DrenicaOnline

DrenicaOnline DrenicaOnline

08/09/2026

Një mural në Prishtinë në nderim të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Vepra u realizua nga artistja Ermira Murati, me bashkëfinancim dhe mbështetje nga Al Trade Market, si një mesazh për ruajtjen e kujtesës, historisë dhe sakrificës së UÇK-së.

Isa Xhemajlaj: Secilin nga këta katër persona e njoha në kohë dhe rrethana të ndryshmeShkruan Isa Xhemajlaj: Si i njoha ...
08/09/2026

Isa Xhemajlaj: Secilin nga këta katër persona e njoha në kohë dhe rrethana të ndryshme

Shkruan Isa Xhemajlaj:

Si i njoha këta katër burra që Shqiptaria po i pret të lirohen
Secilin nga këta katër persona e njoha në kohë dhe rrethana të ndryshme.
Takimet ndodhën në
“Rrugën tonë të përbashkët për LIRI”.
Jakup Krasniqin
Në vitin 1989/1990, me mijëra të burgosur ishin liruar nga burgjet serbo-jugosllave.
Në Negroc ishin kthyer nga burgu edhe Jakup Krasniqi dhe Shaban Shala. Ndonëse isha student, doja t’i shihja dhe t’i njihja nga afër. Në atë kohë, shumë njerëz hezitonin të shkonin te këto familje, sepse ishin familje me “shenjë” iridentiste,pushteti i Titos i kishte shpallur "armiq",antikomunist e anti-jugosllavë andaj jo të gjithë kishin dëshirën dhe guximin tu shkonin në konak e tu uronin mirëseardhje......
Unë, së bashku me disa shokë, shkuam, u përshëndetëm dhe u uruam mirëseardhjen.
Ky ishte takimi im i parë me Jakup Krasniqin, dhe që nga ai takim kemi rrugëtuar gjithmonë së bashku: gjatë viteve ’90, në organizimin e sistemit paralel arsimor; gjatë luftës në UÇK; pas luftës, në ndërtimin e sistemit të Qeverisë së Përkohshme 1999/2000; me dhjetëra ndeja dhe takime për rindêrtimin e vendit dhe strehimin e banorëve të Drenicës së djegur e shkatêrruar nga lufta, ngritjen dhe avancimin e TMK-së, takime private e zyrtare, pjesëmarrje nê përkujtime e pêrvjetore, debate e biseda të pa numërta, qê nga dita e parë e deri më sot ende kam të njëjtin respekt, kjo êshtê dëshmuar në kohê dhe periudha të ndryshme të rrugëtimit tonê,isha me Të edhe në rastet kur shumë nga ata që i kishte rritur vetë ja kthenin shpinën për pak para a pushtet ...
Takimi i fundit në Kosovë ishte dy ditë para kidnapimit të tij nga policia.
Atë ditë nuk dihej kush e mbante peng familjen Krasniqi, kush ishin dhe nga vinin, por e mbajtën të rrethuar për rreth gjashtë orë në shtëpinë e tij.
Takimi i fundit ishte para tri vitesh në burgun e Hagës, ku qëndruam së bashku mbi tri orë. U ndamë përmallshëm dhe i urova kthim sa më të shpejtë.
Besoj se do ta takoj përsëri në Negroc këtë shtator.
Rexhep Selimin
Gjatë veprimeve të ilegalës së UÇK-së, një mbrëmje erdhi një thirrje alarmi në “Toki-Vokin” tonë nga “SHKOZA 1”. Thirrja ishte nga Açareva.
Njoftimi ishte se disa forca policore serbe po lëviznin në drejtim të fshatit.
I tërë grupi ilegal “Guri” u nisëm për Açarevë.
Arritëm rreth orës 10 të natës në familjen Selimi. Aty, përveç Sulltanit, Çopës, Kapuqit, Mësuesit dhe disa “shokëve” të tjerë, e takova për herë të parë edhe “Agronin”, “10-tëshin” – Rexhep Selimin.
Atëherë më bënë përshtypje dy libra me poezi, të shkruara me aq mjeshtëri nga një djalosh në moshë aq të re.
