Mesimet e Dioles

Ftohja e makaronave për 24 orë e shndërron niseshtenë në niseshte rezistente, e cila ul rritjen e glukozës në gjak dhe f...
13/01/2026

Ftohja e makaronave për 24 orë e shndërron niseshtenë në niseshte rezistente, e cila ul rritjen e glukozës në gjak dhe funksionon si prebiotik.

Shkencëtarët kanë zbuluar që ftohja e makaronave të ziera për 24 orë mund ta bëjë atë shumë më të shëndetshme. Ky proces e ndryshon niseshtenë e makaronave në ‘niseshtesë rezistente’, e cila sillet si fibër në vend të sheqerit.

Për shkak të kësaj, makaronat nuk shkaktojnë një rritje të madhe të sheqerit në gjak. Në vend të kësaj, ato shkojnë në zorrën e trashë për të ushqyer bakteret e shëndetshme të zorrëve dhe për të ulur inflamacionin.

Këto përfitime qëndrojnë të njëjta edhe nëse i ngrohni makaronat më vonë.

Thjesht duke ftohur makaronat gjatë natës, ju mund të ulni ndikimin kalorik, të përmirësoni nivelet e energjisë dhe të shijoni ushqimin tuaj të preferuar ndërkohë që mbështetni shëndetin metabolik.

Pra zjej sot. Fut në frigorifer. Ha nesër të ringrohura, ama mos ju shtoni salca me sheqer si ketchup (ishalla e kam shkruar mirë se nuk e përdor e sdi as si shkruhet korrekt ndoshta) 🫣

https://www.mdpi.com/2218-1989/14/11/585
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/32879450/
https://pmc.ncbi.nlm.nih.gov/articles/PMC7022949/
https://www.healthline.com/nutrition/cooling-resistant-starch

Mirëmëngjes! Një rikujtim i vogël!
12/01/2026

Mirëmëngjes! Një rikujtim i vogël!

Transformim në më pak se 7 ditë! Lëkura flet vetë 😍Kjo është fuqia e Dr. Botanica Collagen Wonder Balm + Night Wonder Ba...
11/01/2026

Transformim në më pak se 7 ditë!

Lëkura flet vetë 😍
Kjo është fuqia e Dr. Botanica Collagen Wonder Balm + Night Wonder Balm, kur qelizat ushqehen me elemente natyrale dhe lihen të bëjnë punën e vet.

Antiage
Kundra njollave
Kundra akneve
Rigjenerues!

Lëkura nuk ka nevojë për 10 produkte.
Ka nevojë për ushqim, qetësi dhe balancë.

Në çdo pikë , , Albi Mall e Prishtina Mall në Loris parfumeri, Sirius Wine, dhe Meridian ose direkt tek mesazhet tona +38349855666 (whats app).

Qeveri e dashur! Mbështesni fermerët! Ata nuk janë vetëm punëtorë të tokës! Ata janë përfaqësuesit e parë të shëndetit t...
11/01/2026

Qeveri e dashur! Mbështesni fermerët!

Ata nuk janë vetëm punëtorë të tokës! Ata janë përfaqësuesit e parë të shëndetit tonë.

Çdo domate që hamë, çdo gotë qumësht që fëmijët tanë pijnë, çdo vezë dhe çdo bukë, fillon nga duart e tyre.

Fermeri është:
– zinxhiri i parë i furnizimit me ushqim të pastër
– mur mbrojtës kundër ushqimeve të importit pa standard
– themeli i shëndetit të një kombi.

Pa bujqësinë, nuk ka as shëndet, as ushqim, as të ardhme.

Ne u detyrohemi atyre falënderime çdo ditë! Na kanë në dorë shëndetin!

Kaq kisha!!

Gjyshërit tanë hanin bukë, gjalpë dhe mish çdo ditë. Nuk numëronin kalori. Obeziteti? Gati i panjohur. Sëmundjet kronike...
11/01/2026

Gjyshërit tanë hanin bukë, gjalpë dhe mish çdo ditë. Nuk numëronin kalori. Obeziteti? Gati i panjohur. Sëmundjet kronike? Të rralla.

