Varg e Vi

Varg e Vi ''Varg e Vi'' është organizatë e pavarur kulturore, e formuar me 25.4.2011 në Gjilan! Përfaqësues ligjor\ Drejtor Ekzekutiv:
Migjen Fazliu

Varg e Vi me projekt në Vjenë të AustrisëVarg e Vi, 30 nëntor 2025, Vjenë -Në lokalin alternativ për aktivitete kulturor...
30/11/2025

Varg e Vi me projekt në Vjenë të Austrisë

Varg e Vi, 30 nëntor 2025, Vjenë -

Në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, 7stern, në Vjenë të Austrisë, Varg e Vi, me anëtarët e saj, Migjen Fazliun, Avni Shkodrën, Abedin Azizin dhe Avni Rudakun, realizuan projektin "4 në 1", me stand-up komedi, dy ekspozita me piktura e fotografi dhe promovim të librit "Përafërsisht".

Hapja e projektit para një publikut me shumë mërgimtarë që jetojnë dhe veprojnë në Austri, u bë nga Ermal Vejsa, drejtori i shoqatës "KÂ" në Vjenë, duke uruar të gjithë shqiptarët për Festën e 28 Nëntorit, vlerësimin e lartë për bashkëpunimin me Varg e Vi-në, duke ftuar më pas për ngjitje në skenë, Avni Shkodrën. Stand-up komedia e Shkodrës u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku, me të qeshura të shpeshta dhe intensive, duke u arritur një katarsis i llojit të veçantë me humorin e kontekstit shqiptar, transformimet e shoqërisë kosovare dhe relacionet e ndryshuara përgjatë viteve të kosovarëve me mërgimtarët, dhe anasjelltas.

Pas stand-up-it, pjesëmarrët panë ekspozitën me piktura të Azizit, ku tregonin transformimin e familjes kosovare, efektet e luftës dhe dëgjimin e vazhdueshëm të lajmeve "Shuni, shuni, se...", e gjer në fragmentimin e furishëm të familjes kosovare në kontekst postkonfliktual, migrimi e globalizimi.

Ngjarja vazhdoi me ekspozitën e Fazliut, ku u sollën portretet e disa të moshuarve të Kosovës, bardh e zi, të bëra nga gjyshi i tij, të varura lart me kapëse në litarin e fortë në dy anët e mureve, dhe poshtë në të djathtë, për të vendosur një fotografi të vetme me ngjyra të bërë nga vetë ai, nipi. Gjithashtu përveç mesazhit të pasionit mbi fotografinë nga tri gjenerata, gjyshi-babai-nipi, transformimet e teknologjisë dhe subjekteve të fotografuara, Fazliu preku temën e rritjes së të moshuarve të vetmuar në Kosovë, pas emigrimit masiv të kosovarëve, duke bashkuar të moshuarit me familjarët e tyre në mërgim - Vjenë, mallin për familjen nga vetë mërgimtarët, si dhe nevojën shtesë për kujdesin ndaj moshës së tretë.

Rudaku promovoi librin e tij të fundit e të pestë "Përafërsisht", një libër me temat për raportet komplekse shoqëri-teknologji, migrimin, globalizimin, varësitë e ndryshme, transformimet e mëdha të shoqërisë kosovare, duke dhënë autografe për lexuesit dhe duke biseduar për temat e librit.
Në fund, u ofrua një koktell për mysafirët, organizatorët dhe pjesëmarrësit.

Në kuadër të vizitës në Vjenë të Austrisë, një ditë më parë, për 28 Nëntor, para projektit "4 në 1", anëtarët e Varg e Vi-së u mirëpritën nga I ngarkuari me punë, z. Albinot Bimbashi, në funksion të Ambasadorit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë. Në takim u vlerësua nevoja për organizime dhe bashkëpunime kulturore Kosovë-Austri, qoftë me mërgatën, qoftë me shoqatat dhe institucionet kulturore austriake, pasi Vjena është qytet i njohur për kulturën e saj shumë të pasur botërore, vend i muzikës klasike, operës, teatrit e shumë fusha të tjera, si dhe rëndësisë së diplomacisë kulturore.

Varg e Vi dhe z. Bimbashi, ranë dakord për mbështetje të vazhdueshme të aktiviteteve dhe diplomacisë kulturore në Austri, duke falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer në projektin "4 në 1", mikpritjen dhe lehtësimin nga Ambasada e Kosovës gjatë procesit akomodues në Vjenë dhe takimet e përzemërta.

Projekti "4 në 1" nga Varg e Vi është përkrahur nga Thirrja Publike për Fondin e Mobilitetit nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me shoqatën "KÂ" në Vjenë.

Stand Up Fest 4.Programi i plotë.Biketat blihen në Rave-travel.com
21/11/2025

Stand Up Fest 4.
Programi i plotë.
Biketat blihen në Rave-travel.com

VARG E VI ME “4 NË 1” NË VJENË TË AUSTRISËMë 29 nëntor 2025, ora 20:00, në Vjenë të Austrisë, në  7Stern , SIEBENSTERNGA...
08/11/2025

VARG E VI ME “4 NË 1” NË VJENË TË AUSTRISË

Më 29 nëntor 2025, ora 20:00, në Vjenë të Austrisë, në 7Stern , SIEBENSTERNGASSE 31, Varg e Vi do të realizojë projektin kulturor “4 në 1”.

