United Press

United  Press Dardanapress

Dardanapress shpërndan certifikata për komunitetet për përfundimin me sukses të kursit të gjuhës shqipeOrganizata Jo-qev...
30/04/2025

Dardanapress shpërndan certifikata për komunitetet për përfundimin me sukses të kursit të gjuhës shqipe

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”, përkrahur nga Zyra e Kryeministrit / Zyra e Komisionerit për Gjuhët ka organizuar ceremoninë e shpërndarjes të certifikatave për vijimin e kursit të gjuhës shqipe për komunitetin serb dhe rom.

Dardanapress në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës” ka organizuar kursin katër mujor për mësimit e gjuhës shqipe për komunitetin serb dhe rom në komunën e Kamenicës, kursin e mësimit të gjuhës e kanë vijuar njëzet qytetar nga komunitetet duke përfituar njohuri themelore të gjuhës shqipe. Pas përfundimit me sukses të nivelit A1 pjesëmarrësit e kursit gjatë organizimit të ceremonisë janë shpërnda certifikatat për përfundimin me sukses të kursit të gjuhës shqipe.

Në ceremoninë e shpërndarjes të certifikatave kanë marrë pjesë: Paqësueset e Zyrës së Kryeministrit, Zyra e Komisionerit për Gjuhët ,znj Safete Grajqevci, znj Arta Pllana, znj Maide Musa, znj Elona Mustafa. Nënkryetarja për komunitete Aleksandra Jovanovic, Drejtoresha e Administratës Publike Arlindë Sejdiu, Drejtoresha Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë Diana Ajvazi, zyrtarë nga zyra për komunitete, organizata të shoqërisë civile dhe media.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit / Zyra e Komisionerit për Gjuhët /United Press /

Dardanapress  mbanë konferencë për mediaOrganizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i të dr...
25/04/2025

Dardanapress mbanë konferencë për media

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”, përkrahur nga Zyra e Kryeministrit / Zyra e Komisionerit për Gjuhët ka mbajtur konferencën për media në përfundim të realizimit të projektit mbi të arriturat e objektivave dhe rezultatet e projektit.

Në fillim të konferencës projekt menaxheri Sherafedin Vranja njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe objektivat, aktivitetet e realizuara gjatë implementimit të projektit.

Si rekomandime kryesore të dala nga debati dhe trajnimeve janë : Rritja e nivelit të respektimit i të drejtave gjuhësore nga institucionet komunale, Vetëdijesimi i zyrtarëve të drejtorive komunale për përdorimin e dy gjuhësisë, Hartimi i rregullores komunale për njohjen dhe përdorimin e gjuhëve në nivel komunal, Organizimi i aktiviteteve vetëdijesuese për komunitetet, Vendosja e shenjave, njoftimeve dhe tabelave njoftuese komunale në dy gjuhë, Rritja e stafit të zyrtarëve për përkthim.
Po në kuadër të aktiviteteve është organizuar kursi katër mujor për mësimin e gjuhës shqipe ku këtë kurs e kanë vijuar njëzet qytetarë të komuniteteve të komunës së Kamenicës

Rekomandimet e dala nga aktivitetet do të ju adresohen Kryetarit të Komunës, Zyrës së Komisionerit për Gjuhët, për shqyrtimin dhe realizmin e rekomandimeve.

Në konferencë kanë marrë pjesë: Zyrtar nga zyra për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, zyrtarë të drejtorive komunale, zyrtarë nga zyra për komunitete, organizata të shoqërisë civile dhe media.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit / Zyra e Komisionerit për Gjuhët

Dardanapress  mbanë trajnimin e dytë mbi Implementim,  respektimi i të drejtave gjuhësore Organizata Jo-qeveritare Darda...
28/03/2025

Dardanapress mbanë trajnimin e dytë mbi Implementim, respektimi i të drejtave gjuhësore

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”, financuar nga Zyra e Komisionerit për gjuhët-ZKM, ka mbajtur trajnimin e dytë lidhur me Implementim, respektimi i të drejtave gjuhësore.

Qëllimi i organizimit të trajnimit ishte trajnimi i stafit të drejtorive komunale, zyrtarëve të zyrës për komunitete, qytetarëve të komuniteteve me të drejtat ligjore për përdorimin e gjuhëve zyrtare.

