Ditori.com

Ditori.com Mediumi i parë në Mitrovicë

Zollat në veri, Sveçla: Beogradi i ka stimuluar e furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminaleMinistri në detyrë i P...
21/07/2025

Zollat në veri, Sveçla: Beogradi i ka stimuluar e furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas gjetjes nga policia të dy zollave në veri të vendit.

Ai tha se Beogradi për vite me radhë siç u shpreh, i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale.

“Këto raketahedhës krahu (zolla) janë armë të prodhimit serb, të gjetura sot nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut. Për nivelin dhe sasinë e armatimit të konfiskuar gjatë këtyre katër viteve jemi dëshmitarë të gjithë”.

“Në anën tjetër, Beogradi jo vetëm që nuk është distancuar asnjëherë nga këto mjete dhe veprime në veri të vendit, por përkundrazi, për vite me radhë i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, me të vetmin qëllim: cënimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ne, megjithatë, jemi të vendosur që në mënyrë sistematike dhe pa asnjë dilemë të çmontojmë çdo prani kriminale apo potencial terrorist në vendin tonë. Çdo ditë e më shumë po e kthejmë rendin në atë pjesë të territorit dhe, bashkë me të, edhe investimet dhe zhvillimin për të gjithë qytetarët, pa dallim”, ka shkruar tutje Sveçla.

I quajti "planc" në fushatë, por Faton Peci tani po kërkon bashkëpunim me LDK-në dhe NismënDeputeti i Lëvizjes Vetëvendo...
21/07/2025

I quajti "planc" në fushatë, por Faton Peci tani po kërkon bashkëpunim me LDK-në dhe Nismën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, pas dështimit të 50-të të seancës konstituive ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë oferta konkrete për bashkëqeverisje ndaj disa partive, përfshirë Nismën dhe në një fazë më të hershme edhe LDK-në.

Ai theksoi se kjo është një periudhë vendimtare dhe se të gjitha partitë duhet t’i thërrasin arsyes për të dalë nga bllokada institucionale.

“Kryeministri Kurti ka pasur ofertë konkrete për disa parti politike, ka dhënë ofertë edhe për Nismën, e në një fazë të mëhershme LDK-së. Përderisa i ezauruam 50 seanca dhe jemi në një javë që gjykata ka thënë që 30 ditë janë të rëndësishme për konstituimin e Kuvendit. Është java që partitë politike të reflektojnë dhe të lëvizin nga kjo qasje rixhide. Në një situatë ku dy parti kanë ofertë për bashkëqeverisje, në një situatë kur jemi në javën që unë dua të besoj që do të ketë reflektim nga partitë politike në rast se nuk do të kemi reflektim nga Nisma dhe LDK-ja, po si bashkëkryetar i GUXO është faza kohore që të gjitha partitë duhet t’i thirrin arsyes dhe të shohin mundësitë reale të diskutimit që të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë ai.

Kurti: Serbia ende s’ka kërkuar falje për krimet – deklaratat e Vuçiqit janë kërcënueseKryeministri në detyrë, Albin Kur...
21/07/2025

Kurti: Serbia ende s’ka kërkuar falje për krimet – deklaratat e Vuçiqit janë kërcënuese

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq janë kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme.

Përmes një konference për media, ai tha se Beogradi tregon qartazi se nuk mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxitjen e tensioneve dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes në rajon.

“Secili që shkel rendin dhe ligjin në Kosovë, do të përballet me drejtësi. Rasti i zyrtarit serb, Igor Popoviq i arrestuar mbi bazë të dyshimeve për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me nxitje të përçarjes dhe mosdurimit etnik, më 18 korrik sivjet, nuk është përjashtuar. Ky rast po trajtohet nga institucionet e drejtësisë me profesionalizëm dhe në përputhje me të gjitha standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Deklaratat e Aleksandër Vuçiqit të bëra me 20 korrik janë kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme. Kur një president dhe komandant suprem lëshon kërcënime publike me tone nxitëse të konfliktit, kjo nuk mund të konsiderohet si qëndrim individual por si politikë shtetërore”.

