Info 06

Info 06 Portali "Info06" ka për qëllim ofrimin e informacionit të saktë dhe të shpejtë tek lexuesit.

Pas më shumë se 20 vitesh shërbim dhe përkujdesje ndaj pacientëve, është pensionuar mjekja gjilanase, specialiste e Mjek...
18/12/2025

Pas më shumë se 20 vitesh shërbim dhe përkujdesje ndaj pacientëve, është pensionuar mjekja gjilanase, specialiste e Mjekësisë Familjare, Dr. Shejnaze Mushica.

Në vitin 2005, Dr. Shejnaze Mushica filloi për herë të parë punën si mjeke në shërbimin e ish-Shtëpisë së Shëndetit në Gjilan, sot Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), ku për vite me radhë ka ofruar shërbime shëndetësore me përkushtim të lartë profesional.

Dr. Shejnaze Mushica shquhet për natyrën e saj të qetë, humane dhe profesionale, duke pasur një rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të qytetarëve ndër vite.

Ajo u pensionua më 16.12.2025, pranë QKMF-së “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, në një ceremoni të organizuar nga kolegët e saj, të cilët e uruan dhe e falënderuan për kontributin e çmuar të dhënë ndër vite.
Në emër të menaxhmentit të QKMF-së, puna e saj u vlerësua lart, duke u shprehur mirënjohje e përhershme për kontributin shumëvjeçar në shëndetësi, si dhe duke i dëshiruar shëndet të plotë dhe mirëqenie në vazhdim të jetës.

Nipat dhe mbesat e Adem Jashari!📷 Sefer Aliqkaj
17/12/2025

Nipat dhe mbesat e Adem Jashari!

📷 Sefer Aliqkaj

Policia në Gjilan ligjëratë me nxënësit për rreziqet nga mjetet piroteknike në prag të festave                          ...
17/12/2025

Policia në Gjilan ligjëratë me nxënësit për rreziqet nga mjetet piroteknike në prag të festave


Njësia Sektoriale dhe Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan në ambientet e shkollës së mesme të ulët ‘’Zija Shemsiu” në Gjilan, kanë realizuar sot një ligjëratë informuese dhe vetëdijësuese me temën “Pasojat dhe rreziqet nga përdorimi i mjeteve piroteknike”, ligjëratë kjo duke pasur parasysh se ndodhemi në prag të festave të fund vitit, periudhë kjo kur përdorimi i këtyre mjeteve është më i shpeshtë.

Gjatë kësaj ligjërate, nxënësit u informuan në mënyrë të drejtpërdrejtë për rreziqet serioze që paraqet përdorimi i mjeteve piroteknike, veçanërisht nga personat e mitur. U theksuan pasojat e mundshme për shëndetin fizik, u njoftuan për rëndësinë e shmangies së përdorimit të mjeteve piroteknike, respektimin e ligjit dhe ndjekjen e këshillave të institucioneve të sigurisë, me qëllim të parandalimit të incidenteve dhe pasojave.

Kjo ligjëratë kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit te nxënësit, edukimin e tyre për sjellje të përgjegjshme në funksion të krijimit të një ambienti të sigurt e festiv për të gjithë qytetarët gjatë ditëve të festave.

15 zyrtarë korrektues të Kosovës përfundojnë me sukses trajnimin në Danimarkë15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosov...
16/12/2025

15 zyrtarë korrektues të Kosovës përfundojnë me sukses trajnimin në Danimarkë

15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës, kanë përfunduar me sukses një trajnim në Danimarkë.

Në ceremoninë e certifikimit të tyre, morën pjesë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i ShKK-së, Ridvan Hoti, kryeinspektori, Muamer Bikliqi, ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, drejtoresha e Shërbimit Danez të Burgjeve, Ina Eliasen, si dhe përfaqësues institucionalë nga të dy vendet.

Gjatë fjalës së tij, Hoti theksoi se kjo ceremoni shënon suksesin e një grupi profesionistësh korrektues nga Kosova, të cilët me përkushtim dhe seriozitet kanë përfunduar një trajnim të avancuar në Danimarkë.

Bazuar në njoftimin e lëshuar për media, Hoti po ashtu vlerësoi këtë përvojë si një mundësi të rëndësishme profesionale dhe njerëzore, e ndërtuar mbi vlerat e respektit, përgjegjësisë dhe profesionalizmit.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm gjithashtu vlerësoi marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për akomodimin e të burgosurve danezë në Burgun e Gjilanit, duke e cilësuar atë si një partneritet unik dhe të besueshëm që dëshmon besimin e Danimarkës në kapacitetet e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në menaxhimin e sistemeve moderne të korrektimit.

