LUMI PRESS 06

LUMI PRESS 06 Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from LUMI PRESS 06, Media/News Company, Gjilan.

16/12/2025

Drita niset drejt Madridit đŸ‡Ș🇾, gati pĂ«r ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos nĂ« UEFA Conference League đŸ””âšȘ

16/12/2025

123 - Lidhja Demokratike e KosovĂ«s✅
52 - Rexhep Kadriu✅

📱 Thirrja e fundit pĂ«r pagesat e fatura tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« ujĂ«sjellĂ«sitâžĄïžNjoftojmĂ« konsumatorĂ«t me 2 ose mĂ« shumĂ« fatura t...
16/12/2025

📱 Thirrja e fundit pĂ«r pagesat e fatura tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« ujĂ«sjellĂ«sit

âžĄïžNjoftojmĂ« konsumatorĂ«t me 2 ose mĂ« shumĂ« fatura tĂ« papaguara se do tĂ« fillojĂ« shkyçja nga rrjeti i ujĂ«sjellĂ«sit dhe procedura pĂ«rmbarimore.
Ftojmë të gjithë konsumatorët të kryejnë pagesat sa më parë.
📄PĂ«r ata qĂ« nuk kanĂ« mundĂ«si tĂ« shlyejnĂ« borxhin plotĂ«sisht, ofrojmĂ« riprogramim me kĂ«ste mujore — mund tĂ« paraqiteni nĂ« zyrat tona pĂ«r marrĂ«veshje.
Konsumatorët që:
âžĄïžbĂ«jnĂ« pagesĂ«n e plotĂ«, ose
âžĄïžnĂ«nshkruajnĂ« marrĂ«veshje pĂ«r riprogramimâŹ‡ïž
Do të largohen nga lista për shkyçje dhe procedura përmbarimore
Pagesa e rregullt e ujit ndihmon drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve tona.
Mos e vononi pagesën!
Me respekt!
KRU Hidromorava

 Kandidimi im për deputete vjen nga besimi se zëri i grave duhet të dëgjohet aty ku merren vendimet më të rëndësishme pë...
15/12/2025



Kandidimi im pĂ«r deputete vjen nga besimi se zĂ«ri i grave duhet tĂ« dĂ«gjohet aty ku merren vendimet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r vendin. Si grua dhe si ndĂ«rmarrĂ«se, kam pĂ«rjetuar nga afĂ«r sfidat e pĂ«rditshme – pasigurinĂ«, paragjykimin, lodhjen, por edhe forcĂ«n pĂ«r me vazhdu pĂ«rpara kur askush nuk ta hap derĂ«n.

Kam ndĂ«rtuar gjithçka me punĂ«, me pĂ«rkushtim dhe me besim se ndryshimi Ă«shtĂ« i mundur. Sot, kĂ«tĂ« pĂ«rvojĂ« dua ta çoj nĂ« Kuvend, pĂ«r t’i pĂ«rfaqĂ«suar gratĂ« qĂ« punojnĂ« nĂ« heshtje, nĂ«nat qĂ« sakrifikojnĂ« çdo ditĂ«, vajzat qĂ« Ă«ndĂ«rrojnĂ« mĂ« shumĂ«, dhe çdo njeri qĂ« kĂ«rkon drejtĂ«si dhe dinjitet.

E di sa e vështirë është për një grua të dëgjohet, prandaj nuk kandidoj vetëm për veten time, por për çdo grua që ka pasur frikë me fol, por kurrë nuk ka hequr dorë. Kuvendi ka nevojë për gra që flasin me zemër dhe veprojnë me guxim.

Sepse kur gratë përfaqësohen, shpresa bëhet ligj dhe e ardhmja ndërtohet më e drejtë për të gjithë.

