16/01/2024
Shkruan Arsim Thaqi
MËSIMI HUMBË PËR TEKE TË PUSHTETARËVE
Të premten më 12 janar 2024 përfundoi gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2023/2024. Ky gjysmëvjetor për dallim nga vitet tjera të pandemisë dhe grevave të SBASHK-ut është karakterizuar me fillim normal të procesit edukativo-arsimorë. Por,në Komunën e Dardanës edhe pse dukej që ecte mirë ky proces pati vështirësitë dhe dështimet e veta! Vështirësitë dhe dështimet ishin në fushën e organizimit dhe furnizimit nga komuna! Komuna dështoi në ofrimin e mësimit në disa lëndë përkohësisht dhe në dy lëndë për gati tërë gjysmëvjetorin e parë edhe atë në disa shkolla. Dëmi jo që është i madh,por,është i pariparueshëm. Komuna me DKA-në e vet ka dështuar në regrutimin e kuadrit për mësimdhënie në lëndën e Gjuhës Gjermane për SHMU-të “Abdullah Krashnica-Presheva” në Koretin dhe SHMU”Rexhep Malaj” në Topanicë! Komuna dhe DKA dështuan në regrutimin e kuadrit për mësimdhënie për lëndën Edukatë Fizike në shkollën e Karaçevës së Poshtme,por,në këtë rast ka mundur me dërguar mësimdhënës që janë lënë me norma jo të plota nga DKA-ja e Dardanës dhe mësimi nuk kishte me humbur për nxënësit e Karaçevës së Poshtme për muaj të tërë! Mos ofrimi i shërbimeve elementare për mësimdhënie nga Komuna për shkollat tona tregon qartë që ky pushtet nuk i ka fare prioritet shkollat dhe nxënësit e tyre,por,vetëm imazhin e pushtetit të tyre dhe interesat e klikave të pushtetit komunal! Ky fakt u pa edhe gjatë vizitës koti që bëri ministrja Nagavci në SHFMU “Abdullah Krashnica-Presheva” në Koretin meqë rast ajo bashk me ambasadorin suedez dhe kryekomubarët tanë vizitoi vetëm Sallën e Sporteve në ndërtim në Koretin dhe nuk e vizitoi fare objektin në ndërtim të Kopshtit të Fëmijëve që ishte disa metra afër shkollës edhe përkundër agjendës që ishte për t’u vizituar! Vizitë e cila promovoi një fletushkë me katër fletë në gjuhën angleze dhe duke mos marrë kurrëfarë mbështetje tjetër as për infrastrukturë e as për mjete tjera për shkollë(p.sh. tabela digjitale apo smart tabela e kabinete për çdo lëndë)! Në kohë moderne me mundësi të jashtëzakonshme të dështosh qëllimisht në sigurimin e kuadrit arsimor është e pafalshme dhe e dënueshme. Ska arsyetime. Kanë mundur të paktën me e sjellë ndonjë student të viteve paradiplomimit dhe mos me mbet nxënësit të pa notuar në lëndën e gjuhës gjermane dhe gjysmëvjetori i papërfunduar! Tash në këto dy shkolla suksesi nuk është i plotë pa këtë lëndë si dhe në shkollën tjetër pa u notuar në lëndën e edukatës fizike! Ska arsyetime,këto veprime bëhen qëllimisht nga klika të rrezikshme që e kan mbërthyer pushtetin e përqarë komunal për plaqkë dhe për asgjë tjetër! Shkollat dhe nxënësit nuk ua kan borxh këtë dështim komunës! Koretini,Topanica,Karaqeva dhe lokalitetet e tjera nuk u kan kurrëfarë borxhi që komuna me ua punuar në këtë mënyrë! Koha do t’a dëshmoj që këta pushtetarë brengosen për imazhin e tyre e jo për hallin e vërtetë të qytetarëve të komunës që ata e kan për obligim me iu shërbye. Për komunën me rëndësi TV-të në shkolla dhe bredhi në qytet me u dukur e gajle e madhe për nevojat tjera! Gati harrova që edhe në SHMU”Dëshmorët e Kombit” që nga fundi i nëntorit lënda e Edukatës Muzikore me shkuarjen e arsimtarit në mërgim edhe përkundër faktit që ka mësimdhënës të kësaj lënde që janë me më pak se gjysmë norme mësimore me këmbënguljen e kreut të komunës nuk mbulohen ato orë mësimore dhe mësimi humb për më tepër se 200 nxënësit e ciklit 6-9! Pra,këta janë pushtetarët tanë që qëllimisht me inate lënë nxënësit pa mësim duke humbur diçka që nuk kompenzohet kurrë gjatë jetës së tyre. Klikat janë të rrezikshme për çdo institucion,atyre duhet të iu ndalet hovi,sepse një ditë e rrezikojnë tërë shoqërinë!