Fshati Llashticë

Fshati Llashticë Fshati Llashticë

Të nderuar qytetarë të Llashticës, Donatorë, kompani, biznese dhe ju vullnetarë që na ndihmuat në realizimin e projektit...
13/08/2026

Të nderuar qytetarë të Llashticës,
Donatorë, kompani, biznese dhe ju vullnetarë që na ndihmuat në realizimin e projektit “Tri Shkronjat e UÇK-së” në Llashticë,
Në emër të organizatorëve, ju falënderojmë secilin prej jush veç e veç për kontributin, mbështetjen dhe ndihmën e dhënë. Ishte një angazhim i madh dhe kërkoi shumë punë, përkushtim dhe sakrificë.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për organizatorët, të cilët punuan dhe kontribuan pa ndërprerë, me angazhim të drejtpërdrejtë, deri në përfundimin e këtij projekti madhështor.
Më poshtë i keni të bashkangjitura listën e donatorëve, shpenzimet, kompanitë dhe bizneset që kontribuuan, si dhe ndihmat në punë dhe shërbime falas.
Nëse pa dashje kemi harruar të përfshijmë dikë në listë, ju kërkojmë ndjesë. Ju lutemi, na shkruani lirisht dhe do ta korrigjojmë listën, sepse çdo kontribut është i rëndësishëm dhe ne jemi mirënjohës për secilin që na ndihmoi.
Faleminderit nga zemra të gjithëve që kontribuan në realizimin e këtij projekti!
Me respekt,
Organizatorët
Naser Ibishi
Bedredin Selimi
Erduan Banushi
Azem Hyseni

Në emër të organizatorëve, ju falënderojmë përzemërsisht të gjithëve për pjesëmarrjen në përurimin e tri shkronjave të U...
29/07/2026

Në emër të organizatorëve, ju falënderojmë përzemërsisht të gjithëve për pjesëmarrjen në përurimin e tri shkronjave të UÇK-së.
Edhe pse e kemi pasë të pamundur t'ju përshëndesim dhe falënderojmë secilin veç e veç, jemi thellësisht mirënjohës për praninë dhe mbështetjen tuaj. Falë kontributit të donatorëve, bizneseve, kompanive dhe të gjithë atyre që ndihmuan, ky projekt u bë realitet.
Faleminderit që na nderuat me pjesëmarrjen tuaj dhe që u bëtë pjesë e kësaj dite të veçantë.
Me respekt,
Organizatorët:
Naser Ibishi
Bedredin Selimi
Erduan Banushi
Azem Hyseni

🟥🦅 TË NDERUAR QYTETARË, 🦅🟥🇦🇱 NESËR, E MËRKURË,29 07 2026 ORA 18:00 🇦🇱🎉 Ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e përurim...
28/07/2026

🟥🦅 TË NDERUAR QYTETARË, 🦅🟥
🇦🇱 NESËR, E MËRKURË,29 07 2026 ORA 18:00 🇦🇱
🎉 Ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e përurimit të tri shkronjave të UÇK-së në Llashticë.
✅ Gjithçka është gati!
🙏 Falënderojmë nga zemra të gjithë donatorët, bizneset dhe kompanitë që mbështetën këtë projekt dhe dhanë kontributin e tyre për realizimin e tij.
❤️🖤 MIRË SE VINI! JU MIRËPRESIM! 🖤❤️

27/07/2026

Llashtica përuron monumentin “Tri Shkronjat e Arta të UÇK-së”, ftohen qytetarët të marrin pjesë në ceremoninë solemne - Gazetë Rajonale Online - RajoniPress.com

Angazhimin dhe përkushtimin e Bedredin Selimit dhe kompanisë së tij, po vazhdon lyerja dhe finalizimi i projektit tonë. ...
25/07/2026

Angazhimin dhe përkushtimin e Bedredin Selimit dhe kompanisë së tij, po vazhdon lyerja dhe finalizimi i projektit tonë. Dalë, projekti po merr pamjen përfundimtare falë punës së palodhshme dhe mbështetjes së vazhdueshme.

Sot, me vetiniciativë dhe përkushtim ndaj komunitetit, janë vendosur shenjat orientuese në Qender te fshatit  të fshatit...
25/07/2026

Sot, me vetiniciativë dhe përkushtim ndaj komunitetit, janë vendosur shenjat orientuese në Qender te fshatit të fshatit Llashticë, të cilat tregojnë drejtimet për Gjilan Kumanovë dhe Zhegër.
Ky është një hap i vogël, por me rëndësi për orientimin më të lehtë të qytetarëve dhe vizitorëve. Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e kësaj iniciative në të mirë të fshatit tonë.
Për Llashticën – çdo ditë me punë dhe përkushtim!

NJOFTIMTë nderuar qytetarë të Llashticës,Të gjithë ju që keni pësuar dëme nga erërat e forta dhe bresheri, ju lutemi të ...
22/07/2026

NJOFTIM
Të nderuar qytetarë të Llashticës,
Të gjithë ju që keni pësuar dëme nga erërat e forta dhe bresheri, ju lutemi të lajmëroheni sipas udhëzimit të Drejtorisë në Gjilan, në mënyrë që dëmet të evidentohen në kohë.
Për informata shtesë dhe mënyrën e aplikimit, i keni të dhënat kontaktuese në njoftimin e Drejtorisë.
Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Njoftim për qytetarët e LlashticësTë nderuar qytetarë,Ju njoftoj se ekipet e KEDS-it ndodhen aktualisht në fshatin Llash...
22/07/2026

Njoftim për qytetarët e Llashticës
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftoj se ekipet e KEDS-it ndodhen aktualisht në fshatin Llashticë dhe janë duke e verifikuar problemin në rrjetin elektrik.
Sipas informatave të deritanishme, problemi lidhet me tensionin e lartë në rrjet. Ekipet janë në terren dhe po punojnë për ta identifikuar shkakun dhe për ta zgjidhur sa më shpejt.

Me kënaqësi ju njoftojmë se sot ka përfunduar betonimi i pjesës së paraparë rreth pllatos.Falënderojmë përzemërsisht Xhe...
21/07/2026

Me kënaqësi ju njoftojmë se sot ka përfunduar betonimi i pjesës së paraparë rreth pllatos.
Falënderojmë përzemërsisht Xhevdetin me punëtorët e tij për punën profesionale dhe përkushtimin e treguar. Gjithashtu, falënderojmë organizatoret dhe Armend Ramushin për punen vullnetare angazhimin dhe koordinimin e vazhdueshëm gjatë realizimit të këtij projekti.

Address

Llashticë
Gjilan
60000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Llashticë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share