Tv Festina

Tv Festina Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Tv Festina, TV Channel, Rr. Sadik Tafarshiku, Ferizaj.

Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjerman...
07/08/2026

Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova.

Për aksidentin kanë raportuar edhe mediat gjermane.

Sipas BR.de, ngjarja ka ndodhur të enjten në mëngjes në autostradën A3, pranë Nittendorfit në rrethin e Regensburgut.

Sipas raportimit, automjeti doli nga rruga për arsye që ende nuk janë sqaruar, rrëshqiti poshtë një argjinature dhe ra mbi shinat hekurudhore që kalojnë nën autostradë, ku u ndal në buzë të binarëve.

Të tre personat që ndodheshin në automjet humbën jetën si pasojë e plagëve të marra.

Operacioni i shpëtimit ishte i vështirë, pasi viktimat mbetën të bllokuara në automjet dhe u desh ndërhyrja e një vinçi për nxjerrjen e tij.

Për shkak të aksidentit u mbyllën për disa orë si autostrada A3 në drejtim të Nurembergut, ashtu edhe linja hekurudhore Regensburg–Nuremberg.

Po ashtu, një tren me rreth 80 pasagjerë mbeti pa energji elektrike pasi u dëmtua linja ajrore e furnizimit.

Pasagjerët u evakuuan dhe u transferuan në një tren tjetër, ndërsa treni i bllokuar u tërhoq më pas nga një lokomotivë me naftë.

Policia gjermane ka bërë të ditur se shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se automjeti ishte i vetmi i përfshirë në aksident.

Me urdhër të Prokurorisë së Regensburgut është angazhuar një ekspert për rindërtimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

📢 NJOFTIM PËR PUBLIKUN🚨 KUFIZIME NË AUTOUDHË!Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorë...
05/08/2026

📢 NJOFTIM PËR PUBLIKUN

🚨 KUFIZIME NË AUTOUDHË!

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

❌🚛 Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

✅🚛 Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes së automjetit në muajin Korrik - 2026Ferizaj, 04.08.20...
05/08/2026

Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes së automjetit në muajin Korrik - 2026

Ferizaj, 04.08.2026

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Gjatë muajit korrik 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 281 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

- Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
- Përmes aplikacionit digjital "Lajmëro Policinë"
- Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.

Gjenden dy të rinjtë që ishin humbur në malet në mes Shtërpcës, Ferizajt dhe Suharekës Me datën 01.08.2026, rreth orës 2...
02/08/2026

Gjenden dy të rinjtë që ishin humbur në malet në mes Shtërpcës, Ferizajt dhe Suharekës

Me datën 01.08.2026, rreth orës 20:40, Policia Rajonale e Ferizajt
ka pranuar një informatë se dy persona kishin humbur orientimin në zonën malore në mes të maleve të Shtërpcës, Ferizajt dhe Suharekës dhe kishin mbetur të bllokuar në terren.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, janë njoftuar njësitë policore të stacionit të Ferizajt, të Shtërpcës dhe Suharekës dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e tyre. Njëkohësisht është njoftuar edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, e cila ka reaguar menjëherë duke angazhuar ekipet e saj në terren.

Rreth orës 01:00, të datës 02.08.2026 ekipet e kërkim-shpëtimit kishin arritur t'i lokalizonin dhe t'i nxirrnin nga terreni dy të rinjtë, të cilët kishin humbur rrugën pasi ishin futur me një motoçikletë katër-rrotëshe (ATV) në një rrugë pa dalje në zonën malore.

Dy personat, rreth 20 vjeç janë dorëzuar te familjarët e tyre në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa asnjë lëndim.

Policia Rajonale e Ferizajt shpreh mirënjohje dhe falënderim të sinqertë për Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, dega në Suharekë, e cila edhe në këtë rast dëshmoi profesionalizëm, gatishmëri dhe përkushtim të lartë në shpëtimin e qytetarëve.

Njëkohësisht, apelojmë te të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në zonat malore, të mos hyjnë në shtigje apo terrene që nuk i njohin, veçanërisht në bjeshkë të thella dhe gjatë orëve të natës.

Para çdo aktiviteti në natyrë rekomandohet planifikimi i itinerarit, njoftimi i familjarëve dhe Shoqatës se Kosovës për Kerkim dhe Shpetim, për destinacionin dhe të përdorin pajisje të nevojshme për orientim dhe komunikim.