Të njëjtin e takova edhe disa herë në Açarevë, në Prekaz, në shtëpinë e “Gëzimit” dhe në kullën e Bacë Shabanit.
Gjatë tërë luftës, Rexha dha një kontribut të pazëvendësueshëm, ishte zeri i parê publik i UÇK-së ku gjysma e botës e dêgjoi kushtrimin e luftês çlirimtare në Kosovë, se që nga sot me 28 Nêntor 1997 i themi "Mjaft mjaft" hegjemonisë Serbe në Kosovë, ishte ndërlidhesi kryesor i Nênzonave të luftës, Ai përveçse ishte shumë trim, kishte tipare dhe afinitete të jashtëzakonshme organizative dhe mobilizuese, ishte i qetë dhe e menaxhonte jashtëzakonisht mirë situatën edhe në rrethanat kur njerëzit e shihnin vdekjen me sy çdo ditë të Zotit, nga bombardimet dhe sulmet serbe.
Pas luftës takoheshim rrallë, por kishim besim të madh tek njëri-tjetri, bisedonim për të kaluarën dhe të ardhmen e vendit.
Për herë të fundit në Kosovë u takuam në “Baron”, në vitin 2020.
Herën e fundit e takova në Hagë, para tri vitesh. Ai, si Rexha ma, me ata sytë e mprehtë, më kishte parë dhe befas dëgjova nga mbrapa një zë, zërin që e njihja prej dekadash:
— Ooo, Isoooo, a prej Abrie erdhe këtu, aaa?
Menjëherë iu përgjigja:
— Po, Rexhë, erdha se atje në Kosovë disa po thonë se edhe këtu jeni tu ba sefaaa, e erdha me ju pa vetë, se ti e din që unë s’jam nga ata që besoj gjithçka që flasin hallku...
Ndenjëm rreth dy orë dhe ai vazhdoi ndejën me familjarët e tij, që atë ditë i kishte në vizitë vajzën dhe gruan.
Në ora 15:45 u përqafuam dhe u përshëndetëm te dera e hekurt.
I thashë:
“Dalshi faqebardhë të gjithë.”
Rexhën pres ta takoj përsëri kah tetori ose nëntori i këtij viti, sepse në shtator nuk më lëshojnë rend ta takoj ata që e kanë sharë.
Hashim Thaçin
Kah fundi i marsit 1998, para kullës së Bacit Haxhi Demaku, derisa po shkoja tek shtëpia ime, u takova me Xhevatin, tani dëshmor.
Në bisedë e sipër i thashë:
— Po më doket se kokmi ba kogja shumë.
E kisha fjalën për UÇK-në, sepse ishte fillimi i luftës dhe ishim të paktë në numër.
— Po, Isë, kogja do “shokë” janë tubu e janë mrena. Po hajde, hin pak bile përshëndeti.
— Po valla, po hi, Xhevat, se do do shokë s’i kam pa qe kogja kohë.
Kur hyra brenda, në ballë të oxhakut ishte ulur një zeshkan i gjatë, të cilin unë nuk e njihja. Majtas tij ishte Rexha dhe, meqë Rexhën e njihja prej kohësh, ia zgjata dorën Rexhës. Por Rexha s’u durua pa folur:
— Qysh bre, i kabiles së Xhemajl Abrisë, e nuk ia din renin kujt mi folë mas pari?
Si me shaka i thashë:
— Hajt se tanve ju vjen reni, se veç sa me ju folë erdha.
“A pe njeh qita?”, më pyeti.
— Jo, — i thashë.
— Ky është “Gjarpëri”.
E kur të hysh nëpër neja, foli mas pari qati që është në ballë të oxhakut.
— Aiii, le bre, Rexhë, se e bane histori këtë punë. Të fola ty mas pari se të njofta, edhe menova që, masi s’koka Syla këtu, ti je ma i madhi...
Pas luftës, me Hashim Thaçin jemi takuar nja dy herë në ndeja private në kullën e Bacit Haxhi, nëpër përvjetorë të dëshmorëve, në Ditët e Çlirimit etj.
Për herë të fundit u takuam në Hagë.
Derisa po bisedonim me Hysniun dhe Calin, dera e dhomës së vizitave ishte gjysmë e hapur. Meqë ne flisnim me zë të lartë dhe shkëmbenim batuta me njëri-tjetrin, dera filloi të hapej ngadalë.
Presidenti e hapi derën për të parë se kush ishim. U përshëndet me të gjithë. Ishim pesë veta brenda dhomës. Qëndroi rreth 40 minuta.