Pjesëmarrësit gjatë trajnimit janë njoftuar për së afërmi me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe rregulloren e Zyrës së Komisionerit për Gjuhë si dhe për Implementimin, respektimin e të drejtave gjuhësore, ligjeve dhe rregulloreve në fuqi duke përfshi zbatimin e tyre nga organet komunale.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra e Komisionerit për Gjuhët

Kamenicë 26.03.2025        Dardanapress  mbanë konferencë për mediaOrganizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te p...
26/03/2025

Kamenicë 26.03.2025

Dardanapress mbanë konferencë për media

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur konferencën për media në përfundim të realizimit të projektit mbi të arriturat e objektivave dhe rezultatet e projektit .

Në fillim të konferencës projekt menaxheri Sherafedin Vranja njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe objektivat, aktivitetet e realizuara gjatë implementimit të projektit.

Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza, punëtoria, debate dhe trajnimeve janë : Të drejtat në shkollim, rritja e punësimit të komunitetit Rom në institucionet komunale, Organizimi i kurseve për aftësime profesionale, Zgjidhja e problemeve sociale, Regjistrimi i qytetareve Rom në regjistrat civil dhe lëshimi i dokumenteve personale, Mirëmbajta e ambientit ku jetojnë komuniteti Rom, Integrimi i komunitetit rom ne institucionet komunale, Inkurajimi i komuniteteve për të marrë pjesë në dëgjimet publike, Rindërtimi i fushës së sportive në fshatin Berivojcë, Sigurimi i ujit të pijes për komunitetin rom në fshatin Strezoc, Organizimi i kurseve profesionale nga qeverisja lokale, Organizimi i kurseve për mësimin e gjuhës shqipe, Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në lokalitet ku jetojnë komunitetet joshumicë.

Rekomandimet e dala nga aktivitetet do të ju adresohen Kryetarit të Komunës, Zyrës së Kryeministrit, Zyrës për Çështje te Komuniteteve, zyrës komunale të komuniteteve si dhe Drejtorive komunale për shqyrtimin dhe realizmin e rekomandimeve.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve

Në Vërmicë të PrizrenitDardanapress  mbanë punëtorinë dy ditore me temën :“Të drejtat e  komuniteteve në Komunën e Kamen...
17/03/2025

Në Vërmicë të Prizrenit

Dardanapress mbanë punëtorinë dy ditore me temën :
“Të drejtat e komuniteteve në Komunën e Kamenicës”

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur punëtorinë dy ditore me temën “Të drejtat e komuniteteve në Komunën e Kamenicës”.

Qëllimi i organizimit të punëtorisë dy ditore ishte diskutimi rreth aspekteve ligjore që ndërlidhen me mbrojtjen, avancimin dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve e në veçanti të komunitetit rom.

Temat kryesore në punëtorinë dy ditore ishin: Kuadri ligjor për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, sfidat në realizimin e të drejtave të pakicave, roli i medias në mbrojtjen dhe promovimi i të drejtave të pakicave, mënyrat e përfshirjes së pakicave në proceset vendimmarrëse, krijimi i një strategjie veprimi si dhe bashkëbisedimi me pjesëmarrësit lidhur me të drejtat e njeriut .

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë: Përfaqësues të institucioneve komunale, të rinjtë komunitetit rom, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve.

Dardanapress  mbanë trajnimin me temën :“Pjesëmarrja e të rinjve të komunitetit rom në jetën publike”Organizata Jo-qever...
06/03/2025

Dardanapress mbanë trajnimin me temën :

“Pjesëmarrja e të rinjve të komunitetit rom në jetën publike”

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur trajnimin një ditor me temën “Pjesëmarrja e të rinjve të komunitetit rom në jetën publike në Komunën e Kamenicës”.

Qëllimi i organizimit të trajnimit është rritja pjesëmarrjes të komunitetit romëve në nivelin lokal, si dhe aktivizimi i të rinjve rom në jetën sociale, ekonomike, kulturore, sportive në Komunën e Kamenicës

Temat kryesore në trajnim ishin: Informimi i pjesëmarrësve me ligjin dhe rregulloret në fuqi për të drejtat e komuniteteve, e drejta në edukimit, e drejta ekonomike dhe sociale për Komunitetin Rom, Pjesëmarrja e të rinjve romë në jetën publike si dhe në procesin e vendim-marrjes .

Pjesëmarrësit gjatë trajnimit kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e të rinjve të komunitetit Rom dhe si rekomandime kryesore të dala janë: Ndarja e fondeve, subvencionimi i organizatave joqeveritare rom, përfshirja e të rinjve në aktivitetet rinore që organizohen në nivelin lokal, organizimi i ekskursioneve, organizimi i kursit për mësimin e gjuhës shqipe, organizimi i kurseve për aftësim profesional, etj.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për Komunitete, zyrtarja për barazi gjinore, të rinjtë komunitetit Rom, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Dadanapress mbanë fushatën  e vetëdijesimit për mbrojtjen e të drejtave të Komunitetit RomOrganizata Jo-qeveritare Darda...
04/03/2025

Dadanapress mbanë fushatën e vetëdijesimit për mbrojtjen e të drejtave të Komunitetit Rom

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës, ka organizuar fushatën e vetëdijesimit në Kamenicë me qëllim të promovimit të drejtave të komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës.

