Zeropese

Zeropese Gazeta Online zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjave të nive

- Zeropese është media më e vizituar në Rajonin e Ferizajt sipas të gjitha platformave që analizojnë të dhënat e brendshme të ueb faqeve virtuale.
- Media më neutrale dhe më gjithëpërfshirëse në Rajonin e Ferizajt
- 85.70% të publikut nga Rajoni i Ferizajt (Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Han i Elezit dhe Shtërpcë) por dhe nga gjitha shqiptare!
- Në top 200 faqet më të vizituara shqiptare
- Në top 2

00 mijë faqet në nivel global
- 74% të vizitorëve janë mes moshave 25 - 54
Tri shtyllat kryesore:
- Informacioni i pavarur dhe gjithëpërfshirës/ i pa censuruar dhe për gjitha kategoritë
- Karriera – zhvillmi dhe motivimi për sukses
- Promovimi i qytetit – kultura, turizmi dhe atraksione tjera
- Zëri i të shtypurve – kundër çdo forme të ekstremizmit, albanofobisë, islamofobisë, neofashizmit, neonazizmit e çdo lloj dukurie negative tjetër!

26/08/2026

🎓 VITI I RI SHKOLLOR FILLON. A PO I PËRGATITNI NXËNËSIT PËR PUNËT E 2030? 🚀

Mësimdhënës, këshilltarë karriere, shkolla - ky është sistemi që e keni kërkuar.

📦 PAKO E KARRIERËS - 29€ - Gjithçka në një vend
Akademia Kombëtare për Karrierë

ÇFARË MERRNI?

📘 1 LIBËR FIZIK (kopje fizike në shtëpi):
KARRIERA A-ZH - Orientimi në Karrierë nga Gentian Jetishi
Baza për kuptimin dhe planifikimin e karrierës. Ky është i vetmi libër fizik i pakos.

💻 5 LIBRA SHKOLLORË DIGJITALË:
KARRIERA 8, 9, 10, 11, 12
Edukimi për karrierën nga klasa 8 deri në 12 - seri e strukturuar.

👩‍🏫 5 LIBRA TË MËSUESIT + PLANE VJETORE:
Libri i Mësuesit - Karriera 8, 9, 10, 11, 12
Në format digjital, gati për përdorim. Nxënësi ka librin, mësuesi ka udhëzuesin.

📚 6 LIBRA VIRTUALË - BIBLIOTEKA PROFESIONALE:
✔️ KARRIERA AI - Udhëzues për Punën e Nesërme 2027-2050 (1000+ Platforma AI për çdo profesion)
✔️ Dizajno Karrierën Tënde
✔️ Karriera A-ZH - Libri i Aktiviteteve
✔️ Dizajno Karrierën Tënde - Libri i Punës
✔️ Udhërrëfyes për Orientim në Karrierë
✔️ 5 Hapat për Vendimin e Karrierës

🌍 TË NDËRTUARA MBI STANDARDE EUROPIANE & AMERIKANE - Jo teori e vjetër:
✓ DigComp 2.2 - Kompetencat Digjitale (EU)
✓ EU Green Deal - Aftësitë për tranzicionin e gjelbër
✓ EntreComp - Kuadri Evropian i Sipërmarrjes
✓ Business Model Canvas Junior - Mendësia sipërmarrëse (USA)
✓ Standardet ILO / BE - Të drejtat e punës
✓ OECD / INFE - Edukimi financiar i avancuar

PSE TANI?
👉 MË PAK KOHË DUKE PËRGATITUR. MË SHUMË KOHË DUKE MËSUAR.
Mos e nis vitin duke pyetur "Çfarë aktiviteti të bëj këtë javë?"

Një investim i vogël për një sistem të tërë.

💶 E GJITHA VETËM 29€
Përfshin të gjitha materialet digjitale + 1 libër fizik + përditësimet + planet mësimore (së shpejti).

⏰ OFERTË BACK TO SCHOOL - Sasi e kufizuar!
Shënim: Shërbimi postar përcaktohet dhe ofrohet nga palë të treta dhe nuk përfshihet në çmimin 29€.

👇 POROSIT TANI ME 1 KLIK:
https://forms.gle/8oSYi4siYXy4t2v1A



AKADEMIA KOMBËTARE PËR KARRIERË
Edukimi për karrierën. Nga shkolla drejt së ardhmes me AI.