Para vitit 1950, sëmundjet e zemrës ishin të rralla. Obeziteti prekte më pak se 10% të amerikanëve. Më vonë ç’ndodhi? Ndamë gjalpin dhe përdorëm vajra bimore. Sot, 1 në 3 të rritur ka sindromë metabolike. E kjo miq, nuk është rastësi.

Vajrat e farave përmbajnë deri në 40% acid linoleik,
një yndyrë omega-6 që futet në membranat e qelizave tuaja. Trupi juaj nuk mund ta djegë shpejt. Ajo qëndron atje 2–4 vite.

Dhe ndërron mënyrën si funksionojnë qelizat tuaja.

Kur acidi linoleik përmbyt qelizat tuaja, mitokondritë prodhojnë 40% më pak energji. Qelizat dhjamore bëhen super të ndjeshme ndaj insulinës. Markerët e inflamacionit rriten 3-fish. Ritmi metabolik bie 12%.

Studimi i Dr. Chris Knobbe tregoi se kulturat që marrin më pak se 2% të kalorive nga vajrat e farave, kanë obezitet pothuajse zero.
Kur kalon mbi 10% (si Amerika), normal që obeziteti shpërthen.

🇯🇵 Japoni: 3% vajra → 3.5% obezitet
🇺🇸 USA: 20% vajra → 42% obezitet

Një studim i vitit 2023 tregoi se vajrat e farave
ndryshojnë shprehjen e gjeneve në qelizat dhjamore.

Ato riprogramojnë ADN-në që të:
- Depozitojë më shumë dhjamë
- Djegë më pak energji
- Rrisë sinjalet e urisë

Mund të hash 500 kalori në ditë dhe prapë të shtosh peshë.

Por media thotë se yndyra e ngopur shkakton sëmundje të zemrës!

Studimi Minnesota Coronary Survey (i fshehur për 40 vjet) tregoi:
- Grupi me vajra bimore: më shumë vdekje
- Grupi me gjalpë: jetoi më gjatë

Ja çfarë REALISHT mbron zemrën
- Francezët hanë 4× më shumë gjalpë se amerikanët dhe kane 60% më pak sëmundje zemre
- Zviceranët: marrja më e lartë e yndyrave të ngopura në Evropë = norma më të ulëta të sëmundjes së zemrës.

“Paradoxi francez” nuk është paradoks. Është biologji e jona💁‍♀️

Për kureshtarët, ja dhe linqet:

🔗 Trends in Obesity (CDC/JAMA)
https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/2526639

🔗 Simopoulos – Omega-6/Omega-3 Ratio
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/12442909/

🔗 General omega-6 inflammation review
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/17344485/

🔗 Riediger et al – Systematic review on omega-6 & inflammation
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/19010566/

🔗 Calder – Fatty acids & immune function
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/20478351/

Minnesota Coronary Experiment

🔗 BMJ analysis – Recovered data
https://www.bmj.com/content/353/bmj.i1246

🔗 Original trial archive overview
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/26966270/

French Paradox

🔗 Original French Paradox paper – Lancet
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/1589328/

🔗 Updated reviews
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/20089753/

Dietary fats & disease risk Meta-analiza

🔗 BMJ 2020 Systematic Review
https://www.bmj.com/content/370/bmj.m2616

🔗 Saturated fat, cardiovascular risk meta-analysis — Chowdhury 2014
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/24622820/

Diet, epigenetics & fat gene expression

🔗 Mathers – Epigenetics & nutrition
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/19400943/

🔗 Review: dietary fats and gene regulation
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/27429161/

Bilanci Omega-6/Omega-3 dhe rreziku kardiak

🔗 Circulation – Heart health and PUFA balance
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/19491357/

Obeziteti ndërkombëtar & krahasime

🔗 OECD Obesity data
https://data.oecd.org/healthrisk/overweight-or-obesity.htm

Mos e spërkat parfumin në qafë!Qafa është zonë ultra-e ndjeshme. Ndodhet direkt mbi gjëndrën tiroide. Ka lëkurë shumë të...
10/01/2026

Mos e spërkat parfumin në qafë!

Qafa është zonë ultra-e ndjeshme. Ndodhet direkt mbi gjëndrën tiroide. Ka lëkurë shumë të hollë dhe qarkullim të lartë gjaku. Ka nyje limfatike që filtrojnë toksinat. Ndaj çdo pikë kimikati përthithet më shpejt.