đŒđąđ§đąđŹđ­đ«đą 𝐌𝐚đȘ𝐞𝐝𝐹𝐧𝐜𝐱 đ©đ«đąđ­đą đ§Ă« đ­đšđ€đąđŠ đ„đšđŠđ­đźđŠđąđ«Ă«đŹ đ€Ă«đŹđĄđąđ„đ„đ­đšđ«đąđ§ đ›đąđ„đšđ­đžđ«đšđ„ đ­Ă« đˆđ­đšđ„đąđŹĂ« đŽđŹđŻđšđ„đđš đ‚đžđ«đšđ§đąđ§Ministri nĂ« detyrĂ« i Mbroj...
15/12/2025

đŒđąđ§đąđŹđ­đ«đą 𝐌𝐚đȘ𝐞𝐝𝐹𝐧𝐜𝐱 đ©đ«đąđ­đą đ§Ă« đ­đšđ€đąđŠ đ„đšđŠđ­đźđŠđąđ«Ă«đŹ đ€Ă«đŹđĄđąđ„đ„đ­đšđ«đąđ§ đ›đąđ„đšđ­đžđ«đšđ„ đ­Ă« đˆđ­đšđ„đąđŹĂ« đŽđŹđŻđšđ„đđš đ‚đžđ«đšđ§đąđ§

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim lamtumirës këshilltarin bilateral të Italisë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, kolonel Osvaldo Ceronin me rastin e përfundimit te misionit të tij në Kosovë.

Me këtë rast, ministri falënderoi kolonel Ceronin për kontributin e tij në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së, ku edhe gjatë kësaj periudhe, ekipi i kadetëve nga Akademia Ushtarake e Kosovës mori pjesë në Garën e 23-të të Ligjit të Konfliktit të Armatosur për Akademitë Ushtarake.

Ministri falënderoi kolonel Ceronin për kontributin e tij në forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe i dëshiroi suksese në detyrën dhe misionin e ri.

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-sëMë 11 dhjetor 2025, Majore Luljeta Mehmeti - Quigl...
15/12/2025

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Më 11 dhjetor 2025, Majore Luljeta Mehmeti - Quigley ka diplomuar me sukses si pjesëtare e Sesionit të 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së. Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Majore Mehmeti - Quigley bën pjesë në një grup të përzgjedhur të zyrtarëve të lartë të zbatimit të ligjit që përfundojnë këtë program prestigjioz dhe është një nga pak zyrtarët në historinë e Policisë së Kosovës që ka diplomuar nga Akademia Kombëtare e FBI-së. Në nivel të Shteteve të Bashkuara dhe ndërkombëtar, më pak se një për qind e zyrtarëve të zbatimit të ligjit kanë mundësinë të ndjekin këtë trajnim elitar në nivel ekzekutiv.

E njohur ndërkombëtarisht për përsosmëri akademike, Akademia Kombëtare e FBI-së ofron 11 javë trajnim të avancuar në lidership, komunikim, shkenca të sjelljes, përgatitje fizike dhe praktika bashkëkohore të zbatimit të ligjit. Pjesëmarrësit përzgjidhen bazuar në performancë të dëshmuar profesionale dhe potencial udhëheqës. Mesatarisht, zyrtarët e diplomuar kanë mbi 20 vjet përvojë në zbatimin e ligjit dhe kthehen në agjencitë e tyre për të shërbyer në pozita të larta udhëheqëse dhe strategjike.

Sesioni i 296-të përbëhej nga 254 zyrtarë të zbatimit të ligjit që përfaqësonin 47 shtete të SHBA-së dhe Distriktin e Kolumbisë, si dhe zyrtarë nga 24 shtete të botës, katër organizata ushtarake dhe dy agjenci federale civile, duke theksuar dimensionin e fuqishëm ndërkombëtar dhe ndërinstitucional të Akademisë.

Diplomimi i majores Mehmeti - Quigley nga Akademia Kombëtare e FBI-së pasqyron profesionalizmin, lidershipin dhe përkushtimin e saj ndaj punës në Policinë e Kosovës. Ky sukses forcon kapacitetin institucional të Policisë së Kosovës dhe përforcon përkushtimin ndaj standardeve moderne, demokratike dhe të harmonizuara ndërkombëtarisht të policimit.