ISLAMI NË FERIZAJ – EKSPOZITË VIRTUALESot lançohet publikisht “Islami në Ferizaj”, një ekspozitë virtuale që sjell përme...
21/08/2026

ISLAMI NË FERIZAJ – EKSPOZITË VIRTUALE

Sot lançohet publikisht “Islami në Ferizaj”, një ekspozitë virtuale që sjell përmes fotografive pjesë nga trashëgimia islame, historia, xhamitë, mejtepet, Medreseja dhe personalitetet që kanë formësuar jetën kulturore e arsimore të Ferizajt.
📖 Vizito ekspozitën falas:
Islami në Ferizaj – Ekspozitë Virtuale https://e.fliphtml5.com/ktsqe/xjbv/index.html

📚 Lexo edhe librin e plotë “Atlas Kulturor – Islami në Ferizaj”:
Lexo librin online https://online.fliphtml5.com/ktsqe/upwb/

Një udhëtim vizual në historinë dhe trashëgiminë e Ferizajt.

📖 Si po ndryshon orientimi në karrierë në epokën e inteligjencës artificiale?Çdo vit, mijëra nxënës e studentë përballen...
17/08/2026

📖 Si po ndryshon orientimi në karrierë në epokën e inteligjencës artificiale?

Çdo vit, mijëra nxënës e studentë përballen me të njëjtën pyetje: "Çfarë karriere të zgjedh?" — shpesh pa udhëzim të strukturuar dhe pa mjete praktike.

Në shkrimin e ri flas për Pakon e Karrierës — libri "Karriera A-Zh" + qasje në 8 libra e burime digjitale, të menduara për mësimdhënës, kolegje dhe këshilltarë karriere, që përfshijnë edhe mjetet e AI-së që po ridefinojnë tregun e punës.

👉 Lexoje shkrimin e plotë këtu:
https://orientiminekarriere.wordpress.com/2026/08/17/pako-e-karrieres-udhezuesi-i-plote-per-orientim-ne-karriere-ne-epoken-e-inteligjences-artificiale/

Nga Gentian Jetishi — Akademia 23 Çdo vit, mijëra nxënës, studentë dhe të rritur ndodhen para të njëjtës pyetje: “Çfarë karriere të zgjedh?”. Dhe çdo vit, shumica prej tyre marrin këtë …

KËRKESË: RRUGA “MEDRESEJA E FERIZAJT” NË VENDIN KU NDODHEJ MEDRESEJA📍 Le t’i vendosim emrin “Medreseja e Ferizajt” pjesë...
15/08/2026

KËRKESË: RRUGA “MEDRESEJA E FERIZAJT” NË VENDIN KU NDODHEJ MEDRESEJA
📍 Le t’i vendosim emrin “Medreseja e Ferizajt” pjesës së parë të Rrugës “Dimitrije Tucoviq”, deri te kthesa.
Në këtë vend ka qenë Medreseja e Ferizajt – një shkollë e mësimit dhe edukimit shqip, që i përket historisë arsimore, kulturore dhe kombëtare të qytetit tonë.
Sot, objekti nuk ekziston më. Një pjesë e hapësirës së tij është kthyer në rrugë publike, ndërsa pjesa tjetër është përfshirë në objektin afaristo-banesor që ndodhet aty.
Prandaj, pikërisht tani kemi një mundësi dhe, pse jo, edhe një obligim moral: ta ruajmë kujtesën e asaj që ka qenë aty. Në kujtesën e qytetit duhet të ruhen edhe ata që, në periudha të vështira, gjetën strehim në Ferizaj pasi u larguan nga represioni dhe terrori i regjimit komunist në Shqipëri.
Vendosja e emrit “Rruga Medreseja e Ferizajt” nuk do të ishte thjesht ndryshim i një tabele. Do të ishte një shenjë e përhershme se në atë vend ka ekzistuar një institucion i arsimit shqip dhe një pjesë e rëndësishme e historisë së Ferizajt.
Do të ishte një mënyrë që hapësira publike e sotme të mos e fshijë kujtesën e vendit që ka qenë aty më parë.
👉 Kërkojmë që Komuna e Ferizajt ta shqyrtojë këtë propozim dhe të emërtojë pjesën e parë të rrugës, deri te kthesa, “Rruga Medreseja e Ferizajt”.
📍 Lokacioni i ish-Medresesë së Ferizajt:
https://www.google.com/maps/place/Ferizaj+70000/@42.3699243,21.1549933,77m/data=!3m1!1e3!4m6!3m5!1s0x13547e5d2cdacd71:0xec0e1a604157e8b5!8m2!3d42.3735953!4d21.1464047!16zL20vMDV3NXl4?entry=ttu&g_ep=EgoyMDI2MDgxMi4wIKXMDSoASAFQAw%3D%3D
Kjo nuk është kërkesë për të harruar të kaluarën e askujt. Është kërkesë që Ferizaj të mos e harrojë të kaluarën e vet.