“Beogradi tregon qartazi se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxitjen e tensioneve dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes në rajon. Duke sulmuar vlerën më të shenjtë, UÇK-në, përmes deklarimeve të tilla, qartësisht të sinkronizuara kanë për qëllim nxitjen dhe promovimin e tensioneve, deklaratat e tilla përbëjnë kërcënim për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, nuk duhet të neglizhohen sepse vijnë nga një udhëheqës që kontrollon aparatin ushtarak”, tha Kurti.

“Edhe sot Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet në vendin tonë dhe për më tepër përpiqet t’I mohojë ato në çdo forum ndërkombëtar, këtë e bën në bashkëpunim me aleatin e saj, Rusinë, dhe gjithnjë duke sulmuar edhe rishkrimin e historisë”.

Vajza katërvjeçare vdes nga uria në Gaza ndërsa Izraeli kufizon furnizimin me ushqimVajza katërvjeçare Razan Abu Zaher e...
21/07/2025

Vajza katërvjeçare vdes nga uria në Gaza ndërsa Izraeli kufizon furnizimin me ushqim

Vajza katërvjeçare Razan Abu Zaher e dorëzoi luftën për jetë të dielën.

Ajo vdiq në një spital në Gazën qendrore nga ndërlikimet e shkaktuara nga uria dhe kequshqyerja, sipas një burimi mjekësor. Trupi i saj kockor ishte shtrirë mbi një pllakë guri, shkruan CNN.

Të paktën 76 fëmijë në Gaza kanë vdekur nga kequshqyerja që nga fillimi i konfliktit në tetor 2023, si edhe dhjetë të rritur, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shumica e këtyre vdekjeve ndodhën që kur autoritetet izraelite vendosën një bllokadë në fillim të marsit.

Razan ishte një nga të paktën katër fëmijët që vdiqën në tre ditët e fundit, më i vogli vetëm tre muajsh. Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 18 vdekje për shkak të urisë në Gaza, thotë ministria e shëndetësisë, duke pasqyruar një krizë që po thellohet në territor.

CNN e takoi për herë të parë Razanin një muaj më parë. Ajo ishte tashmë e dobët nga uria dhe tmerrësisht e dobësuar. Nëna e saj, Tahrir Abu Daher, tha atëherë se nuk kishte para për të blerë qumësht, i cili gjithsesi ishte rrallë i disponueshëm.

“Shëndeti i saj ishte shumë i mirë para luftës, por pas luftës, gjendja e saj filloi të përkeqësohej për shkak të kequshqyerjes. Nuk ka asgjë që ta forcojë”.

Razan kishte tashmë 12 ditë në spital. Ajo qëndroi në jetë edhe për 27 ditë të tjera.

Razan vdiq mes një urie në rritje në Gaza, ndërsa rrjedha e ndihmave humanitare ishte reduktuar ndjeshëm që nga fillimi i marsit, kur autoritetet izraelite ndaluan hyrjen e autokolonave në Gaza.

Ky ndalim u hoq pjesërisht në fund të majit, por agjencitë e ndihmës thonë se sasia që arrin në territor është shumë e vogël për ta mbajtur popullsinë.

Izraeli tha se po i ndalte dërgesat e ndihmave në Gaza sepse Hamasi po i vidhte dhe po përfitonte prej tyre – një akuzë që Hamasi e mohon. Agjencitë izraelite thonë gjithashtu se Kombet e Bashkuara nuk i kanë tërhequr ndihmat që janë gati për të hyrë në Gaza. OKB-ja, nga ana tjetër, ka thënë se forcat izraelite shpesh refuzojnë lejen për t’i lëvizur ndihmat brenda Gazës, dhe se shumë të tjera janë në pritje për t’u lejuar të hyjnë.

LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës – vetura godet një fëmijë që po shiste kunguj në rrugëNjë për...
21/07/2025

LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës – vetura godet një fëmijë që po shiste kunguj në rrugë

Një përplasje mes dy automjeteve ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Klan Kosova mëson se si pasojë e kësaj përplasjeje është goditur edhe një 15-vjeçar, i cili në momentin e aksidentit ishte jashtë rrugës, duke sh*tur kunguj.

Gjithashtu, sipas informacioneve, i mituri ka pësuar lëndime të rënda.

Vdiqën dy punëtorë pasi ranë nga kati i 3-të, Policia arreston investitorin dhe punëkryesinDy punonjës ndërtimi kanë ndë...
21/07/2025

Vdiqën dy punëtorë pasi ranë nga kati i 3-të, Policia arreston investitorin dhe punëkryesin

Dy punonjës ndërtimi kanë ndërruar jetë në vendin e punës në Gjakovë mëngjesin e së hënës.

Lidhur me këtë rast, dy persona janë ndaluar nga Policia. Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Aktualisht në cilësinë e të dyshuarve janë duke u intervistuar dy persona”, tha ai.

“Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës, në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’ në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre”, tha Elezaj.

Ai bëri të ditur se njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

NJOFTIM: Varrimi i të ndjerit Bedri Emini bëhet sot me namazin e Ikindisë(16:46) në varrezat e qytetit në Shipol të Mitr...
21/07/2025

NJOFTIM: Varrimi i të ndjerit Bedri Emini bëhet sot me namazin e Ikindisë(16:46) në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës.

Kurti thërret konferencë për mediaKryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thirrur konferencë për media.Kjo është bërë e d...
21/07/2025

Kurti thërret konferencë për media

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thirrur konferencë për media.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit.

Në këtë komunikatë thuhet se konferenca do të mbahet me fillim nga pra 15:00.

Ushtria gjermane, Mitrovicë, 1941.
21/07/2025

Ushtria gjermane, Mitrovicë, 1941.

Dështimi i Artë - dështimi  i 50-të!  Dështimi i artë i demokracisë parlamentare.     Individë pa mandate, mandate pa pë...
21/07/2025

Dështimi i Artë - dështimi i 50-të!
Dështimi i artë i demokracisë parlamentare.

Individë pa mandate, mandate pa përgjegjësi, deputetë pa guxim, institucione të bllokuara për llogari të interesave personale e partiake të Albin Kurtit.

Ky dështim i 50-të është shpërbërje e turpshme e dinjitetit institucional!

✍️ Besa Ismaili Ahmeti

Kuvendi i bllokuar: As e 50-ta s’e çliroiAsgjë e re, asgjë ndryshe…edhe seanca e 50-të konstituive e Kuvendit përfundoi ...
21/07/2025

Kuvendi i bllokuar: As e 50-ta s’e çliroi

Asgjë e re, asgjë ndryshe…edhe seanca e 50-të konstituive e Kuvendit përfundoi pa rezultat, duke zgjatur krizën institucionale që ka paralizuar vendin prej javësh.

Dështimi ishte i pritshëm që në momentin e caktimit të saj, deputetë e ish-opozitës mbetën sërish të palëkundur në pozicionet e tyre, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Që nga mbajtja e zgjedhjeve, Kuvendi ka tentuar plot 50 herë të konstituohet, mirëpo deri më sot, pa rezultat.

Lajm i hidhur: Vdes mitrovicasi ish tregtari i njohur, Bedri EminiKa ndërruar jetë sot në moshën 64 vjeçare Bedri Emini ...
21/07/2025

Lajm i hidhur: Vdes mitrovicasi ish tregtari i njohur, Bedri Emini

Ka ndërruar jetë sot në moshën 64 vjeçare Bedri Emini nga Mitrovica.

I ndjeri ishte tregtar i njohur dhe gëzonte shumë respekt në tërë qytetin e Mitrovicës.

Familjarët kanë bërë të ditur se i afërmi i tyre tashmë i ndjerë varroset sot me namazin e Ikindisë në varrezat e qytetit në Shipol.

Address

Kosovska Mitrovica

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ditori.com posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Ditori.com:

Share