Hixhame per femra Tina

Hixhame per femra Tina Faqja jonë ofron shërbime të hixhames për gjininë femrore, në komunën e Ferizajit dhe më gjërë.
(1)

LEHTËSO DHIMBJET E KOKËS ME HIXHAME.🩸 Hixhame Për Femra Ferizaj
01/10/2026

LEHTËSO DHIMBJET E KOKËS ME HIXHAME.🩸 Hixhame Për Femra Ferizaj

Hixhame Për Femra Ferizaj 🩸
29/09/2026

Hixhame Për Femra Ferizaj 🩸

28/09/2026

EDHE GRUAJA KA TË DREJTË TA THOTË MENDIMIN E SAJ – DHE MUND TË KETË TË DREJTË!

PYETJA

Kur unë dhe gruaja ime bisedojmë për ndonjë çështje, ajo diskuton me mua rreth saj, ndërsa mua nuk më pëlqen të diskutoj, edhe kur ajo ka të drejtë. Kjo e mërzit dhe, në fund, biseda përfundon në grindje. Megjithatë, unë nuk e pranoj fajin tim derisa ajo të vijë të më pajtojë, edhe pse ajo e di se fajin e kam unë.

PËRGJIGJJA

Falënderimi i takon Allahut dhe paqja e bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut. Më pas:

O bashkëshort i nderuar, është detyrë për ty që të sillesh mirë me gruan tënde. Pjesë e sjelljes së mirë është ta dëgjosh me vëmendje atë që thotë dhe t’i përgjigjesh në mënyrën e duhur. E drejta dhe mendimi i saktë nuk janë vetëm te burrat. Mund të ndodhë që gruaja jote të ketë të drejtë dhe propozimi i saj të jetë i qëlluar. Atëherë, çfarë të pengon të bisedosh me të, ta dëgjosh këndvështrimin e saj dhe të diskutosh me të në mënyrën më të mirë?!

Ja, Pejgamberi, SalAllahu alejhi ve selem, e dëgjoi këshillën e bashkëshortes së tij, Ummu Selemes, radijAllahu anha, dhe veproi sipas saj në një çështje shumë të rëndësishme, në ngjarjen e njohur të Marrëveshjes së Hudejbijes. Ajo e këshilloi që të dilte dhe të mos i fliste askujt prej shokëve të tij derisa ta therte kurbanin dhe t’i rruante flokët. Pejgamberi ynë Muhamedi, SalAllahu alejhi ve selem, veproi ashtu siç e këshilloi bashkëshortja e tij, radijAllahu anha, dhe prej kësaj erdhi një e mirë e madhe.

Prandaj, të këshillojmë, o vëlla dhe bashkëshort i nderuar, që të ndani kohë për biseda mes jush dhe të tregohesh zemërgjerë ndaj asaj që thotë gruaja jote, duke e dëgjuar me kujdes dhe vëmendje. Nëse mendimi i saj është i drejtë, pranoje dhe falënderoje. Nëse nuk e pranon mendimin e saj, kundërshtoje me butësi dhe përsëri falënderoje.

Mos harro se ajo është shoqja jote e jetës bashkëshortore, ajo që së bashku me ty kujdeset për edukimin e fëmijëve dhe për mbarëvajtjen e shtëpisë. Prandaj, nuk është e drejtë që dyert e bisedës me të të jenë të mbyllura. Po ashtu, nuk duhet të kapesh pas mendimit tënd dhe të mendosh se nuk ke nevojë të bisedosh me të apo ta dëgjosh mendimin e saj.

Mos e harro fjalën e Pejgamberit tënd, Muhamedit, SalAllahu alejhi ve selem:

“Më i miri prej jush është ai që është më i miri ndaj familjes së tij.”

(Tirmidhiu)

Para kësaj është edhe urdhri i Allahut të Lartësuar:

“Dhe silluni mirë me to!”

(En-Nisa: 19)

Bisedat mes bashkëshortëve e shtojnë afërsinë mes tyre, e forcojnë lidhjen e tyre dhe i ndihmojnë që të arrijnë në mendimin më të drejtë për çështjet që lidhen me jetën bashkëshortore, shtëpinë dhe familjen.