Ftesë për bizneset e diasporësKomuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, në bashkëpunim m...
29/07/2026

Ftesë për bizneset e diasporës

Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Caritas Switzerland, si dhe komunat e Kaçanikut, Shtimes, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës, organizon takimet B2B Kosovë – Diasporë, me qëllim të krijimit të partneriteteve të reja ndërmjet bizneseve vendore dhe bizneseve të diasporës.

📅 Data: 07 gusht 2026�🕘 Ora: 10:00�
📍 Lokacioni: Marigo Resort, Jezerc – Ferizaj

Ftohen të gjitha bizneset e diasporës me prejardhje nga rajoni i Ferizajt, të interesuara për bashkëpunim, investime apo zgjerim të aktiviteteve të tyre në Kosovë, që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.

Konfirmimi i pjesëmarrjes është i obligueshëm dhe duhet të bëhet përmes e-mailit: [email protected].

Arrestohet një person për lëndim trupor në ShtimeMe datën 27.07. 2026, rreth orës 22:10, stacioni policor në Shtime ka p...
28/07/2026

Arrestohet një person për lëndim trupor në Shtime

Me datën 27.07. 2026, rreth orës 22:10, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informatë për një rast të rrahjes në rrugën "Imer Devetaku" në Shtime.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë shoqëruar në stacion policor personin e dyshuar, M.A.(27 vjeç)

Personi i lënduar fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Shtime, më pas është transferuar në spitalin rajonal në Ferizaj dhe për shkak të natyrës së lëndimeve, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Shtime.

Universiteti që ministri Hajrulla Çeku synon ta mbyllë fiton dy projekte ndërkombëtare Erasmus+ të Bashkimit EvropianNë ...
25/07/2026

Universiteti që ministri Hajrulla Çeku synon ta mbyllë fiton dy projekte ndërkombëtare Erasmus+ të Bashkimit Evropian

Në një periudhë kur Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj po përballet me veprime të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, të udhëhequr nga ministri Hajrulla Çeku, të cilat synojnë mbylljen e universitetit, sot kemi marrë një lajm që dëshmon qartë vlerën, kredibilitetin dhe potencialin ndërkombëtar të institucionit tonë.

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj është shpallur fitues dhe partner në dy projekte të rëndësishme ndërkombëtare në kuadër të programit Erasmus+ të Bashkimit Evropian, duke u rreshtuar përkrah universiteteve dhe institucioneve prestigjioze të arsimit të lartë nga Evropa, Afrika dhe Azia.

Projektet në të cilat universiteti ynë është shpallur fitues janë:

• Forcimi i Qeverisjes dhe Kapacitetit Profesional të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë;
• Ndërtimi i Kapaciteteve Arsimore për
Përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

Këto projekte trajtojnë dy nga prioritetet më të rëndësishme të zhvillimit të arsimit të lartë në Evropë: garantimin e cilësisë institucionale dhe integrimin e inteligjencës artificiale në proceset e mësimdhënies, të të nxënit dhe të zhvillimit të kapaciteteve akademike.

Në kuadër të këtyre projekteve, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj do të bashkëpunojë me institucione të arsimit të lartë nga Franca, Spanja, Letonia, Portugalia, Egjipti, Jordania, Shqipëria dhe Kosova, duke zgjeruar më tej rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe zhvillimin institucional.

Ky sukses përfaqëson një vlerësim të pavarur ndërkombëtar për cilësinë e punës sonë akademike, kapacitetet profesionale të stafit dhe besueshmërinë që universiteti ynë gëzon në rrjetin evropian dhe ndërkombëtar të arsimit të lartë. Ai dëshmon se universiteti ynë është një partner i besueshëm për Bashkimin Evropian dhe për universitetet më të njohura ndërkombëtare.

Është paradoksale që, ndërkohë që Bashkimi Evropian dhe partnerët tanë ndërkombëtarë zgjedhin të investojnë në zhvillimin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj përmes programeve konkurruese Erasmus+, në nivel vendor po ndërmerren veprime që rrezikojnë ekzistencën dhe funksionimin e këtij institucioni.

