Radio Gjakova

Radio Gjakova https://www.youtube.com/ Si lindi Radio Gjakova ?

Qyteti i Gjakovës i njohur për traditën që ka në fushën e arsimit dhe të kulturës ndër shekuj, në mbarim të viteve të shtatëdhjeta pasurohet me mediumin e parë radiofonik, me Radio Gjakovën. Nga ajo periudhë e deri më sot, kanë kaluar shumë ngjarje me të cilat është e lidhur ngusht Radio Gjakova, duke qenë pjesë e përditshmërisë gjakovare, ashtu siç është e lidhur edhe historia e qytetit për

këto tri dekada. Kjo, për faktin se frymëmarrja dhe rrita e qytetit është pasqyruar përmes programeve të përgatitura në këtë medium informativ dhe argëtues. Në fund të viteve të 70-ta, kur komuna e Gjakovës po shëndërrohej në një qendër të madhe ekonomike me një zhvillim të hovshëm në të gjitha fushat e jetës dhe të punës, doli nevoja e domosdoshme për themelimin e një radioje lokale. Këtë kërkesë të qytetarëve të Gjakovës e nxorën para Kuvendit Komunal deputetët e atëhershëm të Gjakovës, me miratimin e të cilit konstituohet Radio Gjakova, me seli në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, aty ku funksionon edhe tash.

Gëzuar Krishtlindjen nga Radio Gjakova! 🎄✨Paqe, shëndet dhe gëzim në familjet tuaja. Ju faleminderit që jeni gjithmonë m...
24/12/2025

Gëzuar Krishtlindjen nga Radio Gjakova! 🎄✨
Paqe, shëndet dhe gëzim në familjet tuaja.
Ju faleminderit që jeni gjithmonë me ne! 📻

14/12/2025
Me organizim të Radio Gjakovës, qyteti ynë mbrëmë  ishte qendër e radiostacioneve shqiptare. Për herë të 16-të u mbajt f...
14/12/2025

Me organizim të Radio Gjakovës, qyteti ynë mbrëmë ishte qendër e radiostacioneve shqiptare. Për herë të 16-të u mbajt festivali Radiofest 2025. Në këtë ngjarje unike morën pjesë mbi 20 radiostacione nga Kosova, Shqipëria, Mali Zi, Lugina e Presheves dhe Maqedonia e veriut. Në Shkollën e muzikës Prenk Jakova u mbajt manifestimi përmbyllës ku u shpallën fituesit në garën për spot publicitar, raport radiofonik dhe reportazhë që iu dedikua trashëgimisë kulturore.. Kështu Vendi i parë për radioreportazhë i takoi Radio Tiranes dhe autorit Jaho Margjeka i dyti Radio Kosovës dhe i treti Radio Gjirokastrës. Në vendin e parë për raport radiofonik doli Radio Alba e Klines, në të dytin Radio Lushnja dhe të tretin Radio Peja. Ndërsa më të mirët në sporte publicitare ishin Radio Plus-Prishtinë me vendin e parë, pasuar nga Glam Radio e Prishtines dhe Radio Klea . Çmimi i nikoqirit i takoi Radio Malit të zi-seksionit shqip, Radio Prizrenit dhe Radio Ylberit- Mitrovicw. Zëri më i mirë radiofonik i takoi Fitore Istrefi Alushi nga Radio Struga.

Shpallja e fituesve në Radiofest 2025, edicioni i 16-të u bë në shkollën e muzikës Prenk Jakova dhe u shoqërua edhe me një program tw pasur artistic ku u prezantuan sopranoja e njohur gjakovare Elita Hoxha, pastaj talentja Troja Bicurri, profesori i violinës Taulant Rruci, solisti Roland Çenko- nga Gjirokastra një nga zërat më përfaqësues të këngës polifonike Gjirokastrite dhe asaj shqiptare dhe mysafir tjerë. Radio fest 2025 u mbështet nga Ministria e Kultures dhe Drejtoria për kulturë, rini dhe sport.

Festa e radiove po afron. Radio Gjakova është në fazën përgatitore të organizimit të festivalit Radio fest 2025 ndërsa G...
11/12/2025

Festa e radiove po afron. Radio Gjakova është në fazën përgatitore të organizimit të festivalit Radio fest 2025 ndërsa Gjakova do të mirëpres përfaqësuesit e mbi 20 radiostacioneve nga Kosova, Shqipëria, Mali Zi, Maqedonia e veriut dhe Lugina e Preshevës që kanë konkurruar për çmimet e festivalit që ka të bëjë me krijimtarinë e reportazheve, raporteve radiofonike dhe të spoteve publicitare. Shpallja e fituesve në Radiofest 2025, edicioni i 16-të do të shoqërohet edhe me një program artistik. Do të prezantohet sopranoja e njohur gjakovare Elita Hoxha, pastaj Tringa Bicurri, Taulant Rruci, Roland Çenko- nga Gjirokastra një nga zërat më përfaqësues të këngës polifonike gjirokastrite dhe asaj shqiptare dhe mysafir tjerë

Radio fest 2025 do të mbahet të shtunën në shkollën e muzikës Prenk Jakova me fillim prej orës 18.00. Hyrja është e lirë.