Qafa është gjithashtu një nyje kyçe për drenimin limfatik, që përmban shumë nyje limfatike dhe enë që filtrojnë toksinat dhe mbështesin funksionin imunitar.

Shumë përbërës, mund të shkaktojnë ndryshim ngjyre të lëkurës (hiperpigmentim). Këta përbërës janë fotosensibilizues.

Dielli + parfum = njolla të errëta 💁‍♀️

Mund të shkaktojë Fitofotodermatit, reagim kimik i lëkurës me diellin. Shfaqet me njolla kafe, të zeza që s’zhduken lehtë.

Njihet si Melanoza e Riel-it, formë e hiperpigmentimit të shkaktuar nga kozmetika.

Atëherë, si ta përdorim parfumin si duhet?

- Spërkaten në rroba, jo në lëkurë.
- Shpërndaje në ajër dhe ec nën të për aromë të butë
- Spërkaten në flokë (nga larg)
- Shmang ekspozimin në diell pas aplikimit

Piramida ushqimore u përmbys! Sapo u prezantua zyrtarisht piramida e re ushqimore!Në një kthesë të madhe të politikës us...
08/01/2026

Piramida ushqimore u përmbys! Sapo u prezantua zyrtarisht piramida e re ushqimore!

Në një kthesë të madhe të politikës ushqimore, Udhëzimet Ushqimore 2026 të SHBA kanë shpallur një luftë të hapur kundër sheqerit të shtuar dhe kanë riformatuar plotësisht piramidën tradicionale të ushqimit.

Ky model i ri, i quajtur nga mbështetësit “Make America Healthy Again” (MAHA), vendos theksin te ushqimi i vërtetë, jo te kalorite bosh dhe ushqimet e përpunuara.

Piramida e re është përmbys. Në vend të bazës me bukë, drithëra e makarona:
- Proteina dhe mishi
- Qumështoret me yndyrë të plotë
- Perimet kanë vendin kryesor.

Ky është fundi i “luftës” së gjatë ndaj yndyrave natyrale. Që ta dini, unë jam shumë e lumtur😇
Sheqeri i shtuar nuk rekomandohet fare.

Ky ndryshim synon të ngadalësojë diabetin, obezitetin dhe sëmundjet metabolike.

Nga vajrat industrialë kjo piramidë kaloi te yndyrat natyrale. Prioritet tani marrin gjalpi, dhjami dhe vaji i ullirit!

Ndërsa vajrat farorë industrialë si soja, luledielli dhe kanola, njihen si kontribuues të inflamacioneve dhe rezistencës ndaj insulinës. Fokus tek vlerat ushqyese. Jo më numërim kalorish, por densitet ushqimor, proteina cilësore, yndyrna të shëndetshme, më pak sheqer dhe më pak përpunim.

Qëllimi i kësaj piramide është parandalim i sëmundjeve kronike, shëndet metabolik dhe jetëgjatësi.

Shyqyr se latë nam me një piramidë ushqimore që nga viti 1992!

Gabimi i përditshëm që rrit mykun në shtëpi! Tharje rrobash brenda në shtëpi?Lagështia rritet shumë mbi normalen. Kur rr...
07/01/2026

Gabimi i përditshëm që rrit mykun në shtëpi!

Tharje rrobash brenda në shtëpi?
Lagështia rritet shumë mbi normalen. Kur rrobat thahen brenda, lagështia e dhomës mund të rritet deri në 30% mbi normalën. Në këtë nivel, sporet e mykut fillojnë të shumohen me shpejtësi, në mure, në qoshe dhe brenda sistemit të ventilimit. Nuk i sheh dot. Por ato janë aty.
Dhe me çdo frymëmarrje, spore mikroskopike kërpudhash hyjnë në rrugët e tua të frymëmarrjes💁‍♀️

Aspergillus është një kërpudhë reale që mund të vendoset në mushkëri. Shpesh gjendet tek njerëzit që thajnë rrobat për vite me radhë në dhomën e gjumit.

Simptomat:
- kollë kronike
- vështirësi në frymëmarrje
- dobësi e pashpjegueshme

Mjekët shpesh kërkojnë infeksione ose alergji fillimisht.
Por shkaku mund të jetë thjesht një zakon i përditshëm.

