Primary Dr Healthcare

Primary Dr Healthcare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Primary Dr Healthcare, Digital creator, Elena Gjika, Klina.

Praxis für Allgemeinmedizin, Gynäkologie mit Geburtshilfe, Onkologie ,Palliativ und Psychotherapie 🩺

WhatsApp🇦🇱+38343881377
🇩🇪+4915752797092

Dhimbja e Tjetrit të Dhëmb... Stafi mjekësor në Klinikën e Onkologjisë, çdo ditë përballen me histori që të ndryshojnë m...
22/06/2026

Dhimbja e Tjetrit të Dhëmb...

Stafi mjekësor në Klinikën e Onkologjisë, çdo ditë përballen me histori që të ndryshojnë mënyrën si e shohin jetën. Përballem me njerëz që luftojnë me dinjitet, me familje që mbajnë mbi supe barrën e rëndë të sëmundjes dhe me lot që shpesh mbeten të fshehur pas dyerve të dhomave të spitalit. Mësohemi të përballemi me diagnoza të rënda, me trajtime të vështira dhe me lajme që askush nuk dëshiron t’i dëgjojë. Por ka momente që depërtojnë përtej profesionit dhe prekin thellë qenien njerëzore brenda nesh.

Ditët e fundit kanë qenë të rënda. Kemi përcjellë pacientë që luftuan me guxim deri në frymën e fundit. Kemi parë familje që humbën njerëzit e tyre më të dashur. Kemi parë dhimbjen që nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Nuk mund të harroj lotët e nënës së sportistit 24-vjeçar nga Skivjani i Gjakovës. Nuk mund të harroj dhimbjen e familjes së komandantit të Drenicës dhe as pikëllimin për komandantin e Baballoqit. Në ato çaste nuk ka tituj, nuk ka grada, nuk ka profesione. Ka vetëm zemra të thyera dhe njerëz që përballen me humbjen më të madhe të jetës së tyre.

Ato lot më kujtojnë çdo ditë se sa e shenjtë është jeta dhe sa e madhe është përgjegjësia jonë si mjekë. Na kujtojnë se përtej analizave, protokolleve dhe terapive qëndron njeriu, me ëndrrat, familjen dhe shpresat e tij.

Megjithatë, mes gjithë kësaj dhimbjeje, unë shoh edhe diçka tjetër: shpresën. Shoh pacientë që nuk dorëzohen. Shoh gra e burra që luftojnë me një forcë të jashtëzakonshme. Shoh familjarë që qëndrojnë pranë të dashurve të tyre në çdo hap të betejës.

Prandaj ky është një dedikim për të gjithë pacientët onkologjikë dhe familjet e tyre.

Mos e humbni shpresën. Çdo ditë është një fitore. Çdo buzëqeshje është një triumf. Çdo hap përpara, sado i vogël, është dëshmi e forcës suaj. Ju na mësoni çdo ditë se çfarë do të thotë guxim, durim dhe dashuri për jetën.

Dhe për ata që nuk janë më mes nesh, kujtimi i tyre mbetet i gjallë. Ata mbeten pjesë e historive tona, pjesë e përpjekjeve tona dhe pjesë e zemrave tona.

Le të jemi më të afërt me njëri-tjetrin. Le të falim më shumë dashuri, më shumë mbështetje dhe më shumë mirëkuptim. Sepse askush nuk e di se çfarë beteje po zhvillon tjetri.
Kam privilegjin dhe përgjegjësinë të jem pjesë edhe e ekipeve mjekësore në spitale të Gjermanisë. Kjo më ka dhënë mundësinë të shoh nga afër sisteme të ndryshme shëndetësore, mundësi të ndryshme trajtimi dhe organizime të ndryshme të kujdesit ndaj pacientit.
Po, ka dallime në sistem, në sigurimet shëndetësore, në qasjen ndaj teknologjisë, në organizimin e shërbimeve dhe në mbështetjen sociale.
Kanceri nuk njeh kufij, nuk njeh gjuhë, nuk njeh kombësi. Frika nga diagnoza, ankthi i trajtimit dhe lotët e familjarëve janë të njëjtë në çdo cep të botës. Kam parë pacientë gjermanë, shqiptarë e të kombësive të tjera të përballen me të njëjtën betejë dhe me të njëjtat pyetje për jetën.
Megjithatë, duhet ta pranoj se dhimbja e pacientit shqiptar më prek ndryshe.

Në fund, ajo që mbetet nuk janë fjalët e mëdha apo arritjet materiale. Ajo që mbetet është humanizmi, dashuria dhe gjurma që lëmë në zemrat e njerëzve.

Dhimbja e tjetrit duhet të na prekë të gjithëve, sepse vetëm atëherë mbetemi vërtet njerëzorë.