Pasi më pyeti për familjen, miqtë e shokët, mu drejtua:
— Po çka po ban, a me çka po merrresh, aa?
Meqë e dija ku ishim, iu përgjigja si shkurt :
— Sen valla, veç futboll po kqyri futboll në TV.
Më shikoi pak, i shkoi buza në gaz dhe, si me humor, më tha:
— Nuk je ti që rrin veç tu kqyr futboll...
U përshëndetëm miqësisht dhe kaloi në dhomën përballë për konsultime me avokatët mbrojtës.
Edhe për të besoj se do ta takoj përsëri në shtator ose tetor, pasi t’i ketë përfunduar së takuari miqtë dhe ata që i “don shumë”.
E din ai.
Kadri Veselin
Në prill 1998 isha në “PIKË”, tek udhëkryqi i fshatrave Abri–Tërdec dhe po shikoja se si një veturë po zbriste kogja me shpejtësi teposhtë “Garrapolës”. Meqë rruga ishte me zhavor, prapa veturës linte shumë pluhur.
Ishte mesditë. Aty në “PIKË” isha me “Hoxhën”, që nga ora tre e mëngjesit.
Kjo shpejtësi e veturës më acaroi. Dola në mes të rrugës dhe e ndala. Ishte vetëm një person, me kapelë të zezë, syze dielli dhe një xhemper të zi me disa vija të kuqe në krah.
Në ulësen e pasagjerit kishte një kallashnikov. E kuptova se ishte nga “tanët”, pra UÇK.
Kogja seriozisht e pyeta:
— Kush je ti? Ku po shkon? Çka e paske kaq për ngut?
Ai mbante një buzëqeshje të lehtë në fytyrë dhe, me një zë të hollë, melankolik e plot humor, m’u përgjigj:
— Unë jam “Xhejms Bond”. Po shkoj për Krojkov me taku ni shok. Po tybe, s’jam i sigurt a e gjej rrugën, po më doket ti koke i ktuhit e boll mirë kishe ba me ardh me mu, edhe prap qitu të kthej...
Unë, hala nervoz për shkak se ma kishte mbushur rrugën me pluhur, i thashë:
— Jo bre, jaran, s’jam dalë ktu me dekë as mu myt me kerr. Dekë për dekë, po des tu luftu me shki, jo me thy kryt në ba**er a naj kanal.
Qeshi me të madhe. I tregova kah ishte rruga dhe vazhdoi vetëm.
Në mbrëmje i tregova “Gëzimit” për rastin dhe ai më tha se p***a qenë Kadri Veseli.
Gjatë luftës jemi takuar disa herë, në Abri, Likoc, Baicë, Malishevë etj.
Pas luftës e konsideroja ende si shok lufte, por nuk jemi takuar shpesh, sepse “servilët” i kishin thënë se “Isa ka devijuar”.
Gjatë vitit 2016 u përballëm në betejën politike për pozitën e kryetarit të Drenasit. Kadriu sapo ishte zgjedhur kryetar i PDK-së dhe kishin kandidatin e tyre, ndërsa unë isha kandidat nga NISMA.
Rrjedhat e asaj gare, disa dihen e disa do të dihen më vonë...
Sidoqoftë, kurrë nuk patëm as edhe një fjalë të keqe ndaj njëri-tjetrit.
Po ashtu, para tri vitesh, së bashku me Armendin, Arianin dhe Shaqën, gjatë vizitës në Hagë, u takuam dhe u përqafuam si miq të vjetër. Ndenjëm e biseduam për rreth dy orë. U ndamë me shpresë se së shpejti do të takohemi përsëri.
Besoj fort se ai do të kthehet në shtator, ndërsa unë do ta takoja kah nëntori, pasi t’i ketë sqaruar disa çështje me ata që për shumë kohë e kanë rrejt se e kanë “mik e shok”....
Besoj fort se këta burra, që në të gjitha periudhat i kanë dalë zot atdheut, do të shpallen plotësisht të pafajshëm më 16 shtator 2026.
Uroj që kjo ditë të jetë dita e lirisë së tyre dhe dita kur do t’i shohim përsëri në Kosovë, pranë familjeve, miqve dhe shokëve të tyre.
Pas gjithë këtyre viteve padrejtësi, ka mbetur vetëm një rrugë :
RRUGA E PAFAJSISË