Qëllimi fushatës vedisuese ishte promovimi dhe informimi i qytetareve për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit Rom, për integrimin e romëve dhe shfrytëzimin e të gjitha të drejtave në arsimi, punësim, mirëqenia sociale, shëndetësi, etj.

Në kë aktivitet për shpërndarjen e fletëpalosjeve kanë marrë pjesë stafi i Dardanapressit, të rinjtë e komunitetit Rom.

Ky projekt është përkrahur nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve

Dardanapress  organizon vizitën studimore me komunitetin Rom në Prizren Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër...
27/02/2025

Dardanapress organizon vizitën studimore me komunitetin Rom në Prizren

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka bërë një vizitë studimore në Bibliotekën Romane Pustika, OJQ- Durmish Aslano, Romano Teatro “Nexhip Menekshe” dhe Radio Ramono Avazo në Prizren.

Qëllimi i organizimit të vizitës ishte shkëmbimi i përvojave dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve si dhe diskutimi i problemeve, sfidave që ballafaqohen qytetarët e komunitetit Rom.
Gjatë vizitës qytetarët e komunitetit rom janë njoftuar nga kreatorja e bibliotekës “Romane Pustika”, Urma Menekshe e cila i njoftojë të pranishmit për poetët rom, për titujt e librave rome të cilat i posedon biblioteka, historinë kulturën dhe gjuhën rome, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit, hapjes së një këndi të bibliotekës në Komunën e Kamenicës për komunitetin Rom.

Në kuadër të kësaj vizite patëm mundësin të takohemi edhe me Fatmir Menekshe udhëheqësin e OJQ-së Durmish Aslono i cili nga afër i njoftoji të pranishmit me projektet e realizuara nga kjo organizatë duke i shkëmbyer përvojat e deritanishme dhe rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen. Në vazhdim u bisedua për bashkëpunimin me Teatrin Romano “Nexhip Menekshe”, si dhe mundësinë e prezantimit të ndonjë shfaqje teatrale, duke vazhduar me vizitën Radio Romano Avazo në Prizren ku jemi njoftuar me skemën programore të këtij mediumi.

Në fund të vizitës qytetarët e komunitetit rom patën mundësin të vizitojnë qytetin e vjetër të Prizrenit.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve.

Dardanapress  mbanë debatin:Zbatimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të KomuniteteveOrganizata Jo-qe...
21/02/2025

Dardanapress mbanë debatin:

Zbatimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komuniteteve

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur debatin lidhur me Zbatimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komuniteteve.

Qëllimi i organizimit të debatit është rritja e ndërgjegjësimit dhe diskutimi rreth aspekteve ligjore, sociale dhe kulturore që ndërlidhen me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit Rom.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh shqetësimet, mendimet e tyre lidhur me përfshirjen e Komunitetit Rom në jetën institucionale në Komunën e Kamenicës, ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.

Si rekomandime kryesore të dala nga debati janë: Integrimi i komunitetit rom ne institucionet komunale, inkurajimi i komuniteteve për të marrë pjesë në dëgjimet publike, rindërtimi i fushës së sportive në fshatin Berivojcë, sigurimi i ujit të pijes për komunitetin rom në fshatin Strezoc, organizimi i kurseve profesionale nga qeverisja lokale, organizimi i kurseve për mësimin e gjuhës shqipe, përmirësimi i infrastrukturës rrugore në lokalitet ku jetojnë komunitetet joshumicë, etj.

Në këtë debat kanë marr pjesë: Nënkryetarja për komunitete,qytetarë të komunitetit rom, përfaqësues nga zyra për komunitete, zyrtarë të drejtorive komunale, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve.

Dardanapress  mbanë trajnimin: Implementim,  respektimi i të drejtave gjuhësore Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, n...
19/02/2025

Dardanapress mbanë trajnimin: Implementim, respektimi i të drejtave gjuhësore

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”, financuar nga Zyra e Komisionerit për gjuhët-ZKM, ka mbajtur trajnimin e parë lidhur me Implementim, respektimi i të drejtave gjuhësore.

Qëllimi i organizimit të trajnimit ishte trajnimi i stafit të drejtorive komunale, zyrtarëve të zyrës për komunitete, qytetarëve të komuniteteve me të drejtat ligjore për përdorimin e gjuhëve zyrtare.