Fitimi i këtyre dy projekteve dëshmon se universiteti ynë nuk është një institucion që duhet të mbyllet, por një universitet që prodhon rezultate konkrete, gëzon reputacion ndërkombëtar dhe kontribuon në zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë. Ky sukses është rezultat i punës dhe përkushtimit të stafit akademik dhe administrativ, i mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe i angazhimit të vazhdueshëm për të ofruar arsim cilësor sipas standardeve evropiane.

I bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që vendimet për të ardhmen e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj të bazohen në standarde akademike, rezultate të matshme dhe interesin publik. Pikërisht projektet e fituara në kuadër të Erasmus+ dëshmojnë se universiteti ynë ka kapacitetet profesionale, reputacionin ndërkombëtar dhe potencialin për të qenë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e arsimit të lartë dhe inovacionit në Kosovë.

Shprehim mirënjohjen tonë për Bashkimin Evropian, për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë dhe për stafin akademik e administrativ, të cilët me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre bënë të mundur këtë arritje të rëndësishme.

Pavarësisht sfidave me të cilat po përballemi, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi për studentët e tij, për zhvillimin institucional dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Rezultatet që po arrijmë në arenën evropiane janë dëshmia më e mirë se universiteti ynë ka të ardhme, ka potencial dhe meriton të mbështetet e të zhvillohet.

UNIVERSITETET NUK MBYLLEN. ATO MBROHEN.Të dashur studentë,Të nderuar profesorë dhe punonjës të Universitetit të Shkencav...
24/07/2026

UNIVERSITETET NUK MBYLLEN. ATO MBROHEN.

Të dashur studentë,
Të nderuar profesorë dhe punonjës të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj,
Të nderuar përfaqësues të biznesit dhe industrisë,
Të dashur qytetarë të Ferizajt dhe të gjithë Republikës së Kosovës,

Ka momente në jetën e një institucioni kur heshtja nuk është më virtyt.Ka momente kur përgjegjësia është më e madhe se gjithçka.

Ka momente kur secili prej nesh duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës që i ka besuar shoqëria.

Sot është një prej atyre momenteve dhe pikërisht për këtë arsye nuk po ju drejtohem vetëm si Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Po ju drejtohem si profesor, si koleg, si qytetar, si njeri që beson se universitetet janë ndër institucionet më të shenjta që ndërton një shtet demokratik.

Ditët e fundit, institucioni ynë, historia e të cilit fillon në vitin 1976, fillimisht si Shkollë e Lartë Teknike, e më pas si Fakultet i Shkencave të Aplikuara, në kuader të Universitetit të Prishtinës dhe, që nga viti 2015, si Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, është përballur me sfidën më serioze që nga dita e themelimit të tij.

Sipas dokumenteve të planifikimit buxhetor nga Ministria e Arsimit dhe Shkences , e cila udhëhiqet nga Ministri Hajrulla Ceku, për vitet 2027–2029, universitetit tonë i është planifikuar buxhet zero.

Ky planifikim është edhe më i vështirë për t’u kuptuar kur kemi parasysh se, gjatë gjashtë viteve të fundit, asnjë ministër i Arsimit nuk e ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Asnjëherë nuk kanë ardhur për të parë nga afër punën tonë, laboratorët tanë, studentët tanë dhe rezultatet që kemi arritur.

Nëse një planifikim i tillë do të mbetej në fuqi, ai do të rrezikonte vazhdimësinë e funksionimit të universitetit, vendet e punës të stafit tonë akademik dhe administrativ dhe të drejtën për studim të më shumë se dy mijë studentëve.

Për secilin prej nesh, kjo nuk është vetëm një shifër në një dokument buxhetor.

Është një goditje ndaj një institucioni që është ndërtuar me përkushtim, me punë dhe me besimin se Republika e Kosovës ka nevojë për universitete moderne, të forta dhe të orientuara drejt zhvillimit.

Por, sot nuk dua të flas vetëm për shqetësimin. Dua të flas edhe për shpresën, për besimin dhe për forcën që buron nga e vërteta. Sepse universiteti ynë nuk është ndërtuar mbi favore, privilegje apo interesa të ngushta. Është ndërtuar mbi punën, mbi dijen, mbi ndershmërinë dhe mbi përkushtimin e qindra njerëzve që besuan se edhe në Kosovë mund të ndërtohej një universitet publik i shkencave të aplikuara në nivelin më të lartë evropian.

