Portal i Lajmeve Lokale 2LONLINE.com
Portali i lajmeve lokale 2lonline.com është portal i pavarur me informacione në gjuhën shqipe dhe i cili është i dedikuar për të ofruar për lexuesin, lajme lokale nga rajoni i Gjilanit, përkatësisht për komunat Gjilan, Kamenicë, Viti e Novobërdë. Portali ka selinë e saj në Gjilan ndërsa ka gazetarë dhe bashkëpunëtorë edhe në komunat tjera përkatëse. Portali i
lajmeve lokale 2lonline.com ofron lajme lokale të shpejta, të sakta dhe të pavarura dhe vë theksin tek qytetari i Rajonit të Gjilanit, domen ky që mbulohet me informacione nga ky Portal. Ky portal ka një laramani temash të sferave të ndryshme që janë në interes për qytetarin, lexuesin tonë, duke filluar nga temat e fushës ekonomike, që është njëra ndër kategoritë kryesore të Portalit, për të vazhduar me kategoritë tjera si arsimi, shëndetësia, intervista, opinione, kultura, sport...
E veçanta e kësaj ueb-faqeje është edhe fakti që informacioneve nga fshati dhe për fshatin, Portal i lajmeve lokale 2lonline.com, iu jep shumë rëndësi, andaj edhe ka krijuar kategori të veçantë. Portali i lajmeve lokale 2lonline.com përveç që vlerësohet për azhuritetin që e ka në ofrimin e informacioneve, ka vlerësim pozitiv edhe për dizajnin atraktiv, andaj edhe shumë shpejt është bërë dritare informative që hapet që në çastin e parë kur shfrytëzuesi ulet pranë kompjuterit. Portali i lajmeve lokale 2lonline.com është bërë tërheqës dhe kërkues edhe për bizneset që dëshirojnë të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre, sepse bashkë me informacionin e shpejtë, të saktë dhe të pavarur, që arrijnë tek qytetarët e rajonit të Gjilanit, por edhe tek të gjithë shfrytëzuesit tjerë, ata dëshirojnë ta përçojnë kështu sigurt, porosinë e tyre. Portali i lajmeve lokale 2lonline.com është i vetmi i kësaj natyre në këtë anë dhe synon që këtë primat ta ruaj gjithnjë, falë edhe lexuesve të saj të shumtë. Portali i lajmeve lokale 2lonline.com, shumë shpejtë është shndërruar në mikun më të besuar të atyre që dëshirojnë, dhe po informohen nga ky Portal, për çdo gjë që ndodh tek ta dhe përreth tyre. Qytetarët e Rajonit të Gjilanit më së mirë e kanë kuptuar nevojën posedimit të lajmit lokal dhe këtë e kanë gjetur pikërisht tek Portali i lajmeve lokale 2lonline.com, andaj edhe për ta ku portal është shndërruar në sinonim të besueshmërisë. Natyrisht, Portali i lajmeve lokale 2lonline.com, do të ecë në trend me kohën dhe se për lexuesin e saj do të ofrojë, me kohë, edhe informacione nga fushat tjera, për të qenë kështu në hap me kërkesat e lexuesve dhe sa më afër tyre.