Pjesëmarrja e saj në Akademinë Kombëtare të FBI-së rrit më tej aftësinë e Policisë së Kosovës për të zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare, për të forcuar partneritetet dhe për të kontribuar në sigurinë publike për të gjitha komunitetet në Kosovë.

---

Kosovo Police Major Graduates from FBI National Academy



On December 11, 2025, Major Luljeta Mehmeti Quigley has successfully graduated as a member of the 296th Session of the FBI National Academy. The graduation ceremony took place at the FBI Academy in Quantico, Virginia, United States of America.
Major Mehmeti Quigley is among a select group of senior law enforcement professionals to complete this prestigious programme and is one of the few officers in Kosovo Police history to graduate from the FBI National Academy. Nationally within USA and internationally, fewer than one per cent of law enforcement officers are afforded the opportunity to attend this elite executive-level training.
Internationally recognized for its academic excellence, the FBI National Academy provides 11 weeks of advanced training in leadership, communication, behavioral science, fitness, and contemporary law enforcement practices. Participants are selected based on proven professional performance and leadership potential. On average, graduated officer have more than 20 years of law enforcement experience and return to their agencies to serve in senior leadership and strategic positions.
The 296th Session consisted of 254 law enforcement officers representing 47 U.S. states and the District of Columbia, as well as officers from 24 countries worldwide, four military organizations, and two federal civilian agencies—highlighting the Academy’s strong international and inter-agency dimension.

Major Mehmeti Quigley’s graduation from the FBI National Academy reflects her professionalism, leadership, and commitment to excellence in policing. This achievement strengthens Kosovo Police’s institutional capacity and reinforces the dedication to modern, democratic, and internationally aligned policing standards.
Her participation in the FBI National Academy further enhances Kosovo Police’s ability to apply best international practices, strengthen partnerships, and contribute to public safety and security for all communities in Kosovo.

Nazim Gagica: Krah kryetarit Ramush Haradinaj, gjashtë kandidatët e Gjilanit, njerëz me integritet, përvojë dhe vizion, ...
15/12/2025

Nazim Gagica: Krah kryetarit Ramush Haradinaj, gjashtë kandidatët e Gjilanit, njerëz me integritet, përvojë dhe vizion, të gatshëm për zgjedhjet e dhjetorit.

Të bashkuar dhe të vendosur, krah Ramush Haradinajt, krah kandidatëve të Gjilanit dhe krah Listës së Aleancës me numër 129, për përfaqësim të denjë për Gjilanin dhe Kosovën.

Krah Teje
129✅

Ceni PlastechFëmija juaj fle i qetë... edhe kur jashtë zhurmat, të ftohtit apo moti i keq nuk ndalen. Me dritaret TROCAL...
15/12/2025

Ceni Plastech

FĂ«mija juaj fle i qetĂ«... edhe kur jashtĂ« zhurmat, tĂ« ftohtit apo moti i keq nuk ndalen. Me dritaret TROCAL nga Ceni Plastech, dhoma mbetet gjithmonĂ« e ngrohtĂ«, e izoluar dhe e mbrojtur nga çdo shqetĂ«sim! ❄

Skele Ceni Company SHPKEdhe festat fillojnĂ« mbi njĂ« bazĂ« tĂ« fortĂ«.🎄đŸ’Ș Siguri. Stabilitet. Besim.
15/12/2025

Skele Ceni Company SHPK

Edhe festat fillojnĂ« mbi njĂ« bazĂ« tĂ« fortĂ«.🎄

đŸ’Ș Siguri. Stabilitet. Besim.

Hyseni:NĂ« vazhdĂ«n e takimeve nĂ« Turqi, u pritĂ«m nga Fahrettin GĂŒlener, pronar i grupit tĂ« ndĂ«rmarrjeve ERMETAL qĂ« numĂ«ro...
14/12/2025

Hyseni:NĂ« vazhdĂ«n e takimeve nĂ« Turqi, u pritĂ«m nga Fahrettin GĂŒlener, pronar i grupit tĂ« ndĂ«rmarrjeve ERMETAL qĂ« numĂ«ron mbi 1600 punĂ«torĂ«, e njĂ«herit Kryetar i Bordit tĂ« Fondacionit ERTEV dhe konsull nderi i KosovĂ«s nĂ« Bursa.