Në Gjakovë po vjen festa radiove, Radiofest 2025Rreth 20 radiostacione nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi dhe ...
07/12/2025

Në Gjakovë po vjen festa radiove, Radiofest 2025

Rreth 20 radiostacione nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi dhe Lugina e Presheves do të mblidhen më 13 dhjetor në Gjakovë, në edicionin e 16-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Radiove “Radiofest”, i cili organizohet nga Radio Gjakova. Ky aktivitet që tradicionalisht ka ngjallur interesimin e drejtuesve, gazetarëve e operatorëve teknikë të radiostacioneve shqiptare, është një konkurs që më shumë sesa garimin, qëllim e ka takimin, shoqërimin dhe këmbimin e përvojave të kolegëve që të përbashkët e kanë punën në radio.

Sikurse edhe në edicionet e kaluara, edhe në këtë edicion të 16-të, gara në mes të radiostacioneve zhvillohet në 3 kategori, “Radio – Reportazhë”, “Raport Radiofonik” dhe “Spote Publicitare”. Tema e sivjeme e Radio - Reportazhit, e caktuar nga organizatori, është “Trashëgimia Kulturore, thesari ynë”, temë rreth së cilës edhe do të fokusohen gazetarët pjesëmarrës.

Ceremonia e shpalljes së fituesve me një program artistik, ku merr pjesë edhe Kori i grave dhe vajzave Besa, do të mbahet të shtunën me 13 dhjetor në Shkollën e muzikës Prenk Jakova.

Radiofesti në Gjakovë është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Drejtoria komunale për kulturë rini e sporte.



Radio pjesëmarrëse në Radiofest 2025

1. Radio Klea- Elbasan

2. R. Kukësi

3. R.Lushnja

4. R. Ylberi Mitrovicë

5. R. Alba –Klinë

6. R. Gjirokastra

7. R.Kosova, Prishtinë

8. R. Mali Zi

9. R. Peja

10. R. Plus Prishtinë

11. R. Prizreni

12. R.Saranda

13. R. Vizioni Podujevë

14. R.Presheva

15. R.Glam, Prishtinë

16. R.Shkodra

17. R.Univlora- Vlorë

18. R. Tirana

19. R. Struga

20. R.Gjakova

Urime 28 Nëntori nga Radio Gjakova🇦🇱🎙
28/11/2025

Urime 28 Nëntori nga Radio Gjakova🇦🇱🎙

Radio Gjakova - 46 Vjet me JU!
09/11/2025

Radio Gjakova - 46 Vjet me JU!

Hapet konkursi për "RADIOFEST16"
08/11/2025

Hapet konkursi për "RADIOFEST16"

Shoqata e Gazetareve te Gjakoves në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit Kastriot Shehdadi, organi...
29/08/2025

Shoqata e Gazetareve te Gjakoves në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit Kastriot Shehdadi, organizon një takim përkujtimor në nderim të tij.
Takimi “Ta kujtoim Kastriotin” mbahet, të shtunën, 30 08 2025, në sallën “Teki Dervishi” të Bibliotekës “Ibrahim Rugova në Gjakovë, me fillim prej ores 11:00.

-  Njoftoni drejtë dhe shpejtë klientët për shërbimet dhe biznesin tuaj- Rrisni efikasitetin, efiçencën dhe shtoni profi...
15/08/2025

- Njoftoni drejtë dhe shpejtë klientët për shërbimet dhe biznesin tuaj

- Rrisni efikasitetin, efiçencën dhe shtoni profitin në biznesin tuaj

- Reklamoni në radion tuaj – Radio Gjakova

- Reklamoni në Radio Gjakova aktivitetin apo biznesin tuaj për tu bërë më të dukshëm për klientë, afaristë dhe të tjerë

- Radio Gjakova ka një dëgjueshmëri të madhe dhe besim tek qytetarët

- Radio Gjakova ju ndihmon të keni puls me ritëm fantastik të biznesit tuaj

- 📞 +383 44 12 33 77
📩 [email protected]

10/08/2025
Ka ndërruar jetë gazetari Shpëtim BrovinaNë moshën 79 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari i Radio Gjakovës Shpëtim Brovina...
03/08/2025

Ka ndërruar jetë gazetari Shpëtim Brovina

Në moshën 79 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari i Radio Gjakovës Shpëtim Brovina. Ai i ka takuar brezit të parë të punëtorëve të Radio Gjakovës duke kontribuar deri në pensionim, në vitin 2011, në raportimin e çdoditshëm, kryesisht nga fusha e arsimit dhe sportit. Shpetim Brovina do të mbetet në kujtesën e kolegëve si një njeri i dashur me natyrë gazmore, një koleg shumë i mirë dhe i besueshëm, me zemër fisnike dhe humane. Redaksia e Radio Gjakovës shprehë ngushëllime për familjen e tij.

Në programin e sotëm të Radio Gjakovës në shenjë respekti u kujtua zëri i kolegut tashme të ndjerë Shpëtim Brovines shkëputur nga një prej emisioneve që i kishte realizuar ai gjatë viteve sa punoj në Radio.

Shpëtim Brovines iu dha lamtumira e fundit sot ( e diele 3 Gusht) në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Address

Gjakova
Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 14:00
Saturday 08:00 - 14:00
Sunday 09:00 - 13:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Gjakova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Gjakova:

Share

Category