Radio 24 Kamenicë

Radio 24 Kamenicë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Radio 24 Kamenicë, Media/News Company, Adem Jashari, Kamenica.

Aksident zingjiror mes katër automjeteve në rrugën Gjilan-Prishtinë, Policia jep detajeNjë aksident zingjiror mes katër ...
29/10/2025

Aksident zingjiror mes katër automjeteve në rrugën Gjilan-Prishtinë, Policia jep detaje

Një aksident zingjiror mes katër automjeteve ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, teksa të lënduar nuk ka.

“Në orët e hershme të mëngjezit të 29.10.2025, Policia e Kosovës në Gjilan është informuar se ka ndodhë një aksident trafiku zingjirë në mes të katër automjeteve në lëvizje në rrugën Gjilan Prishtinë në fshatin Parallovë. Njësite policore të Policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se në aksident janë të përfshira katër automjet, fatëmirësish përveq dëmeve materiale ska persona të lënduar. Nga hetues të trafikut rajonal po hetohen rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Hashani.

⏰ Ndërrimi i orës dimërore bëhet më 26 tetor – akrepat kthehen një orë prapa!Këtë fundjavë, qytetarët e Kosovës dhe Shqi...
23/10/2025

⏰ Ndërrimi i orës dimërore bëhet më 26 tetor – akrepat kthehen një orë prapa!

Këtë fundjavë, qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë do të rikthehen në kohën dimërore.
Sipas njoftimeve zyrtare, ndërrimi i orës do të bëhet në orët e para të së dielës, më 26 tetor 2025, kur akrepat do të kthehen një orë prapa – nga 03:00 në 02:00 të mëngjesit.

Kjo do të thotë se gjatë natës do të “fitojmë” një orë më shumë gjumë, por ditët do të duken më të shkurtra, pasi errësira do të bjerë më herët.

Ndërrimi i orës bëhet tradicionalisht të dielën e fundit të tetorit, në përputhje me vendimin e vendeve evropiane, që synon të shfrytëzojë më mirë dritën natyrale gjatë muajve të dimrit.
Koha dimërore do të mbetet në fuqi deri në fund të marsit të vitit 2026, kur do të bëhet kalimi sërish në kohën verore.

Ekspertët theksojnë se, ndonëse kjo praktikë sjell disa përfitime energjetike, shumë vende të BE-së po diskutojnë mundësinë e heqjes përfundimtare të ndërrimit të orës në vitet e ardhshme.

385 herë faleminderit!      Mirënjohje për çdo votë, për çdo mbështetje e fjalë të mirë.Faleminderit që më besuat!Edhe k...
21/10/2025

385 herë faleminderit!


Mirënjohje për çdo votë, për çdo mbështetje e fjalë të mirë.
Faleminderit që më besuat!
Edhe këto 4 vite do të jem zëri juaj pranë qytetarëve, me përkushtim dhe dashuri për vendin tonë.

Faleminderit shumë!

Pjesëmarrja në zgjedhje deri në ora 11:00 në Kamenicë është 9.18% apo 3,101 votues e kane shfrytezuar te drejten e tyre
12/10/2025

Pjesëmarrja në zgjedhje deri në ora 11:00 në Kamenicë është 9.18% apo 3,101 votues e kane shfrytezuar te drejten e tyre

Tubimi përmbyllës i Qëndron Kastratit në Kamenicë.
11/10/2025

Tubimi përmbyllës i Qëndron Kastratit në Kamenicë.

11/10/2025

🔴LIVE Tubimi përmbyllës i Qëndron Kastratit në Kamenicë

Albian Hajdari, ylli i ri i Kombëtarës së Kosovës, me prejardhje nga Kamenica.
10/10/2025

Albian Hajdari, ylli i ri i Kombëtarës së Kosovës, me prejardhje nga Kamenica.

10/10/2025

Punën tonë të përbashkët po e mbyllim me entuziazëm.

Kamenicën po e bëjmë destinacion.

📅E shtunë, 11 tetor
🕕18:00
📍Restorant “Pëllumbi”

Ju mirëpresim!💪

10/10/2025

Voto Burim Imerin nga AAK me Nr.19
Voto 174 Faton Jakupin - Dritë për Dardanën!

Hapesire e Sponsorizuar

Një pushtet që nuk t’len rehat as në sëmundje.Është hera e parë edhe e fundit që flas publikisht për këtë. Nuk po e bëj ...
08/10/2025

Një pushtet që nuk t’len rehat as në sëmundje.

Është hera e parë edhe e fundit që flas publikisht për këtë. Nuk po e bëj për vete, po për krejt njerëzit që ju është hakmarrë ky pushtet, e që janë shumë në numër.

Pas diagnostifikimit tim me tumor në tru në fund të vitit 2022, unë nuk jam marrë veç me sëmundjen, por edhe me presionin nga Kadri Rahimaj, Vaxhid Rexhepaj, dhe Burim Kryeziu.

Një pushtet hakmarrës e përndjekës, që më kanë vendos kurthe në hallin tim më t'madh, një njeriu në kimioterapi dhe babë i dy fëmijëve.

Kanë injoru gjendjen time shëndetësore, për ma tepër edhe rekomandimin e doktor Petrelës. Jom detyru me ju dërgu foto për me ua vërtetu gjendjen tem pas intervenimit kirurgjik. Kur e panë që unë në punë nuk shkoj sepse nuk mundem, më paditën. Në njërën anë diagnozat e në anën tjetër përgjigja në padi. E pabesueshme. Por as për këtë nuk kanë pasë dije. As rregulloret, as ligjet e procedurat më të thjeshta nuk i dinë. Si rrjedhojë, unë e kam fitu rastin në gjykatë. Nuk kam kërku nga komuna as shpenzimet gjyqësore e as kompensim dëmi.

Tu e ditë që doket e pabesueshme, po e dëshmoj me foto nga procesi. Sinqerisht, jashtë çdo bindjeje politike e ngjyrimi, jashtë çdo mendësie e përkatësie - këta veç njerëzi e ndërgjegje nuk kanë.

ARRESTOHET NJË SHTETAS I SERBISË NË KAMENICË, DYSHOHET SE KALOI KUFIRIN ILEGALISHTNjë shtetas i Serbisë është arrestuar ...
08/10/2025

ARRESTOHET NJË SHTETAS I SERBISË NË KAMENICË, DYSHOHET SE KALOI KUFIRIN ILEGALISHT

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje më 07.10.2025 në fshatin Hodonoc të Kamenicës.

Policia e Kosovës njofton se i njëjti dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë.

Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar, ndërsa i është konfiskuar një dokument me qëllim të prezencës së tij në seancë gjyqësore.

Address

Adem Jashari
Kamenica
62000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio 24 Kamenicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio 24 Kamenicë:

Share