Televizioni Liria

Televizioni Liria Televizion lokal në Ferizaj, Kosovë

Komuna e Ferizaj vendos ekran ( Led )në shesh për ndeshjen Kosova–TurqiaFerizaj po bëhet gati për ndeshjen Kosovë – Turq...
30/03/2026

Komuna e Ferizaj vendos ekran ( Led )në shesh për ndeshjen Kosova–Turqia

Ferizaj po bëhet gati për ndeshjen Kosovë – Turqi. Në sheshin “Adem Jashari”, duke filluar nga ora 20:45, qytetarët do të kenë mundësinë ta ndjekin së bashku këtë përballje përmes LED-it të madh të vendosur në shesh, i organizuar nga Komuna e Ferizajt.

Nesër, nuk do të jemi thjesht spektatorë, por një zë i vetëm që mbështet me zemër djemtë tanë në fushë. Le të jemi të gjithë bashkë në përkrahje të Kombëtares sonë.
Për Kosovën, për krenarinë tonë 🇽🇰!

Nga Ferizaji në skenën evropiane – rrugëtimi frymëzues i Leard SadriutNë fushat e gjelbra të Ferizajt, aty ku ëndrrat e ...
25/03/2026

Nga Ferizaji në skenën evropiane – rrugëtimi frymëzues i Leard Sadriut

Në fushat e gjelbra të Ferizajt, aty ku ëndrrat e shumë të rinjve marrin formë, nisi edhe rrugëtimi i një prej talenteve më premtuese të futbollit kosovar – Leard Sadriu.
Nga një djalosh i ri me topin në këmbë, në një lider të vërtetë në fushë, historia e tij është dëshmi se talenti, kur shoqërohet me punë dhe përkushtim, nuk njeh kufij.
Që në kategoritë e reja të Ferizajt, Sadriu spikati si një lojtar ndryshe. Me një kombinim të rrallë të shpejtësisë, inteligjencës në lojë dhe disiplinës taktike, ai tërhoqi vëmendjen e trajnerëve dhe skautëve.
Nuk kaloi shumë kohë dhe në moshën vetëm 16-vjeçare, ai bëri hapin e parë të madh në karrierë, duke u transferuar te Shkëndija e Tetovës – një ambient ku talenti i tij filloi të kristalizohej edhe më tej.
Eksperienca ndërkombëtare erdhi shpejt. Një sezon si i huazuar te Skënderbeu i dha mundësinë të përballej me një nivel më të lartë konkurrence, duke e forcuar karakterin dhe duke e përgatitur për sfida më të mëdha.
Ky ishte momenti kur Sadriu nisi të shndërrohej nga një premtim në një realitet të futbollit ballkanik.
Transferimi i tij për rreth 100,000 euro te Mura në Slloveni shënoi një kthesë të rëndësishme.
Gjatë tri viteve me këtë skuadër, ai u shndërrua në një nga shtyllat kryesore të ekipit. Performancat e tij të qëndrueshme, profesionalizmi dhe pjekuria në lojë e vendosën në radarët e futbollit evropian.
Sot, Sadriu vazhdon rrugëtimin e tij te Arges në Rumani, duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Me një vlerë tregu që afrohet në 1 milion euro, ai përfaqëson një histori suksesi që vjen nga përkushtimi dhe puna e pandalur.
Por historia e tij nuk ndalet vetëm te klubet. Me fanellën e Kosovës, ai ka qenë një lider i lindur.
Si kapiten i grupmoshave U17, U19 dhe U21, Sadriu ka dëshmuar se lidershipi nuk lidhet me moshën, por me karakterin dhe përgjegjësinë.
Ai është një shembull i gjallë për brezat e rinj – se rruga drejt suksesit kalon përmes disiplinës, sakrificës dhe besimit në vetvete.
Nga kapiten i Ferizajt në përfaqësues të Kombëtares – rrugëtimi i Leard Sadriut është më shumë se një histori futbolli. Është një mesazh i fuqishëm për çdo të ri që ëndërron: se nga çdo cep i Kosovës, mund të lindin histori të mëdha.

Fitër Bajrami është kujtesë për gjithçka që ka vlerë —familjen, paqen dhe mirësinë në zemër.Le të jenë gjithmonë pranë j...
20/03/2026

Fitër Bajrami është kujtesë për gjithçka që ka vlerë —
familjen, paqen dhe mirësinë në zemër.
Le të jenë gjithmonë pranë jush, jo vetëm sot, por në çdo ditë.
🌙 Me respekt,
TV Liria

07/03/2026

Reçak : Përurohet lapidari i dëshmorit Skënder Qarri – Kaquli

Fillon Zbritja e madhe per 8 mars ne Autoshkolla "Leardi"SH.P.K  per me shume informacione 044/255/426044/461/451048/461...
03/03/2026

Fillon Zbritja e madhe per 8 mars ne Autoshkolla "Leardi"SH.P.K per me shume informacione

044/255/426
044/461/451
048/461/451

23/02/2026

Përkundër sfidave , rritet niveli i shërbimit karshi qytetarëve

Me dhembje dhe pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-drejtorit të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, ...
19/02/2026

Me dhembje dhe pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-drejtorit të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, mësimdhënësit në pension, sindikalistit dhe bashkëqytetarit tonë, Ali Azemi.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Azemi, kolegëve të arsimit, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit.
“Me dhembje dhe pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Ali Azemit, ish-drejtor i Gjimnazit ‘Kuvendi i Arbërit’, mësimdhënës në pension dhe veprimtar sindikal. Kontributi dhe vepra e tij në fushën e arsimit në Ferizaj do të mbeten të pashlyeshme në kujtesën e qytetarëve tanë.
Ngushëllime të sinqerta familjes Azemi, kolegëve të arsimit, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit.”