Avni Shkodra do të prezantohet me stand up komedi, Avni Rudaku përuron librin e tij “Përafërsisht”, Din Azizi me pikturë dhe Migjen Fazliu me fotografi.

Varg e Vi në kuadër të zhvillimit të projektit, bashkëpunon me KÂ - organizatën e njohur kulturore në Austri, ku koordinator për projektin në Vjenë, është Ermal Vejsa.

Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të Thirrjes Publike për mobilitetin 2025.

07/11/2025

Orkestra Frymore "Selman Vokshi".
Projekti "Art for Everyone" në parkun "Bojanina" në Gjilan.
Financuar nga GIZ-i Gjerman në Kosovë!

Varg e Vi dhe Orkestra Frymore "Selman Vokshi" me koncert në BojaninëTë dielën, më 2 nëntor 2025, u realizua një perform...
03/11/2025

Varg e Vi dhe Orkestra Frymore "Selman Vokshi" me koncert në Bojaninë

Të dielën, më 2 nëntor 2025, u realizua një performancë muzikore nga Orkestra Frymore “Selman Vokshi”, në parkun “Bojanina” në Gjilan. Orkestra marshoi me instrumente rreth e përqark parkut dhe lagjes, duke krijuar emocione të veçanta para publikut dhe banorëve të Bojaninës.

Më pas, në solo, duete dhe grupe më të mëdha, u shpërndanë instrumentistë të ndryshëm, para objekteve të banimit, duke argëtuar pjesëmarrësit në park dhe banorët që dilnin në ballkonët e banesave të tyre.

Pas shpërndarjes në pika të ndryshme, orkestra u bë bashkë dhe shfaqi një koncert me këngë të ndryshme shqipe.

Në fund, pjesëmarrësit dhe banorët e lagjes, u ndalën për koktell në park, me ushqime e pije nga Viva La. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Art for Everyone”, i zhvilluar nga Varg e Vi, me mbështetje financiare nga GIZ-i.

Projekti ka për qëllim funksionalizimin e hapësirave publike urbane, inkurajimin e aktiviteteve kulturore dhe nxitjen e gjithëpërfshirjes. Projekti "Art for Everyone" do të ketë edhe shumë aktivitete të tjera, me një kohëzgjatje prej 10 muajsh.

Shqip:  🎶 PERFORMANCË MUZIKORE NË PARKUN “BOJANINA”🎶Të dielën, më 2 nëntor 2025, nga ora 14:00, në parkun "Bojanina” në ...
29/10/2025

Shqip:

🎶 PERFORMANCË MUZIKORE NË PARKUN “BOJANINA”🎶

Të dielën, më 2 nëntor 2025, nga ora 14:00, në parkun "Bojanina” në Gjilan, do të mbahet një performancë muzikore nga Orkestra Frymore “Selman Vokshi”.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Art for Everyone”, të realizuar nga Varg e Vi me mbështetje financiare nga GIZ-i.

Projekti synon të funksionalizojë hapësirat publike urbane, të inkurajojë aktivitetet kulturore dhe të nxisë gjithëpërfshirjen në jetën kulturore të qytetit.

---

English:

🎶 MUSICAL PERFORMANCE AT “BOJANINA” PARK 🎶

This Sunday, November 2, 2025, starting at 2:00 PM, the “Bojanina” Park in Gjilan will come alive with the sounds of the “Selman Vokshi” Wind Orchestra! 🎺✨

This event is part of the “Art for Everyone” project, implemented by Varg e Vi with financial support from GIZ.

The project aims to revitalize public urban spaces, encourage cultural activities, and promote inclusion in the city’s cultural life.

🕊️ Join us for an afternoon filled with art, inspiration, and positive energy! 💛

😂 Humor & të qeshura pa fund!🎭 Stand-up Comedy Tour 2025Me Avni Shkodrën📅 E shtunë, 04 tetor 2025⏰ Ora 20:00📍 Teatri Adr...
03/10/2025

😂 Humor & të qeshura pa fund!
🎭 Stand-up Comedy Tour 2025
Me Avni Shkodrën

📅 E shtunë, 04 tetor 2025
⏰ Ora 20:00
📍 Teatri Adriana, Ferizaj

👉 Rezervoni biletat tuaja dhe përgatituni për një mbrëmje ku e qeshura nuk ndalet!
048/44 121306

Ky stand up tour vjen si parapërgatitje për paraqitjen e Avniut me Stand Up dhe Varg e Vi-së në Vjenë të Austrisë!

⏳ Festivali i Stand Up Komedisë nga Varg e Vi, me buxhet deri në vitin 2027. Lajmi i mirë për përcjellësit e Stand Up Ko...
25/08/2025

⏳ Festivali i Stand Up Komedisë nga Varg e Vi, me buxhet deri në vitin 2027.