Takimi me të ishte i ngrohtë dhe bashkë diskutuam për zhvillimin ekonomik, investimet në shumë fusha dhe forcimin e bashkëpunimit mes shtetit të Turqisë dhe Kosovës.

E falĂ«nderojmĂ« shumĂ« z.GĂŒlener pĂ«r mikpritjen dhe gatishmĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« shkĂ«mbyer pĂ«rvoja nĂ« tĂ« ardhmen. đŸ‡œđŸ‡° đŸ‡čđŸ‡·

Aziz Mustafa: Pelini i fjalëve të saj ishte ilaçi im(Fragment romani)Në netët vetmitare të azilit, kujtimi i natës së pa...
14/12/2025

Aziz Mustafa: Pelini i fjalëve të saj ishte ilaçi im

(Fragment romani)

Në netët vetmitare të azilit, kujtimi i natës së parë dhe të vetme që e kisha kaluar me Almën vinte e më trokiste lehtas në derën time të kyçur me çelës.

Them të kyçur sepse kështu më pati këshilluar Goni qysh në ditën e parë që erdha në kampin e refugjatëve.

NjĂ« zot e dinte se çfarĂ« kishte dĂ«gjuar ai qĂ« mĂ« kĂ«shillonte kĂ«shtu, por disa gjĂ«ra njeriu i bĂ«n pa pyetur pse duhet t’i bĂ«jĂ«.

Dhoma ime ishte e vogĂ«l, me njĂ« shtrat njĂ«sh me skelet druri, njĂ« vitrinĂ« me dy rafte ku i mbaja librat nĂ« gjuhĂ«n gjermane qĂ« i bleja pĂ«r t’i lexuar mĂ« vonĂ« kur ta mĂ«soja gjuhĂ«n dhe njĂ« dollap pĂ«r rroba e gjĂ«ra personale.

NetĂ«t ishin tĂ« gjata dhe tĂ« mĂ«rzitshme. E si tĂ« mos ishin tĂ« mĂ«rzitshme kur s’kisha veçse njĂ« gazetĂ« a revistĂ« tĂ« muajit tĂ« kaluar nĂ« gjuhĂ«n time pĂ«r ta lexuar e rilexuar.

KĂ«shtu, kur s’mĂ« ngelte mĂ« asnjĂ« artikull pĂ«r ta lexuar, unĂ« shtrihesha nĂ« shpinĂ« dhe e vĂ«shtroja tavanin derisa mĂ« pushtonte gjumi.

Por, ja qĂ« nĂ« ditĂ«t e para gjumi s’mĂ« merrte pothuajse deri nĂ« orĂ«t e hershme tĂ« mĂ«ngjesit.

Në atë kohë binte qetësia dhe në korridor nuk dëgjoheshin më zhurmat e hapave, krikëllimat e cijatjet e dyerve dhe, lavdi zotit, as zërat e refugjatëve që llomotisnin në dhjetë apo njëzet gjuhë të ndryshme.

Vetëm atëherë heshtja trashej dhe gjumi më rëndonte qepallat....

[Vazhdon nĂ« komentin e parē]

Portieri Faton Maloku sot ka arritur ne shifren e 200 ndeshjeve me fanellen e Drites.❌ ⚜ Ne keto ndeshje 34 vjeçari e k...
14/12/2025

Portieri Faton Maloku sot ka arritur ne shifren e 200 ndeshjeve me fanellen e Drites.

❌ ⚜ Ne keto ndeshje 34 vjeçari e ka mbajtur porten e pa prekur ne plote 81 here.

Address

Gjilan
60000

Telephone

+38349191193

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LUMI PRESS 06 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to LUMI PRESS 06:

Share