Gazeta OLLE

Gazeta OLLE Gazeta Olle është mediumi i parë sportiv në Kosovë, ku mund të gjeni më të rejat nga sporti vendor dhe ai ndërkombëtar.

"AZ Alkmaar e njohim, preferoj Celjen si kundërshtar në play-off".🎙 Zekirija Ramadani
18/12/2025

"AZ Alkmaar e njohim, preferoj Celjen si kundërshtar në play-off".

🎙 Zekirija Ramadani

Vëllaznimi me urim për Dritën dhe Shkëndijën pasi dy skuadrat shqiptare kaluan tutje në Ligën e Konferencës 👏🏻Urimi i pl...
18/12/2025

Vëllaznimi me urim për Dritën dhe Shkëndijën pasi dy skuadrat shqiptare kaluan tutje në Ligën e Konferencës 👏🏻

Urimi i plotë nga KF Vëllaznimi ⤵️

🔴⚫ KF Vëllaznimi përgëzon FC Dritën dhe FC Shkëndijën për kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të UEFA Conference League 👏⚽️

Një sukses i madh dhe i merituar që konfirmon progresin, seriozitetin dhe ambicien e klubeve tuaja, duke përfaqësuar me dinjitet futbollin Kosovar dhe mbarë Shqiptar në arenën evropiane 🔵⚪️🔴⚫✨

Urime të përzemërta për dy klubet tona mike dhe shumë suksese në këtë rrugëtim historik drejt fazave të ardhshme 🚀🌍

Me respekt KF Vëllaznimi

Ndeshja e radhës në Ligën e Konferencës 🔥Drita - Celje ose AZ AlkmaarShorti do të vendosë me cilën skuadër përballet kam...
18/12/2025

Ndeshja e radhës në Ligën e Konferencës 🔥

Drita - Celje ose AZ Alkmaar

Shorti do të vendosë me cilën skuadër përballet kampioni i Kosovës. ✅️

Drita shkruan histori në Evropë 🔵⚪Edhe pse u mposht 3-0 nga Rayo Vallecano, skuadra gjilanase arriti një sukses të jasht...
18/12/2025

Drita shkruan histori në Evropë 🔵⚪

Edhe pse u mposht 3-0 nga Rayo Vallecano, skuadra gjilanase arriti një sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë ekipi i parë nga Kosova që siguron kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në një garë evropiane 🇽🇰✨

Drita e mbylli fazën e ligës me 8 pikë nga 6 ndeshje, duke regjistruar 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, një arritje historike që dëshmon rritjen e vazhdueshme të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare 💪🏻

Shënon edhe Pacha Spino 🔥Rayo Vallecano - Drita 3-0
18/12/2025

Shënon edhe Pacha Spino 🔥

Rayo Vallecano - Drita 3-0

Goool 🔥Rayo Vallecano shënon nga indirekti për ta dyfishuar epërsinë ndaj Dritës.Rayo Vallecano - Drita 2-0
18/12/2025

Goool 🔥

Rayo Vallecano shënon nga indirekti për ta dyfishuar epërsinë ndaj Dritës.

Rayo Vallecano - Drita 2-0

Vallecano në epërsi ndaj Dritës me një gol spektakopar nga Lejeune 🔥Rayo Vallecano - Drita 1-0
18/12/2025

Vallecano në epërsi ndaj Dritës me një gol spektakopar nga Lejeune 🔥

Rayo Vallecano - Drita 1-0

Rayo Vallecano - Drita, formacionet zyrtare ✅️Rayo Vallecano: Batalla, Lejuene, Luiz Felipe, Pacha, Gumbau, Valentini, P...
18/12/2025

Rayo Vallecano - Drita, formacionet zyrtare ✅️

Rayo Vallecano: Batalla, Lejuene, Luiz Felipe, Pacha, Gumbau, Valentini, Palazon, Lopez, Garcia, Camello.

Drita: Behluli, Bes. Krasniqi, Bejtullai, Pëllumbi, Ovouka, Mustafa, Dabiqaj, Sheji, Ajzeraj, Bl. Krasniqi, Manaj.