Lajmi i mirë për përcjellësit e Stand Up Komedisë është se Fesivali i Stand Up Komedisë, i cili organizohet në Gjilan në fund të dhjetorit, atëherë kur diaspora jonë ndodhet në Kosovë dhe kur qyteti dekorohet, sivjet do ta ketë edicionin e 4-të e po ashtu tani më dihet se do të organizohet edhe në vitet 2026 dhe 2027, falë përkrahjes 3 vjeçare nga Ministria e Kulturës.

Këtë vit, si çdo herë do të ketë edhe befasi, risi të këndshme për ta mbyllur vitin të qeshur, për ta kujtu vitin që po e lëmë dhe për të mendu për vitin tjetër me sa më shumë begati.

Shihemi në dhjetor brenda në Teatër dhe në platonë e Teatrit, për një ngjarje artistike të ngrohtë dimri.

Stand Up Fest 4 po vjen 🎤

Varg e Vi me stand up komedi në Kamenica Summer Fest 2025Varg e Vi, 1 gusht 2025, Kamenicë -Më 1 gusht 2025, ora 21:00, ...
02/08/2025

Varg e Vi me stand up komedi në Kamenica Summer Fest 2025

Varg e Vi, 1 gusht 2025, Kamenicë -

Më 1 gusht 2025, ora 21:00, në amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”, në Kamenicë, Varg e Vi për herë të dytë, mori pjesë në Kamenica Summer Fest, duke sjellë stand up komedianët: Avni Shkodra, Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi (nga Gjilani), Valina Muçolli (Prishtina) dhe Hasim Sopi Memishi (Tetova).

Avni Shkodra e hapi mbrëmjen si moderator dhe stand up komedian, duke shpotitur mësimin e teksteve të këngëve, paroditë rreth mbamendjes vetëm të refrenit të këngëve, duke vazhduar me Ernest Zymberin, i cili solli shumë të qeshura, përmes rrëfimit autobiografik rreth edukimit të fëmijëve nga prindërit para luftës në Kosovë, obsesionin e dikurshëm rreth pastrimit të shtëpisë dhe qasjes me personalitet perfeksionit për rregull e rend ndaj mysafirëve, mbulojave e shtrojave, dhunën fizike dhe emocionale ndaj fëmijëve, e për të vazhduar me raportet e çoroditura të çifteve rreth hapësirës e lirisë personale, martesës si sinonim me mashtrimin etj. Pas tij, vazhdoi mbrëmjen me stand up komedi, Hasim Sopi Memishi, duke krijuar humor rreth mërgimtarëve, mendësisë shoqërore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndryshimit të emrit të Maqedonisë, qenve endacakë në hapësirë publike, ndotjes së mjedisit dhe lumenjve në Tetovë, pagave të dobëta për aktorë e kështu me radhë, përmes sociolektit tetovarçe. Pas tij, doli Kushtrim Qerimi, i cili krijoi shaka rreth kujdesit të tepruar të prindërve për fëmijët, instinktin amnor për kujdesin ndaj fëmijës, duke mos përcjellë në vazhdimësi pavarësimin dhe pjekurinë e tij. Pas Kushtrimit, e vazhdoi Valina Muçolli, duke krijuar satirë me qeverisjet lokale, qasjen e dikurshme të bashkëshortëve me mentalitet patriarkal dhe ndrydhjes emocionale të dashurisë ndaj bashkëshortes etj.

Pas përfundimit të stand up komedive, Migjen Fazliu nga Varg e Vi, solli shumë nostalgji me FUJIFILM INSTAX MINI 12 Instant Film Camera, duke krijuar aty për aty fotografi për pjesëmarrësit, me këtë sistem aparati fotografik, i cili dallon krejt dukshëm me mekanizmin e fotografisë me aparaturën e sotme digjitale dhe celularët e mençur, duke krijuar emocione të veçanta te pjesëmarrësit.

Projekti i Varg e Vi-së është mbështetur nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Kamenicës, nga aplikimi në thirrjen e hapur publike për të gjitha OJQ-të.

Fotot nga Komuna e Kamenicës dhe Varg e Vi

Varg e Vi edhe sivjet në Kamenica Summer FestNesër, 1 gusht 2025, e premte, ora 21:00, në amfiteatrin e Shtëpisë së Kult...
31/07/2025

Varg e Vi edhe sivjet në Kamenica Summer Fest

Nesër, 1 gusht 2025, e premte, ora 21:00, në amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”, në Kamenicë, Varg e Vi për herë të dytë, merr pjesë në Kamenica Summer Fest, duke sjellë stand up komedianët: Avni Shkodra, Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi (nga Gjilani), Valina Muçolli (Prishtina) dhe Hasim Sopi Memishi (Tetova).
Projekti i Varg e Vi-së është mbështetur nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Kamenicës, nga aplikimi në thirrjen e hapur publike për të gjitha OJQ-të.

Hyrja është falas. Mirë se vini!

Address

Haki Myderezi
Gjilan
60000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Varg e Vi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Varg e Vi:

Share