26/11/2025
Në cilësinë e Koordinatores së Njësisë Komunale për të Drejta të Njeriut dhe Barazi Gjinore, së bashku me institucionet tona lokale,DKA ,DSHMS, Njësitin e Policisë, Qendrën për Punë Sociale dhe me mbështetjen e gjerë të komunitetit, këtë vit i bashkohemi me përkushtim të plotë fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Kjo fushatë nuk është vetëm një aktivitet simbolik –
është një zotim publik se dhuna nuk ka vend në familjet tona, në shkollat tona e në asnjë hapësirë të shoqërisë sonë.
Në këto 16 ditë, por edhe çdo ditë të vitit, ne dërgojmë një mesazh të qartë:
Dhuna nuk është turp për ta raportuar – dhuna është krim.
Si komunë, mbetemi të vendosur të:
forcojmë mekanizmat e mbrojtjes dhe reagimit,
thellojmë bashkëpunimin ndërinstitucional,
rrisim ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe
sigurojmë mbështetje për çdo person që ka nevojë për ndihmë.
Sot dhe çdo ditë tjetër: ,,AS EDHE NJË MË SHUM"
🧡 Raporto, mos duro!
🧡 Dhuna është krim.
🧡 Mos dhuno!
🧡 Telefoni 192 është gjithmonë i hapur – raporto dhunën menjëherë.
Le të jemi së bashku zëri i forcës, i drejtësisë dhe i dinjitetit njerëzor.
Le të ndërtojmë një Drenas ku secili ndihet i sigurt, i respektuar dhe i mbrojtur.