Fëmijët dhe të moshuarit janë në rrezik më të lartë. Sistemet e tyre imunitare luftojnë të përballojnë ekspozimin konstant ndaj sporeve. Tek fëmijët, mund të duket si “ftohje të shpeshta”. Tek të moshuarit, si “marrje fryme”.

Në realitet, është reagim ndaj mykut që rritet brenda shtëpisë.

Ventilimi nuk mjafton nëse thahen rrobat brenda çdo ditë. Lagështia përthithet në tapeta, mobilje dhe dyshekë. Edhe pasi rrobat hiqen, sporet mbeten.
Ato mund të mbijetojnë për muaj të tërë.
Dhe çdo natë, ti fle në një re të padukshme me diçka që nuk duhet të futet kurrë në mushkëritë e tua.

Zgjidhja është e thjeshtë njerëz. Siç ka qenë gjithmonë! Thani rrobat në ballkon, në diell!

S’ke ballkon?
Përdor një tharës lagështie.

KOMPANIA NESTLE BËN KËRKESË PËR TË TËRHEQUR USHQIMET E BEBAVE NGA TREGU PËR SHKAK TË TOKSINAVE:5 Janar 2026. Kompania Ne...
06/01/2026

KOMPANIA NESTLE BËN KËRKESË PËR TË TËRHEQUR USHQIMET E BEBAVE NGA TREGU PËR SHKAK TË TOKSINAVE:

5 Janar 2026. Kompania Nestlé ka njoftuar një tërheqje parandaluese të disa linjave të ushqimit për foshnja, përfshirë BEBA dhe Alfamino, të shpërndara në disa vende të Evropës. 

Lexo njoftimin zyrtar të Nestlé këtu:
https://www.nestle.de/medien/pressemitteilungen/vorsorglicher-r%C3%BCckruf-von-beba-und-alfamino-produkten

Arsyeja e tërheqjes?

Produktet për bebe nga Nestle, mund të përmbajne një toksine bakteriale (cereulide), e prodhuar nga bakteria Bacillus cereus, një substancë që nuk duhet të jetë në ushqimin për foshnja. 

Cereulide nuk shkatërrohet nga nxehtësia (reziston ndaj zierjes/pasterizimit).
Vepron në mitokondri, duke penguar funksionin qelizor.
Foshnjat janë grupi më vulnerabël, për shkak të peshës trupore të ulët dhe sistemit detoksifikues ende të papjekur.
Në literaturë shkencore, ekspozimi ndaj dozave të larta lidhet me të vjella akute, çrregullime metabolike dhe stres hepatik!

Vendet e prekura: Gjermani, Austri, Zvicër dhe vende të tjera europiane, sipas njoftimeve ndërkombëtare për siguri ushqimore. 

Deri deri më tani, nuk ka raporte të konfirmuara sëmundjesh nga organet zyrtare, por masa është marrë si parandalim maksimal. 

https://www.nestle.de/medien/pressemitteilungen/vorsorglicher-r%C3%BCckruf-von-beba-und-alfamino-produkten

Vetëm për 5 javë ndryshim në regjimin ushqimor, pacientja inaktivizoi H. Pylori dhe rriti nivelin e vitaminës D! Kjo, ba...
05/01/2026

Vetëm për 5 javë ndryshim në regjimin ushqimor, pacientja inaktivizoi H. Pylori dhe rriti nivelin e vitaminës D! Kjo, bazuar në diagnozë + analiza laboratorike.

Ky është shembull i qartë se kur trajtohet shkaku, jo vetëm simptoma, trupi përgjigjet shpejt.

Për regjime ushqimore tě personalizuara, kontakt në +38349855666 (whats app).

Mësimi i ditës së sotme!
05/01/2026

Mësimi i ditës së sotme!

Edhe Orangutans e kanë regjimin ushqimor “low sugar” ose me pak sheqer. Dhe atë sheqer e marrin kryesisht nga frutat🐒Pak...
04/01/2026

Edhe Orangutans e kanë regjimin ushqimor “low sugar” ose me pak sheqer. Dhe atë sheqer e marrin kryesisht nga frutat🐒

Pak shembull për t’u marrë 💁‍♀️

Address

AHMET KACIKU
Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mesimet e Dioles posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category