Në njoftim thuhet se ai shprehu mirënjohje për autoritetet daneze, trajnerët dhe mentorët për profesionalizmin, mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se kjo ceremoni nuk është fundi i një rruge, por fillimi i një kapitulli të ri që kërkon standarde të larta profesionale, etikë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet dy shteteve.

Nga ana tjetër, Hummelgaar, uroi zyrtarët korrektues kosovarë për përfundimin e suksesshëm të trajnimit dhe theksoi rëndësinë e këtij hapi në kuadër të zbatimit të marrëveshjes ndërmjet dy vendeve.

Eliasen theksoi se trajnimi i zyrtarëve korrektues nga Kosova është thelbësor për përgatitjet para vënies në funksion të burgut. Ajo vlerësoi suksesin e grupit të parë, përfshirë trajnimin në kulturën daneze dhe menaxhimin e burgjeve, si dhe falënderoi zyrtarët nga të dy vendet për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë procesit.

“Trajnimi mbi sistemin korrektues danez zgjati gjashtë muaj, ku zyrtarët tanë korrektues treguan përkushtim, disiplinë dhe profesionalizëm të lartë në çdo fazë. Falë angazhimit të tyre, ata arritën të zotërojnë njohuri dhe praktika të avancuara që forcojnë kapacitetet e Shërbimit Korrektues të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Majlinda Sulejmani nga Gjilani e cila po na bënë krenar në zvicër prezanton certifikatën personale shëndetësore e cila ë...
16/12/2025

Majlinda Sulejmani nga Gjilani e cila po na bënë krenar në zvicër prezanton certifikatën personale shëndetësore e cila është një dokument i thjeshtë për situata emergjente👇

Nga një nevojë reale dhe përvoja konkrete në Kosovë, Majlinda ka krijuar një certifikatë personale shëndetësore, një dokument i thjeshtë por me rëndësi të madhe për sigurinë e çdo individi.

Sipas saj, shpesh qytetarët përdorin suplementet dhe barnat e njëjta, pa e ditur saktë diagnozën, terapinë që marrin apo rreziqet që mund të kenë. Praktika të tilla zakonisht justifikohen me shprehje si: “edhe filani e pin këtë” apo “ma ka dhanë dikush që i ka bërë mirë”, pa pasur informacion të mjaftueshëm mjekësor.

Certifikata synon të adresojë mungesën e:
• informimit,
• vetëdijes shëndetësore,
• dokumentimit personal.

Ky dokument nuk e zëvendëson mjekun, por shërben si udhëzues i qartë për:
• sëmundjet ekzistuese,
• terapinë që personi merr,
• alergjitë,
• barnat ose substancat që nuk guxohen të përdoren.

Rëndësia e saj rritet veçanërisht në raste emergjente, kur:
• ndodh një situatë e papritur,
• personi nuk mund të flasë,
• familjarët nuk janë të pranishëm,
• dhe trajtimi duhet të fillojë menjëherë.
“Një faqe e vogël, por me peshë të madhe për jetën,” ka thënë Majlinda.

📢 Thirrja e fundit për pagesat e fatura të shërbimeve të ujësjellësit➡️Njoftojmë konsumatorët me 2 ose më shumë fatura t...
16/12/2025

📢 Thirrja e fundit për pagesat e fatura të shërbimeve të ujësjellësit

➡️Njoftojmë konsumatorët me 2 ose më shumë fatura të papaguara se do të fillojë shkyçja nga rrjeti i ujësjellësit dhe procedura përmbarimore.

Ftojmë të gjithë konsumatorët të kryejnë pagesat sa më parë.
📄Për ata që nuk kanë mundësi të shlyejnë borxhin plotësisht, ofrojmë riprogramim me këste mujore — mund të paraqiteni në zyrat tona për marrëveshje.

