Lajme Nga Gjilani

Lajme Nga Gjilani Fangpage për media Informacione me te rendesishme nga Anomoravai gjen tek ne

Fillon ndërtimi i disa rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë”Vazhdon ndërtimi i rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan. ...
19/08/2024

Fillon ndërtimi i disa rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë”

Vazhdon ndërtimi i rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan. Kjo po bëhet në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës për qytetarët.

Po ashtu po kryhen punimet në trotuarin dhe ndriçimin e rrugës “Enver Miftari”, pas asfaltimit final të kësaj rruge, thuhet në njofitmin e komunës.

E për të parë nga afër nisjen e punimeve, kanë dalë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës Luan Aliu e Arjeta Rexhepi dhe drejtorët komunalë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se në vlerë prej mbi 330,000 euro po ndërtohen rrugë në lagjen “Dheu i Bardhë”.

I pari i komunës, tregoi se rrugët që do të ndërtohen janë: “Avni Rrustemi”, “Rifat Hamiti”,

krahu 1, krahu 2, “Gustav Majer”, “Shyt Mareci” “Aleks Buda”, “Afrim Maliqi” dhe rruga “Vëllezërit Frashëri”.

Kryetari i Gjilanit, tregoi se gjithashtu, kanë vizituar edhe punimet finale në trotuarin dhe ndriçimin e rrugës “Enver Miftari”.

“Për çdo ditë, në çdo lagje”, ka thënë Hyseni.

03/07/2024
GJILAN | Arrestohet i dyshuari, mashtroi një grua duke ia marrë 21 mijë euroArrestohet një person pasi që dyshohet se e ...
03/07/2024

GJILAN | Arrestohet i dyshuari, mashtroi një grua duke ia marrë 21 mijë euro

Arrestohet një person pasi që dyshohet se e ka kryer veprën penale ” “Keqpërdorim i Besimit” në Gjilan, duke i marrë mijëra euro të dëmtuarës.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, pas veprimeve të ndërmarra hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorim të besimit, ka zbuluar se i dyshuari me iniciale (B.K.) me qëllim kundërligjshme, ka keqpërdorur besimin e të dëmtuarës, duke ia keqpërdorur mijëra euro.

Me autorizim të viktimës, i dyshuari i kishte pranuar në llogarinë e tij financiare.

Edhe pas kompensimit, tansferit të mjeteve financiare në llogarinë e të autorizuarit, (tani më të dyshuarit)

(B.K.) i njëjti, nuk e kishte njoftuar fare të dëmtuarën, por këto mjete financiare dyshohet se i ka përvetësuar për nevoja të tij personale.

I dyshuari, është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës, dhe pas intervistimit, me Aktvendim të prokurorit PTH-Gjilan është ndaluar në Qendrën e Paraburgimit për 48 orë./ekonomia online/.

Vihet gurthemeli i aneksit të garazheve  e zyreve të zjarrëfikjes dhe emergjencaveËshtë vënë gurthemeli i aneksit të gar...
02/07/2024

Vihet gurthemeli i aneksit të garazheve e zyreve të zjarrëfikjes dhe emergjencave

Është vënë gurthemeli i aneksit të garazheve për Njësinë Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, si dhe zyreve të Qendrës Operative Emergjente Rajonale, QOER-112.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Bejtullah Osmani, tha se kjo po bëhet për krijimin e kushteve më të mira për këto dy njësi.

Sipas tij ky objekt do ta lehtësoi punën e këtyre shërbimeve profesionale.

"Në të ardhmen planifikohet të ndërtohen edhe dy nën stacione në Zhegër dhe Përlepnicë", tha Bejtullah Osmani.

Drejtori pë Mbrojtje dhe Shpëtim, tha se njësia profesionale ka 32 zjarrëfikës, derisa kanë të angazhuar edhe 15 zjarrëfikës vullnetar.

Edhe Salih Mustafa, koordinator rajonal për emergjenca në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, falënderoi Komunën e Gjlanit për ndërtimin e këtij aneksi.

"Kjo godinë do të na krijon kushte më të mira pune. Deri tash kjo qendër i ka ndërruar zyrat në nëntë lokacione dhe ky do të bëhet i dhjeti", tha Salih Mustafa.

Koordinatori rajonal për emergjenca 112, tregoi se i mbulojnë 11 komuna dhe ku kishin mbi 4000 raste./Lajme Nga Gjilani/.

VITI | Arrestohet i dyshuari për dhunim të një 16 vjeçarejeËshtë arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i një...
02/07/2024

VITI | Arrestohet i dyshuari për dhunim të një 16 vjeçareje

Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lart-cekur kishte ardhur nga Zvicra në shoqëri me të miturën (të dashurën e tij-16 vjeçare ) shtetase turke.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit është cilësuar rasti dhe viktima është strehuar në strehimore përkohësisht, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./Lajme Nga Gjilani/.

GJILAN | Gjendet pa shenja jete personi që ishte shpallur i humburPolica e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gji...
02/07/2024

GJILAN | Gjendet pa shenja jete personi që ishte shpallur i humbur

Polica e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka lëshuar kërkesën për bashkëpunim me media dhe qyrtë përmes së cilës ka kërkuar që të lokalizohet vendndodhja e personi Xhemail (Mehmet) Behluli data e lindjes 20.04.1963 me banim në rrugën "Beteja e Koshares" në qytetin e Gjilanit, person i humbur që nga data 27.06.2024.
Sot me datën 02.07.2024 njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në bashkëpunim me familjarë të personit kanë arritur që të gjejnë personin e paraqitur të humbur pa shenja jete, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion

VITI | Në komunën e Vitisë nisi fushata e korrje-shirjeveNë territorin e komunës së Vitisë ka filluar fushata e korrje –...
01/07/2024

VITI | Në komunën e Vitisë nisi fushata e korrje-shirjeve

Në territorin e komunës së Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithërave të bardha. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim, Naim Pira, iu kanë dëshiruar fermerëve vitias që të kenë rendimente sa më të larta, duke bërë me dije se komuna do të bëjë çmos që të respektohen rregulloret që ndërlidhën me fushatën e korrje-shirjeve në këtë komunë dhe që procesi të ecën mbarë.

Gjithashtu u bë me dije se është formuar edhe komisioni përkatës nga komuna që do ta bëjë përcjelljen e kësaj fushate.

Drejtori Naim Pira tha se nga informatat e para të marrë prej fermerëve vitias rendimentet e grurit në veçanti është nga 4000-5000 kg pritet te jet edhe me e bereqetshme për hektarë.

Parashikimi i motit për sotSot mbi vendin ton pritet të mbaj mot me diell Era do të fryej me shpejtësi 3 km/hTemperatura...
01/07/2024

Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin ton pritet të mbaj mot me diell

Era do të fryej me shpejtësi 3 km/h

Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri 19, ndërsa maksimalja e dites 33 deri 35°C

Lindja e diellit --------- 05:01
Përendimi i diellit ---- 20:14

Address

Rruga E Ferizajt (Gjilan)
Gnjilane
GJILAN

Telephone

+38348575293

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lajme Nga Gjilani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share