Kur u themelua Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, shumë njerëz kishin dyshime.

Sot, pas njëmbëdhjetë vitesh, përgjigjen nuk e j*pim me fjalë.

E j*pim me rezultate.

Jemi universiteti i vetëm publik i shkencave të aplikuara në Republikën e Kosovës.

Jemi universiteti që ndërtoi modelin më të avancuar të bashkëpunimit me industrinë.

Jemi universiteti ku teoria dhe praktika ecin së bashku.

Jemi universiteti ku studentët punësohen gjatë studimeve ose menjëherë pas diplomimit.

Jemi universiteti që është bërë partner i universiteteve prestigjioze evropiane.

Jemi pjesë e rrjeteve akademike ndërkombëtare.

Kemi fituar projekte evropiane.

Kemi fituar akreditim institucional pesëvjeçar.

Kemi akredituar të gjitha programet tona të studimit.

Një tjetër dëshmi e qartë e besimit që është krijuar ndaj universitetit tonë është edhe rritja e vazhdueshme e interesimit të të rinjve për të studiuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Nga viti në vit, numri i kandidatëve që aplikojnë për të qenë pjesë e universitetit tonë është rritur vazhdimisht. Kjo nuk është rezultat i fushatave apo i deklaratave, por është rezultat i besimit që studentët dhe familjet e tyre kanë krijuar në cilësinë e arsimit, në programet tona të orientuara drejt praktikës dhe në mundësinë reale për punësim pas diplomimit.

Të rinjtë e Kosovës nuk zgjedhin një universitet vetëm për një diplomë. Ata zgjedhin një universitet që u jep aftësi, perspektivë dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Rritja e vazhdueshme e interesimit për UShAF është dëshmia më e mirë se modeli ynë i arsimit të aplikuar i përgjigjet nevojave të shoqërisë dhe ekonomisë sonë.

Për njëmbëdhjetë vjet kemi kaluar auditime të jashtme, auditime të brendshme, inspektime dhe procese akreditimi pa asnjë vërejtje ndaj institucionit tonë. Këto nuk janë slogane. Këto janë dokumente, raporte, dëshmi dhe rezultate që askush nuk mund t’i mohojë. Ato janë fryt i punës së profesorëve tanë, i administratës sonë, i studentëve tanë, i partnerëve tanë dhe i gjithë komunitetit akademik që e ndërtoi këtë universitet me përkushtim të jashtëzakonshëm.

Prandaj, sot nuk mbrojmë një ndërtesë, nuk mbrojmë një buxhet dhe nuk mbrojmë një administratë. Ne mbrojmë një ide. Idenë se arsimi është investimi më i madh që mund të bëjë një shtet. Idenë se universitetet nuk janë shpenzim, por zhvillim, ekonomi, inovacion, shpresë dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës.

Dhe pikërisht për këtë arsye, sot nuk po kërkojmë asgjë më shumë sesa drejtësi. Nuk kërkojmë trajtim të privilegjuar, nuk kërkojmë favore dhe nuk kërkojmë mëshirë. Kërkojmë vetëm që puna të vlerësohet me punë, rezultatet me rezultate, ligji me ligj dhe universiteti me dinjitetin që e ka fituar gjatë gjithë këtyre viteve.

Të dashur studentë,
Sot dua t’ju drejtohem të gjithe juve.
Ju jeni arsyeja pse ekziston ky universitet.

Çdo sallë mësimi, çdo laborator, çdo program studimi, çdo projekt ndërkombëtar dhe çdo sukses i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka vetëm një qëllim: të ndërtojë të ardhmen tuaj.

E di se ditët e fundit shumë prej jush kanë ndjerë pasiguri. Keni lexuar lajme, keni dëgjuar komente dhe keni bërë pyetje për të ardhmen tuaj. Kjo është njerëzore. Por sot dua t’ju them diçka që e them me përgjegjësi të plotë morale dhe institucionale.

Mos e humbni besimin.

Universiteti juaj nuk do t’ju lërë vetëm. Ne nuk do të lejojmë që mundi juaj, ëndrrat tuaja dhe e drejta juaj për arsim të bëhen viktimë e asnjë padrejtësie.

