10/11/2025
Istogas të dashur, sot janë bërë dy vite që filluam një rrugëtim me ju. Një dritare mediatike e simpatike që promovon Istogun e bukur me fshatrat e saj, historinë, aktualitetin, bizneset dhe turizimin tonë premtues🫶🏻
Gjatë dy viteve jemi përpjekur të promovojmë vlerat tona, njerëzit e suksesshëm tanë, ata që veprojnë e punojnë në Istog, por edhe ata që na bëjnë krenar me sukseset kudo në botë😇
Shumë nga ju na vlerësojnë se jemi të parët që kapim lajmin, jemi nga të parët që raportojmë, e shpeshherë edhe kritikojmë aty ku ka bazë dhe fakte🤝
Istogu Sot ndiqet nga 25 mijë qytetarë, dëshmi e punës e suksesit dy vjeçar💕
Besoni apo jo, "reachi" në Istog Sot është 25 milionë në 28 ditët e fundit, statistika që nuk do të donin t'i shihnin vetëm kundërshtarët tanë🥶
Politikë, suksese, sport, bukuri, kronikë të zezë e faqe të bardhë, janë disa nga aktivitetet tona të përditshme❤️
Dashni për ju, Istogu Sot 🩵💙🤍