70000

12/08/2026

📚 PAKO E KARRIERËS — më shumë se një libër, një komplet profesional për punën e përditshme.
Një paketë e konceptuar për mësimdhënës, këshilltarë karriere, shkolla, kolegje dhe universitete, me:
📖 Librin fizik “Karriera A–Zh”
📚 Qasje në 8 tituj elektronikë (PDF)
🎯 300+ aktivitete praktike
🤖 1000+ linqe dhe mjete AI për edukim, karrierë dhe fusha të ndryshme të jetës.
💶 Çmimi special: vetëm 19 €
⏳ Oferta vlen deri më 24 gusht 2026
🔴 Kopje të limituara
Nëse dëshironi ta siguroni paketën me çmimin special, porositni sa më herët.
👉 Porositja:
https://forms.gle/8oSYi4siYXy4t2v1A

09/08/2026

Rikujtim #
2023

BOTA DO TI ZGJIDH VETË HALLET E SAJ,
TË MENDOJMË SERIOZISHT TË ZGJIDHIM HALLET TONA!

Do t’u kujtoja vitin 1999 dhe 2001 kur mercenarë ukrainas dhe rusë, u vërsulën mbi popullsinë shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni për të shtypur luftën çlirimtare.

Ju drejtohem Gjeneralëve Shqiptarë në të dy anët e Drinit. Njerëzimi po kalon në një situatë të re të presionit psikologjik mbi frikën e një lufte, duke e harruar Pandëminë dhe duke mos bërë lidhjen e qënësishme mes saj dhe luftës që ka nisur në Ukrainë, e cila nuk i dihet se ku e ka fundin. Nga frika për një luftë globale apo rajonale, po shikojmë se kemi të bëjmë me një luftë lokale, por me kërcënime dhe rrezikshmëri të lartë për të dalë nga kontrolli.
Media të dominuara nga lajmet e pakonfirmuara, nga dezëinformacione, mungesë e informacionit, dhe lloj lloj analistës e specialistësh, të cilët përmes propogandimit të arsenaleve ushtarake, raportit të forcave, strategjive e stratagjemave i bëjnë me ose pa dashje një shërbim propogandës së frikës dhe rritjes së presionit mbi opinionin publik. Kjo situatë e mbështetur në luftën pa formë ka kohë që gjenerëon edhe brenda mjedisit shqiptar elemente të luftës hibride. Agresioni në Ukrainë dhe ngritja e veshëve nga Serbia për “ndonjë gjah të mundshëm në Ballkan”, ka zgjuar mykun prolindor brenda radhëve tona. Vëreni me kujdes si kanë nxjerrë kokë “banalistët antishqiptarë” duke helmuar opinionin me marrëzitë e tyre.
Një nxitim si gjithmonë i politikës dhe opinionit shqiptar për të qenë në ball të zgjidhjeve të halleve të botës, pa menduar më parë se populli dhe shtete tona kanë shumë probleme në çështjet e sigurisë kombëtare. Jemi sot vendet më pak të armatosura në Ballkan dhe në Evropë.
Duke respektuar të drejtën e shprehjes, do t’u kujtoja shumë individëve që po bien përmbys me lavdërime, përgjërime, vargje vjershash e këngësh për heronjtë ukrainas, qëndrimin politik të këtij shteti në raport me pavarësinë dhe njohjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare.
Do t’u kujtoja vitin 1999 dhe 2001 kur mercenarë ukrainas dhe rusë, u vërsulën mbi popullsinë shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni për të shtypur luftën çlirimtare.
Do t’u kujtoja armatimet moderne dhe helikopterët e blinduar ukrainas të dhënë ndihmë ushtrisë maqedonase për të vrarë popullin e pafajshëm shqiptar dhe për të shtypur me gjak luftën e tij çlirimtare.
Populli ynë thotë një fjalë të urtë: Gëzim për derë është kjo punë. Megjithatë në shpirtin tonë paqëror ne solidarizohemi me popullin e pafajshëm, pre e një agresioni të tipit hitlerian, të mbështetur në idenë e “luftës rrufe”. Sot jemi të vetëdijshëm që një popull i pafajshëm po masakrohet për t’u pushtuar nga një fuqi agresive si Rusia.