Ky është zotimi im para secilit prej jush.

Ju nuk jeni vetëm studentë të këtij universiteti. Ju jeni arsyeja e ekzistencës së tij.

Dhe për sa kohë që ne kemi përgjegjësinë për këtë institucion, askush nuk do të mbetet pa mbrojtje.

Të nderuar profesorë dhe punonjës të universitetit,
Sot ndihem krenar që jam pjesë e këtij komuniteti akademik. Ky universitet nuk është bërë i respektuar për shkak të ndërtesave. Është bërë i respektuar për shkak të njerëzve, për shkak të jush, për shkak të përkushtimit tuaj, për shkak të profesionalizmit tuaj dhe për shkak të sakrificës suaj.

Për njëmbëdhjetë vjet kemi punuar me më pak burime se pothuajse çdo universitet tjetër publik në Kosovë. Kemi punuar me një numër shumë më të vogël të punësuarve, kemi mbajtur ngarkesën më të lartë mësimore, kemi ndërtuar laboratorë, kemi ndërtuar partneritete, kemi ndërtuar besim dhe ia kemi dalë. Jo sepse ka qenë e lehtë, por sepse nuk kemi besuar kurrë te justifikimet. Kemi besuar vetëm te puna.

Prandaj, askush nuk mund ta fshijë me një vendim atë që është ndërtuar me njëmbëdhjetë vjet përkushtim.

Historia nuk fshihet.
Rezultatet nuk fshihen.
Dinjiteti nuk fshihet.

Të nderuar përfaqësues të biznesit dhe industrisë,
Ju nuk jeni vetëm partnerët tanë. Ju jeni bashkëkrijues të modelit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Së bashku kemi ndërtuar programe studimi, kemi krijuar mundësi për praktikë profesionale dhe kemi përgatitur kuadro që sot punojnë në kompanitë më të suksesshme të Kosovës dhe më gjerë.

Ju e dini më mirë se kushdo se çfarë vlere ka ky universitet. Ju e dini se çdo student i diplomuar këtu nuk është vetëm një diplomë më shumë.

Është një profesionist, një inxhinier, një dizajner, një arkitekt, një menaxher, një specialist, një njeri që kontribuon në ekonominë e Kosovës.

Prandaj, kjo nuk është vetëm çështje e universitetit. Është edhe çështje e zhvillimit ekonomik të vendit. Ju ftoj të vazhdojmë ta mbrojmë së bashku këtë model që kemi ndërtuar ndër vite.

Të dashur qytetarë,
Ky universitet nuk i përket vetëm profesorëve. Nuk i përket vetëm studentëve. Nuk i përket vetëm Ferizajt. Ai i përket Republikës së Kosovës. Është ndërtuar me taksat e qytetarëve, me besimin e shoqërisë sonë dhe për brezat që do të vijnë. Prandaj, mbrojtja e tij është përgjegjësi e secilit prej nesh.

Dhe tani dua të them diçka që dua të dëgjohet qartë nga secili qytetar i këtij vendi. Po, sfida është serioze. Po, shqetësimi është i madh. Por edhe vendosmëria jonë është e palëkundur.

Prandaj, sot, para studentëve tanë, para kolegëve tanë, para qytetarëve të Kosovës dhe para historisë, j*p këtë zotim publik:

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj nuk do të mbyllet.

Do të përdorim çdo mjet demokratik, çdo mekanizëm institucional, çdo instrument ligjor dhe çdo argument profesional. Do të dialogojmë, do të argumentojmë dhe do të kërkojmë drejtësi.

Por nuk do të dorëzohemi.

Sepse nuk kemi të drejtë të dorëzohemi. Nuk kemi të drejtë t’i zhgënjejmë studentët tanë. Nuk kemi të drejtë ta lëmë në harresë punën e qindra profesorëve dhe punonjësve që ndërtuan këtë universitet. Nuk kemi të drejtë të heshtim përballë një sfide që prek të ardhmen e mijëra të rinjve.

Prandaj, po e them edhe një herë:

Qartë. Me bindje. Me përgjegjësi.

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj nuk do të mbyllet.

Jo për sa kohë që ne besojmë te drejtësia. Jo për sa kohë që besojmë te ligji. Jo për sa kohë që besojmë te Republika e Kosovës.

