01/09/2026
🚨 Në rrugën Kryesori, Vragoli, Fushë Kosovë, është hapur një lokal me muzikë live. Banorët po shprehin shqetësim të madh për shkak të zhurmës së madhe. Është thirrur edhe Policia, mirëpo sapo policia largohet, muzika përsëri lëshohet me zë të lartë.
Ne jemi njerëz që punojmë dhe duhet të zgjohemi herët në mëngjes, Për shkak të zhurmës, nuk po mundemi të flemë dhe po na pengohet qetësia në shtëpitë tona.
Ju lutemi që të merren masa, sepse kjo situatë po përsëritet vazhdimisht dhe po bëhet e padurueshme për banorët e lagjes.