FerizajPress

FerizajPress FerizajPress | Një klik larg lajmit. http://www.ferizajpress.com FerizajPress eshte portali i pare informativ ne Ferizaj.

NJOFTIMSonte, më 13 gusht, nga ora 20:30, në platonë përballë IAAP “Zenel Hajdini” në Ferizaj (afër Sallës së Sporteve),...
13/08/2026

NJOFTIM
Sonte, më 13 gusht, nga ora 20:30, në platonë përballë IAAP “Zenel Hajdini” në Ferizaj (afër Sallës së Sporteve), do të mbahet aktiviteti përkujtimor kushtuar Masakrës së Tivarit.
Përmes këtij aktiviteti synohet të rikthehet në kujtesën kolektive një nga ngjarjet e rënda të historisë sonë dhe të nderohet kujtimi i viktimave.
Mbrëmja do të shoqërohet edhe me performancë muzikore nga Mentor Haziri, duke i dhënë aktivitetit një dimension të veçantë artistik dhe përkujtimor.
📍 Vendi: Platoja përballë IAAP “Zenel Hajdini” – Ferizaj, afër Sallës së Sporteve
📅 Data: 13 gusht 2026
🕣 Ora: 20:30
Ftohen qytetarët që të marrin pjesë dhe, përmes pranisë së tyre, të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje të kujtesës dhe nderimit.
Të kujtojmë historinë, për të mos e harruar të kaluarën.

“KULLA PRISHTË”
08/08/2026

“KULLA PRISHTË”

Duke i takuar gjeneratave që e kaluan edhe kohën kur ishim të shtypur e të okupuar dhe pothuajse të barabartë në varfëri e në ngritje arsimore, rrjedhat e aktualitetit politik natyrshëm ma kthejnë kujtesën në asociacione retrograde të kohës së rinisë së hershme e lojërave të koh....

01/08/2026
Ferizaj mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar “N’Karadak Krisin Tupanat”Ferizaj ishte mbrëmë nikoqir i edicionit të pestë të...
29/07/2026

Ferizaj mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar “N’Karadak Krisin Tupanat”

Ferizaj ishte mbrëmë nikoqir i edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar “N’Karadak Krisin Tupanat”, duke mbledhur artistë nga vende të ndryshme të botës. Përmes valleve tradicionale, muzikës autentike dhe kostumeve shumëngjyrëshe, pjesëmarrësit sollën para publikut pasurinë kulturore të popujve të tyre.

Ngjarja u zhvillua në një atmosferë festive dhe dëshmoi edhe një herë rolin e Ferizajt si qendër e kulturës dhe mikpritjes. Organizatorët shprehën mirënjohje për Komunën e Ferizajt, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe për publikun që mbështeti festivalin me pjesëmarrje të madhe.

Ftesë për bizneset e diasporësKomuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, në bashkëpunim m...
29/07/2026

Ftesë për bizneset e diasporës

Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Caritas Switzerland, si dhe komunat e Kaçanikut, Shtimes, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës, organizon takimet B2B Kosovë – Diasporë, me qëllim të krijimit të partneriteteve të reja ndërmjet bizneseve vendore dhe bizneseve të diasporës.

📅 Data: 07 gusht 2026�🕘 Ora: 10:00�
📍 Lokacioni: Marigo Resort, Jezerc – Ferizaj

Ftohen të gjitha bizneset e diasporës me prejardhje nga rajoni i Ferizajt, të interesuara për bashkëpunim, investime apo zgjerim të aktiviteteve të tyre në Kosovë, që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.

Konfirmimi i pjesëmarrjes është i obligueshëm dhe duhet të bëhet përmes e-mailit: [email protected].

Ferizaj kërkon heqjen e emrit “Urosevac” nga përdorimi zyrtar, nisin nënshkrimet
18/07/2026

Ferizaj kërkon heqjen e emrit “Urosevac” nga përdorimi zyrtar, nisin nënshkrimet

Ka nisur sot mbledhja e nënshkrimeve për peticionin “Për një Ferizaj pa Urosevac”, një nismë qytetare që synon t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës me kërkesën për shfuqizimin e përdorimit zyrtar të emrit “Urosevac” dhe përdorimin e vetëm të emrit “Ferizaj” në të gjitha...

Policia zbardh rastin në Ferizaj: 16-vjeçari sulmoi qytetarë, plagosi tre policë dhe u arrestua me nënën
10/07/2026

Policia zbardh rastin në Ferizaj: 16-vjeçari sulmoi qytetarë, plagosi tre policë dhe u arrestua me nënën

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin e rëndë që ndodhi mëngjesin e së premtes në Ferizaj, ku një 16-vjeçar dyshohet se sulmoi qytetarë me thikë dhe më pas plagosi edhe një zyrtar policor gjatë tentimit për arrestim. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 07:50 ...

08/07/2026

✨ Mos e shty për nesër mundësinë që mund ta sigurosh sot.
Vendet plotësohen sipas konkursit dhe interesimit.
📅 8 /9 Korrik
E ardhmja jote fillon me zgjedhjen që bën sot. 💚

04/07/2026

Zgjidh Shkollën Profesionale IAAP "Zenel Hajdini"
Aty ku profesioni yt fillon të ndërtohet!

Address

Rr. Gëzim Sahiti
Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FerizajPress posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to FerizajPress:

Shortcuts

Share

Category