Dhe jo për sa kohë që jemi të bashkuar.

Të dashur miq,
Historia e një populli nuk shkruhet vetëm në fushat e betejës. Ajo shkruhet edhe në shkolla, në universitete, në biblioteka, në laboratorë dhe në çdo vend ku dija i jep formë të ardhmes.

Historia e Republikës së Kosovës është histori e sakrificës për liri, dinjitet dhe të drejtën për të jetuar të lirë në vendin tonë. Lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrifica e dëshmorëve, martirëve, invalidëve, veteranëve, familjeve të tyre dhe e të gjithë qytetarëve që kontribuan për lirinë e Kosovës na obligon çdo ditë.

Brezi që fitoi lirinë na la amanet shtetin. Brezi ynë ka detyrimin ta forcojë atë me dije, sepse universitetet nuk janë vetëm vende ku mësohet; ato janë vendet ku ndërtohet e ardhmja e Republikës së Kosovës. Na obligon që ta ndërtojmë shtetin me ndershmëri, që t’i forcojmë institucionet, që ta mbrojmë arsimin dhe që ta mbrojmë dijen. Sepse ky ishte kuptimi i sakrificës së tyre. Jo vetëm të fitohej liria, por ajo liri të shndërrohej në një shtet të drejtë, me institucione të forta dhe me mundësi të barabarta për çdo të ri e të re të Kosovës.

Universitetet janë një nga shtyllat më të rëndësishme të këtij vizioni. Ato nuk prodhojnë vetëm diploma. Ato formojnë karakter, zhvillojnë ekonomi, krijojnë inovacion dhe edukojnë brezat që do ta udhëheqin Kosovën nesër. Prandaj, mbrojtja e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj nuk është vetëm mbrojtje e një institucioni.

Është mbrojtje e dijes.
Është mbrojtje e rinisë.
Është mbrojtje e së ardhmes së Republikës së Kosovës.

Sot nuk kemi nevojë për përçarje. Kemi nevojë për unitet. Nuk kemi nevojë për mosbesim. Kemi nevojë për dialog. Nuk kemi nevojë për dobësimin e institucioneve. Kemi nevojë për institucione edhe më të forta.

Prandaj, nga zemra e këtij universiteti, u bëj thirrje të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, pa dallim, që ta trajtojnë këtë çështje me përgjegjësinë që meriton. Sepse nuk po flasim vetëm për një institucion. Po flasim për mbi dy mijë studentë, për dhjetëra profesorë, për qindra familje, për partnerët tanë në biznes dhe industri dhe për një model universitar që i ka shërbyer Kosovës me përkushtim dhe rezultate.

Ne besojmë te Republika e Kosovës. Besojmë te Kushtetuta. Besojmë te ligji. Besojmë se drejtësia institucionale do të mbizotërojë.

Dhe pikërisht për këtë arsye, sot nuk flasim me gjuhën e zemërimit. Flasim me gjuhën e përgjegjësisë, me gjuhën e fakteve dhe me gjuhën e dinjitetit, por edhe me vendosmërinë e njerëzve që nuk heqin dorë nga ajo që është e drejtë.

Sepse nuk po mbrojmë vetëm një universitet. Po mbrojmë të drejtën e Kosovës për të mos e mbyllur asnjë derë të dijes.

Dhe le ta dëgjojë secili këtë mesazh.

Universitetet nuk mbyllen me një rresht në buxhet. Universitetet jetojnë në besimin e studentëve, në punën e profesorëve dhe në ndërgjegjen e një kombi.

Sot, para jush, j*p edhe një herë fjalën time. Për sa kohë që ne do të kemi përgjegjësinë ta drejtojmë këtë universitet, askush nuk do ta shuajë misionin e tij. Ne do ta mbrojmë universitetin tonë me argumente, me ligj, me punë dhe me dinjitet. Jo për një institucion, por për mijëra të rinj që kanë zgjedhur ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.

Do ta mbroj me argumente.
Do ta mbroj me punë.
Do ta mbroj me dinjitet.
Do ta mbroj sepse është detyrimi im.