Natyrisht do të mjaftonte solidarizimi dhe mbështetja e popujve dhe shteteve që janë rreshtuar sot në frontin antirus.
Natyrisht askush nuk e dëshiron luftën dhe kjo është njerëzore. Të mbrosh të drejtën e një populli që po vritet pafajësisht, është detyrim njerëzor.
Të diskretitosh një Hi**er të ri që i është mbushur mendja se, “mund të bëjë dhe diellin edhe hënën në tokë”, edhe kjo është patriotike dhe paqësore. Do të rreshtohemi pa dyshim në çdo kohë në frontin e forcave që luftojnë për paqe dhe stabilitet.
Por të jemi pak më konkretë dhe më afër një realiteti, i cili ende fsheh brenda tij enigmën e fundit të shpejtë, apo fundit raskapitës, për të cilin përvojat botërore na mësojnë shumë.
Ukraina është pak larg, por në fakt dhe shumë afër me lidhjet e saj gjeografike me Ballkanin, nëqoftëse do të kemi parasysh shtetin fashist të Serbisë dhe një Putin të Vogël në krye të saj, që vazhdon ta armatos ushtrinë e tij me armët më moderne të blera nga agresori rus dhe kërcënon rajonin me një luftë të re të tipit Millosheviç.
Kjo do të na interesonte më shumë, për të qenë më afër halleve dhe mundësive tona të kufizuara në një situatë të zhvilluar, të dalë jashtë kontrollit dhe që mund të jetë një shpërndarje e përgjegjësive për ta vënë botën para faktit të një përplasje rajonale apo globale.
Nuk jam politikan, por thjeshtë një ushtarak që më së shumti, do t’i drejtohesha Presidentëve të shteteve shqiptare dhe shtabeve të Përgjithëshme të Forcave të Armatosura Shqiptare, për të parë e riparë me kujdes të gjitha masat paraprake përgatitore kundër një situate të tillë. Në një situatë të zhvilluar bota demokratike do të na mbështesë me armë e logjistikë, por askush nuk do të dëshironte që ushtaraët e tyre të vriten për mbrojtjen e territoreve shqiptare.
Një shpërthim i mundshëm i Serbisë në drejtim të bregdetit të Adriatikut, më synim Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, nuk mund të jetë një varjant i përjashtuar. Qëndrimi politik i lidershipit serb mbi agresionin në Ukrainë është i qartë. Ai meriton izolimin e plotë, jo vetëm nga politika shqiptare, por dhe nga aventurirët evropiaë, të cilët të zhytur në kaos po mendojnë se, “kush e ka radhën pas Ukrainës”.
Shqipëria është vend antar i NATO dhe “de fakto” Kosova konsiderohet pjesë e saj, për shkak të misionit që kryen NATO në këtë shtet. Kufiri shqiptar – shqiptar në këtë situatë nuk duhet të ekzistojë. Masat përgatitore me karakter ushtarak dhe logjistik duhet të jenë prioritet, për t’i dalë një të keqe të mundshme përpara. Një goditje tjetër lufte mbi popullin shqiptar, do ta çonte atë edhe 30 vite të tjera prapa, siç ndodhi në vitin 1997-1999.
Brenda territorit të Shqipërisë kemi shumë pika të dobëta në lidhjen territorial me Kosovën, të cilat duhet të jenë objekt me përparësi në sigurinë e tyre. Ato duhen ruajtur për të mbajtur gjallë lidhjet e sigurta dhe të pandërprera me Kosovën dhe Maqedoninë.
Shtatmadhoria e Kosovës ka nevojë për rishikimin e konceptit strategjik të mbrojtjes, të cilin duhet ta ketë të planifikuar me masa konkrete në terren, me forca dhe mjete. Një ndërthurje e mbrojtjes së lëvizëshme, me drejtime të caktuara të mbrojtjes pozicionale, do të krijonte mundësitë e planifikimit për të shkatërruar dhe mbajtur nën kontrollin e goditjeve rrugën e depërtimit të kundërshtarit, mbylljen e qafave dhe shtigjeve malore, mbajtjen e lartësive, duke i kushtuar rëndësi vijave të lumenjve, urave, magjistraleve brenda dhe në kurrizet malore që qarkojnë Kosovën.

