Gazeta Inzoom

Gazeta Inzoom Gazeta Inzoom u themelua në vitin 2020 nga gazetarë më përvojë dhe të rijnë që synim kanë të dëshmojnë aftësitë në fushën e gazetarisë.

Gazetë on-line e pavarur, me lajme objektive dhe të shpejta lidhur me ngjarjet që ndodhin në Kosovë, rajon dhe botë dhe synim ka publikimin e lajmeve të verifikuara. Gazeta "Inzoom" është gazetë online e pavarur, me lajme objektive dhe të shpejta lidhur me ngjarjet që ndodhin në Kosovë, rajon dhe botë dhe synim ka publikimin e lajmeve të verifikuara. Si medie e re synim i yni është informimi i qytetarëve në detaje për ngjarjet që janë në interes publik.

08/09/2026

U raportua se u mbyll, Liqeni i Dukagjinit thotë se dyert janë të hapura🙌🏼

Mbyllet restoranti dhe hoteli “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e mbrojtur të Liqenit të RadoniqitInspektorati i Mjedisit k...
08/09/2026

Mbyllet restoranti dhe hoteli “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit

Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë, duke ndërprerë veprimtarinë e këtij biznesi në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.

Sipas ministres në detyrë, Fitore Pacolli, masa është ndërmarrë për t’i dhënë fund veprimtarisë së kundërligjshme në një zonë të mbrojtur dhe për të garantuar respektimin e legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve ujore.

Ministria e Mjedisit ka theksuar se do të vazhdojë me masa të vendosura ndaj aktiviteteve që cenojnë zonat e mbrojtura dhe burimet ujore të Kosovës.

“Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis!”, ka thënë Pacolli në një postim në facebook.

Ajo ka bërë të ditur se mbrojtja e ujërave dhe zonave të mbrojtura mbetet një nga prioritetet e tyre, ndërsa kontrollet dhe masat ndaj operatorëve që veprojnë në kundërshtim me ligjin do të vazhdojnë.

07/09/2026

𝐂𝐚𝐫𝐚𝐯𝐢𝐤𝐮 𝐢 𝐊𝐥𝐢𝐧ë𝐬 𝐧ë 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐭ë 𝐤𝐫𝐞𝐫ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐔Ç𝐊-𝐬ë, 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐧𝐢𝐪𝐢 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬 𝐩𝐚𝐧𝐤𝐚𝐫𝐭𝐚𝐭

Në Caravik të Klinës është shprehur edhe një herë mbështetja për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në këtë fshat të Klinës janë vendosur pankarta në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së, në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë, i cili pritet të merret më 16 shtator.

Bashkë me pankartat janë vendosur edhe flamujt e UÇK-së, flamuri kombëtar shqiptar, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës dhe flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përcjellë një mesazh të qartë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së.

Vendosja e pankartave janë bërë nga familja Krasniqi, një familje me histori dhe kontribut të drejtpërdrejtë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e tyre është edhe i nderuari Brahim Krasniqi, i njohur si “Xha Braho”, invalid i luftës, bashkë me djalin e tij Petritin. Në kohën e luftës, Petriti ishte vetëm 17-vjeçar.

Për familjen Krasniqi, kjo mbështetje nuk është vetëm një qëndrim i shprehur përmes pankartës. Ajo lidhet me kujtesën, sakrificën dhe përvojën e drejtpërdrejtë të një familjeje që ka dhënë kontribut në ditët më të vështira të vendit.

Pankarta e vendosur në Caravik është një tjetër dëshmi e mbështetjes që vazhdon të jetë e pranishme në Kosovë për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa shumë qytetarë presin që procesi gjyqësor në Hagë të përfundojë me një aktgjykim lirues.

Me këtë veprim, familja Krasniqi ka zgjedhur që qëndrimin e saj ta bëjë publik në vendin ku kujtesa për luftën dhe sakrificën e asaj kohe mbetet e gjallë.

Caraviku i Klinës përcolli kështu një mesazh të qartë: mbështetja për ata që udhëhoqën luftën e UÇK-së vazhdon të jetë e fortë.

07/09/2026

Shkurte Fejza u bën thirrje shqiptarëve: Më 12 shtator, të gjithë ejani në marshin për çlirimtarët👇

Bebe Rexha marton vëllain, këngëtarja vallëzon nën ritmet e muzikës popullore shqiptare
06/09/2026

Bebe Rexha marton vëllain, këngëtarja vallëzon nën ritmet e muzikës popullore shqiptare

FOTO LAJM: Vajza e Bedri Hamzës i jep fund beqarisë, Doruntina martohet me biznesmenin Florent Lushtaku 👇
06/09/2026

FOTO LAJM: Vajza e Bedri Hamzës i jep fund beqarisë, Doruntina martohet me biznesmenin Florent Lushtaku 👇

06/09/2026

Gllogjani sonte ndez flakadanët e lirisë për nder të 16 Shtatorit nga ora 19:00 🇽🇰

HOME SWEET HOME 🫶🏻Stadiumi "18 Qershori" 🤍💚📸 Ferdinand Gojani Visuals
04/09/2026

HOME SWEET HOME 🫶🏻
Stadiumi "18 Qershori" 🤍💚

📸 Ferdinand Gojani Visuals

Address

Klina
32000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta Inzoom posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share