Dije se pasojat e këqija të kësaj sjelljeje ndaj gruas sate, në fund, do të kthehen mbi ty. Ajo mund të heqë dorë nga këshillimi yt, përderisa ti nuk pranon atë që vjen prej saj. Madje, mund të detyrohet të pajtohet me ty dhe të të shkojë pas edhe kur je gabim. Kështu, ti ia mbyll vetes një derë të mirësisë, dobisë dhe këshillimit.

Madje, mjafton të të themi se një sjellje e tillë – të këmbëngulësh në mendimin tënd, të mos e pranosh gabimin dhe të mos ia pranosh gruas sate se ajo ka të drejtë – është vetë mendjemadhësia, ashtu siç e ka përshkruar Pejgamberi, SalAllahu alejhi ve selem.

Abdullah ibën Mesudi, radijAllahu anhu, transmeton se Pejgamberi, SalAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

“Nuk do të hyjë në Xhenet ai që ka në zemrën e tij qoftë edhe sa një grimcë mendjemadhësie.”

Një burrë tha:

“Vërtet, njeriu dëshiron që rrobat e tij të jenë të bukura dhe këpucët e tij të jenë të bukura.”

Ai, SalAllahu alejhi ve selem, tha:

“Vërtet, Allahu është i Bukur dhe e do bukurinë. Mendjemadhësia është refuzimi i së vërtetës dhe përçmimi i njerëzve.”

(Muslimi, nr. 91)

Kuptimi i fjalës “refuzimi i së vërtetës” është: ta refuzosh dhe ta mohosh të vërtetën nga mendjemadhësia dhe arroganca.

Ndërsa “përçmimi i njerëzve” do të thotë: t’i nënçmosh ata.

A nuk e sheh se pikërisht këtë po bën me gruan tënde?!

A je i kënaqur që të kesh një sjellje të tillë dhe pastaj të përballesh me një përfundim të tillë?!

Allahu të ruajttë prej kësaj, o rob i Allahut!

Nuk është prej cilësive të një bashkëshorti të mençur dhe të pjekur që, kur vetë është gabim, të presë që gruaja e tij të vijë dhe ta pajtojë. Përkundrazi, ai duhet të nxitojë ta pranojë gabimin, të kërkojë falje për të dhe ta pajtojë gruan e tij.

Po kështu, edhe gruaja ka për detyrë ta pajtojë bashkëshortin e saj kur gabimi është prej saj.

Me një sjellje të tillë rregullohet jeta bashkëshortore, ruhet afërsia dhe forcohet dashuria mes bashkëshortëve.

Ebu Derdaja, radijAllahu anhu, i ka thënë gruas së tij:

“Kur të më shohësh të zemëruar, më qetëso; e kur të të shoh të zemëruar, do të të qetësoj unë. Përndryshe, nuk do të mund të vazhdojmë së bashku.”

Shih gjithashtu përgjigjen e pyetjes nr. 145463.

Mund të përfitosh edhe nga libri “Dyzet këshilla për përmirësimin e shtëpive”, i cili gjendet në sektorin e librave të faqes sonë.

E lusim Allahun që të të udhëzojë ty dhe gruan tënde drejt asaj që Ai e do dhe me të cilën është i kënaqur, dhe t’ju bashkojë në mirësi.

Allahu e di më së miri.

Burimi: Islamqa pyetja nr. 167709.

Hixhame Për Femra Ferizaj
26/09/2026

Hixhame Për Femra Ferizaj

Hixhame Për Femra Ferizaj
26/09/2026

Hixhame Për Femra Ferizaj

Hixhame Për Femra Ferizaj 🩸🩸🩸
20/09/2026

Hixhame Për Femra Ferizaj 🩸🩸🩸

Address

Astrit Bytyqi
Ferizaj
70010

Opening Hours

Monday 09:00 - 21:00
Tuesday 09:00 - 21:00
Wednesday 09:00 - 21:00
Thursday 09:00 - 21:00
Friday 09:00 - 21:00
Saturday 09:00 - 21:00
Sunday 09:00 - 21:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hixhame per femra Tina posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Hixhame per femra Tina:

Shortcuts

Share