Radio Alba

Call Directions Website Contact the business

Radio Alba Radio Alba - Klinë, Kosova Tel.039 410 444
044 471 592

Njoftim mortor
10/10/2026

Njoftim mortor

09/10/2026

MESAZH URIMI NGA SHOQATA ATDHETARE “KOSOVA”

E nderuara Znj. Presidente e Republikës së Kosovës, Akademike Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula,

Në emër të Shoqatës Atdhetare “Kosova”, me seli në Michigan të SHBA-së, ju përcjellim urimet tona më të përzemërta për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Përtej nderit të kësaj detyre, qëndron një jetë e përkushtuar dijes dhe edukimit të brezave. Për më shumë se katër dekada, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ju i qëndruat besnike misionit të ndriçimit intelektual, edhe në kohë kur rrethanat politike rëndonin mbi jetën akademike dhe lirinë e popullit tonë.

Në kohë të errëta e të ftohta, amfiteatrot mbusheshin me studentë, me sy që kërkonin dritë dhe mendje që kërkonin të ardhmen. Dhe ju ish*t aty, për t’ua dhënë atë dritë përmes dijes. Sepse, kur një popull përballet me përpjekje për t’ia zbehur identitetin, arsimi bëhet qëndresë, dija bëhet forcë dhe mësimdhënësi bëhet mbrojtës i së ardhmes.

Sot, rrugëtimi juaj nga auditorët universitarë në zyrën më të lartë të shtetit përfaqëson një kapitull të ri shërbimi ndaj vendit. Ju urojmë që këtë përgjegjësi ta ushtroni me urtësi, dinjitet dhe përkushtim ndaj Kushtetutës e të gjithë qytetarëve të Republikës.

E nderuara Znj. Presidente, urojmë që drita që keni ndihmuar të ndizet në mendjet e brezave të vazhdojë të ndriçojë edhe rrugën institucionale të Kosovës.

Me respekt të lartë dhe urimet më të sinqerta,

Pjeter Markaj Nenkryetar
Nrec Mirdita Kryetar
Shoqata Atdhetare “Kosova”
Michigan, SHBA

08/10/2026

Eskavatori i kompanisë Shkëmbi nga Istogu mezi po e thyen kalldrëmin e shesh*t të Klinës, të vendosur në kohën kur Sokol Bashota ishte kryetar i Komunës.

P***a qenë punë e fortë… aq sa edhe eskavatori po lodhet!

Tash, pas mbi një dekade, kalldrëmi po i hap rrugë asfaltit.

KALDRËM APO ASFALT, CILIN E PREFERONI?Me nisjen e punimeve në sheshin e Klinës, kalldrëmi i vendosur rreth 12-13 vite më...
08/10/2026

KALDRËM APO ASFALT, CILIN E PREFERONI?

Me nisjen e punimeve në sheshin e Klinës, kalldrëmi i vendosur rreth 12-13 vite më parë po zëvendësohet me asfalt.

Cila pamje e shesh*t ju pëlqen më shumë?

🧱 Kalldrëm
🛣️ Asfalt

JUSTINA SHIROKA-PULA ZGJIDHET PRESIDENTE E RE E KOSOVËSKuvendi i Kosovës ka zgjedhur akademiken Justina Shiroka-Pula Pre...
06/10/2026

JUSTINA SHIROKA-PULA ZGJIDHET PRESIDENTE E RE E KOSOVËS

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur akademiken Justina Shiroka-Pula Presidente të Republikës së Kosovës, me 81 vota.

Shiroka-Pula, e cila është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, bëhet presidentja e tretë grua e Kosovës, pas Atifete Jahjagës dhe Vjosa Osmanit.

Kundërkandidate e saj ishte deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.

Në fjalimin e parë pas zgjedhjes, Shiroka-Pula tha se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi të plotë, duke u zotuar se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën.

06/10/2026

Sot në studion e Radio Albës kemi mysafir Driton Palushi, aktivist i komunitetit shqiptaro-amerikan në Detroit dhe ish-kryetar i Shoqatës Atdhetare “Kosova” në Michigan
Biseda do të zhvillohet me nikoqirin e emisionit, Lekë Musollin, me tema që lidhen me komunitetin shqiptar në diasporë, angazhimin atdhetar dhe lidhjet me Kosovën.
Biseda po transmetohet live edhe në Radio Alba 91.2 FM, si dhe online në radioalba.eu.

NDËRRON JETË EDHE VIKTIMA E DYTË NGA NGJARJA TRAGJIKE NË POTERQ TË KLINËSKa ndërruar jetë edhe viktima e dytë e sulmit t...
06/10/2026

NDËRRON JETË EDHE VIKTIMA E DYTË NGA NGJARJA TRAGJIKE NË POTERQ TË KLINËS

Ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë e sulmit të rëndë që ndodhi më 6 shtator në fshatin Poterq të Klinës.

Policia ka njoftuar se gruaja kosovare ka ndërruar jetë në QKUK, ku po trajtohej pas lëndimeve të rënda të pësuara gjatë sulmit nga djali i saj me probleme mendore.

Vajza e saj po ashtu e sulmuar kishte ndërruar jetë më 7 shtator, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga zjarri.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës së dytë është dërguar në IML për obduksion. I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit dhe në përkujdesje psikiatrike.

🥩 TOSCANA STEAK HOUSE – NJË KAPITULL I RI NË KLINËPas një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm si Taverna Toscana, një p...
06/10/2026

🥩 TOSCANA STEAK HOUSE – NJË KAPITULL I RI NË KLINË

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm si Taverna Toscana, një prej emrave më të njohur të gastronomisë në Klinë, Toscana vjen me një koncept të ri.

Toscana Steak House është hapur sot në katin e dytë, në Sheshin “Muje Krasniqi” në Klinë.

Një ambient i ri, më afër mysafirëve dhe me ushqime që tashmë kanë historinë e saj.

Mirë se vini në Toscana Steak House!

04/10/2026

🔴 LAJM I PËRDITËSUAR: AKSIDENT NË RRUGËN KLINË–GJAKOVË, 4 PERSONA DËRGOHEN PËR TRAJTIM MJEKËSOR

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:45 në rrugën Klinë–Gjakovë, përkatësisht në fshatin Volljak të Klinës, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësit i Policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, ka njoftuar se përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 13:45, në rrugën Klinë–Gjakovë, përkatësisht në fshatin Volljak-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin.”

Nga pamjet që disponon Radio Alba, dyshohet se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës ndërmjet automjeteve.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e nevojshme për të përcaktuar rrethanat dhe shkaktarin e aksidentit.

Address

Klinë
Klina
32000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Alba posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Alba:

Shortcuts

Share

Category