Në Ferizaj shënohet Dita Botërore e RadiosSot, në sheshin e qytetit të Ferizajt, Klubi i Gazetarëve “Haki Braha” ka orga...
13/02/2026

Në Ferizaj shënohet Dita Botërore e Radios

Sot, në sheshin e qytetit të Ferizajt, Klubi i Gazetarëve “Haki Braha” ka organizuar një aktivitet simbolik me rastin e shënimit të 13 Shkurtit – Ditës Botërore të Radios.
Në një ambient të improvizuar si studio radioje, me muzikë, intervista dhe lajme të transmetuara drejtpërdrejt për qytetarët, u rikthye atmosfera dhe fryma që radioja ka sjellë ndër vite në jetën e përditshme.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve, shoqatave dhe subjekteve të ndryshme, ish-punëtorë të radios ndër vite, si dhe qytetarë të shumtë, duke e bërë këtë ditë një moment të veçantë reflektimi dhe mirënjohjeje.
Me këtë rast, u kujtuan me respekt ish-punëtorët e radios, të cilët dhanë kontribut të çmuar në informimin dhe edukimin e publikut. Po ashtu, u shpreh mirënjohje për dëgjuesit, të cilët e kanë mbajtur gjallë radion ndër vite përmes besimit dhe mbështetjes së tyre.
“Radioja është më shumë se një valë frekuence – është kujtesë, emocion dhe zë i qytetit”, u tha gjatë aktivitetit.
Klubi i Gazetarëve “Haki Braha” – Ferizaj

Sqarim publik: Ish-objekti i shkollës “Gjon Serreçi” nuk është në menaxhimin e Komunës, por nën përgjegjësinë e Ministri...
13/02/2026

Sqarim publik: Ish-objekti i shkollës “Gjon Serreçi” nuk është në menaxhimin e Komunës, por nën përgjegjësinë e Ministrisë së Kulturës

Komuna e Ferizajt ka sqaruar se ish-objekti i shkollës “Gjon Serreçi” tash e disa vite nuk është në menaxhimin e Komunës, por është në përgjegjësi dhe nën mbrojtjen e Ministrisë së Kulturës, si objekt i trashëgimisë kulturore.
Sipas Komunës, ditëve të fundit në media dhe në rrjete sociale kanë qarkulluar pamje nga gjendja e këtij objekti, ku është aluduar dhe është adresuar përgjegjësia tek Komuna e Ferizajt për gjendjen aktuale të tij.
“Për hir të saktësisë së informimit të qytetarëve, sqarojmë se tash e disa vite ky objekt nuk menaxhohet nga Komuna, por është në përgjegjësi dhe nën mbrojtje të Ministrisë së Kulturës, si objekt i trashëgimisë kulturore”, thuhet në sqarim.
Komuna e Ferizajt bën të ditur se në shumë raste, përmes paraqitjeve publike, por edhe përmes shkresave dhe komunikimeve zyrtare me institucionet përgjegjëse të nivelit qendror, ka kërkuar që t’i lejohet ndërhyrja në këtë hapësirë, me qëllim që objekti të rregullohet dhe të eliminohet çdo mundësi rreziku në dhe përreth tij.
Megjithatë, sipas Komunës, një gjë e tillë nuk është lejuar deri më tani nga institucionet përgjegjëse qendrore, ndërsa kërkesa vazhdon të përsëritet dhe komunikimi zyrtar mbetet aktiv për të mundësuar ndërhyrjen në ish-objektin e shkollës “Gjon Serreçi”.

12/02/2026

Shumë aktivitete për nder të 17 Shkurtit

Aktiviteti “Rrugëtimi drejt Pavarësisë” zhvillohet në shkollat e mesme të FerizajtNë kuadër të shënimit të 18-vjetorit t...
12/02/2026

Aktiviteti “Rrugëtimi drejt Pavarësisë” zhvillohet në shkollat e mesme të Ferizajt

Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në disa shkolla të mesme të qytetit të Ferizajt u organizua aktiviteti edukativ me temën “Rrugëtimi drejt pavarësisë”. Ky aktivitet synoi të afrojë nxënësit më pranë historisë së shtetformimit dhe sakrificave të bëra ndër vite për liri dhe pavarësi.

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, së bashku me drejtorë komunalë, vizituan Gjimnazin shkencor “Kuvendi i Arbrit”, Gjimnazin shoqëror “Shaban Hashani”, IAAP “Zenel Hajdini” dhe Shkollën e Mjekësisë “Elena Gjika”. Gjatë këtyre vizitave u zhvilluan bashkëbisedime të hapura me nxënësit, ku u diskutua për rrugën e gjatë dhe të vështirë drejt pavarësisë së Kosovës, për sakrificat e brezave të tërë dhe për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë proces historik.

Një pjesë e diskutimeve iu kushtua edhe zhvillimeve aktuale, përfshirë proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj disa ish-udhëheqësve të UÇK-së. Qëllimi i kësaj pjese të bashkëbisedimit ishte informimi i nxënësve në mënyrë të drejtë dhe të balancuar mbi çështje që lidhen me historinë e afërt dhe drejtësinë.

Organizatorët theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të edukimit të brezave të rinj mbi vlerat e lirisë, sakrificës dhe përgjegjësisë qytetare, duke e konsideruar këtë aktivitet si një kontribut në forcimin e ndërgjegjes kombëtare dhe qytetare te të rinjtë.

Address

Rruga "Ahmet Kaçiku" Ferizaj
Ferizaj
70000

Telephone

+38344981618

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Televizioni Liria posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Televizioni Liria:

Share

Category