27/08/2026
Dragash, 26 gusht 2026 - Bazuar në Kalendarin e dëgjimeve buxhetore, ekzekutivi lokal gjatë dy ditëve zhvilloi dëgjime buxhetore me grupet e nënpërfaqësuara (gratë dhe vajzat, personat me nevoja të veçanta, përfaqësues nga komuniteti joshumicë etj.), si dhe përfaqësues nga grupet e ndryshme të interesit, këshillat e fshatrave, OJQ-të, bizneset, klubet kulturore, sportive etj.
Prezantimin e dokumenteve buxhetore dhe planifikimet për vitin e ardhshëm (2027) e bënë kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Qamil Kolloni, ndërsa për buxhetin e komunitetit joshumicë sqarime dha shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Uzair Hamza. Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të tjerë të Kabinetit, duke përfshirë nënkryetarin për Komunitete, Fejsal Haliloviq.
Në këto dëgjime, pjesëmarrësit patën mundësinë që të parashtrojnë kërkesa dhe propozime, për të cilat do të hartohet raport i detajuar nga Grupi Punues për Organizimin e Dëgjimeve Buxhetore.
Kryetari Xheladini i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për interesimin e tyre, duke i ftuar që të bëhen pjesë e planifikimit të përbashkët buxhetor për vitin 2027.
VIDEO... 👇