“I vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë”- Fjala e fundit e Hashim Thaçit në Hagë më 18 shkurt
08/09/2026

“I vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë”- Fjala e fundit e Hashim Thaçit në Hagë më 18 shkurt

Ilirjana Bernjashi me emblemën e UÇK-së të tatuazhuar në dorë: Krenaria që mbahet në lëkurë
08/09/2026

Ilirjana Bernjashi me emblemën e UÇK-së të tatuazhuar në dorë: Krenaria që mbahet në lëkurë

08/09/2026

“Shihemi në Prishtinë!”/ Leonora Jakupi i bashkohet thirrjes për tubim në Sheshin “Skënderbeu”

Edhe Diaspora ndez “Zjarrin e Lirisë”, aktiviteti pritet të zhvillohet në GjermaniPërfaqësuesi i “Liria Ka Emër” në Dias...
07/09/2026

Edhe Diaspora ndez “Zjarrin e Lirisë”, aktiviteti pritet të zhvillohet në Gjermani

Përfaqësuesi i “Liria Ka Emër” në Diasporë, veprimtari Hektor Beqiri, ka paralajmëruar organizimin e një aktiviteti në Gjermani në kuadër të nismës “Zjarri i Lirisë”. Diaspora shqiptare vijon angazhimin në mbështetje të çështjes së çlirimtarëve, ndërsa një aktivitet i ri pritet të organizohet edhe në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i “Liria Ka Emër” në Diasporë, veprimtari Hektor Beqiri, i cili përmes një njoftimi ka paralajmëruar se së shpejti do të ndërmerret një tjetër hap në kuadër të aktiviteteve të kësaj nisme.

Edhe Diaspora ndez “Zjarrin e Lirisë”, aktiviteti pritet të zhvillohet në Gjermani07 shtator 2026| 22:19
Përfaqësuesi i “Liria Ka Emër” në Diasporë, veprimtari Hektor Beqiri, ka paralajmëruar organizimin e një aktiviteti në Gjermani në kuadër të nismës “Zjarri i Lirisë”. Diaspora shqiptare vijon angazhimin në mbështetje të çështjes së çlirimtarëve, ndërsa një aktivitet i ri pritet të organizohet edhe në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i “Liria Ka Emër” në Diasporë, veprimtari Hektor Beqiri, i cili përmes një njoftimi ka paralajmëruar se së shpejti do të ndërmerret një tjetër hap në kuadër të aktiviteteve të kësaj nisme.

“Përshëndetje të nderuar,

Në kuadër të aktiviteteve tona në mbështetje sa më të madhe për çlirimtarët tanë, do të bëjmë edhe një hap tjetër përpara, duke e ndezur ‘Zjarrin e Lirisë’ edhe në Diasporë”, thuhet në njoftimin e Beqirit.

Sipas tij, aktiviteti është planifikuar të zhvillohet të mërkurën në Gjermani, me synimin që zëri dhe mesazhi i mërgimtarëve të jetë edhe më i fuqishëm në mbështetje të çlirimtarëve. “Për kohën e saktë dhe vendin e mbajtjes do t’ju njoftoj me kohë”, ka bërë të ditur Beqiri.

Ai ka falënderuar gjithashtu të gjithë mbështetësit dhe aktivistët për angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm. “Ju falënderoj përzemërsisht për gjithë angazhimin, përkushtimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Liri për çlirimtarët!”, përfundon njoftimi. Aktiviteti i paralajmëruar në Gjermani pritet të bëhet pjesë e angazhimeve të Diasporës në kuadër të nismës “Zjarri i Lirisë”.

Driton Ajazi mobilizon PDK-në në Drenas për “Marshin e Lirisë”: Më 12 shtator duhet të jemi atyLajmi i plotë në koment:
07/09/2026

Driton Ajazi mobilizon PDK-në në Drenas për “Marshin e Lirisë”: Më 12 shtator duhet të jemi aty

Lajmi i plotë në koment:

Egzona Tërdevci: Qeveria Kurti me investime konkrete në Drenas, çerdhja “Ardhmëria” nis punën në ArllatLajmi i plotë në ...
07/09/2026

Egzona Tërdevci: Qeveria Kurti me investime konkrete në Drenas, çerdhja “Ardhmëria” nis punën në Arllat

Lajmi i plotë në koment:

Edhe 8 ditë… ⏳🇽🇰 Kosova i pret Çlirimtarët!📝 Hektor Beqiri
07/09/2026

Edhe 8 ditë… ⏳

🇽🇰 Kosova i pret Çlirimtarët!

📝 Hektor Beqiri

Detajet në linkun në koment👇
07/09/2026

Detajet në linkun në koment👇

Address

14 Qershori
Drenas
13000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DrenicaOnline posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to DrenicaOnline:

Shortcuts

Share