Radio Televizioni i Mitrovicës

Radio Televizioni i Mitrovicës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Radio Televizioni i Mitrovicës, Media/News Company, Kosovska Mitrovica.

Hamza e Tahiri ndezin dritat e rrugës “Bislim Bajgora” në Mitrovicë“Bashkë me kryetarin Bedri Hamza, kemi ndezur sonte d...
18/07/2025

Hamza e Tahiri ndezin dritat e rrugës “Bislim Bajgora” në Mitrovicë

“Bashkë me kryetarin Bedri Hamza, kemi ndezur sonte dritat e rrugës "Bislim Bajgora", e cila i jep pamje të mrekullueshme kësaj pjese të qytetit,” tha nënkryetari i komunës A***n Tahiri.

“Me këtë projekt kemi rehabilituar kabllot duke i futur nën tokë, kemi rregulluar trotuaret, parkingjet, ndriçimin, shtegun për bicikleta, si dhe gjithë trasenë e rrugës. E gëzofshin qytetarët e Mitrovicës,” shtoi ai.

Uzurpimimi i trotuareve - reagon inspeksioni në MitrovicëDrejtori i Inspeksionit Valon Brahimi ka thenë se pas ankesave ...
17/07/2025

Uzurpimimi i trotuareve - reagon inspeksioni në Mitrovicë

Drejtori i Inspeksionit Valon Brahimi ka thenë se pas ankesave të vazhdueshme të qytetarëve si pasojë e uzurpimit të trotuareve dhe hapsirave të tjera publike dhe shndërrin e tyre në parkingje private, sot drejtoria e inspekcionit ka ndermarrë një aksion të gjerë në tërë qytetin në funksion të zbatimit të ligjit me qëllim të krijimit të kushteve për lëvizje të lirë të qytetarëve.

“Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdoj edhe në ditët në vijim me akcione të tilla, andaj si DI apelojmë edhe njeherë tek të gjithë qytetarët dhe bizneset që të përmbahen nga veprimet e kundërligjshme dhe të reapektojnë rendin komunal në të kundërtën DI do të ndërmarrë veprime konform ligjit,” ka thënë Brahimi

Mbahet dëgjimi i fundit buxhetor për planifikimin e buxhetit të vitit 2026Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka mbajtur dë...
17/07/2025

Mbahet dëgjimi i fundit buxhetor për planifikimin e buxhetit të vitit 2026

Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka mbajtur dëgjimin e katërt dhe të fundit buxhetor në kuadër të procesit të planifikimit të buxhetit për vitin 2026, si dhe për planifikimet afatmesme për vitet 2027/2028. Ky takim u zhvillua me përfaqësues të komunitetit jo-shumicë, me qëllim të përfshirjes së të gjitha komuniteteve në hartimin e një buxheti gjithëpërfshirës dhe të drejtë.

Gjatë këtij takimi, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Igballe Islami, dhe Zyrtari Kryesor Financiar, z. Zenel Çitaku, prezantuan hapat e deritanishëm të procesit buxhetor dhe u fokusuan në evidentimin e kërkesave dhe propozimeve të paraqitura nga pjesëmarrësit e komunitetit jo-shumicë.

Ky dëgjim përmbyll ciklin e konsultimeve publike, dhe rekomandimet e dala nga të gjitha takimet do të shqyrtohen me kujdes gjatë hartimit final të projekt-buxhetit për vitin 2026.

16/07/2025

300 studentë mitrovicas nënshkruajnë kontratat për bursë nga komuna.

Rreziqet nga zjarret, siguria në trafik, qentë endacak e siguria e përgjithshme në komunë, u diskutuan të mërkurën në mb...
16/07/2025

Rreziqet nga zjarret, siguria në trafik, qentë endacak e siguria e përgjithshme në komunë, u diskutuan të mërkurën në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Mitrovicë.

Rreziqet nga zjarret, siguria në trafik, qentë endacak e siguria e përgjithshme në komunë, u diskutuan të mërkurën në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Mitrovicë. Takimi është udhëhequr nga drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në komunë, ...

Komuna e Mitrovicës ka rritur 500% bursat për studentëtKryetari i Komunës Bedri Hamza ka thënë se sot 300 studentë janë ...
15/07/2025

Komuna e Mitrovicës ka rritur 500% bursat për studentët

Kryetari i Komunës Bedri Hamza ka thënë se sot 300 studentë janë përfitues të bursave që është një rritje prej 500% në krahasim me ato që janë ndarë në vitin e parë të qeverisjes së tij.