Shpërndarja e forcave operacionale për të qenë më afrë objekteve me rëndësi strategjike merr prioritet. Ka shumë objekte të tjera të rëndësishme që mund të mbulohen me zjarrin e armatimeve të rënda. T’i futemi në kohë kësaj pune dhe të mos mjaftohemi vetëm me takimin e rëndësishëm të lidershipit politik me Gjeneralin e KFOR.
Politikanët bëjnë punën e tyre, por eprorët ushtarakë kanë detyrimin të parashikojnë masa shtesë dhe kërkesa të argumentuara në një situatë të mundëshme.

Është koha e një bashkëpunimi më të ngushtë me Kuarterin e NATO, me Departamentin e Shtetit dhe Qendrën Operacionale Amerikane në Shqipëri. Të kërkojmë sa jemi në kohë ato elemente logjistike dhe armatime që si kemi.
Ka kohë që kërkohet rritja e buxheteve të mbrojtjes në Shqipëri dhe në Kosovë, por ndryshimet janë qesharake. Ka ikur koha e deklaratave vetëm në emër të detyrimeve të sigurisë kolektive.

Përvoja e ditëve të sotme të luftimeve në Ukrainë është për t’u marrë seriozisht, duke pasur parasysh përvojën tonë të hidhur në vitet 1997-1999. Në një situatë të tillë populli duhet jo vetëm të mbrohet, por dhe të sigurohet në jetën e tij. Elementët e emrgjencës civile të rishikojnë vetëvete. Qeveritë në bashkëpunim me biznëset shqiptare duhet të mendojnë për rezerva të mjaftueshme për popullsinë që kemi.

Në këtë analizë të shkurtër kjo paraqitje është vetëm maja e problemeve dhe halleve që kemi. Mjaft u morëm me hallet e botës. Kemi shumë halle për të zgjidhur për të siguruar vendin dhe jetën tonë.

Strategjia Kombëtare
Siguria Kombëtare

Tiranë

04/08/2026
30/07/2026

Lajmet për konsullatën serbe në Shkodër: Një paradoks diplomatik që duhet bllokuar urgjentisht

Zërat dhe lajmet që po qarkullojnë mbi mundësinë e hapjes së një konsullate serbe në Shkodër , gjoja si një akt reciprociteti për një konsullatë shqiptare në Bujanoc — përbëjnë një provokim të papranueshëm që duhet bllokuar në mënyrë kategorike!

Ky ekuacion diplomatik nuk është gjë tjetër veçse një paradoks i rrezikshëm dhe një lëshim të pabarabartë që godet direkt interesat tona kombëtare.

Si mund të guxohet të barazohet popullsia e madhe, autoktone dhe legjitime prej mbi 60 mijë shqiptarësh në Luginën e Preshevës, të cilët jetojnë në trojet e veta etnike, me një grup prej rreth 500 serbo-malazezësh të kolonizuar në Shkodër?

Kjo nuk është diplomaci dhe as reciprocitet, por një asimetri e pastër e projektuar për të minuar të drejtat tona.

Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë hapësirë për konsullata apo marrëveshje që legjitimojnë kolonizimin në vatrat tona.

Dinjiteti ynë diplomatik dhe interesi kombëtar janë të paprekshëm e të panegociueshëm nga kushdo!

