TasjaniPress

TasjaniPress Dritare informuese rreth zhvillimeve aktuale në komunën e Ferizajt.

Ndodh edhe kjo në Ferizaj/ ‘MBIN’ Kungulli në qendër të qytetit.
23/08/2026

Ndodh edhe kjo në Ferizaj/ ‘MBIN’ Kungulli në qendër të qytetit.

U NDA NGA JETA NYSRET GASHIKa ndërruar jetë afaristi i njohur ferizajas Nysret (Zahir) Gashi.Familja Gashi ka njoftuar s...
21/08/2026

U NDA NGA JETA NYSRET GASHI

Ka ndërruar jetë afaristi i njohur ferizajas Nysret (Zahir) Gashi.

Familja Gashi ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 21 gusht, në orën 13:00, me drekë. Nisja për në varrezat e reja të qytetit të Ferizajt do të bëhet nga Xhamia në Muhovc.

Ngushëllime familjes dhe të afërmve të tij.

15/08/2026
Tragjedi në Gjermani: Po ktheheshin nga Kosova, tre mërgimtarë vdesin në aksidentTre persona nga Kosova kanë humbur jetë...
06/08/2026

Tragjedi në Gjermani: Po ktheheshin nga Kosova, tre mërgimtarë vdesin në aksident

Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin.
Lajmi është bërë i ditur nga një bashkëvendës i viktimave përmes një njoftimi të publikuar në Facebook.
Siç mëson Klani, viktimat janë T.A, G.A dhe L.A nga Komogllava e Ferizajt, transmeton Klankosova.tv.
Deri më tani, autoritetet gjermane nuk kanë publikuar detaje zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit fatal.

Shkollat e Ferizajt dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare paraqitën kërkesat dhe nevojat e tyreDëgjimet buxhetore për hartim...
28/07/2026

Shkollat e Ferizajt dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare paraqitën kërkesat dhe nevojat e tyre

Dëgjimet buxhetore për hartimin e Projektbuxhetit për vitin 2027 kanë vazhduar edhe sot. Në këtë takim morën pjesë drejtuesit e Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe drejtorët e shkollave të Komunës së Ferizajt.

Të pranishëm në dëgjimin buxhetor ishin drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, udhëheqësja e Zyrës për Komunikim me Publikun, Shyhrete Topalli-Rexhepi, si dhe zyrtari komunal i Arsimit, Evlid Ibishi.

Në hapje të dëgjimit publik, drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, i njoftoi të pranishmit në detaje me projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, duke theksuar se ai parasheh një rritje të lehtë krahasuar me buxhetin e këtij viti.

Nga ana tjetër, drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, tha se ky takim është organizuar për të dëgjuar prioritetet e dy sektorëve më të rëndësishëm të komunës, me qëllim që kërkesat dhe nevojat e tyre të trajtohen me prioritet gjatë planifikimit të buxhetit për vitin e ardhshëm.

Gjatë diskutimit, pjesëmarrësit paraqitën kërkesat dhe nevojat e tyre. Shumica prej tyre kërkuan inventarizimin e objekteve, rregullimin e rrethojave, furnizimin me materiale shpenzuese për Qendrat e Mjekësisë Familjare, si dhe mbështetje për nevoja të tjera prioritare.

Ndërkaq, nesër, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës do të mbahet dëgjimi publik për buxhetimin gjinor. Në këtë takim janë të ftuar të marrin pjesë përfaqësuesit e OJQ-ve, të rinjtë, pensionistët, fermerët dhe përfaqësuesit e bizneseve.

26/07/2026

Si ndodhi tragjedia me e madhe e shqiptareve ne vitin 1993.
"Nje ndër tragjedit me te dhimbshme"

Reagon komuna e Ferizajt.Nuk lejojmë mbylljen e USHAF- it! REAGIMFerizaj nuk lejon mbylljen e Universitetit!Lajmi i ditë...
23/07/2026

Reagon komuna e Ferizajt.Nuk lejojmë mbylljen e USHAF- it!

REAGIM

Ferizaj nuk lejon mbylljen e Universitetit!

Lajmi i ditëve të fundit që po konfirmohet edhe nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, se përmes Qarkores Buxhetore për vitin 2027 (kufijtë buxhetor për vitet 2027,2028 dhe 2029) nuk është përfshirë në planifikim buxhetor nga Ministria e Arsimit, përkatësisht Ministria e Financave - financimi i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, është skandaloz, në shkelje të plotë ligjore e mbi të gjitha një sulm institucional mbi një institucion universitar siç është USHAF, institucion ky që u themelua me sakrifica të shumta, me punë vetmohuese të jashtëzakonshme të profesoratit e stafit tjetër, me dije e përpjekje që lartësuan këtë Universitet në shembull jo vetëm për vendin por edhe më gjerë në kufijtë ndërkombëtar.

Ky është një skandal i llojit më të rëndë publik, një vendimmarrje që i mbyll dyert studentëve, një vendim që e lë kryeqendrën e ekonomisë së vendit, motorin e zhvillimit ekonomik të Kosovës- Ferizajn, pa Universitet, pa mundësi për studentët, pa kualifikime akademike për nevojat e tregut të punës.

Kërkojmë urgjentisht nga Ministritë përkatëse të rishqyrtojnë vendimmarrjen e tyre, ashtu që Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj të ketë buxhetin e saj, të mund të funksionoj pa pengesa financiare apo administrative, në shërbim të dijes, në shërbim të mijëra studentëve.

Ferizaj nuk lejon mbylljen e Universitetit, Ferizaj nuk hesht për mbylljen e themelatës ku ndër vite u kualifikuan breza të tërë studentësh, ku dija rangohet e kualifikohet në nivel akademik.

Nis peticioni “Për një Ferizaj pa Uroshevac” Në Ferizaj ka nisur sot mbledhja e nënshkrimeve për peticionin “Për një Fer...
18/07/2026

Nis peticioni “Për një Ferizaj pa Uroshevac”


Në Ferizaj ka nisur sot mbledhja e nënshkrimeve për peticionin “Për një Ferizaj pa Uroshevac”.
Kësaj iniciative i është bashkuar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ishte edhe i pari që e nënshkroi peticionin, raporton Klankosova.tv.

Gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha tha se interesimi i qytetarëve për nënshkrimin e peticionit është i madh.

Bashkim Fazliu, një nga organizatorët e këtij peticioni, tha se kjo ka nisur si iniciativë demokratike.

“Ne e kemi nisur këtë peticion duke e shfrytëzuar të drejtën tonë demokratike si qytetarë të Republikës së Kosovës dhe Ferizajt. Qëllimi është heqja e emrit Uroshevac nga të gjitha dokumente zyrtare”, tha mes tjerash Fazliu.

09/07/2026

Një baze ushtarake apo diçka Më SHUMË?

Kampi Bondsteei nxit fantazine e shumë njerëzve.

07/07/2026

Ferizaj ❤️

Address

Ferizaj
70000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TasjaniPress posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to TasjaniPress:

Shortcuts

Share