ APO SHOWPIS?” – Kur spektakli përplaset me realitetin dhe e vërteta nuk duhet të mbetet në heshtje!
linku: https://www.youtube.com/watch?v=4W2HgX_f6Vg

Ndiqeni në ALBTVUSA – Me Ju, Për Ju!

Më dhuro një lule...Më dhuro një lule, të bukurin mëngjes, Nëse vetmuar me sheh ti, duke qarë...S’ka gjë, nëse petalet n...
10/07/2026

Më dhuro një lule...

Më dhuro një lule, të bukurin mëngjes,
Nëse vetmuar me sheh ti, duke qarë...
S’ka gjë, nëse petalet nuk i ka me vesë,
S’ka gjë...dhe nëse vjeshta, e ka tharë !

Më dhuro një lule, manushaqe, pranvere...
Kur t’më shohësh, hapat hedhur, merzitur !
S’ka gjë, nëse janë vyshkur nga e ftohta erë,
S’ka gjë...dhe nëse ca gjethe i janë prishur !

Më dhuro një lule ti, këtë buzëmbrëmje,
Kur me hënën flas... e me zemer i lutem !
Kur jeta më tund, në një marramendje,
Kur unë, si lastar i dobët peme, këputem!

Më dhuro një lule, këtë ditë të bukur, sot...
Kur të kuptosh që shpirti, s’ka më shpresë
Ska gjë, se e pa erë erë është...akull e ftohtë !
S’ka gjë...edhe sikur në duar të më mbesë...

Më dhuro një lule... dhurom tënden dashuri
Shpirtit tënd mbushur plot dritë, të vërtetë !
Edhe pse e vetmuar, në shpirtin tim, do rrij...
Fryma ime do ta mbaj gjithmonë, në jetë !

Anita Hoxha

10/07/2026

Gazetari Beqir Sina tregon se qëllimi i udhëtimit të tij ishte të ndiqte gjurmët dhe rrugëtimet e të parëve shqiptarë. Ai rrëfen vendet ku udhëtoi dhe historitë që lidhen me kurbetin, lëvizjet dhe kujtesën e shqiptarëve ndër breza.
linku:https://www.youtube.com/watch?v=QKVQbOseTQ4

10/07/2026

Avokati Renis Nushaj thekson se mbështetja ndaj njëri-tjetrit është një virtyt i çmuar i komunitetit shqiptar, i pranishëm në institucionet fetare, shoqatat dhe në çdo organizim komunitar. Solidariteti dhe bashkëpunimi na bëjnë më të fortë.
linku:https://www.youtube.com/watch?v=PmRX_Q4ntQs&t=3s

10/07/2026

SUBSTANCAT E DROGËS DHE SHËNDETI MENDOR

Të ftuarit në këtë emision diskutojnë për rolin e familjes, shkollës dhe institucioneve të tjera në parandalimin e përdorimit të drogës, edukimin e të rinjve dhe mbështetjen e personave që përballen me probleme të shëndetit mendor.

Fotografia do të ngelet historike, në se Justina do të jetë e bindur për kthimin në liri të atyre që sot mbahen padrejtë...
10/07/2026

Fotografia do të ngelet historike, në se Justina do të jetë e bindur për kthimin në liri të atyre që sot mbahen padrejtësisht në Hagë.

10/07/2026

Kardinal Ernest Simoni Troshani rrëfen vështirësitë dhe vuajtjet që përjetoi në birucë, ku u përball edhe me kërcënime për jetën. Një dëshmi e fortë e persekutimit, por edhe e qëndresës dhe besimit të tij të palëkundur edhe pse i futen spiuna ne biruc....
linku: https://www.youtube.com/watch?v=qcSkF0sWIKA&t=665s

Paraqitje që lë shumë për tëdëshiruar, por Kombëtarja endaj San Marinos.Kombëtarja shqiptare edhe pse fitoi ishte me bre...
10/07/2026

Paraqitje që lë shumë për të
dëshiruar, por Kombëtarja e
ndaj San Marinos.
Kombëtarja shqiptare edhe pse fitoi ishte me brek nëpër këmbë.
Kristjan Asllani shënoi dy gola .Kuqezinjtë" tani janë në vendin e parë.

Address

1354 Combermere Drive
Troy, MI
48083

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian TV of America posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Albanian TV of America:

Shortcuts

Share