“Këtë vit, bursat për studentët mitrovicas i kemi rritur për 500 për qind krahasuar me ato që janë ndarë në vitin e parë të qeverisjes. Tani janë 300 studentë përfitues nga Komuna e Mitrovicës, të cilët do të kenë më shumë siguri e mundësi për t’i ndjekur ëndrrat e tyre.Nuk i lëmë të vetmuar të rinjtë tanë në përballje me vështirësitë dhe pengesat që mund t’i kenë. Komuna e Mitrovicës do të jetë gjithnjë në mbështetje të tyre,” ka thënë Hamza.

Mitrovicë: Komuna mbanë të mërkurën dëgjimin e katërt buxhetor.Takimi u dedikohet komuniteteve jo shumicë të cilët janë ...
14/07/2025

Mitrovicë: Komuna mbanë të mërkurën dëgjimin e katërt buxhetor.

Takimi u dedikohet komuniteteve jo shumicë të cilët janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim të rëndësishëm për të dy palët.

Tahiri visiton bizneset: “Diskutuam rreth ideve për të avancuar zhvillimin e bizneseve të Mitrovicës”Nënkryetari i Komun...
14/07/2025

Tahiri visiton bizneset: “Diskutuam rreth ideve për të avancuar zhvillimin e bizneseve të Mitrovicës”

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës A***n Tahiri sot diten ua kushtoi bizneseve.

Ai vizitoi dy prej tyre në Zhabar të Mitrovicës.

“Kam vizituar dy biznese me traditë në Zhabar, ku diskutuam rreth ideve për të avancuar zhvillimin e bizneseve të Mitrovicës,” shtoi ai pas vizitës, ndërsa bizneset i falenderoi për pritjen.

Zjarri në Cërnushë, nënkryetari A***n Tahiri del në teren për të parë nga afër situatën “Sapo mora informacionin për zja...
12/07/2025

Zjarri në Cërnushë, nënkryetari A***n Tahiri del në teren për të parë nga afër situatën

“Sapo mora informacionin për zjarrin, u ngjita në kodrën e Cërnushës për të parë nga afër gjendjen.
Falë intervenimit të zjarrfikësve dhe Policisë, zjarri është nën kontroll dhe po punohet në shuarjen e plotë të vatrave.
Heronjtë i falënderova duke shtrënguar duart me secilin. Puna e tyre meriton respekt,” ka shkruajtur Tahiri në faqen e tij ne Facebook!

Kodra e Cërnushës sot ☹️! 📸Kemajl Behrami
12/07/2025

Kodra e Cërnushës sot ☹️!

📸Kemajl Behrami

Tahiri viziton Panairin Konaku i Mitrovicës: “Kam vizituar sot gratë e vyera mitrovicase, të cilat mbajnë gjallë Panairi...
12/07/2025

Tahiri viziton Panairin Konaku i Mitrovicës: “Kam vizituar sot gratë e vyera mitrovicase, të cilat mbajnë gjallë Panairin e Prodhimeve Tradicionale.
Duke ditur se këto ditë na vijnë edhe bashkatdhtarët nga mërgimi, ky aktivitet merr kuptim të plotë, pasi "Konaku i Mitrovicës" mund të shijohet më mirë me ta!”

U mbajt dëgjimi i tretë buxhetor me gratë dhe vajzat e MitrovicësDrejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Mitrovicë...
12/07/2025

U mbajt dëgjimi i tretë buxhetor me gratë dhe vajzat e Mitrovicës

Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Mitrovicës së Jugut ka mbajtur dëgjimin e tretë publik buxhetor, të dedikuar posaçërisht për gratë dhe vajzat e qytetit tonë. Takimi u zhvillua në sallën e Kuvendit Komunal, me pjesëmarrjen aktive të shumë grave që ndanë idetë, shqetësimet dhe prioritetet e tyre për planifikimin e buxhetit të vitit 2026.

Prezente në këtë dëgjim ishte edhe drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Igballe Islami, e cila dëgjoi me vëmendje çdo propozim si dhe vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në procesin buxhetor.

“Ky dëgjim është dëshmi e përkushtimit tonë për një qeverisje më gjithëpërfshirëse, transparente dhe të ndjeshme ndaj nevojave të çdo qytetari. Faleminderit të gjitha pjesëmarrëseve për kontributin dhe energjinë pozitive”, është shprehur drejtoresha Islami.

Address

Kosovska Mitrovica

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Televizioni i Mitrovicës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Televizioni i Mitrovicës:

Share