Dita e ndeshjes: Drita synon ta mbyllë pozitivisht fazën e ligës në udhëtim te VallecanoSkuadra gjilanase, Drita, do të ...
18/12/2025

Dita e ndeshjes: Drita synon ta mbyllë pozitivisht fazën e ligës në udhëtim te Vallecano

Skuadra gjilanase, Drita, do të përballet sot (e enjte) në Madrid për një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni evropian, ku do të përballet me Rayo Vallecanon në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Ndeshja do të luhet në Madrid në stadiumin "Campo de Futbol de Vallecas", në ora 21:00.

Drita aktualisht renditet në pozitën e 19-të me tetë pikë dhe mban ende gjallë shpresat për avancim, ndërsa Vallecano është e shtata me 10 pikë.

Diferenca e vogël e pikëve e bën këtë përballje vendimtare për fatin e të dyja skuadrave në garën evropiane.

Skuadra nga Gjilani ka zhvilluar një edicion dinjitoz në Ligën e Konferencës, duke treguar organizim të mirë taktik dhe karakter në ndeshjet ndërkombëtare.

Drita ka arritur rezultate pozitive ndaj kundërshtarëve të fortë dhe ka dëshmuar se është një përfaqësuese e denjë e futbollit kosovar në Evropë.

Në anën tjetër, Vallecano vjen në këtë ndeshje pas barazimit 0:0 në shtëpi ndaj Real Betisit në La Liga, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma.

Madrilenët aktualisht renditen në vendin e 13-të në kampionatin spanjoll me 18 pikë.

Drita synon të shfrytëzojë çdo mundësi për rezultat pozitiv në Spanjë, duke qenë e vetëdijshme se një paraqitje e fortë mund t’i hapë rrugë një suksesi historik në arenën ndërkombëtare.

Për klubin gjilanas, kjo ndeshje nuk është vetëm një sfidë sportive, por edhe një mundësi për të konfirmuar rritjen dhe stabilitetin e futbollit kosovar në skenën evropiane.

Ide e bukur kjo ❤️Ekipi i parë i Ballkanit sot ka zhvilluar një “ndeshje miqësore” me skuadrën U13 ⚽️ Përjetim i veçantë...
17/12/2025

Ide e bukur kjo ❤️

Ekipi i parë i Ballkanit sot ka zhvilluar një “ndeshje miqësore” me skuadrën U13 ⚽️

Përjetim i veçantë për të rinjtë e klubit 🫶

Lindon Emërllahu zbarkon në Ukrainë - gati transferimi te Polissya ZhytomyrLindon Emërllahu, mesfushori i CFR Cluj, do t...
17/12/2025

Lindon Emërllahu zbarkon në Ukrainë - gati transferimi te Polissya Zhytomyr

Lindon Emërllahu, mesfushori i CFR Cluj, do të transferohet te Polissya Zhytomyr, ekip në ligën e parë ukrainase, për një shumë prej 1.5 milion eurosh, njofton mediumi rumun GSP.ro.

Emërllahu është nisur tashmë drejt Ukrainës, ku pritet të nënshkruajë kontratën me klubin e ri, duke mos mundur të paraqitet në ndeshjen e fundit të vitit 2025 kundër Botosanit.

Polissya Zhytomyr momentalisht renditet e treta në Ukrainë pas 16 raundeve, me 30 pikë, pesë pikë pas liderit surprizë LNZ Cherkasy, i cili ndan vendin e parë me Shakhtar Donetsk.

Mesfushori kosovar ishte gjithashtu në listën e FCSB-së, por pronari Gigi Becali nuk ishte i gatshëm të paguante shumën që do ta kënaqte Neluțu Vargan.

Gjatë aventurës së tij te CFR Cluj, Emërllahu ka grumbulluar 40 ndeshje, shënuar 6 gola dhe dhënë 3 asiste.

Për Kombëtaren e Kosovës, ai ka 12 paraqitje, një gol dhe dy asiste. Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg aktualisht është 1.3 milion euro.

Arijon Ibrahimovic prezanton këpucët e reja me flamurin e Kosovës 🇽🇰 😍
17/12/2025

Arijon Ibrahimovic prezanton këpucët e reja me flamurin e Kosovës 🇽🇰 😍

Address

Rruga Zija Shemsiu , 147
Gjilan
60000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta OLLE posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Gazeta OLLE:

Share