Shkolla Fillore Abetarja-Softaj

Shkolla Fillore Abetarja-Softaj Primary Education

12 Qershori – Dita e Çlirimit të FerizajtSot kujtojmë me krenari 12 Qershorin, Ditën e Çlirimit të Ferizajt, një datë hi...
11/06/2026

12 Qershori – Dita e Çlirimit të Ferizajt

Sot kujtojmë me krenari 12 Qershorin, Ditën e Çlirimit të Ferizajt, një datë historike që shënon fundin e një periudhe të vështirë dhe fillimin e një epoke të re lirie e shprese për qytetarët tanë.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë nderojmë dëshmorët, martirët dhe të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë që gëzojmë sot. Sakrifica e tyre mbetet udhërrëfyes për brezat e rinj dhe kujtesë e përhershme e vlerës së lirisë.

Urime Dita e Çlirimit të Ferizajt! Lavdi të përjetshme të gjithë atyre që dhanë jetën për atdheun.

Nxënësit e klasës së parë në paralelën e ndar Pojatë, së bashku me mësuesen e tyre Luljeta Krasniqi festuan sot Festën e...
11/06/2026

Nxënësit e klasës së parë në paralelën e ndar Pojatë, së bashku me mësuesen e tyre Luljeta Krasniqi festuan sot Festën e Abetares. Kjo ditë e veçantë ishte e mbushur me emocione, gëzim dhe shumë buzëqeshje. Pas një viti plot përkushtim, mësim dhe punë, vogëlushët tanë treguan me krenari atë që kanë mësuar dhe shënuan një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre shkollor.

Festa e Abetares nuk është vetëm një festë e shkronjave të para, por edhe një kujtim i bukur që do t’i shoqërojë gjatë. Urojmë që dashuria për librin, leximin dhe dijen të rritet bashkë me ta në çdo hap të jetës. Urime nxënësve për këtë arritje të bukur dhe falënderime prindërve për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë vitit shkollor.

10/06/2026

Nxënësit u argëtuan me lojëra të ndryshme edukative dhe rekreative, duke zhvilluar bashkëpunimin, kreativitetin dhe shkathtësitë e tyre në një atmosferë të gëzueshme. 😊🌟

10/06/2026
10/06/2026
Sot në shkollën tonë patëm kënaqësinë të ndiqnim prezantimin mbi "Gjermanizmat në Kosovë", i përgatitur me shumë përkush...
10/06/2026

Sot në shkollën tonë patëm kënaqësinë të ndiqnim prezantimin mbi "Gjermanizmat në Kosovë", i përgatitur me shumë përkushtim nga Klubi “Gjermanët e rinj”.
Ato na treguan se si huazimet gjermane janë bërë pjesë e pasurisë së gjuhës shqipe në Kosovë, duke pasqyruar historinë dhe kontaktet kulturore përmes rrugëve të ndryshme. 🇽🇰🇩🇪
Pas prezantimit, ishte koha për pjesën argëtuese ku nxënësit u sfiduan me një lojë interaktive për të testuar njohuritë e tyre rreth këtyre fjalëve.

Shihni disa momente nga prezantimi dhe loja!

Aktiviteti i radhës: Nxënësit tanë, në kuadër të lëndës së Gjeografisë, punuan me përkushtim dhe kreativitet modelet e p...
10/06/2026

Aktiviteti i radhës: Nxënësit tanë, në kuadër të lëndës së Gjeografisë, punuan me përkushtim dhe kreativitet modelet e planetëve të Sistemit Diellor. Përmes këtij aktiviteti, ata zgjeruan njohuritë e tyre rreth planetëve dhe zhvilluan aftësitë e tyre krijuese, duke sjellë punime sa edukative aq edhe të bukura. 🌍🪐✨

Address

Ismajl Sahiti
Ferizaj

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:30
Tuesday 08:00 - 17:30
Wednesday 08:00 - 17:30
Thursday 08:00 - 17:30
Friday 08:00 - 17:30

Telephone

+38349926485

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Fillore Abetarja-Softaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shkolla Fillore Abetarja-Softaj:

Share