30/08/2025
Vazhdojmë me listën e fitores, nr. 17, Egzon Karaqica
Egzon Karaqica është kandidati numër 17 i listës sonë për Kuvendin Komunal. Ai e ka filluar shkollimin fillor në shkollën "Rilindja" në Dritan dhe e ka përfunduar në SH.M.F.U "Xhevë Lladrovci" në Gllanasellë.
Arsimin e mesëm e ka vijuar në Gjimnazin "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu" në Drenas, drejtimi shkenca natyrore ndërsa shkollimin e lartë në Fakultetin e Edukimit në programin fillor.
Ushtron detyrën e Menaxherit të një hipermarketi, pjesë e një kompanie lidere në Kosovë.
Përveç krejt edukimit dhe përvojave, ai vjen nga një familje me histori të gjatë të kontributit në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Që nga viti 1992, familja e tij ka qenë pjesë e organizimeve të para ilegale duke ofruar strehë e përkrahje në organizimin e rezistencës. Në shenjë nderimi për këtë, në shtëpinë e tyre është përuruar pllaka përkujtimore si tregues i përkushtimit për liri.
Në çdo kuptim, Egzon Karaqica i shton vlerë listës sonë dhe Kuvendit Komunal në Drenas.
Ai kërkon t'ju përfaqësojë me të njëjtin dedikim, energji e dashuri për vendin.
Na priftë e mbara!
Petrit E. Dorent Hajdari

Petrit E. Hajdari