Konsumatorët që:
➡️bëjnë pagesën e plotë, ose
➡️nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim⬇️

Do të largohen nga lista për shkyçje dhe procedura përmbarimore
Pagesa e rregullt e ujit ndihmon drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve tona.
Mos e vononi pagesën!
Me respekt!
KRU Hidromorava

Berat Gjimsh*ti shpallet futbollisti më i mirë i kombëtares shqiptare për vitin 2025Për të dytin vit radhazi, në Mbrëmje...
15/12/2025

Berat Gjimsh*ti shpallet futbollisti më i mirë i kombëtares shqiptare për vitin 2025

Për të dytin vit radhazi, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, ku një hapësirë e veçantë i kushtohet Kombëtares shqiptare, kapiteni Berat Gjimsh*ti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.

Çmimin e veçantë ia dorëzoi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njofton FSHF-ja.

Berat Gjimsh*ti udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt një tjetër arritjeje historike, duke siguruar kualifikimin në fazën “play-off” të Kupës së Botës, ku Shqipëria, për herë të parë në histori, në mars të vitit 2026 do të tentojë të sigurojë një vend në Botëror.

Përzgjedhja e tij si “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u bë përmes votave të vetë futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa merr titullin Specialiste e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale: Këtë arritje ia dedikoj...
15/12/2025

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa merr titullin Specialiste e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale: Këtë arritje ia dedikoj babait tim

Komuna e Kamenicës ndalon pirjen e duhanit në hapësirat e jashtme të institucioneve publikeKryetari i Komunës së Kamenic...
15/12/2025

Komuna e Kamenicës ndalon pirjen e duhanit në hapësirat e jashtme të institucioneve publike

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nxjerrë urdhëresë zyrtare për ndalimin e pirjes së duhanit në të gjitha hapësirat e jashtme të institucioneve publike që janë në administrim të Komunës së Kamenicës.

Urdhëresa, e datës 11 dhjetor 2025, ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik, sigurimin e një ambienti pa tym duhani dhe rritjen e nivelit të higjienës publike, veçanërisht në hapësirat ku qarkullojnë qytetarë, fëmijë, nxënës dhe pacientë.

Sipas dokumentit, ndalimi zbatohet në oborre dhe hapësira të hapura të:
• objekteve komunale,
• shkollave fillore dhe të mesme,
• çerdheve dhe institucioneve edukativo-arsimore,
• qendrave të mjekësisë familjare dhe ambulancave,
• drejtorive, zyrave dhe njësive vartëse,
• institucioneve kulturore, rinore dhe sportive.

Urdhëresa ndalon jo vetëm pirjen e duhanit, por edhe përdorimin e cigareve elektronike, purove, nargjileve dhe çdo pajisjeje tjetër që lëshon nikotinë apo substanca të ngjashme. Ndalimi vlen për punonjësit, qytetarët, vizitorët dhe personelin e institucioneve përkatëse.

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme obligohet që brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e urdhëresës të caktojë hapësira të veçanta të jashtme për pirje të duhanit, në distancë të sigurt nga hyrjet, daljet dhe zonat e qarkullimit të qytetarëve, si dhe t’i pajisë ato me sinjalistikë përkatëse.

Zbatimi i urdhëresës do të monitorohet nga Inspektorati Komunal dhe personat përgjegjës të institucioneve publike. Për shkeljet parashihen paralajmërime administrative, masa disiplinore për punonjësit dhe gjoba, në përputhje me Ligjin për Kontrollin e Duhanit dhe legjislacionin në fuqi.

Urdhëresa hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe publikohet në tabelën zyrtare të njoftimeve dhe në faqen zyrtare të Komunës së Kamenicës.

Një jetë me ngjyrat bardh e kuq 🔴⚪️Në tribuna, mes emocioneve, duke jetuar çdo ndeshje si finale 👏Sot, ai është presiden...
15/12/2025

Një jetë me ngjyrat bardh e kuq 🔴⚪️

Në tribuna, mes emocioneve, duke jetuar çdo ndeshje si finale 👏

Sot, ai është president i klubit që e deshi si i ri 🤩

Fatlum Pireva sot drejton klubin që nuk e njeh nga dokumentat, por nga zemra ❤️

Nga tifoz në president, një rrugëtim që flet për besnikëri - jo për rastësi 🙌

✍️

Lirik Qerimi nga Gjilani, pilot komercial për Boeing 737 – një nga avionët më të njohur në botë.
15/12/2025

Lirik Qerimi nga Gjilani, pilot komercial për Boeing 737 – një nga avionët më të njohur në botë.

Përfundon takimi në derbin e anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit me rezultat të barabart 1:1
14/12/2025

Përfundon takimi në derbin e anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit me rezultat të barabart 1:1

Address

Gjilan

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Info 06 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category