Por, nuk do ta mbrojmë vetëm. Do ta mbrojmë së bashku: studentët, profesorët, punonjësit, alumnët, bizneset, qytetarët dhe miqtë tanë në Kosovë dhe jashtë saj. Sepse universitetet nuk ndërtohen nga një grup njerëzish. Universitetet ndërtohen nga një komunitet që beson te dija. Dhe komuniteti ynë është më i fortë se çdo sfidë.

Jam i bindur se kjo nuk do të jetë fundi i historisë sonë. Do të jetë një kapitull tjetër i suksesit tonë. Një kapitull që do të tregojë se kur një universitet ndërtohet mbi ndershmëri, mbi rezultate dhe mbi besimin e njerëzve të tij, ai mund të sfidohet, por nuk mund të mposhtet.

Prandaj, sot, nuk po ju kërkoj vetëm të keni besim. Po ju ftoj të qëndrojmë bashkë, me qetësi, me dinjitet, me respekt për institucionet, me besim te drejtësia dhe me bindjen se e ardhmja nuk ndërtohet duke mbyllur universitete. E ardhmja ndërtohet duke i bërë ato edhe më të forta.

Sepse liria fitohet me sakrificë. Por ruhet me dije, ruhet me universitete, ruhet me breza të arsimuar, ruhet duke investuar te rinia dhe ruhet duke besuar te e ardhmja.

Dhe për këtë të ardhme ia vlen çdo përpjekje. Ia vlen çdo sakrificë. Ia vlen çdo betejë demokratike.

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj do të vazhdojë të jetojë.

Do të vazhdojë të edukojë.
Do të vazhdojë të krijojë.
Do të vazhdojë të ndërtojë Kosovën.

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj nuk do të mbyllet.

Ne do të qëndrojmë të bashkuar dhe, me besim te drejtësia, do të triumfojmë. Sepse universitetet janë tempujt e dijes, ndërsa popujt që mbrojnë dijen, mbrojnë të ardhmen e tyre.
Ne do ta mbrojmë universitetin tonë.
Dhe, të bashkuar, do të triumfojmë.

Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari

P.S. Bashkëngjitur është Qarkorja Buxhetore e dërguar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Ministrinë e Financave mund ta gjeni në linkun e më poshtëm.

https://ushaf.net/universitetet-nuk-mbyllen-ato-mbrohen/

REAGIMFerizaj nuk lejon mbylljen e Universitetit!Lajmi i ditëve të fundit që po konfirmohet edhe nga Universiteti i Shke...
23/07/2026

REAGIM

Ferizaj nuk lejon mbylljen e Universitetit!

Lajmi i ditëve të fundit që po konfirmohet edhe nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, se përmes Qarkores Buxhetore për vitin 2027 (kufijtë buxhetor për vitet 2027,2028 dhe 2029) nuk është përfshirë në planifikim buxhetor nga Ministria e Arsimit, përkatësisht Ministria e Financave - financimi i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, është skandaloz, në shkelje të plotë ligjore e mbi të gjitha një sulm institucional mbi një institucion universitar siç është USHAF, institucion ky që u themelua me sakrifica të shumta, me punë vetmohuese të jashtëzakonshme të profesoratit e stafit tjetër, me dije e përpjekje që lartësuan këtë Universitet në shembull jo vetëm për vendin por edhe më gjerë në kufijtë ndërkombëtar.

Ky është një skandal i llojit më të rëndë publik, një vendimmarrje që i mbyll dyert studentëve, një vendim që e lë kryeqendrën e ekonomisë së vendit, motorin e zhvillimit ekonomik të Kosovës- Ferizajn, pa Universitet, pa mundësi për studentët, pa kualifikime akademike për nevojat e tregut të punës.

Kërkojmë urgjentisht nga Ministritë përkatëse të rishqyrtojnë vendimmarrjen e tyre, ashtu që Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj të ketë buxhetin e saj, të mund të funksionoj pa pengesa financiare apo administrative, në shërbim të dijes, në shërbim të mijëra studentëve.

Ferizaj nuk lejon mbylljen e Universitetit, Ferizaj nuk hesht për mbylljen e themelatës ku ndër vite u kualifikuan breza të tërë studentësh, ku dija rangohet e kualifikohet në nivel akademik.

20/07/2026

Address

Rr. Sadik Tafarshiku
Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tv Festina posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Tv Festina:

Share

Category