Pjesëmarrësit gjatë trajnimit janë njoftuar për së afërmi me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe rregulloren e Zyrës së Komisionerit për Gjuhë si dhe për Implementimin, respektimin e të drejtave gjuhësore, ligjeve dhe rregulloreve në fuqi duke përfshi zbatimin e tyre nga organet komunale.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Nënkryetarja e Komunës për Komunitete Alksandra Jovanovic, Drejtoresha e Administratës Arlindë Sejdiu, Drejtoresha e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi Diana Ajvazi, zyrtar nga zyra për komunitete ,përfaqësues nga Drejtoritë Komunale, përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra e Komisionerit për Gjuhët

Dardanapress  mbanë konferencë për mediaOrganizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi, Ruajt...
13/02/2025

Dardanapress mbanë konferencë për media

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, ka mbajtur konferencën për media në përfundim të realizimit të projektit mbi të arriturat e objektivave dhe rezultatet e projektit .

Në fillim të konferencës projekt menaxheri Sherafedin Vranja njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe objektivat, aktivitetet e realizuara gjatë implementimit të projektit.

Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza, punëtoria, debate dhe trajnimeve janë : Restaurimi dhe mirëmbajta e monumenteve të trashësisë kulturore, Rregullimi dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore, Përcaktimi i personave për mirëmbajtjen e monumenteve, Shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, Shndërrimi i disa objekteve në bujtina me qëllim të rritjes së vizitorëve, Shenjëzimi i shtigjeve dhe emërimi i tyre, Ndalja e degradimit të monumenteve të trashësisë kulturore, Shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore me pllaka, Hapja një muzeu arkeologjik dhe etnografik në qytet, Vazhdimi i gërmimeve në kalanë e Kolinës, Vazhdimi i gërmimeve dhe hulumtimeve në kalatë e shumta që gjenden në Komunën e Kamenicës, Formimi i një komisioni për regjistrimin e të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore, Ndarja e një buxheti të veçantë për blerjen artefakteve dhe mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore historike, Caktimi i një hapësire për grumbullimin e artefakteve, Organizimi i vizitave monumenteve të trashëgimisë kulturore,
Organizmi i orëve mësimore nëpër shkolla për trashëgiminë kulturore, Vedisimi i qytetarëve mbi mbrojtjen e monumenteve.

Rekomandimet e dala nga aktivitetet do të ju adresohen Kryetarit të Komunës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtorive komunale për shqyrtimin dhe realizmin e rekomandimeve.

Në konferencë kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për komunitete , zyrtar nga zyra e kryetarit të komunës, zyrtar nga zyra për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, zyrtarë të drejtorive komunale, organizata të shoqërisë civile dhe media.

Ky projekt është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kamenicë 27.01.2025Dardanapress  mbanë debatin:“Diskutimi mbi implementimin e ligjit për përdorimin e  gjuhëve zyrtare  ...
27/01/2025

Kamenicë 27.01.2025

Dardanapress mbanë debatin:
“Diskutimi mbi implementimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve zyrtare nga organet komunale”.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”, financuar nga Zyra e Komisionerit për gjuhët-ZKM, ka mbajtur debatin lidhur me diskutimin mbi implementimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve zyrtare nga organet komunale.
Qëllimi i organizimit të debatit ishte bashkëbisedimi me strukturat komunale dhe komuniteteve lidhur me implementimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve zyrtare.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në debat kanë shpreh mendimet e tyre lidhur me implementimin e ligjit për përdorimin e dy gjuhësisë në institucionet komunale në komunën e Kamenicës.

Si rekomandime kryesore të dala nga debati janë: Rritja e nivelit të respektimit i të drejtave gjuhësore nga institucionet komunale, vetëdijesimi i zyrtarëve të drejtorive komunale për përdorimin e dy gjuhësisë, hartimi i rregullores komunale për njohjen dhe përdorimin e gjuhëve në nivel komunal, organizimi i aktiviteteve vetëdijesuese për komunitetet, vendosja e shenjave, njoftimeve dhe tabelave njoftuese komunale në dy gjuhë, rritja e stafit të zyrtarëve për përkthim.

Në këtë debat kanë marrë pjesë: Nënkryetarja e Komunës për Komunitete, zyrtarja për të drejtat e njeriut, zyrtarja për barazi gjinore, zyrtar nga zyra për komunitete ,zyrtar nga zyra ligjore, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra e Komisionerit për Gjuhët

Address

Rr. Skenderbeu
Kamenicë
62000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when United Press posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share