03/07/2026
SKANDAL NË KISHËN KATOLIKE: Islamofobët po marrin mbështetje nga Kisha Katolike.
Misioni Katolik Shqiptar në Luzern të Zvicrës, i udhëhequr nga Don Anton Uka, ka ndarë mirënjohje për disa persona me arsyetimin se kanë dhënë “kontribut në ruajtjen e identitetit shqiptar dhe në promovimin e vlerave shpirtërore, kulturore dhe kombëtare në mërgatë”.
Mes përfituesve të këtyre mirënjohjeve ishin:
1️⃣ Arbër Gashi – Kryetar i Lëvizjes për Rikthim në Katolicizëm. I njohur për deklarata nxitëse ndaj shqiptarëve myslimanë. Mbështetës dhe promovues i partive të ekstremit të djathtë në Evropë. Ka promovuar idenë e afrimit ndërmjet Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse Serbe, si dhe ka shprehur mbështetje për dënimin e Hashim Thaçit në Hagë.
2️⃣ Blerim Nika – Kryetar i Lëvizjes Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm. I njohur për kërkesat për ndalimin e ezanit, për deklaratat kërcënuese ndaj Komunës së Istogut lidhur me ndërtimin e një kishe, si dhe për deklarata ndaj shqiptarëve myslimanë që janë cilësuar përçarëse dhe nxitëse.
3️⃣ Saim Tahiraj – Themelues i Lëvizjes së Deçanit dhe një nga aktivistët më të përkushtuar të saj. Sipas kritikëve të kësaj lëvizjeje, ajo është lidhur me qarqe serbofile dhe grekofile dhe ka marrë vëmendje edhe nga televizioni shtetëror grek.
Vetëm pak muaj më parë, bashkësitë fetare në Kosovë nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke u zotuar se do të promovojnë tolerancën dhe harmoninë ndërfetare.
Megjithatë, kjo ngjarje ka ngritur pyetje dhe kritika nga shumë qytetarë, të cilët pyesin nëse ky zotim po zbatohet në praktikë, kur persona të njohur për deklarata përçarëse ndaj besimtarëve myslimanë nderohen me mirënjohje nga një institucion fetar.
Mund të sulmoni fenë time sa të doni, por nuk do ta ndani kurrë këtë popull. Shqiptarët kanë ditur gjithmonë të jetojnë si vëllezër. Besimi është çështje mes njeriut dhe Zotit , ndërsa dashuria për kombin është detyrë e secilit.
Në fund, dua ta them qartë: Shqiptarët nuk ka forcë që mund t’i përçajë. Ne jemi vëllezër, pavarësisht përkatësisë fetare. Besimi nuk duhet të përdoret kurrë për të nxitur urrejtje mes shqiptarëve. Feja ime është feja ime me Allahun, ndërsa shqiptaria ime është e përbashkët me çdo shqiptar të ndershëm. Ta ruajmë unitetin, respektin dhe vëllazërinë, sepse vetëm kështu mbrojmë kombin tonë.