Hyzri Salihu
Siguria Kombëtare
30.07.2026

27/07/2026

Një qytet 120 mijë banorësh nuk ka asnjë fotografi të Medreseja e Ferizajt një objekt që ka ekzistuar një shekull në këtë qytet 1909 - 1999!

Kombi shqiptar përballë gjeopolitikës rajonale e globale  Rikujtim #23.07.2024Nuk po mallkojmë errësirën shekullore që n...
23/07/2026

Kombi shqiptar përballë gjeopolitikës rajonale e globale

Rikujtim #
23.07.2024

Nuk po mallkojmë errësirën shekullore që na detyroi të mbijetojmë përmes tragjedive të mëdha, por po synojmë të ndezim një dritë qiriri dhe shprese për të dalë nga errësira në dritën e diturisë dhe të shpëtimit.

Mjaft vepruam si individë.

Kombi ka nevojë për mendësi të reja pragmatiste që zgjidhin problemet.

Situata kaotike në mbrojtjen e interesave kombëtare na ka dhënë shumë pak çelsa në dorë për të kuptuar dhe hapur dyert e programit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për të përcaktuar saktë bazën ideologjike të rrugëve të bashkimit kombëtar, të organizimit të vetëdijes kombëtare, patriotizmit të vërtetë dhe zgjidhjeve pragmatiste drejt shtetit-komb.

Jemi përballë ndikimeve të forta të globalizimit, çështjeve të pazgjidhura etnike, terrorizmit ndërkombëtar, rrezikut bërthamor, rrezikut bakterologjik (pandemive) dhe krizës financiare botërore, duke nënvleftësuar efektet negative të tendencave botërore dhe rajonale; luftën për pasuritë, burimet e energjisë dhe territoret.

Synim tinzar drejt tronditjes së bindjeve dhe vetëdijes kombëtare të popujve, për t’iu nënshtruar ankthit, frikës, agresivitetit luftnxitës, luftës hibride për të hequr dorë nga aspirata e shtetit-komb.

Patriotizmi është vënë përballë neoliberalizmit, antikombëtarizmit dhe mungesë së kurajos së klasës politike shqiptare për t’u përfshirë pa lëkundje në proceset kombëtare, përballë luftës hibride dhe kurthit të shërbimeve inteligjente, presioneve psikologjike dhe politike të shteteve që shkaktuan tragjedinë e coptimit të kombit shqiptar në vitin 1913.

Ata sot duan ta detyrojnë patriotizmin të heshtë.

Ndodhemi nën presionin e fuqishëm psikologjik të goditjes në front me anë të luftës hibride të shteteve sllave të Lindjes për të raskapitur dhe ç’kurajuar përpjekjet kombëtare, duke tentuar ta shtyjnë politikën dhe patriotizmin në rrugë të gabuara, për të shpezuar pa efektivitet energjitë dhe fuqinë kombëtare, për të hequr dorë nga aspirata e popullit për bashkim kombëtar.

Lufta hibride kundër kombit shqiptar po nxit mosbesimin dhe kapitullimin duke ngritur barriera të fuqishme, për ta mbajtur kombin të coptuar dhe të nëpërkëmbur.

Kështu ka ndodhur, kështu po ndodh, në thelb asgjë nuk ka ndryshuar.

Shtetet rajonale në kufijtë e kombit shqiptar armatosen përditë, duke u kthyer në kërcënim serioz kundër çështjes shqiptare dhe ardhmërisë kombëtare.
Jemi kombi më i paarmatosur në Evropë.

Jetojmë në një mjedisi gjeopolitik me shumë probleme, ku nuk mund të flitet për paqe, siguri dhe bashkëjetesë, por të kërcënuar me rrezikun e ballafaqimeve hibride dhe ushtarake, që synojnë nëpërkëmbjen e kombit shqiptar.

Në rivalitetin global dhe rajonal jemi nën ndikimin e fortë të vatrave të nxehta të luftës, të emigracionit të pandalshëm, të cilat shtojnë rrezikun ndaj kombit shqiptar në konflikte të mundshme ushtarake me synime goditjen dhe “pushtimin në paqe”.

Strategjia Kombëtare si vizion që duhet zbatuar.

Hyzri Salihu
Siguria Kombëtare

Address

Rr. Zahir Pajaziti Ferizaj
Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zeropese posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Zeropese:

Shortcuts

Share