Dr. Hekuran Sejdiu

🧡 4 Shkurt – Dita Botërore Kundër Kancerit 🎗️Sot shënohet për herë të 26-të Dita Botërore Kundër Kancerit 🤍Këtë vit nën ...
04/02/2026

🧡 4 Shkurt – Dita Botërore Kundër Kancerit 🎗️
Sot shënohet për herë të 26-të Dita Botërore Kundër Kancerit 🤍
Këtë vit nën moton “Së bashku unikë” ✨
Pacientët me kancer janë të lidhur nga e njëjta diagnozë –
por secili ka historinë e vet, përvojat, frikërat dhe nevojat e tij unike.
Kjo është domethënia e motos:
Së bashku në luftën kundër kancerit,
por unikë si njerëz 💛
Kanceri nuk u ndodh vetëm të tjerëve –
ai prek miqtë, familjen, kolegët
dhe ndonjëherë edhe vetë ne 👀
🫶 Prandaj është e rëndësishme të jemi të vëmendshëm:
ndaj ndryshimeve te vetja
dhe shenjave te të tjerët.
Kontrollet dhe ekzaminimet e rregullta ndihmojnë për të vepruar në kohë 🩺

🎗️ Informohu. Mbështet. Ji pranë.
Sot dhe çdo ditë tjetër.

24/01/2026
🟢 Ushqimi, stili i jetesës dhe parandalimi i kanceritShkenca moderne tregon se stili i jetesës luan një rol të rëndësish...
24/01/2026

🟢 Ushqimi, stili i jetesës dhe parandalimi i kancerit

Shkenca moderne tregon se stili i jetesës luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve kronike, përfshirë edhe kancerin. Një dietë e pasur me ushqime natyrale ndihmon në mbrojtjen e shëndetit qelizor.

🔬 Disa ushqime bimore përmbajnë beta-sitosterol, një fitosterol natyral me veti anti-inflamatore dhe antioksiduese, i cili është studiuar për rolin e tij mbështetës në mekanizmat mbrojtës të organizmit.
🥑 Burime natyrale të beta-sitosterolit: • Avokado
• Bajame
• Fara kungulli
• Lëngu i shegës
🥦🍎 Një stil jetese mbështetës kundër kancerit përfshin: ✔️ konsum të rregullt të frutave dhe perimeve të freskëta
✔️ ushqime të pasura me fibra, vitamina dhe antioksidantë
✔️ hidratim të mjaftueshëm (ujë, çajra natyralë pa sheqer)
✔️ kufizim të ushqimeve të përpunuara dhe sheqernave të shtuara
✔️ aktivitet fizik të rregullt dhe gjumë cilësor

⚠️ E rëndësishme:
Ushqimi i shëndetshëm dhe stili i jetesës nuk shërojnë kancerin, por: ✔️ ndihmojnë në uljen e rrezikut
✔️ mbështesin organizmin gjatë dhe pas trajtimit
✔️ përmirësojnë cilësinë e jetës.

✨ Parandalimi fillon nga zgjedhjet e përditshme – kujdesi për shëndetin fillon sot.





#043881377

🩺 Simptomat “e heshtura” të kancerit të zorrës së trashë tek të rinjtëKanceri i kolonit nuk prek më vetëm të moshuarit. ...
23/01/2026

🩺 Simptomat “e heshtura” të kancerit të zorrës së trashë tek të rinjtë

Kanceri i kolonit nuk prek më vetëm të moshuarit. Gjithnjë e më shpesh diagnostikohet tek persona nën 50 vjeç, sepse shenjat e hershme janë të lehta dhe shpesh neglizhohen.

⚠️ Mos i injoroni këto shenja:

Ndryshim i vazhdueshëm i jashtëqitjes
(diarre/kapsllëk >2–3 javë, jashtëqitje e hollë)
Gjak në jashtëqitje
(edhe pa dhimbje, edhe në sasi të vogël)
Anemi e pashpjeguar
(lodhje, dobësi, marramendje)
Humbje peshe pa arsye
Fryrje, dhimbje të lehta abdominale, gazra
Lodhje e vazhdueshme
Ulje oreksi ose nauze e lehtë

📌 Pse shpesh neglizhohet?
Simptomat ngatërrohen me IBS, hemorroide ose stres. Skriningu ose vizita rutinë shpesh nuk bëhet në moshë të re.
🛑 Kontrollohu nëse simptomat zgjasin më shumë se 2–3 javë!
Analizat e gjakut, testet e feçeve dhe kolonoskopia mund të shpëtojnë jetë.
🔑 Diagnostikimi i hershëm = mbijetesë më e lartë

⚠️ Ky post është informues

Address

Elena Gjika
Klina
32000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Primary Dr Healthcare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share